Kulturë
Lek Mrijaj: Kongresi i Alfabetit të ABC-së
E hene, 21.11.2011, 07:25 PM
Lek Mrijaj
Kongresi i Alfabetit të ABC-së
Që kur lindi Alfabeti
u benë 103 vjetë
ma gëzofshi o Shqiptarë
Alfabetin e ABC-së per jetë.
Lëshoi kushtrimin Manastiri
për gjakun e Shqiptarisë
në trojet tona të martirizuara
i nderruam faqet e historisë.
Me ngrohtësinë ne zemren e kraharorit,
Me zemër të gjerë sa deti,
ne jemi të Ilirisë pra Ilir
rroftë tempulli shqiptar në Manastir.
Amaneti i Skënderbeut,
Nga mëmëdheu dhe në mërgatë
Gjithë u vunë n’ shërbim aty në Arbëri
për ABC -tonë legjendare në Shqipëri.
Në këtë Tempull të Shqiptarisë
Në këtë zemer, ku u lind “Bashkimi”,
Me Kongresin e Alfabetit të ABC-së
N’ gjuhën shqiptare filloi shkrimi!
Aty ku filloj shkrimi
aty edhe është bërë betimi
në Manastirin e Ilirisë
u shkruan me ABC-të - Trojet e Shqipërisë.