E enjte, 16.05.2024, 07:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Dëshnicarët përmes botimeve të tyre letrare e artistike

E premte, 25.11.2011, 09:57 PM


Nëse para viteve -90-të ishin vetëm tre krijues, tani janë dhjetëfishuar. Mund të ngjajë disi e pabesueshme kjo që thuhet më sipër, por ja që është realitet. Duke përjashtuar shkrimtarin e njohur profesionist (njëherazi dhe disident) Kasëm Trebeshina, për të cilin kemi folur dhe më parë, që me gjithë censurimet e bëra nga regjimi komunist për motive politike, ka jo pak botime të hershme letrare e artistike të gjinive të ndryshme.  Prej dëshnicarëve të tjerë vetën tre emra rezultojnë si autorë librash para viteve `90-të. Këta janë: Kujtim Halili, Sadik Murraj e Zenel Anxhaku (dy të parët ishin ushtarakë) dhe që të tre të larguar nga krahina e Dëshnicës dhe rrethi i Përmetit në moshë të re.
Pra, asnjë dëshnicar me banim në krahinë apo në Këlcyrë e Përmet nuk shfaqet si autor i ndonjë libri artistik, përjashtuar ndonjë krijim apo shkrim sporadik botuar në ndonjë organ shtypi të kohës.
Krejt e kundërta ndodhi pas viteve `90-të dhe sidomos pas viteve 2000. Numri i krijuesve ka arritur shifrën 32, të cilët përfaqësojnë gati gjysmën e 45 fshatrave që ka krahina jonë. Janë mbi 90 tituj librash të botuara prej dëshnicarëve ku 80 prej tyre e kanë parë dritën e botimit pas viteve `90-të, veçanërisht pas viteve 2000. Bën përshtypje fakti, se pothuaj të gjithë autorët e këtyre botimeve, kanë patur të njënjtin nivel arsimor edhe para 20 vjetësh. 
Edhe diçka tjetër: dominojnë autorët që banojnë jashtë rrethit të Përmetit. Me sa duket, akumulimi ndër vite ka bërë e po bën punën e vet në sensin pozitiv. Por edhe ndikimi i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Dëshnica” dhe i gazetës së saj, nuk mund të lihet mënjanë. Përkushtimet e herëpasherëshme si shoqatë për promovimin e disa botimeve të rëndësishme me karakter krahinor, por edhe kombëtar dhe komentet për to në gazetë, domosdo që kanë inkurajuar e mbështetur krijuesit dhe të gjithë ata që kanë pasur dhe kanë dëshirë të nxjerrin diçka nga mendja dhe dora e tyre. Dhe ky mision i shoqatës dhe i gazetës, do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Faqet e gazetës sonë do të jenë të hapura për të mirëpritur cilindo që shpalos talentin e vet në dobi të vlerave tona krahinore e kombëtare. 
Tashmë emrat e krijuesve e studiuesve Nuri Dragoj, Kujtim Halili, Sadik Muraj, Ylli Hoxhaj, Lumo Kolleshi, Tomorr Caushi, Bujar Elmazi, Kujtim Mateli, Islam Kalemi, Zenel Anxhaku, Flamur Dalipi, Bujar Bejkollari, Nuredin Nurçe, Myslym Xhaferaj, Et`hem Bundo dhe të përkthyesit Kadri Serani, janë bërë të njohur në opinionin dëshnicar e më tej, për botimet e tyre me vlerë. 
Nuk mund të lihen pa përmendur edhe krijimet e ish luftëtarëve dhe veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare si Hajrulla Muhametaj, Miro Xhunga, Novrus Muhametaj e Belul Arapi (që nuk janë më), të cilët kanë shkruar me mall për vendlindjen, histori të fshatit, krahinës dhe të ngjarjeve nga Lufta. Madje përkushtimet për krahinën, vlerat e saj atdhetare, patriotike, kulturore, zakonore e të traditës, janë si të thuash tipari më dallues i të gjithë krijuesve dëshnicarë, sisomos në këto vite. Ato shfaqen në botimet me karakter historik e studimor të Nuri Dragojt, Hajrulla Muhametajt e Kujtim Matelit., në tregimet  apo novelat e Sadik Murrajt, Ylli Hoxhajt, Petrit Brahollarit, Tomorr Caushit e Kadri Cenkës; në fabulat e Lumo Kolleshit, Islam Kalemit, dhe Et`hem Bundos; në monografitë e ndryshme për figurat e spikatura të penës dhe të pushkës.
Edhe më e dukshme është krijimtaria poetike, librat me poezi të mbështetura kryesisht në tabanin popullor, por edhe lirikat ku shquajnë Bujar Elmazi, Lumo Kolleshi, Flamur Dalipi, Kujtim Halili, Kujtim Mateli, Edlira Xhani, Myslym Xhaferaj, Bujar Bejkollari, Ylli Selfo, Selman Deliu, Muharrem Kamani etj.
Pra mund të themi se jemi para një prodhimtarie letraro-artistike dhe studimore, mbresëlënëse. Ndaj dhe urimi i redaksisë sonë është që le të shtohen edhe më tej në sasi dhe cilësi krijimtaria e dëshnicarëve në këtë fushë,  fryma e tyre krahinëdashëse, evidentimi sa më i thelluar e realist i vlerave të gjithëanshme të krahinës dhe të kombit tonë. 
****
Në vijim po botojmë kronologjikisht të gjithë emrat e autorëve dëshnicarë dhe titujt e librave që ata kanë botuar ndër vite. Në faqen e fundit të kësaj gazete do të gjeni një fotomontazh me disa nga botimet më të spikatura. 
Në të ardhmen, do të bëjmë prezent edhe botimet me karakter shkencor  të elitës së intelektualëve dëshnicarë (Profesorë dhe Doktorë Shkencash) që eshe këta nuk i mungojnë krahinës sonë, sidomos në dy dekadat e fundit. 
Redaksia e gazetës :Dëshnica”

  

Botimet artistike të dëshnicarëve.

 

1-Nuri Dragoj, nga Zhepova. 
1-Më thuaj kush je, (tregime) 1990.
2-Lumo Pavari, (monografi), 2004.
3-Hajrulla Muhametaj, (monografi) 2005.
4-Dëshnica dhe dëshnicarët, Vol I e II. (studim) 2005
5-Penë dhe pushkë për mëmëdhenë, (studim) 2006
6-Eshtra që akuzojnë, (publicistikë) 2006 
7-Dosja Trebeshina dhe prapaskenat e Lidhjes, (studim) 2007.
8-Trebeshina një jetë para gjyqit, (studim) 2009.
9-Shqiptarët dhe grekët, (studim) 2009
10- Rreziku i shkombëtarëzimit 2011.

2- Kujtim Halili, nga Psarri 
1-Pranvera e pozicioneve, (poezi) 1974.
2-Piano e natës, (poezi) 1975.
3-Rruga e Kuqe, (poema) 1976.
4-Liria, (poezi dhe prozë) 2000.
5-Violinëz malli, (lirika) 2002.
6-Hutimi i zjarreve, (lirika) 2003.
7-Zhvigjërimi,  (poema) 2004
8-Poezia në telajo (ese, intervista për artin) 2005
9-Fjalor biografik ushtarak, iliro-shqiptar 2006.
10-Akuarele dashurie, lirika 2006

3-Zenel Anxhaku, nga Vinokashi.

1-Valët, (poezi)  1978
2-Lisi i jetës, (poezi) 1981
3-Rrëkezat e pranverës, 1982
4-101 trëndafilat e Korçës (2 pjesë) 1992
5-Luvri i Shqipërisë 1993
6-Kthimi në shtëpi 2006
7-Poetët në vendlindje 2007
8-Menaxhuesi I shpresës 2009
9-100 familje shqiptare 2009

4-Islam Kalemi nga Katundishta
1-Mars I përgjakur (poezi) 2000
2-Lotët e zemrës sime (poezi) 2002
3-Malli i zjarrtë (poezi) 2003
4-Shpirti në lundrim (poezi) 2003
5-Në gjerdan të Atdheut (monografi) 2003
6-Kujt t`I besosh (fabula) 2004
7-Valle në terr (fabula) 2005
8-Ju pres te usha (pezi e fabula) 2005

5-Ylli Hoxhaj nga Xhanari 
1-Profile (studim)  2000
2-Balada pa mite (poezi) 2006
3-Njeriu vlen aq sa I vlen puna që bën (monografi) 2009
4-Deri te kloni (tregime e novela) 2009
5-Ëndrra të këputura (monografi) 2011

6-Sadik Murraj nga Mërtinji
1- Dhuratë nga Naim Frashëri (tregime për fëmijë) 1983
2-Ushtari i vogël fitimtar (tregime për fëmijë) 1983
3- Dhuratë mësuesit (tregime për fëmijë) 1999
4-Monumenti i dashurisë (tregime) 2000
5-Qemal Hoxha (monografi)  2005

7- Lumo Kolleshi nga Mërtinji

1-Mars (poezi) 1998
2- Bufi në siklet (fabula) 2000
3-Lotët e Nastradinit (fabula) 2002
4-Kthim nga vdekja (tregime) 2002
5-Derdhen vetëtimat (poezi) 2002 
6-Dorëheqja e tigrit (fabula) 2003
7-Djersët e poetit (tregime)   2004
8-Përrallë e pambaruar (poezi) 2007
9-Nga nje autor tek tjetri (ese dhe komente) me dy vëllime 2008-2009
10-Nata vjen e natë s`kam (poezi) 2009

8-Gëzim Voda nga Çorrogunji

1-Mos m`i merrni për shaka, (poezi) 2002.
2-Pengu i qiellit, (monografi), 2005.
3-Fjalë shpirti të dëshnicarëve, studim, 2008.
4-Diku gozhdë e diku thumba (poezi) 2011.
5-Qesh nga derti, qaj nga qejfi (poezi) 2011.

9- Nuredin Nurçe nga Gorica 
1-Me fizarmonikën e Shyqyri Selimit (monografi) 2006.
2-Etja për dije dhe kulturë në trevën e Sukës, 2008
3-Nderim e mall për nënë Neslijen, (monografi) 2011

10-Tomorr Çaushi nga Fratari
1- Me njerëzit e mirë 2006
2-Vëllazëri e dashuri 2010
3-Lajmëtari i lirisë (monografi) 2010

11- Novrus Muhametaj
1-Mehmet Pavari, figurë përjetësisht e mohuar, 1999
2- Dëshnica  2003

12-Bujar Elmazi nga Podgorani
1-Kopshti im i këngëve, (poezi) 2005
Mall për vendlindjen, (poezi) 2010

13- Miro Xhunga nga Ballabani
1-Vajza me numër 67203 (kujtime) 2000
2-Mos harroni (kujtime) 2001

14- Bujar Bejkollari
1- Pengu i shpirtit tim, (poezi) 2010.
2- “Magazina të shëndetit” përkthim nga rusishtja, 2010.

15-Kujtim Mateli nga Mazhani
1- Kur mendon për të tjerët, (poezi) 2009
2-
Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit, (studim) 2011

16- Hajrulla Muhametaj nga Kajca
1- Malli i vendlindjes, studim  1999

17-Kadri Cenka nga Rodenji
1- Qesh nga brenga (rrëfenja humoristike) 1999

18- Belul Arapi nga Balli
1-Balada jonë (poezi) 2000
19-Myslim Xhaferaj, nga Mazhani 
1-
Mjegullnajë pa mbarim, (poezi) 2010.

20-Flamur Dalipi
1-Nata e puthjeve (lirika) 2000

21- Petrit Brahollari nga Xhanaj
1- Krevati i tradhëtisë (tregime) 2009

22-Et`hem Kaso nga Gorica
1- Një jetë me basketbollin përmetar, 2005

23-Et`hem Bundo nga Bënja
1-Dhia me delen ç`u ndesh, (fabula) 2004

24-Et`hem Bejo nga Toshkësi
1-Sporti në Përmet 2005

25-Xhaferr Sadiku nga Shelgji
1-Gani Jashari, (monografi) 2010

26- Edlira Xhani nga Mazhani
1-Dashuri të brishta, (poezi) 2011

27-Muharrem Kamani nga Shelgji
1-Era e viseve të mia, (poezi) 2003

28-Selman Deliu nga Katundishta
Mes lulesh hedh zemrën, (poezi) 2002

29-Ylli Selfo nga Çorrogunji
Dashuri e mërguar, (poezi) 2008

30- Alket Arapi nga Balli
Rastësisht në kohë, (poezi) 2002

31-Mystehak Kapo nga Podgorani
1- Zemër që qan, (poezi) 2011

32-Kadri Serani nga Ribani 
Ka përkthyer këto libra:
1-Xhek
London, “Tregimet e veriut”, (tregime e novela) 2003
2- Leon Tolstoi,  “Djalli”, (novelë) 2003
3-Honore de Balzac, “Piereta”, (roman) viti 2005
4-Luigi Pirandello, “ I ndjeri Matia Pascal”  (roman) i pabotuar.

 

*Ndonjë prej autorëve të mësipër mund t`i mungojë ndonjë vepër, gjithashtu ndonjë autorë mund të ketë mbetur i pa përfshirë. , Ju lutemi të na dërgojë listën e veprave që keni botuar për të bërë një pasqyrë më të plotë në numrat e ardhshëm.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora