E diele, 28.04.2024, 12:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Elona Paja: Kohët e fundit jam lidhur shumë me poezinë, nuk e di pse?!

E merkure, 30.11.2011, 07:48 PM


Flet gazetarja dhe poetja Elona Paja: “Kohët e fundit jam lidhur shumë me poezinë, nuk e di pse?!”

“Jam e dashuruar, por jo marrëzisht”

 

Nga Albert ZHOLI

 

Dhe pse poezinë e ka nisur që në shkollën e mesme, librin e saj të parë ka ndërmend ta botojë këtë fund viti. Poezia e saj është e thjeshtë, por me ndjenjë. Për të arritur tek ky libër ajo si është ndarë për afro një dekadë gazetarisë fonike dhe asaj televizive. Për të dy këto lloj gazetarish, ruan dëshirën e madhe për punë si në fillimet e para. Një femër e vështirë në dashuri, por që është e sinqertë në atë çfarë kërkon dhe çfarë përcjell në dashuri. Sipas saj të dashurin e saj sekret e ka zgjedhur sipas shijeve dhe pse e ka pak xheloz. Por ai,- thotë Elona, është një mashkull shqiptar disi ndryshe në respektin ndaj femrës. Puna si gazetare në TVSH në emisionin e suksesshëm zigzag i ka dhënë asaj prezencën edhe në shumë spektakle si moderatore. Janë me dhjetar spektaklet që ajo ka drejtuar brenda dhe jashtë Tiranës duke e rritur kështu fushën e veprimit në art.

Kur shkruan poezi Elona?

Kur jam e mërzitur dhe kur bie shi. Ah, kur rrëmbehem nga ndonjë ndjenjë me përmasa cunami kudo që të jem.

Ke kohë që shkruan?

Mbi 12 vjet, por se kam marrë guximin që të botoj libër. Më duket se nuk janë pjekur kushtet. Libri është pjekuri, por dhe një përgjegjësi e madhe.

Keni ndonjë idhull në poezi?

Sigurisht. Eseninin dhe Agollin.

Po prozë a keni shkruar?

Po. Por shumë pak. Dua ta kaloj provimin në poezi pastaj të ledhatoj dorën për në prozë.

Elona gazetare. Tashmë pas botimeve të disa cikleve poetike të suksesshme edhe poete. Ku ndihet më mirë?

Shijen e të qenit poete se kam ndjerë ende. Disa cikle poetike nuk janë shumë për të pasur këtë emër. Do të doja të bëhesha një poete e mirë ashtu si jam dhe gazetare.

Fillimet e gazetarisë i keni në Radio Tirana. Si trokitët në radio?

Rastësisht. Fare rastësisht. Kur isha në shkollë e lartë një mikja e imja më drejtoi tek gazetari sportiv Pirro Ruvina. Isha në vitin e fundit për gazetari. Se kisha idenë se si ishte mikrofoni. Momentin e parë mu duk një ambient marramendës. Pastaj…

Gjithmonë ka një emision të parë apo jo?

Sigurisht. Për mua ishte një emision disi i veçantë. Ishte një emision për shëndetësinë, ku kisha të ftuar doktorin Arqile Boti. Se di se si e kam kaluar atë provë. Më dukej vetja se isha futur në një furrë. Kur ka mbaruar emisioni më duket sikur u dola nga një furrë çeliku. Por me sukses.

A është e vështirë gazetaria fonike?

Besoj se po, por dhe shumë komode. Mbi të gjitha është një  gazetari e drejtpërdrejtë. Zëri yt dëgjohej anë e kënd globit. Duhej të ishe e vëmendshme.

Nga radio Tirana po në Televizionin Shqiptar…

Pas suksesit në radio duhej parë më larg. Kjo është detyrë e ambicies profesionale. Televizionin sigurisht e kam pas ëndërr të largët dhe pas aq viteve në radio mendova se kish ardhur koha për televizion. Kërkova vetë të kaloja në televizion dhe pikërisht në emisionin e mëngjesit. Për shumë vjet ky emision mbeti një ndër emisionet më të ndjekura... Televizioni ka efekte të tjera. Jo vetëm zëri, por tashmë këtu hynë edhe figura. Duhet një paraqitje më perfekte. Lëvizjet duhet të jenë të studiuara. Duhet edhe një parapërgatitje më e madhe psikologjike dhe estetike. Veshja duhet të jetë në funksion të emisionit. Afërsisht një vit në këtë emision fitova shumë gjëra. Fitova atë që ekrani të jep një personalitet tjetër, emocion të paparë, angazhim total, parapërgatitje serioze.

Më vonë ndryshuat format?

Ideova një emision për fëmijë. I dua shumë fëmijët, botën e tyre. Një ditë në kafe mendova diçka ndryshe. Mendova tetë fëmijë para, të cilëve do të ishte një figurë e njohur e politikës. Bëra rreth 32 puntata 2 edicione rresht, ku mund të them se u quajt një ‘mini shovv’. Më pas vumë në zbatim një projekt “Amazonat shqiptare të gazetarisë”, ku ishim 6 gazetare. Pra femrat luftarake shqiptare. Pastaj ideova emisionin “Kokoshkat” prej 10 emisionesh. Ideja ishte me personazhe të politikës sidomos deputetë, ku unë filloja emisionin, pastaj në mënyrë organike emisionin fillonte ta drejtonte politikani apo deputeti. Ai prezantonte të ftuarin dhe vazhdimin e emisionit. Ideja është si kokoshkat e misrit që kur piqen shpërthejnë, të shpërthenin dhe karakteret njerëzore nën drejtimin apo prezantimin e politikanëve.

Megjithatë jeni pjesë e emisionit (stafit) më të ndjekur në TVSH “Zig Zak” në TVSH. Këtu e keni gjetur plotësisht veten?

Besoj se tani për tani po. Nuk mund të them se e kam gjetur plotësisht, por çdo ditë jam në terren, takoj njerëz të ndryshëm, karaktere të ndryshme, e kam ditën shumë të ngjeshur, ku nuk kam kohë të bëj gjëra të tjera të papëlqyeshme, por që tani për tani të mendoj për ndonjë gjë të re.

Po në politikë ke menduar të jesh prezentë?

Kam bërë shumë intervista me politikanë, kam shumë miq në politikë, por besoj se nuk është profesioni i duhur për mua.

Jeni një femër simpatike. Si ndiheni për këtë?

Më pëlqen të më thonë më mirë je e mençur.  Numri i të bukurave është shtuar…

Ke bërë ndonjëherë flirt?

S’më pëlqen kjo mënyrë lidhjeje. Jam tekanjoze, por e vërtetë. S’dua takime apo lidhje limonadë fare të rastësishme. 

Aktualisht a është e dashuruar aktualisht Elona?

Po. Jam e dashuruar. Por dua ta mbaj sekret dashurinë e tanishme. Më duket më bukur sekret.

Duket sikur e shpërdoron paranë…

Them se nuk harxhoj shumë, por nuk jam kurnace. Mundohem të plotësoj në mënyrë normale të gjitha kërkesat e mia.

Veshjet firmato?

Jo. Vesh çfarë më pëlqen qoftë dhe e lirë. Blej çka më shkon që ndihem mirë.

Hobet cilat janë?

I kam me ditë e moshë. Me kalim vitesh. Kur isha 15 vjeçe doja sportin, karatenë, ndërsa tani gjithmonë më ndryshojnë hobet. Tani kam muzikën, kërcimin.

 

Televizioni

Televizioni ka efekte të tjera. Jo vetëm zëri, por tashmë këtu hynë edhe figura. Duhet një paraqitje më perfekte. Lëvizjet duhet të jenë të studiuara. Duhet edhe një parapërgatitje më e madhe psikologjike dhe estetike. Veshja duhet të jetë në funksion të emisionit



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora