Kulturë
Demir Krasniqi: Kënga shqipe rixha po banë
E hene, 14.11.2011, 07:51 PM
KËNGA SHQIPE RIXHA PO BANË
Kënga shqipe , rixha po banë –
Më këndoni qysh jam kanë !
Pashë këtë tokë, bukë edhe kripë –
Po u përbejë t’ më këndoni shqip !
M’ këndoni shqip, si At Gjergj Fishta –
Mos m’ shëmtoni duke m’ ngjitë bishta !
N’ daç toskërisht e n’ daç gegërisht –
S’ kam nevojë me më ngjitë bisht !
As greqisht e as turqisht ,
As serbisht , as arabisht ,
Maqedonisht , as magjupisht ,
Bullgarisht , as rumanisht !...
M’ këndo shqip , si m’ ka falë Zoti ,
Si m’ këndoi Gjergj Kastrioti !
M’ këndo shqip , si m’ këndoi Naimi ,
Mos m’ këndo me gjuhë jetimi !
S’ kam nevojë për “tra – la – la “,
S’ kam nevojë për “tallava “!
Jam e bukur – këngë krenare ,
Që m’ krijoi nëna shqiptare !
N’ daç me “iso” , n’ daç me tel –
S’ kam nevojë , unë, për “gazel”!
N’ daç me gajde , n’ daç me def –
Jam e bukur , këngë për qejf !
Gjilan, më 09.11.2011. Demir KRASNIQI