Kulturë
Përparim Hysi: 40-vjet maçok dhe nuk zure dot një mi...
E hene, 14.11.2011, 06:42 PM
40-vjet maçok dhe nuk zure dot një mi...
Kujtimit të Njeriut të mirë,Sokrat Plaka.
Tregim
Nga Përparim Hysi
Punova plot 41-vjet në arsim dhe,gjatë gjithë kësaj kohe kaq të gjatë,mund të kem ndërruar jo pak,por nja 10-shefa.Siç kuptohet,disa prej tyre qëndruan pak ose aq sa mos t'i zënë në gojë dhe vetëm dy prej tyre qëndruan gati nga 15-vjet.Njëri mbajti gjithë atëë barrë të krijimit të shkollave të pasçlirimit dhe,pasi punoi dhe
ca vjet si drejtor i një shkolle të mesme,doli në pension dhe mori aq sa meritonte:u shpërblye me titullin më të lartë.Mësues i Popullit. E kam fjalën për të ndjerin Teki Sadiku që ka qenë në vitet '50-të shefi iim i parë.Pas tij erdhën me radhë të tjerë.Por unë nuk kam si qëllim
që në këtë tregim të bëj kronologjinë apo listën emërore të tyre,por
dua të flas për një Njeri që i dha arsimit,ndoshta më shumë se kushdo
jo vetëm si shef seksioni,por dhe si drejtor shkolle,por ky njeri kaq
i aftë,si asnjë tjetër,për fat të keq,.në vitet kur po i vinte
pensioni,jo vetëm nuk u vlerësua,por,përkundrazi,u nëpërkëmbë.Dhe tek
shkruaj,sikur e kam të prekshme mbresën e këtij poshtërimi.Se si u
zhvilluan ngjarjet në lidhje me të,do t'u tregoj më poshtë.
* * *
Kisha gati nja 20-vjet që punoja si mësues.Një ditë prej ditësh,në një
aktiv arsimi,befas çohet sekretari i parë i partisë në rreth,Piro
Gusho,dhe na njeh me shefin e ri të arsimit për Fierin.Për çudi qe se
na u duk sikur ky,Piro Gusho aq impozant dhe hijerëndë,sikur këtë
shefi e kish futur në xhep dhe nga vinte që nga Berati (se atje qe me
shërbim),tak e nxori dhe na tha:-Ky është Sokrat Plaka që ka punuar
fizikant në naftë dhe që sot e tutje do të jetë shefi i seksionit të
arsimit. U çuditëm se nuk kish ndodhur që "shefi i arsimit" të na
vinte nga një rreth tjetër.Hë dhe mos harroj.Porositi:shikojeni mirë
dhe do ta shihni se si do punoj.Ne...epo ne qemë mësuar me këto
emërime që ishin të gjitha partiake dhe,për të qenë i ndershëm,sot kur
po shkruaj duhet të them që hiç nuk ma mbushi synë jo mua,jo se jo,por
dhe auditorit.Të na vijë shefi nga Berati kur Fieri ka aq e aq
ponteciale me kuadro qofshin dhe këta partiakë.Po kur ta bën gjyqin
kadiu,s'ka kush ta bën davanë. Erdhi,mirëse erdhi dhe udhë e
mbarë.Vetëm një gjë na ngushëllonte në gjithë këtë emërim:Shefi i ri
,i ardhur nga
Berati apo i nxjerrë si asi nën mëng nga sekretari i parë,qe me
origjinë nga fshati Baltëz i Fierit dhe,kështu,kish ardhur në vëndin e
vet.
Shefi pa zuri pastaj që të ngrejë dhe personelin rreth tij
dhe,pikërisht,si shef kuadri mori një shokun e tij të ngushtë(deri
atëherë as që e përfillte njeri) .Kishin qenë shokë klase në 7-vjeçare
dhe njohja bën të sajën.Po veç tij tak dhe në komitet ekzekutiv,një
shef kadri për rrethin,po shoku i dikurshëm shkolle.U bë ai trekëndësh
që në gjeografi quhet si trekëndshi i Bermundës.Të gjithë këta,sado pa
emra,por qenë komunistë.Kështu e kishte organika.
* * *
Ardhja e Sokrat Plakës në seksion të arsimit në Fier,sado si asi nënë
mëng i Piro Gushos,duhet thënë që qe një nga zgjedhjet më të
sukses-shme.Shkollat (Fieri qe nga rrethet më të mëdha në Republikë,se
me Fierin qe dhe Mallakastra),ndjenë një frymëmarrje tjetër.Sokrati
qe jo vetëm një fizikan i zoti,por një administrator i zoti
dhe"makineria"-po të shprehem kështu,- po drejtohej me zotësi nga
ai.Qe shumë operativ dhe e zgjoi seksionin nga gjumi.Shpesh e
kryesonte vet ekipin dhe dinte të vinte pikat mbi i.Qe shumë i
zgjuar,shumë i aftë dhe,mbi të gjitha,nuk bënte dëm.Shmangte,sa të
mundte,dënimet për mësuesët dhe bënte një sy qorr e një vesh
shurdh,kur ish puna e atyre të"shkreta biografi",që raportoheshin me
letra anonime dhe me të tjera.të firmosura kolektivisht.Në seminaret
për arsimin apo dhe në aktive të arsimit,dëgjonte me prudencë çdo
diskutim drejtuesish,por dhe mësuesësh.Kapërdisjeve të disave,ua
thyente hundën.E vinte në ballancë atë që diskutonte dhe,kur e shihte
që merrte përpjkeur,zinte ta tallte duke e bërë qesharak para
aktivit.Në e shihte se i haste sharra në gozhdë,dinte të tërhiqej dhe
e mbante mënd polemizuesin jo për t'u hakmarrë ndaj
tij,por,përkundrazi,për ta çmuar dhe vlerësuar.
* * *
Jam një nga ata që e kam njohur mirë,të ndjerin.Jam një nga ata që
nuk më ka dashur.Por jam një nga ata,që,megjithëse nuk më ka
dashur,kurrë nuk më bëri dëm.Shpesh e kuptonte që mund të kisha të
drejtë,por e kalonte me të qeshur. Me të qeshur,po dhe me të
ngjeshur.Unë kisha parë disa të tillë,para tij,dhe dija ta
vlerësoja.Nuk më jepte hak,po nuk më dëmtonte.Kaq nuk ishte pak.Se një
rebel e kokëngjeshur si unë,pak po të donte ai si shef,mund të
flluturoja edhe 60 km larg shtëpisë siç kish ndodhur me të tjerët.Por
ai më la aty as 5 km larg.Dhe nuk kisha se si mos e vlerësoja.Kur
shkoja për hallin tim atje,pat ndodhur që vinte dikush dhe i
thoshte:-Shoku shef filan mësues ka vjedhur.. Shefi nuke shikonte
tjetrin në sy (atë ankuesin,de),ky po ngulte këmbë prapë në ankesën
etij,atëherë shefi i thoshte:-Nuk ka mësues që vjedh.Vetëm për ta
hequr qafe.
Ndeshja jonë ballas ndodhi në një aktiv arsimi.Shefi atë ditë qe pak
në qejf,dhe duket donte pak shaka.Tek bëhej analiza vjetore,tak dhe
doli emri i shkollës sonë.U tha që X... mësuese qe gjetur e
papërgatiur dhe cilësia linte për të dëshiruar.Shefi kaq deshi:-More
ku janë ata të Petovës e të japin llogari këtu.Drejtoresha e
shkollës,anëtare plenumi, u ngrit dhe tha:-Jam e papërgatitur se kam
qenë e zënë me punë partie,por ,meqë është puna për një mësues
gjuhe,të flas Përparimi! Ma la topin në derë (më tepër se sa
topin,de!).
Përparimi...,- tha shefi i këndellur,- pa hë ta dëgjojmë.U ngrita dhe
u mundova me sa munda të thurja pak atë gardh që po na binte
(theksohej me të drejtë puna e saj) ,por thashë pak a shumë:-po bëjmë
përpjekje,sondazhe e tj,etj. Sa thashë atë "sondazhe",shefi më tha:
-Ore ç'kupton ti me fjalën "sondazhe?!".Kuptohet që pyetja qe pak
tendencioze dhe unë,sikur e hëngra sapunin për djathë,ia prita:
-Sondazhe... e,mor shef që më zure ngusht! Po ju,shoku shef,- i them,-
vini dhe nga sektori i naftës.E kam fjalën për ato kulla te
pusit,për"sondat" i kemi marrë dhe i "montojmë" në orën e
mësimit.Flakë për flakë:tallje për tallje.Qe fillimi i përplasjes se
atëherë as që më njihte.Duke parë këtë përgjigje kaq të "trashë"
timen,pashë që shefi i kabinetit,i ndjeri Kristaq Shtëmbari (Mësues i
Popullit) që më njihte me dhëmb e dhëmballë,duket se i tha:-Nuk e
pushon luftën ai.Dhe kur shpatat do kryqëzoheshih edhe më,shefi i dha
fund ndërhyrjes:-E kutpova,- tha,- po duhet të bëni kujdes. Kur mbaroi
aktivi,të gjithë zunë e më thoshin:-Ore,po ç't'u desh more qyq? Po
unë as që u tuta.Përvoja më ka treguar,se njeriu që është i aftë,kurrë
nuk të bën dëm.Dhe vërtet kështu ndodhi,jo vetëm nuk u hakmorr,por ,me
sa shihja,kishte konsideratë.
* * *
Në vitin 1973 kisha marrë me autorizim një televizor.Qe i
markës"Përparim" me ekran pak më të vogël se të tjerët,por punonte
xham,kur thonë.Të gjithë çuditeshin dhe unë për të justifikuar pse
punonte kaq mirë,u thosha duke qeshur:-Më morën ata të UEMIT në
telefon dhe më thanë:-Çfarë të quajnë?-Përparim. -Atëherë, për ty po
prodhojmë një seri televizorësh.Dhe qeshnim së bashku.Kisha 5-vjet me
të dhe kurrë nuk qe defektuar.Një që vinte për të parë (se nuk kishte
atëherë,aq më shumë në fshat) ,m'u qep:-Shitma mua me aq lekë sa e ke
marrë,se ti gjen tjetër.Aq nguli këmbë ky,sa thashë të provoj a gjej
dot autorizim tjetër.U hipa këmbëve dhe drejt e tek shefi i kuadrit (
ky që qe dhe shok intim me shefin) .I them këtij të kuadrit se si e
kisha hallin.I them (se kisha shoqëri prej kohësh me të) ,po ta shes
televizorin,më siguron ti autorizim tjetër?-Të siguroj,- ma priti aty
për aty. -Dëgjo,- i them,- e bën dot vet se po qe në dorë të Sokratit
(shefit) nuk dua që të fut në bela,se unë e kam marrë një
autorizim.-Jo,- më siguroj,- hajde të hënën mbasdite që ta marrësh.
E shita televizorin tim dhe të hënën mbasdite (zyrat punonin mbasdite
për të hënë e të martë) ,drejt e tek ai i kuadrit.Zyra e tij qe
përballë me atë të shefit që,për koincidencë,qe e hapur.Shefi dukej
atje mbi tavolinë,po unë nuk isha punë me të.E kisha me
këtë,tjetrin.Vajta tërë qejf,po para se të hyja në korridorin e
komitetit ku ishin zyrat,takova një nëpunës të vjetër pushteti.Ky sa
më pa,më përshëndeti dhe duke e ditur se banoja në fshat,më thotë:
-Përse je munduar?
-Do vete tek shefi i kuadrit X.Y.
-Si ta ka bërë grurë?Nuk ke për ta mabaruar kurrë! Duket e njihte
mirë mikun tim.Po mua më kishte dhënë fjalën dhe s'kish si ma
dridhte.Hyra se dera qe hapur si ajo kundruall dhe,kur pashë që miku
uli kokën, e mora vesh se s'kishte shtirë kot ai ,nëpunësi i vjetër.
-Kam ardhur për autorizimin,- fola.
Ai u prish në çehre (duket e kish biseduar me shefin e madh dhe ky nuk
i kish dhënë) dhe më tha:As mbaj mënd seç më tha,po i bërë tym si isha
nga kjo prerje në besë, i bërtita:-More ç'më broçkullis nga goja?Ke
40-vjet maçok dhe nuk zure një mi! Por këto i thashë me aq mllef
sa,shefi i madh dëgjoi,nuk po mbante dot të qeshurit nga kjo që zbraza
dhe më thotë:-Hajde me mua! Ndërkaq më zgjati autorizimin. Kur po më
përcillte,pasi falnderova,dëgjova që i tha atij tjetrit:-Po atë gjete
që ta gënjeje? Ika duke e mbajtur mënd atë ndërhyrje aq dinjitoze.
* * *
Duke qëndruar gjatë në atë punë si shef,disa servilë as që i
ndaheshin.Nuk guxonte që të dilte nga shtëpia,se shpura i vihej,e
vinte si në mes dhe e shoqëronte deri në zyrë,parnë komitetit që
qe,paksa larg,nga qëndra:në rrugën për Seman,sa lije qytetin.Përditë
dhe kjo punë.Të shumtit qenë të interesit dhe donin si e si të
nxirrnin përfitime prej tij. Një ditë prej ditësh,me që u atakua për
një emërim me vet anëtarin e Bryrosë Politike,Pali Miskën, e shkarkuan
si shef dhe e emëruan si drejtor në një nga gjimnazet e qytetit.E
zëvëndësuan me një mësues radhiko vetëm e vetëm se i ati i
mësuesit,qe shok me sh.Pali.Më erdhi keq që e zëvëndësuan në një
mëynrë të tillë dhe fare të pandershme.E takova dhe i them:
-Një ditë do të hiqnin se përjetë nuk do rrije në atë
karrike.Unë,sado që ti nuk më ke dashur,të vlerësoj se jo vetëm ke
qenë i aftë,por nuk më ke dëmtuar.Tani që të hoqën dhe jemi të
barabartë,caktoje vet kohën dhe orën dhe do të jap një drekë në
turizëm.Tani,- i thashë,- do të shikosh se sa do të të vijnë anës ata
"miqtë" për interes. E pashë që u përlot kur i thashë.Të nesërmen
erdhi dhe kaluam një drekë aq të shijshme sa nuk më ka shijuar tjetër
herë.
* * *
Edhe në gjimnaz ai e tregoi veten si një kuadër i përgatitur.Me
mvartësit sillej njerëzisht dhe,me që kishte duar të arta,e shihja
atje në personel,kur ua vishte vet kolegëve regjistrat dhe mbi kapak
shkrimi i tij aq kaligrafik.I afti kudo do bjerë në sy.
* * *
Turpi ndodhi kur u përmbys sistemi.Sokrat Plakën që i kish dhënë aq e
aq arsimit,jo vetëm që e hoqën si drejtor shkolle,por e emruan mësues
fizike në një shkollë fshati:në ZHupan.Për lexuesit,Zhupani,është sa
kalon azotikun. Dhe ky transferim kur po i afrohej pensioni.S'kish
trajtim më të turpshëm se kaq.Protestova tek titullarrët e rinj,se dhe
vet isha me PD,por daullet ranë në veshë të shurdhit.Ish-shefi aq i
iaftë dhe i përgatitur do jepte fizikë në klasëne shtatë e të tetë në
ZHupan!!! Qe fat për të,se drejtori demokrat i Zhupanit,Pandeli
Droboniku,sado që në kohën e shefit pat vujatur emërimin larg e larg
nga Fieri,gati 30 km dhe nga këto çdo ditë 10km i bënte në
këmbë,qëlloi njeri me arsye dhe me zëmër.Pandeli Droboniku e dinte
mirë që shefi nuk qe mbreti i Fierit,për këto emërime kishte një
komitet që merrej dhe diti që ta çmojë,ish-shefin e tij.E trajtoj me
aq drejtësi dhe pa i hyrë në hak,sa dhe vet shefi u çudit.
Dhe,sado i trajutar mirë nga një drejtor racional,Sokrati u sëmurë dhe
doli në pension para kohe.Sidoqoftë,-siç më tregonte ish drejtori itij
i fundit,Pandeliu,- një ditë ai e ftoi "eprorin" e ri në një takim
intim,ku e falnderonte përmjet një letre që fliste shumë.
* * *
Sokrat Plaka nuk e gëzoi aq sa duhej pensionin.Mjerisht,ai u nda,para
tri vjetësh nga jeta,duke dhënë aq shumë për arsimin dhe duke marrë
fare pak.
Duke e mbyllur këtë tregim,s'kam se si mos ndjej dhimbje për një njeri
aq të mirë dhe të aftë dhe pa lëshur apelin:nuk është vonë për të
çmuar punën e madhe të tij në dobi të arsimit.Më e pakta që duhet bërë
për të,duhet që një shkollë në Fier të mbajë emrin e tij. U prehtë në
paqe (në paqe nuk iku) .Amen!
6 nëntor 2011