E merkure, 04.12.2024, 12:43 PM (GMT)

Kulturë

Luan Kalana: Mjeshtrat artizane, artiste te ralle ne vite, ne Bilisht, Shqiperi

E hene, 14.11.2011, 07:57 PM


Mjeshtrat artizane, artiste te ralle ne vite, ne Bilisht, Shqiperi

 

Nga Luan Kalana

 

Shkrimi juaj eshte nje pohim i nje historie te tere ndoshta te pa permendur sa duhet.

Jane shume gjera te cilat nuk jane thene me emrin e vertete. Nje pjese e madhe e artizanateve dhe artisteve popullore qe punuan ne shekuj heshturazi, perbejne fondin e arte te njerezve te talentuar.

Ata e benin punen e tyre me pasion dhe perkushtim.Sa te tille ka pasur ne cdo zone te vendit tone,

do te shprehej,veç te tjerave, z.Eleonora Koka -Gjoka.

 

                   Veshtrim ne vite dhe realitete... 

       ... nderim ,respekt,mirenjohje,krenari ..ne vazhdimesine  e traditave...

 

 Sa hyn ne qytetin piktoresk te Devollit,ne Bilisht,duke kaluar neper shetitoren e mbuluar nga deget e shumta qe hapen si ombrelle, te geshtenjave te egra,

magjepsesh nga bukuria e parkut te lulishtes  te qytetit e mbushur plot me vila-restorante e lokale nga me te bukurit ne bote,kush ka shetitur neper to e beson.Dhe me te djathte ,mbi trotuaret e njgjitur me bulevardin,ngrihet madheshtore lagjja e vjeter e qytetit qe ruan ato tipare e krakteristika mesjetare,e ne mes te tyre,ato  rrugicat me kalldreme ,pazari i vjeter e i ri qytetit,i pasuruar sot me dyqane e bisnese nga me te degjuarit..Fantazia e realiteti behen njesh,dhe kujtimet e mbresat shkojne tutje ne vite...e nderthuren me te sotmen...

   Eshte folur e shkruar per Bilishtin,Devollin ,nje vend i degjuar me potencial te madh  te prodhimit bujqesor e blegtoral

me fushen e tij pjellore te Devollit nje nder me te madhate ne vend, i shquar, per mjeshrat e saj bujq e blegtore ,me bilishtaret bacevane,

   por ai eshte edhe  aq i degjuar per artizanatin e tij, me mjeshtrat e tij artiste popullore, me nje treshegimi e pasur ne vazhdimesi nga artiste artizane te vjeter e te rinj,eshte bere famos  me prodhimet  artistike e qe po terheq vmendjen me artikujt e shumte te tij per prodhimet e eksportit.

      Kush ka pare filmin artistik shqiptar "Gjeneral gramafoni",nje nder nje nga

filmat me te bukur te kinemase shqiptare me artiste te medhenj te kalibrit

boteror,te pa perseritshem,per vlerat artistike e ato hisorike,do te kujtoje e

do te perfytyroje ato  skena te filmit te xhiruar ne qytetin e Bilishtit, artiste famoze shqipetare dhe qytetare bilishtare, xha Nuriun me pensioniste te tjere,mes rrugeve te kalldremta

si ato te Korces,me punishte e dyqanka te shumta  ne pazarin  e vjeter  ne mes qytetit,siper

shetitores,qe sillnin ne film njgjarjet e viteve'30 ne qytetet e Shqiperise e

qe ne realitet  ishin te improvizuar per kete qytet te vjeter e te ri  ne vitet 60- '70 , e te restauruar te rilindur ne demokraci.

    Sot, disa ka mbetur si relike,disa  ish dyqanka te vjetra,por ne vend te tyre jane rikonstuktuar dyqane  e bisnese te reja ,te firmave te shumte .

 Mes rrugicave e kalldremeve te vjeter,por me shume te ndertesave qe jane gjalle e qe na perfytyrojne ate Bilishtin e e pazarin e vjeter,duke na rinjgjallur kujtesen ,per ata zanacinj te paharuar si i thoshim atehere,te pasuar sot ne emra te rinj artizane te shquar qe jane te shumte ,qe mbajne lart traditen e qe thellojne me tej,ne gjurmet e paharruara me emra  te rinj bisnesesh.

Eshte per tu shenuar ves saj nje zgjerim te madh ka mare artizanati me bisnese te konsiliduar e ku te gjithe po thuajse jane vendosur anes rruges se unazes poshte qytetit.

     Bilishti ka qene dhe eshtedhe nje qender tregetare e artizanale e kemi thene e me pare e ku dallohej per

artizanet e shumte mjeshtra te perpunimit te metalit te drurit, si teneqepunues

,kallajxhinj. argjendaria,leshpunueset,rrobaqepsat,kepucaret,

  posticet qe i benin nga lekuret e kafsheve te deleve qe ishin te bardha qumesht

 sidoms ato te Vernikut e qe tani jane shume te kerkuara,,samarxhinj,

pocaret  e te porcelanit e qe bazohej atehere e tere ne punimn me dore.

     Pa le artizanat shtepiak do ta quajme  nenat e grate tona

 qe  nga tjerja e leshitt qe merrte kohe e qe benin fillin e leshit

ne lemshinj e ne shtelunga ,lemshinj,qe ta kishin gati per punim me shtiza

e ne tezgjah per qilima,punimi i trikove e i corapeve me shtiza,qendistaret,

 duar arta tezgjahiste qe po thuaj se kishin ne cdo shtepi tezgjahe e e benin

rrugica e qilima njgjyra -njghyra,pa haruar punishten e madhe,

 te larjes e te njgjyrjes se leshit aq shume te degjusr ne Bilisht ,me nje cilesi te rralle.

    Nje vend te vecante kane ne kete mjeshteri evgjitet e kurbete ne devoll,

 ne berrjen e shoshave[per shoshjen e dritherave] te sitave te miellit,

 ,e te thurjes me purteka te shportave ,te sepeteve e te koshave

 te llojev e te dimesoneve te ndryshme qe ishin aq te perdorshem kohe me pare.

    Gjate nje vizite te nje mikun im ne

Tirane ne Shqiperi ,me tregoi nje taketuke[tavell ] duhani,per shkundjen e hirit te

cigares,prej porcelani,ku shkruhej Bilisht,Devoll dhe prodhimi ishte  i viteve

1883 Follorine ,Greqi.u interesuam me vone nepermjet emigranteve qe shkonin ne

greqi e mesuam se sendet prej balte vinin te pergatitura te bera nga Bilishti

nga Bradvica, Grapshi ,Verleni i Devollit e  aty u i jepej lluster e dizenjua.

      Pse mos themi  se jane mjeshtrat e medhenj te porcelanit te Bradvices,Verlenit e te Grapshit te

devollit qe kane mbushur shtepiat tona me artikujt e tyre  si tase  te llojeve te ndryshme

 qe hanim pershesh me qumesht per mengjes, me misuret per pjekjen e cyrekeve te bukes

 ne furrat e  qe tani perdoren prej tase metali,  Stomna per

mbajtjen e ujit te ftohet e te fresket,Bardhaket e vegjel qe i perdornin si kane

apo per mbajtjen e servirjen e rakise.

       Pocet e degjuara per zierjen e fasuleve ne

zjarr  qe beheshi aq te shijshme si dhe qypat e llojeve te ndryshme qe 

 perdorninm per mbajtjen e zajreve te dimrit  ushqimeve te konservuara, apo per

venien e turshive me perime nga me te shumellojshmet,apo per venien e armese

,turshi prej lakree te tjera .

 Do te shenoj ketu nga germimet arkeologjike ne devoll jane gjetur qypa te medjenj,

 sa nje hambar sa te futen dy tre njerez brenda,[Hambaret ishin vende kuti te medha

 prej derrasash qe mbanin bereqetet ,dritherat me sasira te medha]

si ne  Shpellen eTren ite exemplaret ndodhen ne Muzeun Histoik Kombetar

 e ne fushen e Vishocices ne dy tre vende  e te tjera vende,

       Ja se si shkruan nje kolegu im  Ligor Prifti, duke hulumtuar per ato qe une kam shkruar me lart:

       Ju keni kapur jo vetem nje teme intriguese por edhe kini sjelle shume informacion per Bilishtin e me gjere ne gamen, llojshmerine e artizanatit ne ate treve, ne fushe e ne rrezat e Devollit. Perfitoj nga rasti te bej nje plotesim per mjeshterine e pocerise. Kjo mjeshteri me e spikatur mund te kete qene ne Bradvice. Ky vendbanim eshte me malori ne rrethin e Korces. Eshte (ose ka qene)plot e perplot me pyje, lende djegese. Banoret aty ne breza kishin vene re shtresa dhe formacione argjilore shume te pershtateshme per gatim balte dhe prodhim enesh.Kjo ka sherbyer per tu mare me kete aktivitet gjithmone e me shume, duke e rritur prodhimin dhe cilesine ne baze te kerkesave ne gjithe ate treve e me pas me gjere. Deri nga mesi i shekullit te 20-te, ne fund te viteve pesedhjet, vazhdonin te merreshin me kete mjeshteri shume familje. Keta ishin Vellezerit Jovan e Kristaq Rrenja me djemte e tyre, Sotir Karafili me gjashte djemte, vellezerit Naculi, Pandi Demirazi, Sotir Gjero e mjaft te tjere me pak te njohur.Pas clirimit keta filluan te shperngulen ne qytetin e Korces dhe nga fundi i viteve pesedhjet ne fshat nuk ngeli asnje prej tyre. Nje pjese u punesuan ne pocerine e qytetit. Ne kete periudhe kater nga keta, me te rinjte, u derguan per specializim ne Kine, me sa e di une per nje kohe rreth dy vjet. Bashke me te tjere u bene kontigjenti qe vune ne shfrytezim fabriken e pare te Fajances ne Korce, qe u be e njohur per prodhimet farfuri.

            Enet qe prodhonin keta pocare te njohur ishin nga me te ndryshmet. Shume lloje qypash te cilet perdoreshin per mbajtjen e ekonomise se dimrit: lloje te vecanta mjelli, trahan, bollgur, petka, sallo derri, gjalpe,mishderri i konservuar, lloje nga me te ndryshme te turshive, fasule, qiqra, thjereza, nenproduktet e qumeshtit, vere (qe e siguronin nga shulet). Duheshin per narden e pekemez

Keto ene ishin shume te mira jo vetem per shkak te argjiles, te punes e te pjekjes, por edhe sepse ato zmaltoheshin me leng xhami brenda e jashte. Pervec qypave e poceve prodhoheshin stomna, bardhake, kana, tasa, pjata, poca qe te vegjelit te mbanin kursimet e tyre. Te vecanta ishin prodhimet prej balte qe ishi pjese e riteve te Pashkes. Ato ishin prodhime enesh ne miniature - souvenire. Me qene se Pashka paraprinte pranveren, sidomos ne Bradvice, shume i njohur ishte prodhimi i bilbilave qe, per nga forma, imitonin figura zogjsh te ndryshem. Vinin zogjte nga Misiri, thoshin.

Prodhimet e pocerise te ketij fshati u bene te njohura e te kerkuara ne te gjithe Devollin, ne Korce e ne fshatrat e fushes.Tregohen histori per Jakovin e Gjeros qe prodhonte e tregetonte ne Kostur, Follorine, Janine e me tej me qeraxhinj e karvane te bashkefshatareve. Petraq Dhima, me qene se e ema e kishte qortuar se nuk kishte treguar kujdes per kllocken dhe zogjte (ky, qe te mos i largoheshin, zogjte i lidhi me gjalme varg pas kembes se kllockes dhe kur ra skifteri, bashke me pulen mori dhe zogjte) iku nga shtepia dhe u fsheh ne nje nga mullinjte e fshatit. Naten vjen ariu per ushqim, por Petraqi kishte hipur ne traret e aty u gdhi i heshtur. Kur Jakovi me karvanin ne mengjez heret kaloi para mullirit, trokiti ne dere dhe e hapi menjehere vete pa mare pergjigje. Befasisht i del ariu, kafshet u tremben, iken nga munden, hodhen dhe samaret e nuk mbeti qyp e poc pa u thyer.

Ne fshat ushtroheshin edhe profesione te tjera. Shume te njohur ishin robaqepesit dhe kepucaret.Nder 'ta permend: Eliseja ishte i njohur ne fshatrat per rreth kurse Pali Rrenja beri emer ne Korce. Qendistaria ishte ne cdo shtepi. Dritaret, buarete, konizmat, xhamat e dollapeve ose te bufeve nga brenda, mbulesa tavolinash, gjirot e krevateve, jakat e carcafeve dhe te jastekeve, anet e shamive me vecori per cdo moshe, tapitate per ne mur, ishin nga gjerat me te bukura bashke me punimet ne grep. Shtati i bukur i djemve dhe vajzave mbremjeve tregonte bluzat te punuara me shtiza mbi te cilat te mbeteshin syte. Djemte s' pushonin se reni mandolinave; shumica e familjeve e kishin nje te tille ne shtepi. Ne fshat kitara hyri me vone. Nuk njihen ne fshat raste te punimit te vecante, artistik te drurit por koritat dhe postafet e cezmave publike i punonin per bukuri. Nuk mendoj se ka ndonje tradite te shquar ne punimin e gurit, por di qe prodhoheshin gure mulliri. Muratore fshati nuk kishte, por kishte sharrxhinj e qymyrxhinj.

Fshati mbante shume miqesi me vllehet te cilet sillnin tufat e dhenve per te veruar ne ato lendina bjeshkesh ne lartesi deri ne dymije metra. Ne komunikim me ata prodhoheshin veshjet e trasha dimerore. Ne stanet e tyre zbardhnin gunat, brucat,corgat dhe poturet e bardha qumesht, kurse fshataret endnin qilima, velenxe dhe mernin lesh per veshje dimri .( L.P )                                                                       

   Nuk mund te harrohen mjeshtrat e drurit qe zanafillen e kane nga barinjte ,

cobenet qe benin e zgedhndnin kerrabat e tyre me thikat e tyre si mjeshtra

te medhenj nuk e di a ka ndonje neper muzeumet ,se nje kerrabe qe ia kam pare nje bariu ,

ai kishte zgedhendur shume figura qe nga flamuri yne e figura te ndryshme simbole ,shqiponja,pellumba,

emrat e tyre e te tjera, e qe me

sqeparin e tyre te famshem me te vetem mjet te punimit te drurit

 se tani jane futur mjetet e mekanizmat nga me moderne

 ne perpunimin e drurit, gdhendnin e

benin artikuj te ndryshem vetem njeriun s'e benin deri ne kadet e butet e

medhenj per fermetimin e rushit e te veres .

         Po si mund  te harrohen ata mjeshtra te drurit qe benin govata

prej druri ,korita nje trup i vetem nga trungjet e drurit te arrave, qe na lanin

nenat kur ishin te vegjel e deri ne prodhomin e rrotave prej drurri per qeret e

qeren e tere e gjitha prei drurinje objekt i madh gati sa nje makine e madhe.

  Me vjen per te qeshur kur i kujtoj,se gati cdo bujk kishte qeren e vet eqe  i mbanin si

te parkuara ne ane rrugeve te  te shtepive ,sic i mbajne makinat e veturat sot...

     Kish erdhur nje nip nga Tirana e si femije qe ishte i pelqente qe tere diten te kolovitej te

rinte ne qere.- E theret nje dite :-Daje ,dil.se ka ardhur e te kerkon Zeqiri ai

"shofer qerja  " - e kish fjalen per nje bujk ,nje pendar qe nget qete e qeren,e ai s'dinte si ta therriste...

 .U shkulem se qeshuri,keshtu i thoshte ai bujqeve te qereve ,se mos

dalim nga tema.

          Pra ,Qerja ,kjo bina, "makine " e madhe transporti, e bere e ndertuar e gjitha prej druri ,

edhe rrotat,nje makanizem i madh transportues i prodhimeve bujqesore,

ndertohej pjese-pjese nga marangozet e thjeshte ne cdo fshat,e me nje sqepar,me te vetmin

 vegel te punimit te drurit,,pa permendur edhe gjthe ato vegla te tjera bujqesore,

 prej druri qe nga paremenda ,branat, ete tjera....

     Eh,do te thote dikush,c'na permend ky,ca gjera primitive,e te tjera,

por qe ketu e kane zanafilen ata mjeshtra te shuar e te paperseritshem,artizane dhe artiste.

e po keshtu e kane  nisur jeten derisa u bene dijetare, qe nga llozi i Arkimedit,[shpikjet e Da Vincit,Arkitektet famoze shqiptare,]qe desh te leviste boten me nje dru ,

me nje shkop, [ mos gaboj ],e deri ne shkencetaret e sotem.

Eshte ne nderin e ne krenarine tone t'i kujtojme ,per te mos i harruar kurre.

    Ndersa sot ato kane mare nje zhvillim me teknologji moderna nga punishtet e thjeshta te drurit,

duke bere mobiljet nga me lluksozet e moderne ne Bilisht,

,aq sa fama e tyre ka kaluar kufijte e vendit.sic do te permendja,

prodhimet e drurit e furnicurat e familjes Tasho,Kicua me djemte ketu ne Amerike.

       Do te permendet mjeshtrat e thurjes se kallamit e te shavarit, te liqenit, per

berjen e koceve  qe i perdornin per berjen e tavaneve te shtepiave tone apo per

thurjen e shavareve ,per rogozet qe i shtrinim me pare ne shtepite tone perdhese

si ne vend te qilimave te sotem,mbase sot jane zhdukur e rezik te gjesh ndonje

per muzeum e keta i thurnin mjashtrat e Trenit ,te Shuecit,te Buzeliqenasit.

     Gjithashtu s'ka se si mos kujtosh se jane shume te degjuara ne devoll,

furrat e gelqeres ne Tren e ne Proger si nje kantjer i madh ndertimi reze malit te Thate,

vec mjeshtrave te rralle te ndertimit te ketyre furave si nje keshtijelle

sa nje pallat me disa kate,ishin edhe te njohur edhe mjeshtrat e pjekjes te gelqeres,

qe fillonin qe nga nxjerra e thyrja e gureve te malit e deri ne mbushjen fures,

veneja e flakes e pjekja e gurit,qe prodhonin gelqere te cilesise te larte

 qe furnizonin edhe Shqiperine pa le Korcen si lende e pare e ndertimit.

   Le te shkruajme per zanafillen e mendimit tone . Ku jane gjithe ata mjeshtra

te argjenderise ,te orendreqeve,te teneqepunusve , te zdruktareve,te kallnxhinjeve,

 te shoshareve,te samarxhinjeve ,

te opingareve,te kepucareve,te robaqepsave e te tjere qe ne vitet '60 paten nje zhvillim te madh,

 e qe me vone u perqendruan ne grupime ndermarje e artizanate e te tjera,

 qe sot kane mbetur shume pak.

   Le t'i sjellim ndermend ne brezi i vjeter e t'i kujtojme nje nga nje edhe me emra,

sa te kerkuar e te nderuar qe ishin artista te medhenj artizanale.......

   Mbajme mend ne femijet kur kalonim ato sokaket e rugicat plot me zera e zhurma te ndyshem te kovaceve e te kallajxhinjeve, e qe kishim qejf te ndaleshim ne secilen prej tyre.Ja ne ata kallajxhinjte qe na benin bilbilka  prej teneqeje e qe i frynin vend e pavend.

Ishte nje bure i vjeter xha Pandi e me pas Irfani,,Bashkimi,dhe nder me te rinjte e talentuar Zili,nje djale gjith talent e punetor i palodhur. e te tjere.

        Apo fotografet e pare ,qe ruajme fotot bardhe e xi te bera nga ta si xha Jani,Micua,Tefiku,e deri me te rinjte Vani,Mondi e te tjere.Kepucaret ishin te shumte  e me fame ,kepucet e tyre me porosi ishin nga me te kerkuarat  e nga me te bukurat ne Shqiperi.Ata jane te shumte qe nga xha Pali ,e xha Sotiri,Luanin ,Pellumbin  e deri me i riu Ylli,e shume te tjere. e breza te tera mjeshtra deri ne te rinjte e sotem,qe ne pamundesi t'i ve emrat behet nje liste e gjate por le ti kujtojme gjithmone me respet te madh.Kur isha student ne tirane,mbaje kepuce te mira,te gjithe beheshin kurioz e me pyesnin,:-Ku i bere keto kepuce,me porosi ne fabriken e kepuceve ne Korce,..?!

-Jo,-i thosha se s'njgjyej dot gjer atje,-m'i kane bere mjeshtrat kepucre te Bilishit,...e nejse pastaj intersoheshin me gjate..

      Pa le ore ndreqesit se vinin shpesh ne ta per ti regulluar ca ora te tjeshta kishim ,roskope,nje epitet,pra te lira ,e midis tyre mbajme mend Pellumbin e deri me te riun Petrit Bylykun.

     Do te shtoj edhe dyqanin e piktures mes atyre rugicave te kalldremmta te pazarit te bilishtit,i cili ishte per nje kohe te gjate e shume i keruar dhe  dera e tij rinte gjithnje hapur nga klientet e shumte qe hynin e dilnin pa pushim,ku punonte dite e nate piktori i talentuar artist Maqo Pine,i cili bente piktura nga me te kerkuarat por me shume piktura e tampime ne jasteket e pajave te nuses qe ishin me motive nga me te ndryshme e me njgjyrat nga me te derdherua me uje e sidomos me bojra vaji,origjinale.Nje pune te tile bente ne shtepi edhe artisti Petrit Mero,i cili kishte nje dore te arte sic do te permend edhe Skender Subashin  ne Vishocice e shume djem me talent ne cdo fshat te devollit.Maqoja dha nje kontribut te madh ne berjen e kabinteve ne shkollat e devollit, duke i pasuruar ato me nje baze materiale didaktike ne procesin mesimor.

            Dhe tradita vazhdon...Ne gjurmet e tyre sot jane gjthe ata piktore te rinj te talentuar,.. Do te vecoja piktorin artist ,Lefter Babi,nga poncara,qe ka afro pesembedhjete vjet punon e studion e dyqanin e tij ne Bilisht,si nje piktor i talentuar dhe profesionist devolli,duke e ngritur nivelein cilesor e duke riitur gamen e shebimeve artistike ne pikture...

   S i mos permendim robaqepset e robaqepset duararta e mjeshter te ralle me fame te bilishtit,qe benin kostumet te ngrira me dore,ata jane te shumte  do te permend vetem pak si te madhin e te paharuarin Demir Bylykun, Pandin,Venetikun ,Dashken,"profesorin ",Tikun", Rudin, e deri me te rinjte disa prej tyre i kisha shoke te vjeter.I kerkoj ndjese gjithe atyre mjeshterve e mjeshtrave gra e vajza te shumta qe nuk po ia permend emrin per arsye korekte  kujtese.

  Aty ne ato rugica ishte me vone e dyqani tone i preferuar i bicikletave,me mjeshtrine madh Ilken,Ilin e te tjere.Ndersa me vone dyqni i riparimit te radiove  e te televizorve,me mjeshtrin burre xhanan Hamdiun,Bashkimin,Pandi e deri tani tek Kostika nje djale se tani eshte bureruar,i urte pa fjale i sjellshem e teknik i mbaruar.

   E aty ne mes te atyre sokakeve labirinthe,ne nje ndertes karakteristike te vjeter ,ne katin e dyte ishte posta e vjeter,qe ishte i vetmi mjet komunikim me njerezit tane me boten per gjithe devollin,e vetmja linje lidhje njerezore,,e ku sherbenin bilishtare te aposionuar centraliste,fillerojtes,teknike,midis te cileve mbaj mend ,pa i permendur te gjithe dhe qe gezonin repskte te madh ne tere devollin,Tefiku,Ilua,Fetiu,Bashkimi dhe grate e nderuara e shume te sjellshme si Kostaqja,Neta,Kristina,Shpresa,Azbija e shume te tjere.

..Do te vecoj fillerojtesin ,te paharuarin ,heroin e pashkruar te PTT Bilishtit,heroin  i filmit  "Ruge te bardha ",  Feti Bylykun,per te cilin kam shkruar e me pare,i cili tere jeten me nje biciklete i binte devollit anembane,me shume ne kuriz se sa me te ngare, qe nga Rakicka ne Nikolice ,ne dimer e ne acar ,ne debore e ne tufan,,me shume se nje Deda te filmit artistik shqiptar te interpretuar me mjeshteri nga artisti i merituar, Rikard Larja,duke u njgjitur maje shtyllave te telefonit e te drureve te pemeve per te lidhur ato zera te vetmet te devollit tone me shqiperine e me boten,i cili i kaloi ditet e fundit te jetes ne amerike prane  gruas se tij Skenderies,vajzes Majlinda dhe djalit te tij te mrekullueshem  e shume popullor Gezim Bylykut,DJ te aposionuar te Connectikutit,nderim respekt dhe krenari per bura te tille te paharruar te devollit e te bilishtit.

   Dua te kujtoj sa me shume  vecanerisht druzgedhendesi e zdruktaret e apasinuar te Bilishti ,qe nga mjeshtra e Vernikut ne breza e tere ata bilishtare te talentuar qe deri vone punonin ne ndermarjen e zdruktarise ne Bilisht nje nga me te medhate

e me te degjuara ne vend ,per ta meriton te behet nje shkrim i vecante,pasi vepra ,vlerat e tyre te cmuara te punimit te druri jane te medha e te shumta,duke u daluar mjeshtra te medhenj ne gjthe ato breza.

   Sot gjeneratat e reja e kane thelluar traditen e vecanerisht ne demokraci ata e ato artizane jane te shumte,sic mud te dalonin mjeshtret e qepjes te perdeve e te korthinjkave te Bilishtit qe fama e tyre eshte e degjuar ngado..

   Duke e mbyllur,shkrimin tone modest,thjesht nje kujtese e shkurter, le te leme te hapur mendimin e obsionin  tone per t'i permendur vlerat e cmuara te ketyre devollinjeve artiste e duararte, qe te gjthe me emra nje nga nje,artizanet e Bilishtit, artiste e mjeshtra te shquar e famoze e te paharuar,krenaria e nderi i bilishtareve e i devollinjeve.

Do te ishte me interes te shkruanim e te degjomin  per zgjerimin e artizanatit ne Bilisht, per ato robaqepse te talentuara te firmes te peliceve aq te kerkuara nga eksporti,punimi i drurit,zgedhendja e gurit,punimi  kashtes e i kallamit,te qelqit.e te tjera qe ndoshta ne nje te ardhme jo te larget do te behen teper te degjuara ne vend e  jashte,me firmat " BILISHTI ", " Devolli " e te tjera emra devollin.

     Kam pare  edhe une nje tavell duhani me ato mbishkrime Luan dhe me ka bere pershtypje. Por eshe shume cudi nuk ka pse te kete. para luftes II Boterore, Korca ishte ku e ku me e zhvilluar se Kosturi e Veria. Follorina as qe hynte ne hesap.

Me beri pershtypje nje definicion i joti, kur thua: "mjeshtrat e drurit qe zanafillen e kane nga barinjte ,

cobenet qe benin e zgedhndnin kerrabat e tyre me thikat e tyre si mjeshtra"

Nuk e di a ke burime te sigurta per kete gje. Jo se cobenjte ishin te privuar per te qene mjeshta te medhenj. Edhe kjo nuk ka pse te dyshohet, por une kam lexuar per punime druri ne gjtjet e Maliqit (Tomba shume te vjetra) dhe logjika me thote qe cdokush mund te kete mjeshtra punimi ne dru, sepse eshte nevoja qe zhvillon nje lloj pune. Psh Tavanet e bukura te Beratit jane autoktone etj etj -do te plotesonte Dhimitraq Papando

 

( Pjesa e dyte )

 

Detaje dhe intimitet e Barinjte,çobenet ne Devoll, mjeshtra artiste te zgedhendjes te drurit, tekerrabave

                                                  

Zgedhendesit e drurit ne Devoll,qe zanafillen e kane nga ata cobenet e dheneve qe zdedhendnin kerrabat e tyre,me biçakun,duke bere figura interesantet qe nga ato simbolike e patriotike,si shqipen ne flamur,perkrenaren e Skenderbeut e te tjera si dhe fjale bese e trashegimie.Kerrabat qene shkopi i çobanit [bashke me shkopin e gjate]shlodhes por eshe per te kapur dhente,duke ia futur kercirin e kembes aty ne lakun e kerrbes, por e si shkpo per te ngare dhente per ecje,e te tjera.

Te tregova dy histori te shkurtera ,per keraben,njera ajo e kerabes tre brezash te nje çobani,si testament trashegimie por edhe traditash ne zgrdhendje e ne profesinon e çobanit.Si dhe ate historine,e nje bicaku,thikes personale te cobanit qe e mbanin me vete si mjet i çobanerise,si bistur kirurgjije,dhe si mjet zgedhendjes te drurrrit,ne vend te gletave e deltavete te skluptoreve te mirefillte. Se si thiken e kish bere nga nje bajonete celiku,pushke relike e vjeter e gjetur ne kufirin shqiptaro -grek,qe bashke me kovacin e fshatit kishin bere ate bicak te cmuar,si dhe per kellefin e saj ,per mhyllin,mfllefin[fjale keto dialektore],qe kishin bere paraardhesit, i ati,se e kishte te trasheguar,me brire dhije te eger,prej perci,dhija mashkull,pasi me pare kish dhi te egra ne malet e Gramozit ne Devoll,e te tjera,ku edhe ne mehyll,kellefin e biçakut ,ku fute pergjysem pjesa e thikes kur paloset,si ato brisqet e pare te berberreve,po ti mbash mend,nuk njihemi e nuk e di sa i vjeter je qe mos zgjatem ne te shpjeguar.Pra dhe ne ne ato kellefe prej biri kafshesh ata kishin zgedhendur figura dhe fjale,emra ete tjera,nje teme me vete kjo...

Sot ne mbyllje te bisedes tone po te shkruaj ato pak njohuri kureshtare, qe kam,shkurt,per lenden e pare te zgedhendjes,per llojin e drurit e nja dy minihistori.

Kerrabat i benin prej,bushi,lloj shkuresh te shkurtera qe ka neper malet, ne bregdet kam pare,ne kepin e Rodonit,ku kam qene marinar,ne kodrat e Durresit,ne Ksamil,ne aksione e rinise,por me shume ne Malin e Thate andej nga ne qe vazhdon e ne Devoll.Ai eshte i mbushur vetem,me bush. Bushi,eshte nje lloj shkuresh i shurte ,gjer ne brez,me kercenj qe zvariten si gjarprinj,njgjitur me shkembinjte e qe leshojne llstare dege te drejta mbushur me gjethe te vogla e te shumtasi ato gjethet e ullinjeve,me njgjyre st gjelbert si ne te verdhe,gjysem portokalli,..

Vec bushit ,per zgedhendje si dru i persosur eshte edhe druri i arres,i kackes ,themi ne devoll.Nga ai me pare benin ato govatat familjare qe na lanin nenet tona me pare pa dele dushi,kur laheshim me mastrapana ne avdesanat e ashefkave.Nje dru tjeter ishte edhe vidhi ,shelgu i eger i thoshin ne ateher,kishte shume anes kanaleve dhe anes lumit devoll.pas sitemit te fushes ata u zhduken ,qe tani i ka humbur edhe nami e nishani .Ne fshatin e Kuriles ishte nje fushe e tere,mocalishte me vidhe,drure te vjeter me trunjgje te treshe sa nje njeri mezi i krapullonte perballe fshatit ta vogel sa nje lagje,e ne i thoshim ne vidhret e kuriles.Ndonje botanist i aposionuar mund te gjeje ndonje ekzemplare te tille.

Tjetr dru ishte dhe panja,nje dru i drejte ,filiz i gjate ,pa dege shume pa gdhe,se druret e zgedhendjes s'duhesht te kishin gdhe.,se nuk jam mjeshter per kete teme.Desh harova se e kishim me kerraben,shkopi i kerabes ishte prej dru thane,filiza te rinje dy-tre vjecare te derjet ,pasi ata ka veti perkulshmerie si llastike e nuk thyhen kollaj.kesht tregonte im ate per nje loje te vjeter ne devol kur zihehin djemte me shkopinj prejthane ,gati sa s,mbeteshin sakate.

Ketu po te hapnje parantese personalene dy drejtime: si mesues gjuhe qe kam qene jam interesuar per etimologjine e fjales,rrenja e prejardhja,qe them se eshte nga gjuhet

anglosaksione ,indoevropiane,se edhe ne anglisht ,qe e mesova ketu ne amerike ,se ne Shiperi s'kishim haber fare,na rofshin universitete qe beme,mesonin vjedhurazi gjuhet e huaja cale-cale,so Oliver Tuisti,qe lexonte librat e vjedhur me qiri ne kllaniket e oxhekeve.Se fjala bush ne anglisht e ka kuptimin, shkure,ju e dini kete.[tani nje shka shlodhese personale ne kofidence si koleg.Para ardhjes se demokracise,kur ai i ashtuquajturi sitem i kish erdhur fundi e po dekompozohej,njerezit filluan te flisnin pak me hapur.Plaku tim ,nje ushtarak i vjetr partizan,por dhe nje bujk devolli,atehere ishte gjalle e per shaka si me ironi,thoshte Bushin e kemi kusheri.-po - dale ,- i thoshte djali im qe ateher isht nja dhjete vjec dale,-nga e gjte ti kusheri,..?! Ai ia shpjegonte me seriozitet,por djali e kuptonte qe genjente,duronte e nuk ia prishte.

-Qe ta dish ti or nipce,Bushin[plakun e pare ,baba Bushin] e kemi kushuri nga te dy anet,nga mbiemri,-pasi ishte nip nga fshati Kapeshtice,ishim komshinj me ta, e ne kapeshtice ka shume familje me llagapin,mbiemri Bushi..E dyta,gjyshi im[ mua me bie stergjyshi ]perfundoi ne amerike,atje mbarojne gjurmet tona per te,si kacake qe ishte,me ne fund thone qe iku nga stambolli ne amerike..dhe ku ta dish qe keta Bushet e sotem,jane kusherinj me ne..Djali shkrihej gazi se qeshuri..

Kur erdha une me familje ne amerike na benin telefonata na kalifornija dhe nga ishujt Havaji te amerikes,kerkonin rrenjet e familjes,duke u nisur nga mbiemri yne Kalana,se edhe ata kishin te njejtin mbiemer.Qeshte djali tani qe ishte i rritur.-Hopa dolen kushurnjte e babait.,-Nejse ne me pare ekishim mbiemrin Kolonja,pastaj e bera une Kalana,merresha ate kohe me studimin e emrave shqip.Ai ishte dhender brenda ne vishocice,si kacak qe vertitej ne ato ane ne kufirin shqiperi-greqi.Ishte me prejaedhje nga fshatiTaci i Kolonjes,Erseke.Thone qe edhe eshte degdisur e me tej ne Argjentine apo ne ishujt havaji mbase eshte e vertete.te kerkoje fale se u zgjata ne keto bema personale.

Pra druri i bushit sherbente per zgedhendjen e kerrabave por edhe te berejes se lugeve prej druri,nga cobenet e tani ne fund nga mjeshtrat marangoze qe kishin punishtet e tyre te vogla neper shtepia ,pa le kish instaluar,ilegalisht,nga nje si torno te vogel te improvizuar e me gure zmeril ete tjera.Me qe jam ketu do tetet shkruaj se si njehere mamase time i duhej nje lige druri e madhe ,per te trazuar memeliqet ne tenxheret e medhaja apo neper kusite,dhe me tej per te trazuar salcat qe i benin nga domatet ne ato tavat e medhaja si sofra dasmash.Ne to benin dhe recelrat por dhe pekmezin,prej lengut te panxharit te sheqerit.E i thote plakut qe ti blinte nje nga ato luget ne pazr ne Bilisht.Kur erdhi nje dite cobani i dhenevene porta,i tha qe ti bente nje luge prej druri ,se ,sic thashe atyre u vinte ndorjesh per keso punesh.Cobani ishte i gatshem ,por iu lut plakut ,qe kur te shkonte per dru ne malin e palegut,ne kapeshtice,vazhdimi i Malit te Yhate,ti sillte nje kercelke te trshe prej,bushi,duke e kujtuar ,qe te merte kazmen qe mos thyente sepaten ne gur,se ato ishin njgjitur me shkembejte.

Ketu po hap nje shteg per te vertetuar ate sugjerimin e Eleonores,per ata zdruktare maangoze e mjester artiste te punimit te drurit qe punonin heshtazi apo ilegale neper shtepia,ishin teper te degjuar duke permendur ata te fshatiti tim,si Sinan Topciun,mjeshter i palodhur,Fejzi Vocin mjeshter dhe infermje i zoti,Belul Topciu,nje artist i pinim te drurit,Gezim Gocen,te talentuar,Meti Muken nje mjeshter i madh dhe mekanik i persosur,e dri me te rinjte si Tomor Rusin,Armandi Hysin,Hysen Topciun,dhe Miri Vocin me punishten e tij te degjuare ne fund dy fjale per moshatarin tim ,komshiun e talentuar Ridvan Voci,qe per se e deshe ,marangoz ,murator specialistdhe mekanik ci shihte syri i bente dora.

Nuk e di ato kohe djalit kur ishim ne fshat,se si i kish hipur nje dell,filloi te bente sklutura,te zgedhendte ne dru neper shkpopinj,mamaja e kishte me merak e i thoshte gjithmone qe ta linte ate ate pune.pervec qe i vinte ndorjesh per pikture.Kur u larguan nga shqiperia ne vitin 1997 per ne amerike,me llotarni amerikane,djali i tha gjyshes se tij.

--Nene,po te le nje kujtim,mos e luaj nga muri ate skulpturen,shikoje e kujtome mua,neve...! Nuk mund ta pershkruaj sa u emocionuam dhe u mallenjegjyem neve te gjithe.Na u be nje lemsh i madh ne gryke,lote na vajtet uje mbi turinjte tane ...Edhe ai i ndjente ,ate plage te mdhe te largimit te femijerise se tij,por nuk e shfaqte.

E di cfare ishte ajo skluptura.Nje oranmente dekorativ,Jezusi i gozhduar,i kryqezuar ne ata trare ajo figyre simbolike e njohur nga te gjiihe,i vendosur mbi disa shkopinj te zgedhendur,duke dhen pamje e nje kryqi ne mur,..ja kush ishte skulptura e tij ,qe mamaja edhe sot qe eshte tetedhjet vjet e kusur ia kujton ,duke i thene qe kur shoh ate siku te shoh ty.............

Gjithashtu dua te falenderoj koleget e tjere per vleresimin e kureshterine e keti shkrimi,vecanerish Ligorin qe edhe kete nuk e njoh,qe ka bere nje shte teper interesante e meshume interes per pocaret Brabdvices ,te Grapshit,te  verlenenit ,pra te Devollit,ata artiste te medhenj te paperseritshem.E pergezoj tej mase Ligori,shkruaj me gjate per ta.

Me kete rast plotesojme krkesen e shume miqeve e kolegeve tane dashamires e kureshtare,por atdhetare,per keta zanacinj artizane qe e kane zanfillen tek shtepia,familja ajo vater e pare e shoqerise. realizojm ne nje forme edhe kerkesen e mikut tim Bajram Shtylla,qe eshte ne Kanada,i cili pasi kish lexuar shkrimin,pervec vleresimeve me bente disa" verejtje " miqesore dashemirese me gjuhe e merceollogjise,si injxhinjer kimist qe ka qene,duke mu lutur qe shkrimin te beja shume te gja te,qe te shkruaj per pocaret e devooli shume te degjuar,qe e plotesoi shkurt por shume bukur Ligori,por debulese ka per baxhoxhinjte,per ata mjeshta laburante shtepiake apo ne punishtet e fshatrave ,ne baxhot e shumta qe kish aso kohe.Per kete ne nje te ardhme une do tja plotesoj kete deshire pasi kam nje shkri qe kap kete teme...Ne kerkim te arit te bardhe nga grate devollesha...mbase ne nje te ardhme te shpejte,....

I dashur koleg tu zgjta shume ,por kete shkrim,lexoje pasdarke,nje shprehje shlodhese tona,e mer perpara ndonje kupke me raki a te shoqeruar me kafe perpara,mere nge.,shtuar e shtruar.

E di qe me pas do ti hapet oreksi edhe kolegeve te tjere,le te vazhdojne ,eshte teme intersante e me vlera te pasura e te cmuara trashegimije.Te me falni se kam shkruar enkas me dialektin e devolit per tju pershtatur me mire shkrimit.

Duke perfunduar do ti falenderoja qe te gjithe dashamiresit e kesaj teme,e pas saj,per cka shkruajne e me shume interes,ju pergezoj,sinqerisht,

 

LUAN KALANA

SHBA



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora