E hene, 29.04.2024, 08:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Dasma e Flamurit

E diele, 27.11.2011, 08:57 PM


Në 99 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë :

 

DASMA E FLAMURIT

 

Teksti, kompozimi :Demir Krasniqi

Interpretimi: Demir Krasniqi dhe Xhemajl Berisha

 

Më Njëzet e Tetë Nëntor ,

Ismail Beu , thërret në Vlorë ,

Gjithë kah janë trimat e gurit –

Ta bëjmë Dasmën e Flamurit !

            Refreni:

            Dridhet sheshi , jehon Vlora –

            Marigonë , ty, të lumtë dora ,

            Që qëndise at’ Flamur ,

            S’ do ta lëshojmë nga dora kurrë ...

            S’ do ta lëshojmë nga dora kurrë !

 

Nga i gjithë trungu arbërorë –

Nisen trimat për në Vlorë ,

Që ta shpallin Pavarësinë ,

Ta bëjnë nuse Shqipërinë !

            Refreni:

            Dridhet sheshi , jehon Vlora ...etj.

 

Burra t’ pushkës , trima t’ malit –

Janë dasmorë t’ Ismail Qemajlit .

Retë u zhduken – doli dielli ,

Zemrat male me shend qielli .

            Refreni:

            Dridhet sheshi , jehon Vlora ...etj.

 

Vijnë dasmorët nga këto dhena –

Puthin Shqipen me dy krena .

Puthin gurët , puthin dheun –

Do ta bëjnë me Zot , Atdheun !

            Refreni:

            Dridhet sheshi , jehon Vlora ...etj.

 

*****

Demir KRASNIQI: “KROI I KËNGËS”- Gjilan, 2006, faqe 52.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora