E hene, 29.04.2024, 07:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Dokumentar për Jetullah Halitin - të mërkurën në Gjilan

E hene, 28.11.2011, 08:41 PM


Të mërkurën në Gjilan shfaqet filmi dokumentar “Ndjenja”

 

Dokumentar për Jetullah Halitin-Etin

 

Filmi dokumentar “Ndjenja” me skenar dhe regji të aktores Klodiana Kadillari, do të shfaqet të mërkurën në Teatrin e Gjilanit. Filmi rrëfen për jetën dhe krijimtarinë e artistit me renome ndërkombëtare Jetullah Haliti-Eti. Kadillari ka bërë përmbledhjen e pikturave , grafikave dhe skulpturave. Filmi zgjatë dyzetë minuta dhe fillon në atelienë private të artistit Eti. Pastaj, xhirimet kanë vazhduar në Durrës buzë detit duke përformuar artisti. Eti njihet më shumë si piktorë, grafistë dhe skulptorë. Mirëpo, përformansa luan një rol të rëndësishme në shpirtin e tij krijues. Kjo vërehet në disa skena të filmit, ku Eti në duar mbanë një gurë, duke krijuar forma të ndryshme në hapësirë. Me këtë ai tregon se arti është çdo kund, madje edhe në ajër. I thelluar në natyrë, ai krijon lojën, bëhet mik i ngushtë i saj. Këtë e dëshmon me skulpturat e punuara prej gurëve, të cilat prezantohen në film. Fjalët e kritikut të Ilir Muharremit dukshëm vërshojnë në film duke u cituar nga autorja: cikli  “Ngrohja globale” dhe “Shkrirja e akullnajave”  është një teatër avangardë, që prek majat e absurdit dhe në asnjë moment nuk të lë të qetë, të jesh pjesë e një finale reale, e cila është e pangopur. Këtu vërejmë teorinë e filozofit të lashtë grek, Heraklitit, i cili thotë: “Zjarri ka fuqi të nderohet me gjithçka, por edhe për vdekjen e zjarrit jeton ajri”, domethënë, fitues na del ajri, dhe këtë frymë mistike, Eti dukshëm na e shfaq, nëpërmjet potezave të brushës që janë tejet shpërthyese dhe që nuk mund të lirohen nga e kuqja gjakatare, ose armikja e natyrës dhe humbësja e pa ngjyrës”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora