E merkure, 04.12.2024, 11:26 AM (GMT)

Kulturë

Lek Mrijaj: Anton Çetta

E hene, 14.11.2011, 07:56 PM


Lek Mrijaj

 

ANTON ÇETTA

 

Anton Çetta burr i madh dhe një legjendar

intelektual i dalluar i kombit Shqiptar

e lindi nëna Shqiptare për ideal dhe bashkim

ta shpetoj popullin nga hasmi dhe të therret kushtrim.

 

Homeri i Kosovës për pajtimin e gjakut

ishte burrë Antoni në çdo derë t'konakut

aty ku kishte plagë e dhimbje gjaku në Iliri

thoshte:shtrijani dorën vëllezer falni për Shqipëri.

 

Bashkë me intelektual e më elitë kombetare

falen gjaqet e rënda e plaget Shqiptare

shtrihet dora e pajtimit ne oda e lendina

i printe Anton Çetta me shokë sikur vetëtima.

 

Thoshte Anton Çetta ju qe falni jeni faqe bardhë

ju keni falur kombit dhe jeni legjendar

rrofshi gjithë se bashku o vëllezer , unë jam krenar

ju do të shtoheni me djepa dhe qofshi me faqe të bardhë.

 

Anton Çetta nje burr i madh Shqiptar

la një histori atdheut si një profet kombëtar

ata qe e falen gjakun për vëllaun dhe birin e ti

thoshnin ja falim bac Antonit dhe idealit për liri.

 

Gëzohen fushat e lendina Arbërore

shtrihet dora e pajtimit aty është nje veper njerzore

falet gjaku në emer te popullit perendisë e motit

bëhet një Besëlidhje e fortë e Gjergj Kastriotit.

 

Një uratë e faljes se gjakut qe s'harrohet kurr;

Të qoftë falë gjaku i tim bir o burr

të lumtë o burr qofsh faqe bardhë ia kthente plaku

një profet i gjallë qe ua hapte deren nga sokaku.

 

Uronte me gëzime plaku Anton Çetta

lutemi o Shqiptar qe sa të jetë stina e jeta

me dashuri e gëzime me një kulturë në liri

do të jemi model i njerzimit dhe bashkim në Shqipëri.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora