E diele, 28.04.2024, 01:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Neçaj: Një musht heroizmi në parzmin e trojeve shqiptare

E merkure, 30.11.2011, 08:59 PM


NJE MUSHT HEROIZMI NE PARZMIN E TROJEVE SHQIPTARE

 

(“Dua te pi vere Camerie”, Agim Desku, poezi, Botimet “Vllamasi”, Tirane 2011).

 

Nga Gjon Neçaj

 

Nje krijues nga Kosova kohe me pare shkruante  nje poezi i frymezuar nga  “Rruga e Kombit”:

Nje kafe

Ne Prishtine

Dua ta pime

Ne Tirane

Nje gote raki

Ne Cameri

Nje gote vere

Ne mos e pifshim

Mos te na thencin

Me Shqiperi.

 

Citova keto vargje domethenese te nderuar pjesemarres per te paralajmeruar nje epoke te re qe po lind ne shqiptarine tone,ne trojet ku te paret tane  luftuan me shekuj dhe derdhen gjakun per te arritur keto dite, e ne pasaporten e kuqe te historise skaliten te ardhmen me themele te qendrueshme,kush me pushke e kush me pene.Ndaj edhe sot pena e mendjeve te ndritura,e krijuesve te talentuar ketej e matane Shqiperise ,zeri I tyre kumbues po jehon trojeve shqiptare.E nje veper e tille zulmemadhe eshte padyshim libri me poezi “Dua te pi vere Camerie”,i poetit atdhetar Agim Desku , i cili paraqitet para jush sot  pas perurimit ne Tirane dhe pas shume e shume pershendetjeve qe autori ka marre per kete liber poetik.Se sic shkruan poetja,shkrimtarja,studiuesja ,publicistja e talentuar dhe redaktorja e librit,Fatime Kulli, libri “Dua te pi vere Camerie” vjen si nje klithme e kahershme,por e pa realizueshme deri tani ku nenteksti i metafores poetike eshte cingrisja e plageve te pasheruara kombetare.

 

Per fisin Desku moti kisha degjuar,madje kisha lexuar shume per Tahir Deskun,por edhe per Agim Deskun,ndonese nuk ishim takuar asnjehere.Fati e solli dhe ne kuadrin e mitingut te poezise “Gjakove 2011”, u njohem per here te pare me Agimin ne qytetin “Bajram Curri”,vendlindjen time,nderi dhe krenaria e Atdheut,nje qytet i vogel ne preher te Alpeve dhe nammadh,ku ngjarje kulmore te historise se shqiptareve kane zene vend pikerisht ketu,ne kete qytet ku mban emrin e nje burreshteti,te nje luftetari,trimi dhe legjendari,birit te Cabratit ,origjina e te cilit eshte pikersisht ne Tropoje,Heroit te Popullit,Bajram Curri.E me vone takimet tona kane qene te shpeshta,duke pasur ne vemendje se Agimi eshte gjak nga gjaku yne.

 

Per librin kane dhene konsiderata shume poztive dhe mendime me vlere personalite te shquara ne Shqiperi dhe Kosove,si Fatime Kulli,Prend Buzhala,Faik Xhani,Fran Ukcama,Sejdi Berisha,Skender R. Hoxha,Murat Gecaj,etj.,etj.,ndaj une nuk do bej kritiken e librit,por do shpalosi disa mendime per  krijimtarine tij ne pergjithesi.”Dua te pi vere Camerie” vjen pas tre librave me poezi, “Peshperitje drite”,1995, “Kenga e pranveres”,( vjersha per femije ),1996 dhe “Ne cilin varg mbes”,2007.Libri “Dua te pi vere Camerie”,me nje titull metaforik te fuqishem vjen si uragan i te gjithe atyre shqiptareve qe kane ngritur dhe po ngrejne zerin per te drejtat came,te mohuara prej dekadave e te parealizuara .Ne cdo varg,ne cdo strofe e ne cdo poezi te  Agim Deskut ka dicka nga liria,besa,burreria,trimeria,shqiptaria,Kosova,Cameria,Drenica,Prizreni,heronjte,kullat,sofra shqiptare,lufta clirimtare e Kosoves,e duke perifrazuar vargjet e Agimit te cituara ne pasthenie nga poeti,studiuesi,shkrimtari dhe publicisti talentuar Prend Buzhala,”sejcila thirrje e Agim Deskut eshte britme tragjike,qofte per poetin qe degjohet vetem shqip,kendohet vetem shqip dhe nje plage Camerie,plage Tivari,burgu qe shfaqen kudo ne vargje, e qe ka bukurine vetem shqip,se “sonte jam shqiptar/E jam Shqiperi”,citon dikund mes vargjeve poeti atdhetar me kredon e tij sublime.

 

E perfundi citojme pa medyshje se poeti Agim Desku ne librin e tij “Dua te pi vere Camerie”,ne poezine e tij paraqet pasaporten poetike me ndjenja te larta qytetare dhe intelektuale,duke e shperndare ne hapesirat mbareshqiptare kredon e tij poetike me nje mesazh te madh dhe epokal: ta duam  lirine se ajo eshte e shenjte.T’i duam trojet tona kudo ne shqiptari.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora