E hene, 04.11.2024, 03:16 PM (GMT)

Kulturë

Luan Kalana: Ditelindja e shkronajve shqipe

E premte, 18.11.2011, 07:23 PM


Ne prag te 103 - vjetorit te Alfabetit Shqip,

Kongresi i Manastirit,

22/11/1908.

 

Vjershetore per femije

Alfabet shqip Birthday

 

DITELINDJA  e  Shkronjave Shqipe

 

Jam i vogel ,zog shiponje,vocerak,

jam shkollar me Abetare,

A B C -ne  kam ne mendje,

gjuhen shqipe kam per zemer.

 

Ngjarje e shenuar, dite e bekuar,

shkronja  t'arta te lyera me gjak,

shekullore  shqipja  e shkruar,

mijevjeçare kenduar e kombit  te lashte.

 

Per ju enderuarr,per ju kane luftuar,

te mençur e trima , me pushke e me pene,

gjuha e flamuri,simbole te idealit,

te rojme te lire,te mbrojne memedheun.

 

 Flijuan per shkollat shqipe,

patriote,atdhetare  e mergimtare,

mesuesit e gjuhes shqipe,

shkrine jeten per alfabetin

 

Kur te ritem, te gatitem,

gjuhen e nenes , amanetin,

do t'i mbroj si syte e ballit

 kombin e gjuhen shqipe .

 

Jane  krijesa te kesaj bote,

alfabeti i shqipes ne mote,

veç ditelindje ka te pagezuar,

s'do kete mortje ne kete toke.

 

Nje shqipe e shkruar ne gur,

nje shqipe ne  nje flamur,

pishtare qe  na bashkojne,

Atdheun  naltesojme,ate e ndriçojne..

 

Luan Kalana

ish mesuesi i gjuhes shqipe



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora