Kulturë
Cikël poetik nga Have Lipa - Osmanaj
E shtune, 19.11.2011, 08:33 PM
Have Lipa - Osmanaj, u lind në Kamenicë të Burimit në vitin 1969. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Fakultetin Flologjik, dega Letërsi dhe Gjuhë shqipe në Prishtinë. Punon në bibliotekën publike në burim. Me shkrime ka filluar të merret shumë herët dhe ka botuar në periodikun e kohës. Kohët e fundit i është përkushtuar Letërsisë për fëmijë. Ka të botuar një përmbledhje për fëmijë; "Peizazh i zemrës sime". Është bashkëpunëtore e gazetave dhe revistave.
NJERI
Vrapon të zësh hapin e kohës
pa ditur kurrë ç'është pushimi,
a lodhesh shumë duke ëndërruar,
yllnajës sate, të lodhë shkëlqimi.
Majat shumë lartë duke synuar
a s'të shket këmba të rrëzohesh,
nga rënja -njeri a vritesh shumë,
a përgjakesh, a gjymtohes.
Sa shumë në jetë, sa shumë vrapove,
për dashurinë kurrë s'u kujtove
e kurrëi ëmbël s'tu duk një çast,
a të që jeta shumë e zbrazët.
Në atele do gjendesh mbyllur
nga skulptorët modern t?7 kohës,
imazhit tënd do të përpiqen
ti japin jetë mjeshtrit e botës.
Në Promethe të të shëndërrojnë,
shtatë pash nën dhe po të gërmojnë,
ty zemrën kurrë s'mund të ta gjejnë
as minatorët më të mëdhenjë.
APOKALIPSA
Jetën nuk e marrim aspak seriozisht
sharlatançe rrojmë, po dhe bohemisht.
Bëjmë gjeste palidhje, asgjë konkretisht,
marrim kokën ndër duar, zëne të na e bëjnë me gisht.
Ecim pa kujdes, ku mundemi, si mundemi,
lë ti dali flaka, s'lëvizim, s'lëkundemi,
apokalipsa vie, ngulfatemi nga uni.
NGADHNJIMTARE
Me trofe në duar do të endem botës
kokëlartë si ngadhnjimtare,
më kot më gjuan shigjetat tua,
jam bërë imune, ndaj s'të ndjejë fare.
Grua të çmendur do të më quash,
grua të përdalë,
me buzëqeshje unë të përgjigjem,
të revanshohem, jo s'jam e marrë.
Në njëmijë copë më ke ndarë shpirtin tim,
zemrën e ngratë, por prapë, prapë
në këmb jam ngritur,
për të ribërë copëzat bashk.
SHumë më ke lodhur, më ke munduar,
po e pranoj, s'më vie keq
por u ringjalla përsëri,
të sfidoj vërtetëkam heqë,
Përkundër gjithë këtyre mundimeve,
moralin kurrë s'më ke ulur,
të bëj të qartë që nga ky çast,
-ishte arma ime për të të mundur.
SONTE
Sonte shoh shtëpi të shkretuara,
shelgje vajtuese që qajnë fate,
sonte më ikën fjalët,
me gojë hapur mbeta.
...Lëkura zvarranikësh, lulegjaku.
Sonte, ah sonte
desha të jem në ndonjë festë,
si gjithë damat e botës.
A kam të drejtë,
fol hënë, pse heshtë.