E merkure, 12.05.2021, 01:22 PM (GMT+1)

Kulturë

“Së bashku - të ndërtojmë të ardhmen“ - Javët ndërkulturore në Frankfurt mbi Main

E diele, 13.11.2011, 08:23 PM


“Së bashku - të ndërtojmë të ardhmen“ - Javët ndërkulturore në Frankfurt mbi Main

 

Nën moton :“Të bashkuar - të ndërtojmë të ardhmen“ nga data 23 tetor deri më 12 nëntor zhvillohen në Frankfurt mbi Main, Javët Ndërkulturore. E papritura e këtij viti është java kulturore: "Mbresa shqiptare".

 


Foto simbolikeFoto simbolikeEdhe këtë vit ashtu si në vitet e tjera kur zhvillohen javët ndërkulturore në Frankfurt Mbi Main, nuk mungojnë të papriturat për vizitorët gjermanë. Qytetarëve të Frankfurtit dhe të interesuarve të tjerë u ofrohet mundësia që të mësojnë diçka nga jeta reale e njerëzve e të huajve që jetojnë në këtë qytet, jashtë asaj që kanë mësuar për ta në libra apo që kanë kuptuar nga titujt e medieve.
E papritura kryesore e këtij viti është java kulturore e shqiptarëve në Frankfurt e cila nën moton "Mbresa shqiptare" hapi siparin ditën e shtunë (29.10.). Komuniteti shqiptar për herë të parë bëhet pjesë e javëve ndërkulturore në Frankfurt prandaj interesimi për të është i madh, sqaron për Deutsche Wellen kryetari i Shoqatës Studentore "Arbëria", Erand Zeka: 
Në foto, Erand ZekaNë foto, Erand Zeka“Publiku gjerman dhe opinion gjerman janë shumë pak të njohur me kulturën dhe traditën shqiptare dhe interesi ka qenë shumë i madh. Duhet thënë që ky ishte aktiviteti i parë dhe jo të gjithë kanë qenë të pranishëm, por në aktivitetet e tjera të radhës ata do të kenë mundësi të shohin shumë më shumë për kulturën, për traditat, vlerat tona kulturore dhe ne jemi të mirëpritur në të gjitha institucionet gjermane”.
"Takimi midis njerëzve është jeta e vërtetë". Kjo thënie e famshme e filozofit dhe teologut Martin Buber, përshkon këtë vit  programin e larmishëm të javëve ndërkulturore në Frankfurt mbi Main. Njerëzit shkojnë tek njëri tjetri, kryejnë së bashku një detyrë, ata diskutojnë, luajnë, këndojnë, hanë, lexojnë, ecin, bëjnë muzikë së bashku - të gjitha këto vetëm për të përjetuar konkretisht takimin ballë për ballë, si njeriu me njeriun në mënyrë që të njihen dhe të kuptohen më mirë me njëri-tjetrin.
Konsulli Zemaj përshendet mysafirët e javes kulturore shqiptare

Bilder sind von Esat Ahmeti am 29.10.2011 während Interkulturelle Wochen in Frankfurt am Main aufgenommen. Esat Ahmeti ist freier Mitarbeiter von der Deutschen Welle und DW darf die Bilder für ihre Zwecke benutzen. Die Fotos sind für  Kultur Rubrik. Konsulli Zemaj përshendet mysafirët e javes kulturore shqiptare"Ky është një takim i llojit të veçantë, ku mund të shpaloset shumë mirë diversiteti kulturor", mendon edhe konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt mbi Main, Astrit Zemaj:
„Është një natë madhështore, është prezantim për herë të parë duke u nisur nga fakti që për herë të parë sot po prezantohet kultura shqiptare këtu në Frankfurt dhe në këtë formë unë jam shumë i lumtur”. Edhe pse shoqata studentore "Arbëria" për organizimin e javës kulturore shqiptare është mbështetur nga konsullata e Republikës së Kosovës në Frankfurt sipas konsullit Zemaj:
“Kurrë nuk është mjaft. Ne kemi kontakte të vazhdueshme për çdo gjë konsultohen me ne dhe unë ju kam premtuar dhe ju kam dhënë gjithë përkrahjen institucionale.”
Pamje nga ekspozita e Javës kulturore Pamje nga ekspozita e Javës kulturore "Mbresa shqiptare"
Albiona Krasniqi studion pedagogji muzikore në Universitetin Goethe të Frankfurtit. Ajo nuk fsheh kënaqësinë që është pjesë e javës kulturore shqiptare në Frankfurt mbi Main:
Në foto, studentja Albionë Krasniqi


Bilder sind von Esat Ahmeti am 29.10.2011 während Interkulturelle Wochen in Frankfurt am Main aufgenommen. Esat Ahmeti ist freier Mitarbeiter von der Deutschen Welle und DW darf die Bilder für ihre Zwecke benutzen. Die Fotos sind für  Kultur Rubrik. Në foto, studentja Albionë Krasniqi“Jemi shumë të lumtur që kemi arritur ta realizojmë projektin tonë të parë. Ky projekt në kuadër të javëve ndërkulturore të Frankfurtit, shpresoj që do të mund të ndihmojë shumë në informimin e të huajve që janë këtu se çfarë kulture kemi ne, se sa e vjetër është ajo dhe çfarë domethënie ka ajo për ne dhe sa gjatë e kemi ruajtur ne atë. Dhe me informimin e tyre shpresoj që ata do ta kuptojnë dhe do të kenë të paktën një imazh sa më të mirë për ne në mënyrë që të kemi sa më shumë bashkëpunime me njëri-tjetrin”.
Ndërkaq se sa e vështirë është që të studiosh dhe atë pak kohë të lirë që kanë studentët t'ia kushtojnë organizimit të një aktiviteti të tillë, tregojnë Donjeta Sopi studente e pedagogjisë dhe gjuhëve të huaja dhe Labinot Kryeziu student i ndërtimtarisë:
Në foto, Donjeta SopiNë foto, Donjeta Sopi“Besoj që gjithmonë angazhimi në aktivitete jashtë studimeve do të thotë edhe sakrifikim i një pjese të kohës që ndoshta zakonisht e shfrytëzon ndryshe por ia vlen sepse në fund del një rezultat sikur sot që e pamë këtu dhe je i kënaqur. Kështu që është diçka pozitive”, thotë Donjeta.
 
Në foto, Labinot Kryeziu Në foto, Labinot Kryeziu “Është vështirë të studiosh dhe në të njëtën kohë të merresh me organizimin e një aktiviteti të tillë, por me një angazhim mund të kalohen të gjitha barrierat. Kështu mendoj që ia vlen të gjeshë kohë të punosh dhe të japësh kontributin për një shoqatë siç është shoqata Arbëria”, sqaron Labinoti.
Përmes javëve ndërkulturore në Frankfurt mbi Main organizatorët synojnë që banorët e këtij vendi bashkarisht të largojnë dhe kapërcejnë paragjykimet që kanë për njëri-tjetrin.
Pamje nga programi kulturoro- artistik i shoqatës studentore Pamje nga programi kulturoro- artistik i shoqatës studentore "Arbëria"
Studenti i shkencave muzikore Pjetër Gjokaj, është një nga anëtarët e shoqatës "Arbëria" që ka dhënë një kontribut të veçantë në organizmin e javës kulturore shqiptare.
Në foto, Pjetër Gjokaj Në foto, Pjetër Gjokaj “Unë u bëra gjashtë vjet që jam në Gjermani dhe prej gjashtë vjetësh e ndjek javën ndërkulturore në Frankfurt sepse është shumë interesante. Çdo shoqatë, çdo popullsi që jeton në Gjermani tregon virtytet e veta ose historinë e tyre ia shpalosin palës gjermane për të qenë më afër me këtë vend dhe për të treguar diçka nga ana e tyre."
Dhe shqiptarët me të vërtetë kanë se çfarë u tregojnë gjermanëve, mendon Birgit e cila kishte udhëtuar nga Darmstadi për të marrë pjesë në mbrëmjen e organizuar nga shoqata "Arbëria":
Birgit - vizitore gjermane e Javës kuturore Birgit - vizitore gjermane e Javës kuturore "Mbresa shqiptare"“Kam ardhur këtu pasi që kisha dëgjuar se këtu organizohet një shfaqje e tillë. Unë gëzohem që po shoh diçka që unë e njoh, ndërkohë pasi që sivjet ishte viti i tretë që unë kam vizituar Shqipërinë dhe më pëlqeu shumë. Sidomos më pëlqeu rakia e djegur vetë në shtëpi. Ishte një udhëtim i organizuar nga një hollandez, ku në Tiranë kemi pasur rastin të mësojmë vallet shqiptare. Vitin e fundit kemi bërë edhe një udhëtim shtesë nëpër vende të ndryshme duke filluar nga Berati, Gjirokastra, Butrinti prej nga jemi kthyer sërish në Tiranë për të vazhduar pastaj në veri, ku kemi vizituar Alpet shqiptare dhe trekëndshin e tre vendeve të Balkanit Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Ishte shumë bukur."
Për diversitetin kulturor shqiptar flet edhe Valeria nga Frankfurti:
Valerie - gjermane nga Frankfurti mbi MainValerie - gjermane nga Frankfurti mbi Main“Mua më pëlqen shumë muzika dhe vallet shqiptare. Vitin e kaluar isha në Shqipëri ku kam ndjekur një kurs vallëzimi dhe është thjesht bukur që kam rastin sërish të dëgjoj muzikë dhe të shoh këto valle. Shqiptarët janë njerëz shumë miqësor dhe Shqipëria si vend ka një diversitet të madh kulturor, shumë intersant nga jugu dhe veriu.“
Ndërkohë që në natën e parë është hapur një ekspozitë, është shfaqur një film dokumentar dhe janë luajtur valle nga trevat shqiptare në natën e dytë që është me 5 nëntor do të shfaqet pjesa teatrale "Pas Vdekjes" ndërsa në natën e tretë më 11 nëntor do të mbahet një koncert.
 
Autor: Esat Ahmeti
Redaktoi: Aida Cama



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora