E premte, 26.04.2024, 06:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: 28 nëntori, rikthim në vizionin e kastriotizmit

E hene, 21.11.2011, 09:04 PM


28 nëntori, rikthim në vizionin e kastriotizmit

 

Nga Gjon KEKA

 

Si gjithnjë festa e 28 nëntorit tek kombi shqiptar në përgjithësi është një nga ditët e veçuar në kalendarin e tij historik europian, kjo ditë jo vetëm shënon kohën e rinisjes së kombit në rrugën e tij historike të ndërtimit të shtetit demokratik-juridik, pastaj të rikthimit në familjen europian,por edhe të çlirimit dhe daljes nga rrënojat e barbarisë së perandorisë otomane.

 

Ditët nacionale të kombeve janë të një rëndësie të veçantë historike për dy arsye: së pari ato shënojn një kthesë të madhe në rrugën e kombeve përgjatë historisë së tyre, pastaj na rikthjen në kohën e vendimeve historike edhe përkundër sfidave,rreziqeve të mëdha të kohës nga pushtuesit dhe së dyti këto ditë nacionale e vëjnë në shosh kohën e tanishme pra të shekullit XXI se a kanë arritur këto kombe t’i ndërtojnë shtetet e tyre në rrugën dhe vizionin historik të rrënjëve të tyre ,pra kemi të bëjëm me një rishikim në pasqyrën e historisë gjerë në ditët tona.

 

Rruga e vendimeve historike të kombeve si gjithmonë ka qenë përcaktuese e kohës së ecjes së tyre drejt të ardhmes edhe përkundër veshtirësive dhe pengesave të shumta përgjatë kësaj rruge kulminante të historisë,por megjithëatë vendimet historike kanë shënuar edhe shkëputjen e këtyre kombeve nga zingjirët e egër të skllavërisë dhe hapja e derës së lirisë,paqes dhe progresi të tyre në të gjitha drejtimet.

 

Po kështu edhe kombi shqiptar gjatë rrugës së tij historike ka arritur të marrë vendime të rëndësishme historike ,vendime këto që kanë shënuar një kthesë të madhe si të rrjedhave historike ,por edhe të hyrjes në realitetin historik dhe kapjes së kohës së zhvillimeve moderne të botës demokratike dhe të civilizuar.

 

Duhet vënë re këtu se kombi shqiptar për shkak të pushtimit të perandorisë otomane pesqind e ca vite ka mbet i vonuar si në kohë ashtu edhe në aspektet tjera kulturore,ekonomike ,të kulturës dhe sistemit institucional politik ,të procesit të rikthimit në familjen europiane etj etj ,të gjitha këto kanë ndikuar negativisht deri në ditët tona për shkak të kësaj vonese të madhe gjatë kohës së pushtimit barbar nga ana e perandorisë otomane të kombit shqiptar,poashtu nga kjo mund të themi se menjherë pas pushtimit otoman kombi shqiptar sërish u vë në gojë të ujqëve si nga ana e pushtuesit serb,grek etj etj.

 

Siç mësojm gjithashtu kombi shqiptar gjatë historisë së tij pati një varg sakrificash,përpjekjesh kulminante për liri dhe pavarësi ,por edhe një kohë të vështirë të pushtuesve të ndryshëm të cilët jo vetëm i shkaktuan dëm të madhë kombit shqiptar por edhe e ndajtën atë sipas qejfit të tyre dhe kjo ishte pjesa më tragjike e historisë së kombit shqiptar gjatë historisë së saj.

 

Ndarja e pjesëve të kombit shqiptar nga trupi i tij natyral gjenealogjik ishte bërë në marrëveshje në mes pushtuesve të asaj kohe dhe këtu duhet cekur se pak para rënies së perandorisë otomane ajo më pas kishte lidhe aleanca të fshehta me pushtuesit tjerë serb dhe grek që disa nga pjesët e trupit të kombit shqiptar t’i ndajn sipas inetresave të tyre gjeostrategjike.

 

Këto aleanca të fshehta dhe të hapura të pushtuesve barbar që u bënë për interes të tyre për ta dëmtuar kombin shqiptar si një ndër kombet autoktone të gadishullit Ilirik dhe për ta ndal në kohë dhe zhvillim ,kështu që këto aleanca të pushtuesve barbar vazhduan deri në ditët tonë apo deri në fundshekullin XX kur edhe iu dha fund luftërave të përgjakshme në këtë pjesë të europës.

 

Më gjithkëtë në kuadër të kësaj duhet nënvizuar një gjë këtu se 470 vite më parë nga shpallja e pavarësisë së shqipërisë në Vlorë më 1912 , Gjergj Kastrioti ngriti flamurin kombëtar për pavarësinë e trojeve të tëra kombëtare të shqipërisë europiane më 28 nëntor 1443 në kalanë shkëmb të Krujës ,ku nga këtu u vunë shtyllat bazë të ndërtimit të shtetit shqiptar më pas ,por gjithashtu duhet përmendur këtu edhe një akt të rëndësishëm historik si ai i Lidhjes së Lezhës(1444) ne krye me atletin e civilizimit europian,strategun dhe diplomatin Gjergj Kastriotin u bë shtrati i pare i themeleve te shtetesise se kombit Shqiptar,aty i mblodhen te gjitha fiset per t’u çliruar nga pushtuesi barbare otoman dhe per te mbrojtur ne teresi sovranitetin dhe integritetin e Shqiperise se vertete europiane.

 

Kështu që në lidhje me këtë shpallja e pavarësisë së shqipërisë më 28 nëntor 1912 shënon një kthesë historike të kombit shqiptar për kohën dhe rrethanat e atëhershme edhe përkundër asaj se pjesët më vitale të kombit u ndan nga trupi kombëtar dhe gjenealogjik ,kjo nuk do të thotë se tani në shekullin XXI nuk do të kemi arsye edhe më tepër që këto pjesë t’ia rikthejm trupit tonë të natyrshëm kombëtare europian,kjo duhet të bëhet në mënyrë të kujdesshme , të përgjegjshme dhe me një strategji reale në bashkëpunim të ngushtë me faktorët rajonal dhe ndërkombëtar.

 

Shpallja e pavarësisë më 28 nëntor 1912 është perceptuar gjithashtu edhe si një kulm i historisë së kombit shqiptar dhe kjo po të krahasohet në atë distancë sigurisht se jo vetëm se është një kulm por një hap i madhë dhe një lëvizje e rëndësishme e kohës në anën e bërjes së kombit shqiptar me identitet politik,institucional dhe hyrje në raporte ndërkombëtare,por edhe një hap do të thosha në rikthimin të vizionit të kastriotizmit (Gjergj Kastriotit) europian të kombit shqiptar si pjesë jetike e familjes europiane apo më mirë si zemra e kësaj familje të lashtë historike në këtë kontinent të vjetër.

 

Dhe krejt në fund tani është koha e çeljes se syve(te brendshem dhe te jashtem) kombi shqiptar ne pergjithesi ashtu qe ai tani te kthehet nga erresira ku e kane futur nen rroba ideologjish te huaja pushtuesit e ndryshëm ,ne driten e tij te natyrshme dhe historike ,pra tek rrenjet e tij te lashta të familjes europiane.Është rëndëishme që në këtë festë nacionale të kombit shqiptar në përgjithësi pra nëntorin e kthesës së madhe historike të shfrytëzoj si mundësi refelktimi dhe vetëdijësimi për një vizion të qartë të kombit drejtë të ardhmes së sigurtë të tij europiane.

Prandaj është tepër e rëndësishme që mos t’i keqperdorim apo t’i leme te paperdorura dhuntite qe na jane dhuruar si komb i lashte europian ,por t’i i perdorim ato sepse vetem duke i perdorur sigurt dhe mire, veset ,sindromat dhe virtytet fallse të lëna nga pushtuesit barbar nuk do te zinin me vend dhe keshtu kombi shqiptar do te ecte sigurt dhe i zhvilluar ne te gjitha aspektet drejt ardhmerise se mire dhe ne rruge te perbashket me familjen e tij te natyrshme europiane

 

Poashtu duhet refelktuar thellë edhe për një vetëdijësim dhe përgjegjësi më të madhe sepse tani në këtë shekull do të duhej që çdo historian i vertete i kombit shqiptar t’i mesoj studenteve te tij per demet e medha qe i kane shkaktuar kombit shqiptar pushtuesit e ndryshem barbar ,per sakrilegjin e bere ndaj vlerave sublime,per mohimin e identitetit te vertete ,kultures ,per vonesat ne zhvillimet e pergjithshme te kombit etj etj ,por gjithashtu historianet e vertete duhet mesuar studenteve te tyre edhe per deren qe qendron hapur gjithmone per rikthimin tek rrenjet e tyre te verteta europiane.Me pak fjalë kombi yne ka nevoj urgjente qe ta mbush llamben e tij te jetes me vaj ,ashtu qe te ec ne driten e te vertetes dhe te ardhmes historike te tij.

 

Nga kjo është gjithashtu e rëndëishme që mos të na zërë gjumi në kohë dhe dinamikën e botës demokratike ,por të jemi bashkëkohës dhe bashkëaktor të rrugëtimit të përbashkët historik ,sepse pëderisa një komb qendron ne gjume ne krahet e kontradiktave dhe sfidave nuk do te mund te kete progres te madhe dhe hapa mbikohor,por vetem ateher kur te zgjohet nga ky gjumë ai do te mund te kap kohen,te verteten dhe te ardhmen e tij te sigurte.Prandaj është e rëndëishme të rrim zgjuar dhe të jemi bashkëkohës të zhvillimeve dhe ecjes në rrugën e përbashkët me botën e civilizuar dhe demokratike.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora