E diele, 28.04.2024, 08:04 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Demi: Ngreje kokën moj Shqipëri

E marte, 29.11.2011, 11:04 PM


Përparim Demi

 

Ngreje kokën moj Shqipëri

 

Koha ikën, rrjedh si uji,

i merr rrugës gjithçfarë gjen,

taposht i shtyn si gurin,

për ti hedhur larg në det.

 

Buron toka, mbijnë filiza,

me u rrit si la sot kush.

Shkel me këmbë, pa prish qederin,

se i njom bari s-u bën.

As të thatin nuk e duan,

shkule dreqin se na pengon.

 

Toka shterpë, hambari zbrazur,

ja ul kokën dhe më trimit,

zor se bën më prokopi.

Burrë i mirë vallahi ,

po voton qe tash partinë.

Kush të do,  ta hedh kacidhen,

ani,   gajlen mos ja ki,

prap ta merr me dorën tjetër,

politik dhe bën vaki.

 

Hajde burra, ja ke nona,

veç me pare mirse-t’vini,

se të tjerat – ne i kemi,

me pushtet dhe qeveri.

 

Boll me halle kjo dynja

e  halli-hallit nuk i ngja.

Sot janë burra e nësër gra,

kur mustaqet u mbaruan,

hedhin valle tra-la-la.

 

Sot do burra me këmbore,

me kokën lartë pa brek po dalin,

tym nga veshët, zjarr nga goja,

hej ç’na gjeti kjo hata.

 

Malet rrinë vështrojnë të heshtur,

shumë kanë pa dhe pak kanë mbetur.

Era e fortë nuk i përkuli,

as rrufetë nuk u bën gjë.

 

Ulin kokën sot nga turpi,

zëmër thyer

me shpirt të djegur,

po rënkojnë ma rënd se kur.

 

Si ka hije k’tij vatani,

me ndru gjakun, me shit avllin,

krejt magjyp e pis mileti,

po na shitet efendi.

 

Si s’na pru ky zot Sokolin,

që k’to ferra të na i shpori,

të na qisi prej bataku,

nga lugati të shpëtojmë.

 

Moj Shqipëri ti ngreje kokën,

djem të rinj tash po të vijn,

nder e shkoll kanë me të pru,

si njëherë kanë me të nderu.

 

Se ky popull nuk do humbi,

pak nga pak, në këmb u çu,

si ullinjt e Skënderbeut,

n'fushë e kodra gjithandej,

prapseprap kjo fara e mirë,

ke për të pa, tek ne do mbijë.



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora