E hene, 14.10.2024, 08:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Selimi: Libër për aktivitetin e mërgimtarëve në Austri, nga Miftar Zagragjaj

E shtune, 19.11.2011, 08:46 PM


Libër për aktivitetin e mërgimtarëve në Austri, nga Miftar Zagragjaj

U promovua libri “Brengë dhe shpresë – mërgimtarët shqiptarë në Austri”

 

Nga: Ramiz Selimi

 

Në sallën e shoqatës “ Kosova” në Steyr, e cila ishte stërmbushur nga audienca, u mbajt përurimi gjegjësisht promovimi i librit të autorit z.Miftar Zagragjajt. Libri mban titullin “Brengë dhe Shpresë- mërgimtarët shqiptarë në Austri”. Ky libër u promovua edhe në Prishtinë këtë vit me 29.07.2011 në ambientet e Bibliotekës Kombëtare. Të pranishmëve përveç z.Besim Aruqaj i cili e udhëheqi këtë program dhe shpalosi një biografi të pasur të z. Zagragjaj, ju drejtuan edhe të ftuarit nga anët e ndryshme të Austrisë.

 

Z. Aruqaj foli edhe për librin duke thënë se ai përmban dokumente dhe ngjarje të aktiviteteve të mërgimtarëve tanë në Austri gjatë viteve 90-ta, e deri në ditët e sotme.

 

Zoterinjtë: Mag. Xhevahir Rrahimi,Sylejman Shala, Mehdi Prushi, Prof. Brahim Krasniqi, Eset Berani, Shyqyri Bytyqi, Arif Veseli, Fatime Blakaj, Mustaf Shabani si dhe disa aktivist dhe personazhe të librit e muarën fjalën dhe diskutuan për vepren e z. Zagragjaj. Të gjithë këta u shprehen lidhur me veprën në pyetje dhe shprehën dëshirën që z. Zagragjaj të vazhdojë edhe më pjesen e dytë, pasi që ishte e pamundur të përfshihen të gjitha aktivitetet dhe aktivistët në këtë libër. Ata e lavderuan Miftarin për guximin dhe iden që të gjitha aktivitetet e diasporës të mbesin të dokumentuara në një libër të tillë dhe e inkurajuan atë që të vazhdoj me vepra tjera.

 

Vepra “Brengë dhe Shpresë-mërgimtarët shqiptarë në Austri” është një vepër që vlen të lexohet aq më tepër sepse ka të bëjë me ne, me mërgimtarët, me fatin e popullit tonë. Është një vepër që nuk të len pa emocione dhe mbresa. Ajo çfar përshkruhet në libër është reale, është e vertetë. Ishte thënia e atyre që e muarën fjalën

 

Është për t’u ve?uar edhe fjala e z. Prof. Brahim Krasniqi i cili i bëri një vlerësim këtij libri si nga ana teknike ashtu edhe nga ana profesionale. Me qëllimin më të mirë që autori të vazhdojë me pjesën e dytë, pasi që një pjesë e mërgimtarëve ndiheshin të anashkaluar”. Autori i këtij libri pranojë një dhuratë modeste nga z. Afrim Dedushaj që i kishte përgaditur shoqata “Kosova”Linz

 

Dhe së fundi të pranishmëve dhe dashamirëve të fjalës së shkruar u drejtua dhe vet autori i këtij libri z. Zagragjaj. Ai nuk foli për përmbajtjen e veprës së vet me fjalë sepse atë çfarë ai mendon e ka shpreh në vepër, por foli për atë se të gjitha shënimet janë të dokumentuara mirë dhe të gjitha janë të sakta. Vetë titulli i librit tregon dhe shpreh brengën e të gjithë shqiptarëve atë kohë që kishin dhe shpresën e sëcilit se patjetër do të ja dalim mbanë realizimit të qëllimeve tona kombëtare.

 

Ky manifestim u ndoq nga shumë dashamirës tjerë të librit dhe fjalës së shkruar.

Së fundi për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktej modest nga z. Zagragjaj.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora