Kulturë
Shaban Cakolli: Krijues i suksesshëm nëpër kohë shqetësimesh dhe trazirash
E hene, 14.11.2011, 07:49 PM
KRIJUES I SUKSESHËM NËPËR KOHË SHQETËSIMESH DHE TRAZIRASH
Shkruan: Shaban Cakolli
Të mirresh me krijimtari letrare,për mua është një një proces që kënkon rrugëtime të vështira,me mjaft përgjegjësi,që kërkon një stërvitje të mundimshme për të mësuar vlerat letrare
dhe për të kuptuar letërsinë ashtu siç duhet.Megjithatë krijuesit kanë dhunti,pa të cilën nuk do të rrugëtonin dot në këtë fushë.Krijuesit dikur duhet pranuar se kanë rrugëtuar nëpër kohë dhe kushte të vështira kur qetësia e shqiptarëveve qoftë jetike,qoftë shpirtërore në përgjithësi ka qenë e trazuar,por nga dëshira e flakët,vullneti i pashuar e tëra kjo nuk i ka penguar krijuesit
të na sjellin krijimtari të shkëlqyar dhe një letërsi të vërtetë.Nëpër këto kohë të mundimshme me plotë trazira,ka rrugëtuar edhe miku ynë krijues Imri Trena,i cili rrokullisi të gjitha vështërsitë dhe pengesat,për të shprehur botën e vet artistike me penë e letër,të cilën e shpalosi para lexuesëve,kur i shkrou kombit dhe atdheut,gëzimit,përjetimeve qofshin ato të hidhura,të shëmtuara,nga se shëmtinë mbi artin tonë e synonte pushtuesi,por që miku ynë Trena si shumë krijues aso kohe nuk pajtoheshin me këtë dhe guximshëm protestonin me fjalën e shkruar në art.Nëpër kohë trazirash,vuajtëjesh dhe përndjekjesh miku ynë Imri Trena
vjen i "ushqyer" mjaft mire pasi ka shetitur neper lulet me te mira, dhe ka mbledhur polenin e tyre duke nxjerre ne shesh mjaltin e tij per t'a renditur me pas ne rangun e prozës dhe poezisë te mire.Ai ka nje frymëzim te jashtezakonshem dhe nje metafore shume te pasur.Autor i dhjetëra librash qoftë romane dhe përmbledhëjesh poetike,ai kishte një synim të vetëm:Të shpreh ate që shpirtërisht e ndjenë për atdheun,njerëzit e tij,shkollat,lirinë,flamurin,dhimbjet për popullin e tij të përvuajtur,dëshmorët e rënë për lirinë e atdheut,plagën e mërgimit,të cilat qoftë
në prozë,qoftë në poezi i shprehu fuqishëm dhe i veshi në vlera të së bukurës letrare.
Imri Trena, u lind më 11.8.1961 në fshatin Begrace të Kacanikut. Në vitin 1965 familja e tij u shperngul në fshtatin Gerlice të Ferizajt. Shkollen fillore kreu në Kacanik të vjetër, të mesmen në Ferizaj, ndersa u diplomua ne Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Një kohë punoi në arsim në fshatrat Doganaj Elezaj te Kacanikut si dhe në barnatoren bujqësore "Fitofarma" në Ferizaj. Ka bashkëpunuar me të gjitha gazetat dhe revistat letrare shqipe në Kosovë e Maqedoni.
Vite me radhë dha kontribut të cmuar edhe në Radio Prishtinë, Radio Ferizaj, Radio Gjilan, ( në programet informative e kulturore ) si dhe në Radiostacionin privat Radio Vati në Shkup. Në vitin 1999 bashkë me familje migroi në Norvegji, ku jeton dhe vepron tashmë.
Me vetiniciativë, më vitin 2001, themeloi Radiostacionin Regjional "Zërin e Arbërit", medium ky tjejet i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë në Oslo e rrethinë. Eshtë kryeredaktor i kësaj radioje që nga fillimi i punës, më 2 korrik 2001, si dhe arsimtar i Shkollës Shqipe në Oslo të Norvegjisë, që nga viti 2000. Eshtë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 2005.Kur themi me vetiniciativë themeloi Radiostacionin "Zëri i Arbërit",duhet nënkuptojmë se me pak miq që e mbështesin në moderimin e programeve,pakurnjë mbështetje materiale,tani dhjetë vite Imriu plotëson kërkesat e dëgjuesëve tanë.Radio Zëri i Arbërit është radioja më e dëgjuar jo vetëm nga dëgjuesit e mërgatës shqiptare në Europë,Zelandën e Re,Amerikën e largët,por edhe në gjitha trojet shqiptare.Përse e bënë këtë Imri Trena?Vetëm miqët e tyre të kenë një radio,e cila është në gatishmëri të ofroi për ta njëzet e katër orë programe të larmishme kombëtare.Emisionin "Të duam Atdheun"i cili u dedikohet fëmijëve të mërguar,"Dëshirat e dëgjuesëve",ku dëgjuesit kërkojnë rregullisht dëshirat e tyre,Arkivi i Radios,në të cilin prezantohet puna që nga para dhjetë vitesh kur filloi nismën kjo radio,Toplista e Radios,me këngë të zgjedhura,ku dëgjuesit zgjedhin këngën më të mirë,tema mjaft interesante kombëtare,fjala e bukur artistike që mes këtyre valëve ipet çdo të ejte,ku njihemi me krijues të mëdhenjë të gjitha fushave dhe kohërave,"Kuizi i Diturisë" i cili mbahet të premteve ku garojnë dëgjuesit aktiv që zotojnë njohuri për kuiz,"Mysafir në Studio",ku ftohen krijues,intelektual dhe veprimtarë kombëtarë,si dhe e diela gazmore.Imri Trena është një burr i vendosur,ai ia don të mirën kombit dhe vlerave,si për këtë është i kujdesshëm dhe në programet e radios së tijë nuk lëshon të kalojnë antivlera.Megjithatë puna e tijë në radio bëhet në kushte tejet të vështira:Një studio e vogël,aspak e ngrohët për punë në kohët e ftohëta të dimrit,me mjete të vjetruara,këtu i kaloj këto dhjetë vite pune miku Imri Trena,çdo natë deri në orët e mëngjezit!Njeri i dashur,i përcaktuar të punoi për popullin,për miqët e mërguar që u mungon fjala,kënga dhe kultura shqiptare,me vullnet të pashuar pune,por tepër i lodhur.Athua nuk meriton ky njeri,së paku nga njerëzit që kanë mundësi të e mbështesin,së paku të i ofrojnë një studio,e cila do të ishte normale për punë dhe e ngrohët?Në këto kushte dimri të ftohët në Skandinavi,atje ku bënë dimër i egër,mund të ndodhë një ditë që miku ynë Trena që aq shumë bëri për ne të thotë:Më nuk mundem të i qëndroj këtyre vështërsive!Do të ndihej shumë keq edhe ai të thoshte këtë,por mbrojtëja e shëndetit është mbi të gjitha.Fundja Radio Zëri i Arbërit
këto dhjetë vite për lakmi e ka kryar misionin e vet,por të rrënosh ate që ke krijuar me shumë mund është vështirë,humbje për ne të gjithëve.Urojmë që kjo të mos ndodhi,në vend të saj kjo radio të bëhet sa më e fuqishme.
Një krijues që ka bërë shumë për kombin,letërsinë dhe shkollën,është ky miku i ynë i madh Imri Trena.
Deri me tani ka botuar këto vepra:(Këto janë veprat e tijë që unë i njoh,pasi na ndanë një largësi e largët,ai ka mund të botoi edhe të tjera,për të cilat unë nuk jam në njohuri)
"Buzëqeshja e tretur" (1996) "Andej është Kosova" (2004)
"Plagë në zemër" ( 1998) "Rruga e hidhur" (2007)
"Shtegtimi i shqipeve" (1999) "Dhembje e lot" (2007)
"Prapa grilave" (2001) "Në Kampin Bjornebek" (2008)
"Kosova ime e madhe" (2002)
Imri Trena, ka një përgatitje Universitare prej 01.09.1999 e këndej pa ndërpre, punon pranë shkollës shqipe të mësimit plotësues “Naim Frashëri” në Oslo. Puna e tij është në baza vullnetare. Për ta mbajtur mësimin më fëmijët nga treva të ndryshme shqiptare këtu në Oslo, i duhet të udhëtoj
Gjatë kësaj periudhe 15 vjeçare të punës mësimore dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore, Imriu ka dhënë rezultate të duhura pune, ngase gjithnjë ka përdor metoda bashkëkohore, pedagogjike duke i përshtat atë natyrës së punës në diasporë. Puna e këtillë ka dhënë dhe do të jep frytet e nevojshme në klasat ku është kujdestar, duke i kryer me pedanteri punët administrative. Notimin e bën në mënyrë të drejt dhe sistematike. Andaj për te gjitha këto ka fituar besimin dhe respektin si të nxënësve ashtu edhe te prindërve, të kolegjiumit, të rrethit shoqëror, sepse punën kurdoherë e kryen me sukses të plotë. Ende është në vazhdën e punës me nxënës, që i do shumë.
Sipas mendimit tonë, e duke u mbështetur në rezultatet e punës,dhe krijimtarisë së tij shpresojmë se Imri Trena mund t'i përgjigjet me lehtësi dhe sukses punës edukative.Një krijues
që ka dhënë shumë vlera për lexuesit,edhe pse sot kritika letrare është pasive si dhe institucionet e letërsisë thuajse në gjumin politizues,koha dëshmon se Imri Trena shquhet ndër krijuesit e mirëfilltë që i ka ofruar shumë lexuesit dhe letërsisë sonë.
CIKËL POETIK NGA IMRI TRENA
Liman pritjeje
Une per ty jam kenge
Me kendo
Emri tim te lutem
Nga goja mos e lesho
Te thirra Manushaqe
Me t`bukur emre s`ka
Brishtesi dhe arome
Qenia yte ka
Me thirre Besnik,
Besnik te thashe do mbes
Liman pritje per ty
Deri sa te vdes!
Marre nga vellimi poetik " Arome Manushaqe"
Shkronja "M"
Disa deshirojne syte geshtenje
Te tjeret syte e zi
Une dua syte e Manushaqes
Pasqyre e kaltersise
Disa lakmojne lajkataren
Te tjere dashnoren e bukur
Une dua lule-Manushaqen
Ku ndalon kraheshkruara-flutur!
Bukuria vyshket nje dite
Lajkat-lak dashurie jane
Dliresia dhe besa
Mbi cdo bukuri jane
Ti skicohesh ne syte e mi
Si pellumbeshe e kalter ne fluturim
Tek ABC-ja e shqipes sime
Shkronja M,
Stacion i shpirtit tim
Sa me larg dyzimit tend
Perplase deshiren ne harrim
E lodhur bga shtegtimi
Folene di rigjesh ne shpirtin tim.
GRUAS
Aq shume jemi bere nje
Ne gezime
E stuhi jete
Sa ne mengjes kur zgjohemi
Kuptojme se kemi lindur bashke
DEGJUESVE TE "ZERIT TE ARBERIT"
Me zgjoni
Kur te gjithe kane fjetur
Me therritni
Kur te tjeret kane ikur
Shtratin do braktis rrufeshem
Ndez nje drite ne studio
Mikrofoni-si dardhe dimri kosove
Me te emblen gjuhen tone do ju flas
Vendlindjen ju sjelle prane
Fjala shqip nuk vetmohet
Si burim qe nuk shteret
Deri sa te kete shtrat lumi
Me zgjoni
Kur te gjithe kane fjetur
E pagjumesia ju rri ne sy
"Zeri i Arberit"
Strehe paqeje,ure lidhese
MANUSHAQE
M-miresi e gruas,
a-amshim,
n-nene-kryefjale Dashurie,
u-ushqim nga gjinjte per femije,
sh-shikim i delire qe perkul male,
a-enderr e shprese,
q-qetim paqeje,
e-eremire vec si ti Manushaqe