Kulturë
Lek Mrijaj: Imzot Mark Sopi
E shtune, 19.11.2011, 08:57 PM
Lek Mrijaj
IMZOT MARK SOPI
I biri i martirëve po të Karadakut
qe u lind e sherbeu per Atdhe e Fe
Imzot Mark Sopi një profet i gjallë
krenari për ne pra për popullin Shqiptar.
Ushtar i Jezu Krishtit dhe biri i Ilirisë
me zemer të madhe e gjak të Dardanisë
mbijetoi nga ajo diktaturë e egër satanike
për mbrojtje të Besimit dhe Trojeve Etnike.
Besimi i Imzot Mark Sopit ishte Jezu Krishti
Kombi Gjuha Flamuri dhe e jona Arbëri
gjithëherë lutej me shpirt e devotëshmeri
për paqe e bekim e liri në Dardani.
Sherbeu si meshtar në Zllakuqan të Lugut të Drinit
gjithnjë ne sherbim të paqes po të Dukagjinit
krijonte hapsira për unitet paqe e pajtim
në zemren e tij ndihej plotë shpirt dhe kushtrim.
Imzot Sopi kurr nuk ju nda plakut profet pajtorë
i dhanë shkelm 2 pushtuesve të egër shekullor
me Anton Çettën plakun e urtësisë
me Besa Besë shporren armikun tiranisë.
Ne misionin e tij të Shënjt i një meshtari
Imzot Mark Sopi qendroi edhe në Shqipëri
riktheu njerzit në rrugen e kombit e ZOTIT
me Lutje dhe Unitet dhe Filozofi të Kastriotit.
Takohej me shume miq nderkombëtar e politikan
vetem për çlirim unitet e për vatan
s'bashku me Gandin e madh po të Ilirisë
me Dr.Rugovën presidentin e Dardanisë.
Dy miqët e ngushtë Dr.Rugova e Imz.Sopi
ideator për çlirim me një projekt kombëtar
në aleancë dhe strategji me miqët tanë Amerikanë
i shporren nga trualli ynë lugeterit karpatian.
Imzot Sopi gjithnjë lutej për UÇK-në
një bir shqiptari me gjak të Karadakut
i martirizuar familja Sopi nga pushtuesi sllavo-serbian
sakrifikuan e mbijetuan për komb dhe vatan.
Armata jonë çlirimtare është në rrugen e lirisë
luftonte një luftë të Shënjt per çlirim të Dardanisë
do të mbijetojë me fitore ushtria e paster si loti
thoshte Imzot Mark Sopi biri i Kastriotit.
Gjithnjë natë e ditë s'bashku të pandarë
Dr.Rugova e Ipeshkvi Mark Sopi
lidhen besen s'bashku para kombit e motit
se edhe në atë jetë do ti sherbejnë bijve të Kastriotit.
E vunë gurthemelin e Katedrales në Prishtinë
Presidenti Rugova s'bashku me Imzot Sopin
e pagëzuan në ëmer të një Shënjtereshe si rreze
ma gëzoftë Tempulli ëmrin e të madhes Nënë Tereze.
Imzot Sopi me Rugovën ishin bashk në ketë tokë
lidhën besen s'bashku se do të takohen n'atë botë
shkuan si dy Engjuj arkitektet e pavarësisë
të falemi ty o ZOT për keta dy burra të Arbërisë.
Lutemi për keta dy burra krenaria e lirisë
Lavdi ju qoftë jeta dhe nderi i Dardanisë
ju qoftë i lehtë dheu i kësaj toke të Shtrënjtë
pushofshin në paqe këta dy burra të Shënjtë.