E diele, 28.04.2024, 05:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Koço Sterjo

E premte, 02.12.2011, 07:30 PM


Koço Sterjo

 

KAM FJETUR MBI ZALL

 

Zajet e bardhe si kotka pambuku

E guri popel jastek nen koke,

Hija e lisit jorgan me pupla

Fresku,qe me ndjek ngado ne bote.

 

Feshferim' e gjethes e keng' e zogjve,

Si pentagrame te lisit dege,

Si te isha ne sallen e Koncertit te Vjenes

Melodia,qe shpirtin ngahere me djeg.

 

Paksapak me qepet nje sy gjume

E ne enderr nanurisem lumturisht,

Me zgjon q' andej vetetimthi mendimi

Se lopa qumeshtore me fshehet tinezisht.

 

Ky vig i bardhe me zaje

Me perkund gjith' netet e mia

E ngrihem e bertas pa dashje

Shqiperia,Shqiperia..

 

 

MURJELA

 

Murjela pinte gjak

Mbi trupa kuajsh te lodhur

Me pangopesine e saj

kafsherore

E zhytte trompen gjer ne palce

Pastaj mbi dhembjen kendonte

Nje kenge zhurmonjese

mizore.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora