Kulturë
Demir Krasniqi: Kategoritë e konsumatorëve të KEK-ut
E diele, 13.11.2011, 07:58 PM
Parodi humoristike – satirike :
KATEGORITË E KONSUMATORËVE TË KEK-ut
Shkruan: Demir KRASNIQI
Ministritë në këmbë janë qua –
Drejtoritë i kanë formua !
Shumë ekspertë kanë porositë –
Për me i nda kategoritë !
Se si rrymën me e pagua –
N’ humbje KEK-u mos me shkua !
Me i nda n’ grupe konsumatorët –
Për me i shitë gjeneratorët !...
Me i marrë n’ qafë popullin e gjorë –
Për shpenzime me i shpallë fajtorë !
Me ua marrë paratë në dorë –
O me hatër , o me zor !
N’ kategorinë “A” – janë arsimtarët ,
Ata rrymën paguajnë ma t’ parët .
N’ kategorinë “B” – i kanë lanë bujqit ,
Inkasantët iu shkojnë si ujqit !
N’ kategorinë “C” – janë cimerët ,
S’ kanë para t’ paguajnë të mjerët !
N’ kategorinë “Ç” – janë çobanët ,
Kush s’ paguan – ua mbyllin stanet !
N’ kategorinë “D” – janë deputetët ,
S’ paguajnë rrymën si profetët !
N’ kategorinë “DH” – janë dhiarët ,
T’ paguajnë rrymë – shesin tinarët !
N’ kategorinë “E” – janë esnafët ,
Paguajnë rrymën – i pinë kafet .
N’ kategorinë “Ë” – janë ëmbëltoret ,
Paguajnë rrymë nga akulloret ...
N’ kategorinë “F” – janë fukaraja ,
Kush s’ paguan – e zen belaja !
N’ kategorinë “G” – janë gardianët ,
Nuk paguajnë se i ruajnë zandanët !
N’ kategorinë “GJ” – janë gjyqtarët ,
S’ guxon kush t’ua kërkojë paret !
N’ kategorinë “ H” – janë hajdutët ,
Atyre rryma s’ guxon t’ iu këputet !
N’ kategorinë “I” – janë intelektualët ,
Paguajnë rrymë për idealet ...
N’ kategorinë “J” – janë jetimët ,
Paguajnë rrymë – s’ duan ndëshkimet ...
N’ kategorinë “K” – janë komandantët ,
S’ paguajnë rrymë, se ua thyejnë dhëmbët !
N’ kategorinë “ L” – janë liderët ,
S’ paguajnë rrymë, se i bëjnë beteret !
N’ kategorinë “LL” – llamba t’ vajgurit ,
Për fshatarët n’ shtëpi prej gurit !
N’ kategorinë “ M” – janë ministrat ,
S’ paguajnë rrymë , as s’ japin vitrat !
N’ kategorinë “N” – është nëntoka ,
S’ paguajnë rrymë , se ju shkon koka !
N’ kategorinë “ NJ” – njerëzit n’ sokaçe ,
Që s’ kanë bukë, as s’ kanë ilaçe !...
N’ kategorinë “O” - opozitarët ,
S’ paguajnë rrymë , se nuk janë t’ parët !
N’ kategorinë “P” – janë policia ,
S’ guxon kush me u shkua te shpija !
N’ kategorinë “Q” – qeveritarët ,
S’ guxon kush t’ ua kërkojë paret !
N’ kategorinë “R” – janë rahmetlinjtë ,
S’ kanë qirinj mbi varr për dritë !
N’ kategorinë “RR” – janë rrebelat ,
S’ guxon kush me ua këputë telat !
N’ kategorinë “S” – janë surlaxhinjtë ,
Paguajnë rrymën nga synetitë !
N’ kategorinë “SH” – janë sharrëxhinjtë ,
Kush s’ paguan – ia thyejnë brinjët !
N’ kategorinë “T” – janë tupanxhinjtë ,
Paguajnë rrymën si dasmaxhinjtë !
N’ kategorinë “TH” – janë thatanikët ,
Paguajnë rrymën deri t’ fiket !
N’ kategorinë “U” – uzurpatorët ,
S’ paguajnë rrymë , se i kanë mentorët !
N’ kategorinë “V” –janë varrexhinjtë ,
Hapin varret hiq pa dritë !
N’ kategorinë “X” – janë xehetarët ,
Paguajnë rrymën ndër të parët .
N’ kategorinë “ XH” – janë xharrahët ,
S’ paguajnë rrymë , se t’ presin krahët !
N’ kategorinë “ Y” – yjet e estradës ,
S’ paguajnë rrymë , si n’ bahçe t’ babës !
N’ kategorinë “Z” – janë zengjinët ,
S’ paguajnë rrymë , se i ruajnë kursimet !
N’ kategorinë “ZH” – janë zhavelat ,
Hipin vet e i lidhin telat !
Gjilan, më 22.10.2011.