Kulturë
Ksenofon M. Dilo: Në librin ''Tranzicion apo Trashëgimi'' lexohet burri
E diele, 13.11.2011, 08:02 PM
NE LIBRIN ''TRANZICION APO TRASHEGIMI'' LEXOHET BURRI
“Nje demokraci e pasigurt, mund te kthehet me lehtesi ne diktature”
Ati Shenjte, PAPA GJON PALI II, foli ne sheshin Skenderbej
Nga Ksenofon M. Dilo
Kush e njeh Zotin DAUT GUMENIN , ne liberin “Tranzicion apo Trashegimi” , lexon autorin . Ketu burreria labe buzeqesh me pranine e saj reale .
Lexon shkrime te ketij burri dhe ndjen se, diçka ndryshon ne thellèsine e shpirtit, kaq e madhe eshte fuqia bindese !
Veper qe sot nuk ka nevoje ndokush ta paraqese , ajo paraqitet vete.
“Libri i Daut Gumenit eshte padyshim – thote ne parathenie P. Xhufi- nje denoncim i semundjeve te tranzicionit shqiptar Po..rrezaton njeheresh dhe drite dhe shprese …te Rilindja ,do te duhet te kerkohet zgjidhja “
Te pakte jane ata qe shkruajne sot si ky autor. . Ngjan dhe si nje udherrefyes né kete lèmè. Nuk mjafton me njè pèrshkrim te ngjarjes po, i pa lodhuri ,me gjykim te shendoshe e sy te mprehte analizon, kerkon e zbulon rrenjet e fshehta qe e motivojne . Njihet e çmohet né popullin tone si GUMENI .
Shkruan bindeshem . Librin ç’do lexues, edhe i zakonshem, nuk e shkit dot nga dora. Mendimet rrjedhin qarte. Shprehjet te plota e tere kuptim , me nje fond te pasur leksikor. Fjalet tingellojne embel e komunikushem me nje karakteristike te veçante. Thellesia e fjalise se tij vjen me shoqerime qe i zgjon konstruksioni i saj me perhapje porsi rratheve mbas gurit te hedhur ne uje…Kèsisoj autori jep gjendjen e nje hapèsire me te gjere… pa pèrpjekje qe te fryje fjaline e tij., nuk do qe lexuesin ta lodhe Bie fjala pèr te ardhmen( do besuar me te afteve dhe jo nga besniket e diktatures …te afte vetem pèr marifete pa bereqet per vendin ) sugjeron:”Luften me te keqen e nisim nga vetja e me te keqen tone”
Stili i tij, mund te thuash, vetem i tij. Demaskon me burrerine e labit dhe me fuqine e artit moralin pseudodemokrat ne kete liber qe eshte njè” enciclopedi” per tranzicionin shqiptar, per kete trashgimni komuniste … Timoni i tij , vetem llogjika e ftohte. “ Fjala e tij eshte e arte -si thone ne laberi -kur, nxjerr nga goja mjalte” e, ato te Gumeni jane porsi levrimi i dejve jetesore te Rilindasve pèr te miren e SHQIPERISE. Kjo tregon se si burri shqiptar ndien e larteson jeten . Dega e Lisit nuk ndryshon-thote populli- nuk behet dege ferre,… e tillè eshte rrenja – patriotike. Intereson ideali i atyre qe u vrane , i atyre qe vuajne pèr demokraci perendimore , pèr kombin tone aq te vuajtur !
Kjo, kerkon te majmet harmonia . Rrit dinjitetin e te burgosurit politik qe ne se dje, e rrethonte muri i Spaçit sot po e rrethn muri i korupsionit ,i padrejtesive …sa edhe pse u trondit gjithe Shqiperia nga gjema e vrasjes makabre e te burgosurit politik , fillim pluralizmi-1991 , ne Leuse te Permetit , drejtesise i duhet akoma heshtja ?!..Nuk i intereson e verteta ,veç krimi te lulezoje…
Duan te deklasuarin te poshteruar. Aresyeja reale frika dhe perfitimi ekonomik. Mjet: motorri i vertete i trashgimnise komuniste : terror dhe vjedhje. Po, semundjen e zemres, mund tua sheroje vetem krimi .
Fatkeqesi , semundja- tu mbyllet goja intelektualeve te vertetè, kur duhet te godasim te keqen ! Po, dhe per ç’ka vlejne duart e pastra kur ato i mbajme ne xhepa?!! … Jete te paster “erz shqiptari” kerkon Z. GUMENI :
“Rivendosja e drejtesise do te kishte qene nje nga hapat e para themelore te tranzicionit nga njeri system politik ne tjetrin..aq te munguar per gjysem shekulli” dhe thekson “vazhdimesia” e kongresit te fundit te PP-se qenkerka me shume se nostalgji.”
Autor dinjitoz nuk ka ditur e s’di ti dridhet qerpiku , jep rast te ruajme ne praktike visaret morale . Te mbajme ate qe na duhet dhe na larteson. “ Vetem trashgimtaret besnike te diktatures- thekson ky atdhetar i shquar - e duan pushtetin si “lope race”, e duan dhe vete Evropèn e Bashkuar si “lope holandeze” pèr fondet e marra pèr zhvillimin e vendit,por te kthyera ne biznese private te pushtetareve, e duan dhe Ameriken si “njè qyp dollaresh” dhe jo si luanin e demokracise moderne ne bote” Te mos shkeputet politika nga morali kerkon. C’do perpjekje qe pèrbuz forcen e karakterit cenon virtytet shqiptare, godit moralin. Horllèk sheshit…
Demokraci, liri pa norme morale domethene ta dehish jo te edukosh njerine
E verteta jetesore e shpie Daut Gumenin te flase dhe pèr masat specifike(si ligji 7501 etj. Reforma xhambasllèqesh etj.) qe nuk ndryshjne shume prej masave enveriste… menyrave… qe, i persekutuari eshte i çfrytezuar alla komunistçe dhe allafrenga demokratikçe. Me nje intonacion komik percjell mentalitetin dhe bemat e kesaj bote :
“C’te te them o komandant xhani ? Jemi katandisur pèr te ardhur keq gurit e drurit ! E nuk themi vetem pèr vete, jo, eshte katandisur lum e det e pèrrua vete partia jone famemadhe, e ndare tashme neper reparte speciale pèr te vene ne jete ate pluralizèmin e mallkuar, qe thone se do na nxjerre pa lagur e do na beje dhe pronare me tapi ne togun e katandine qe mblodhem me aq mundime , pèr gjysem shekulli ne ndertimin e socializmit…Kot nuk them qe ne krye se na dogji malli per ato dite kur pèrçoje ti tufen e te kish nje mije nure kembora ne qafen e bukur ! “ … se, “ te tille te trashgimnise tende…qafe pamesuarit me kèmboret e zilet tona te renda , kane dhe sy e faqe t’i thonè GJYQ !... Keta derezij e punezij jane trembur aq shume nga hunduri yt jetegjate, sa arrijne te na akuzojne Nexhin se paska pire tri leke kafe ne dite..Ta lumsha ,o komandanti ynè me flete…ta them me gjithe zemer e nuk betohem me as pèr “ pèr idealin e Partise,se mate betim te rreme nuk ka lezet te vete dhe ne varr si nje genjeshtar”… Nje model stili ky : i thjeshte, i kulluar dhe i fuqishem me nje rendesi te veçante aktualiteti , deshmonjes realiteti i temperatures sè kohes aq te shqetesuar .
Thellè deperton te perjetimi i te deklasuarit,ky Burre . Asnje kope shemtirash nuk mund ta mposhti nje njeri te mire,nje shqiptar te tillè. Burra te tillè jane gjykates i vet- veres dhe ndihen edhe me te forte sa me e madhe armiqesia qe rrethon. Pa ç’ka qe oreksi gllaberues kuqalash sa vjen e shtohet me teper prej drejtesise (azilit te padrejtesie) e, ben hapat me drastike kunder te vuajturit.
Me shpyrtin e atdhetarit te flakte , dhe me humorin e hollè te labit shpreh gjendjen e inercise diktatoriale te vendit ”sikur te ish province Islamike “ : ” …kane zene e po me ngaterrohen syte e me duken nje here te gjithe komandante …here tjeter gjithe rober te vrare…tjeter me duken si pjestare te grupeve puçiste..” Dhe ..natyrshem nderton pytjen :
Kujt po i qan syri pèr ta pare dhe Shqiperine si Libani?...
“ E shkuara na thote se,qeverite me jetegjata ne Shqipèri kane qene vetem ato qè kanè pasur pelqimin eBeogradit dhe te grabitqareve te tjere, qe kane coptuar trojet tona “ dhe konkludon:” Edhe tani qe Beogradi eshte aq i izoluar nga e tere familja e kombeve te qyteteruara, ne saje te politikes anakronike, pèrseri na u dashka te mbetemi te trashgimtaret e Tanzimatit e te kerkojme dhe shpètimin e shpreses tek tanzimatin e kuq te Pekinit?”… Duke patur zerin e kohes tek vjen nga e kaluara, kalon ne te ardhmen . Ne kete gjykim ku, bota lèviz para veshtrimit sa me krenarine shqiptar dhe me trishtimin del se, Shqipèria me burra si Daut Gumeni di te rezistoje. Me personalitetin e tij dhe -duke u larguar nga nje shifrim spontan ndjenjash- nga emocionet, nuk i le asgje rastesise. Me kete orientim te shkrimet, Daut Gumeni ze nje vend specifik ne letersine shqipe.
Leximi i ketij libri( 420 faqe) qarteson te keqijat e ketij tranzicioni te stergjatur, ligesine , te keqijat morale te trashgimnie komuniste. Vepra te tilla gjithnje jane te kthyera nga e nesermja. Ne te diç’ka i flet njeriut : “Dite e re , kesmet i ri” optimist qe ky urim te permbushet ne te miren e shqiptareve e te kombit tone aq te helmuar qe, edhe sot ne kete vend legjendar te shkaterruar nga kataklizmat e luftrave te pameshireshme…e veçanerisht nga lufta klasore “lufta pa qene ne lufte” tingellim aktual kane fjalet e rilindasit :”…Intrigat e huaja dhe komedite e brendeshme qe u lojten mbi kurrizin e atdheut, nuk e lane popullin shqiptar te jetonte i lumtur…krijuan nje situate te rende… Gjate ketyre kohrave te veshtira, duall apostuj te rreme duke predikuar ungjillin magjik te nje bese fatale . Nje maqevalizem qe synon t’i mesone popullit shqiptar disiplinen e skllaverise… Mblidhuni bijte e Shqiperise pèrpara ketij Altari tè madh t’ Atdheut ! Faluni ! Perrunjuni pèrpara ketij Senofati te shenjte. Adhuroni shpirtrat e deshmoreve ....Bekonani ju, o deshmore te shenjte t’Atdheut ! Kurajo , durim dhe shprese, Ti , o Shqiperi irredente !”( Ilia Dilo Sheperit Gjirokasres, me 28 Nentor 1920)
Edhe mençuria popullore siguron : “ pas dites me shi vjen dita me diell” . Ndersa , Burri - Gumeni,demokrat kur kjo paguhej me koke qe, si ç’thote :“ nuk kam pranuar te regjistrohem si demokratikas pèr tu paguar me pronat e te tjereve” - ne goditjen e se keqes, orvajtjes pseudodemokrate , rropatjeve te trashgiminise, te percjella prej mjetesh qe marrin parasysh vetem qellimin pèr te mbetur si kane qene te persekutuarit, zbulon “aksidentin”… : “ Fajin na e ka pasqyra !...”