Kulturë
Neki Lulaj: Përcjellja e Kolonelit
E diele, 13.11.2011, 07:50 PM
Neki LULAJ
PËRCJELLJA E KOLONELIT
(Kushtuar Kolonel Ahmet Krasniqit)
Heshtja ka kafshuar kolonën
Lëvizje me plagën e dhimbjes
Në përcjellje
Seicili bluan në mullirin e kohës
Në mullirin e befasisë
Në mullirin e dijes
Kush ta zuri pritën
Ku të shitoi terri
Ti shumë e deshe dritën
Lum koloneli!
Hapat në rrugëtimin e fundit
me ty
Grijnë heshtjen mortore
Dhembja shtrydhë
E ndrydhë ndjenjajt
Kafshon buzët e dridhura
Që loti mos të na e tradhëtojë
Ligësinë shekullore.
Turma memece gjarpëron
Seicili ka hapur kelendarin
E jetës
Të veprës
Të fëmijërisë
Rinisë dhe burrërisë
Tënde, kolonel
Haj medet!
E vështirë ishte
Lindja dhe rritja e jote
Shtërngatë shekulli
Në fëmijëri dhe rini
Tërmet shekulli në burrëri
Tradhëti shekspiriane
Në kryeqytetin e vendit amë
Atentat në Shqipëri.
Si zvarranikët pikëllues
Ecim drejtë aktit të fundit
Kosova lëndinë e plagosur
Hienat zgërdhihen mes turmës
E koloneli nga të çarat arkivolit
Tinguj kushtrimi lëshon:
Kapni kusarët, kriminelët,
Skuadra vrastare mes turmës
Çfarë kërkon!
E kolona ecën, e ecën
Rrugëtimit gjarpëror
Shtëpi e lisa ndajnë dhimbjen
Përshëndetjen e akullt
Në rrugëtimin e fundit
Në ndarje me kolonelin
Zhilivoda,Vushtrrija dhe Kosova
Shqipërinë e përjëtson.