Kulturë
Përparim Hysi: Mu në Vlorën e Pavarësisë
E diele, 27.11.2011, 06:29 PM
Përparim Hysi
Mu në Vlorën e Pavarësisë
Oqeanin do ta thajë,oqeanin do ta pi
Edhe frymën do ta mbaj,mu atje,në Shqipëri
Fluturoj si një zgalem,edhe bie si meteor
Mu në qytetin Madem;mu në të bukurën Vlorë!
Mu në Vlorën e Falmurit;mu në Vlorë të Mëvetësisë
Zë i puth dorën Buririt;ISMAIL QEMAL KRENARISË
Do puth Luigj e do puth Is;një nga një në monument
Ata: Balli i Shqipërisë!Ata:heronj për jetë!
Shqipëria-shtet më vete dhe,për pak,mbushet një shekull
Shqipërinë e bënë copa;me atë lozën "arushë"
Fajin më shumë Evropë--bota;mua ky "faj" inat më mbush.
Pse na ndatë ju në copa?Nga shqiptarët kush ka frikë?
Në alarm kot bota(një bashkim përbën "rrezik?!!!"
Rrezikzeza-profani;pjellë mëndjesh krejt të mykura
Ky vëndim qe krejt i zi;një gjykim që ka veç dimra.
Mbetë Kosova nën Sërbinë;mbetën jashtë gjithë ato troje
E copëtuan Shqipërinë;Evropë-botë,thirrjen dëgjoje!
Dhe na shpikin"marifete"( se kështu mushka do drutë)
Ne një gjuhë dhe dy shtete( jo:nuk është mendim i urtë!)
Është një mur që u ngrit kot;është një mur si aksident!
Gjykimkthiellët Evropë-Botë:-Pse mos jemi veç një shtet?
Gjermania u bashkua;u bashkua dhe Vietnami
Bota hiç s'u rrezikua( rrezik sjellka veç shqiptari?!!!)
Mot është 100-vjetori;unë shpresoj do vijë bashkimi
100-vjet veç gjak rrodhi,po për ne,i huaj nënështrimi
Kur të jemi veç një shtet,do të jemi më të lirë
Një poet zë brohoret:-Botë-Evropë! E bëtë mirë!
27 nëntor 2011