Kulturë
Nexhat Rexha: Konfiguracioni racional në vargje
E hene, 21.11.2011, 07:56 PM
KONFIGURACIONI RACIONAL NË VARGJE
Të gjitha këto poezi kanë shtrirje gjithëpërfshirëse dhe konfiguracioni i tyre komunikon jo vetëm me Moldovën e tij të dashur, por ato problematizojnë dhe sugjerojnë edhe për shtrirje, edhe në hapësirë e vende të ndryshme. Poezia e Mihai Pascaru me tekstin e brendshëm si dhe me përmasën e parashtruar krijon bindjen dhe formon karakterin konform fuqisë depërtuese tek lexuesi rumun dhe në këtë rast edhe tek ai shqiptar, falë angazhimit të pamohueshëm të përkthyesit Baki Ymerit, një misionar i mirëfilltë i cili letërsisë shqipe po i afron vlera estetike, me të cilat tani mund të komunikojë edhe lexuesi ynë.
Nga Nexhat Rexha
Nevoja e artit letrar është projektim për shënimin e vërtetësisë, që paraprakisht ka idenë e afirmimit të konstatuar nëpër faqet e ruajtjes sa më origjinale dhe ilustrative, jo vetëm në shfaqjen e mendimeve, por edhe në shpalosjen e dashurisë së kultivuar në kozmosin njerëzor. Në shpalosjen e vargjeve poetike të poetit rumun Mahai Pascaru, prodhimi artistik krijon mundësinë e arritshmërisë komunikative me publikun e gjerë, sepse ndryshimet në evolucion përmbajnë legjitimitetin estetik dhe kanë fjalën sintetizuese në relacion me racionalen përceptuese.
Ekzistencialja është gjithnjë në funksion të fenomeneve të kapshme, në shënimin e gjurmëve si rezultat i praktikave më të avancuara në botën magjike të falës së lirë. Mihai Pascaru në vëllimin poetik ”Definicione” arrin të strukturojë gjurmët e ndjeshme dhe të pashlyeshme në admirimin e brendshëm, përmes gjykimit artistik, si dhe saktësimit në dialektikën e veprës përmes simboleve të zgjedhura. Duke depërtuar e përzgjedhur tematikën e sintetizuar që shtjellon në vepër, si dhe në kuadër të filozofisë imagjinatave poetike.
Poezia e këtij autori depërton në shumë segmente të jetës së njeriut dhe sensi i tij vrojtues aktualizon të fshehtat intriguese, sepse secila pjesë e vargut të këtij vëllimi saktëson të bukurën që është apo duhet të vijë. Edhe nocioni i heshtjes aktualizon të bukurën e kërkuar nga Mihai Pascaru. Në këto parashtrime poetike, njeriu nëpër këto ravijëzime artistike merr rolin funksional edhe përmes heshtjes, edhe përmes kërkesës që ai dëshiron të arrijë në peshën dhe fatin e njeriut për të ardhmen në shoqërinë bashkëkohëse. Në poezinë “Heshtje”, mesazhi është i absorbues dhe funksional në këto vargje: “Mos ia hapni gojën poemës;/ nxjerrë nga mënyra e jetës së natyrshme/ poema do të kafshojë me tërbim.//Nuk e keni parë kurrë një njeri/ Të kafshuar nga poemat?”
Dy vargjet e fundit të kësaj poezie artikulojnë kërkesën e poetit për njeriun poet, duke aluduar në të njëjtën kohë edhe në misionin njerëzor dhe universalitetin e tij prej njeriu, për t`i dhënë atij rolin e edukues në kërkimin dhe zhdukjen e të këqijave. Këto elemente piketojnë vlerat artistike me konfirmime reale të nxjerra nga jeta e analogjive të të ndodhurave identifikuese. Për këto parashtrime, Mihai Pascaru ka vlerësuar të kaluarën dhe të ardhmen edhe në thellësitë e dëshpërimit, në kërkim të daljes në dritë kah transformimi i brendshëm i verdiktit njerëzor.
Këto vlera kulminante ai i ka parashtruar me racionalizëm disa poezi (Eminesku, Ekuilibri, Falje, Mall, Entropi, Adoleshenca, Histori, Koordinata, Shitore, Epitaf etj.) Të gjitha këto poezi kanë shtrirje gjithëpërfshirëse dhe konfiguracioni i tyre komunikon jo vetëm me Moldovën e tij të dashur, por ato problematizojnë dhe sugjerojnë edhe për shtrirje, edhe në hapësirë e vende të ndryshme. Poezia e Mihai Pascaru me tekstin e brendshëm si dhe me përmasën e parashtruar krijon bindjen dhe formon karakterin konform fuqisë depërtuese tek lexuesi rumun dhe në këtë rast edhe tek ai shqiptar, falë angazhimit të pamohueshëm të përkthyesit Baki Ymerit, një misionar i mirëfilltë, i cili letërsisë shqipe po i afron vlera estetike, me të cilat tani mund të komunikojë edhe lexuesi ynë.
Fisnikërimi i njeriut merr veçanti në forma e mënyra të ndryshme komunikuese dhe rikrijon diapazonin universal të reciprocitetit në kohë e rrethana të ndryshme dhe ai në një formë apo tjetër krijon miqësi e respekt edhe pse ne situata të caktuara këndvështrimet mund të jenë nga më të ndryshmet. Mirëpo, vargjet e poetit Mihai Pascaru afrojnë dhe krijojnë rrjedha të pranueshme shumëdimensionale dhe produktive në afrimin dhe afirmimin e fjalës së bukur artistike .
Procesi i fjalës krijon mundësinë e ideve të dhëna në transparencën e marrjes dhe shpërndarjes së asaj që përjetohet në poezi dhe riaktivizon ndërgjegjen e njerëzore. Mihai Pascaru me këtë vepër që lexohet bukur dhe përjetohet edhe në gjuhën shqipe, afirmon njeriun përmes vargut, dhe tingëllimës së vargut i jep akustikën konkrete në afirmimin e kozmosit brenda kopertonave të librit. Tematika e shtruar dhe dizajnimi i tërësisë së veprës, krijojnë lidhje të reja në mes letërsive. Pra, ai ka ekuilibruar refleksionet me vargje racionale si dhe ka krijuar raporte e kthesa të pranueshme për një mendim të ri sa poetik, po aq edhe njerëzor me vlera universale si në shpalosje e trashëgimi, po ashtu edhe në krijimin e imazheve konkrete e sensibilizuse. (Parathënie e vëllimit bilingv Definicione, përktheu Baki Ymeri, Editura Limes, Kluzh-Napoka, 2011)
REFERENCA KRITIKE
„Mihai Pascaru ka mbajtur në shpinë një thes të bymehur me mendime, që, duke përfituar nga prehja albajuliane, i është brejtur përlhura dhe kanë shpëtuar, duke shpëtuar në vëllimin e debutimit “Mendime të shpëtuara nga kontrolli”, duke u shpëtuar kështusoj nga harresa. Kapitulli i parë dhe i fundit ritubojnë dofarë maksimash e mendimesh atipike të cilat mund t’i katalogojmë si vlera postmoderniste, duke e patur parasysh se e marrin si një qesëndisje të lehtë këtë gjini hijerëndë në variantën klasike. Ashtu siç ridel nga kapitull i mesëm i vëllimit, revolta e poetit është e provokuar nga manifestimi i egër dhe i pamëshirshëm i kapitalizmit autokton të xhunglës, që ka pluhurosur vlera tradicionale, morale, normale.” (Lucian Gruia, Albanezul / Shqiptari, Nr. 20, maj 2011, fq. 25-26)
„Në një kohë kur grafomanët marrin hov dhe sëmudja e autorllëkut bën kërdinë, rezervimi dhe shqetësimi i poetit/ njeri i shkencës konfirmon një përgjegjësi të madhe në Valët ironike/ autoironia dallgëzojnë tekstin dhe drithma lirike përpiqet të çajë mburojën e sociollogut, riguroze dhe të akulltë, të paraqitur në jetën akademike. Është e qartë që nuk mund të mungonin dhe shënimet e tharrta, zhgënjime të dërguara me shumicë, duke patur faj edhe tranzicioni tronditëse, dhe vetkuptohet, si një i moshuar apo si një i mençur që rrëfehet: „di çfarë dua/ nuk jam më budalla/ me vdekjen dal/ herë pas here/ të marr ajër”. (Adrian Dinu Rachieru, 2009)
„Shumica e poemave janë meditime, të tjerat, definicione të thjeshta, thuajse të shkëputura nga thesari paremiologjik të cilin e ka akumuluar Mihai Pascaru gjatë ekzistencës së tij, sidomos nga brigjet e vendlindjes, e ngarkuar me tradita që përbëjnë mësime, predisponojnë refleksione, nëpërmjet vlerës së tyre fundamentalisht etike të këtij autori të pajisur me dhunti, por edhe me një pregaditje shkencore aspak të shpërfillur.” (Constantin Tom?a, 2011).
„Mihai Pascaru lihet i befasuar apo na lë ta befasojmë. Kështusoj ka rastin të eksperimentojë po aq përkufizimet, por edhe mundësitë për t’u evoluar duke u evoluar drejt një gjëje tjetër, mundësitë vetjake duke u koresponduar vetë gjendjeve dhe etapave të tij. Poezia e tij duket si një ditar personal nga shënimet e të cilit mund të rikonstituosh një jetë të tërë me përrallën e saj. Mprehtësia e mendjes dhe spontaneiteti kalojnë ndërkaq në vendin e parë, duke i vjedhur poezisë diç nga misteri dhe magjia. Por, në anën tjetër, poeti me një dashuri të pakufishme ndaj jetës, e harron këtë në prezencën e Idesë. Dashuria ndërmjet idesë dhe Mihai Pascarut është e vetëtimshme dhe e pashpartalluar, ndërsa kjo e ka edhe misterin dhe magjinë e saj. Ai e sakrifikon trupin, mëndjen dhe emocionin.
BIOBLIOGRAFI
Mihai Pascaru u lind më 2 gusht 1959, në lokalitetin Topoliçeni, fshati Galu (sot Poiana Teului), rrethi Neamc (Moldovë). Ka mbaruar gjimnazin (Shkolla e Mesme Pyjore) në Piatra Neamc, dhe është diplomuar në Fakultetin e Historisë dhe Filozofisë të Universitetit “Babesh-Bolyai” Kluzh–Napoka, departamenti Filozofi-Histori. Aktualisht ështe profesor në departamentin e Sociologjisë dhe Ndihmës Sociale të Universitetit “1 Dhjetor 1918” në Alba Julia të Transilvanisë. Duke filluar nga viti 1980 merr pjesë në redaktimin e revistës “ Universiteti Napoka “, duke patur dhe bashkëpunime sporadike në “Ekinoks” dhe “Tribuna”. Në periudhën 1990-1995 shkruan rregullisht një kolonë me “Mendime”, në të përditshmet “Ardeali” dhe “Unirea” (Bashkimi) në Alba Julia. Në vitin 1996 ka publikuar në shtëpinë Botuese Gallus (Alba Julia), librin „Mendime të dala jashtë kontrollit”. Më 2009 ka botuar vëllimin „Gërmadha e rregullt”, në Editurën Artpress të Timishoarës. Në prag te daljes së librit në vitin 2009 Adrian Rakieru ka thënë: „Në një kohë kur grafomanët marrin hov dhe sëmudja e autorllëkut bën kërdinë, rezervimi dhe shqetësimi i poetit/ njeri i shkencës konfirmon një përgjegjësi të madhe në Valët ironike/ autoironia dallgëzojnë tekstin dhe drithma lirike përpiqet të çajë mburojën e sociollogut, riguroze dhe të akulltë, të paraqitur në jetën akademike. Është e qartë që nuk mund të mungonin dhe shënimet e tharrta, zhgënjime të dërguara me shumicë, duke patur faj edhe tranzicioni tronditës: “Yjet të cilët/ i shikojmë/ kur me kokë i biem/ murit të Berlinit” (Amerika).