Kulturë
Luxian Alexiu: Kriza e identitetit dhe vullneti për modernitet të diskursit lirik
E merkure, 30.11.2011, 07:46 PM
Kriza e identitetit dhe vullneti për modernitet të diskursit lirik
(Ion Scorobete, Ushtrime të vetmisë, vëllim bilingv poetik, Editura Amanda Edit, Bukuresht, 2011). Kriza e identitetit, disolucioni i personalitetit, çrregullimi moral, sëmurja dhe atrakcioni i humnerës, bërthamat e ligësisë dhe të vdekjes, janë gjëra të mundshme për identifikim, që e sugjerojnë autorin në botën që e rrethon. Më shumë se kaq, madje, të gjitha këto nisin nga vetë qenja humane, duke arritur ta nxisin për krijimtari edhe atëherë kur vlerat e qytetërimit e ndërpresin hovin për t’u shpërndarë nga individi apo nga komuniteti të cilit ky i përket.
Nga Luxian Alexiu
Edhepse emri i poetit Ion Scorobete njihet në shtypin letrar të viteve 70-të të shekullit të shkuar, debutimi i tij editorial realizohet më vonë, më 1993, me vëllimin Gjeometria e ditës. Është libërvizitka e një autori me opcione tashmë të konturuara, të plasuara në raport pajtueshmërie me rrjedhën lirike të gjeneratës së tij, si dhe përballë eksperimenteve të eshaloneve të reja të shkrimtarisë që e përcakton prezencën në sqenën letrare. Rradhë pas rradhe meditativ, invokativ, melankolik, ai sjell në poezi nostalgjinë e një hapsire origjinale, duke qenë një mjeshtër i rafinuar, një ekspert për të cilin vullneti për modernitet të diskursit lirik e bën shtëpinë e mirë me sentimentalizmin e e tij të brendshëm. Jo vetëm autorefleksive, poemat nga vëllimi i tij i parë (që pason të botojë pas një viti një përzgjedhje të re lirike, Barikada e engjëjve, 1994), përfaqëson një autor të cilësisë së përfytyrimeve, trukulent në përkufizime të arësyeshme, i pranueshëm, me rigorozitet përmes qëndrimeve fanteziste, siç, jo vetëm një herë, duke u bazuar në sportin e kulturës. Më kujtohet Poezia në të cilën afrohet dimri: „Me mua në bregun e rrugës i mbledh fjalët/ përulet nën emra/.../ poezia në të cilën afrohet dimri/ përngjitet për pirgjet e n gurta të ditës/ për magjinë e portës së mbyllur/ kambanë heshtjeje/ ndërmjet kufinjve të gjërave/ më mban për dore dhe më pyet”.
Mund të thuhet se asgjë nga shënimet e përmendura deri në paraqitjen e këtyre dy përmbledhjeve, nuk paralajmërojnë ndonjë ndryshim radikal në lirikën e mjeshtrit artistik Ion Scorobete, dhe as performancën poligrafike të kësaj. Surpriza, nën të dy aspektet, ka qenë e proprocioneve të mëdha. Po qe se gjatë disa dekadave autori ka qenë parasëgjithash një prezencë diskrete, duke jetuar larg mjediseve letrare, katër romanet dhe nja dhjetë vëllime vargjesh të botuara që nga fundi i shekullit të shkuar e deri në ditët e sotme, flasin në vetvete mbi seriozitetin me të cilin autori implikohet në realizimin e projektit të tij prej shkrimtari.
Libra dokument, Cavalieri i pas mesditës, Nata e mburrjeve, Engjëlli prej plloçe – kurse në disa koordonata edhe Fluturimi i brendshëm, dega e parë nga një triologji epike dedikuar inventuesit rumun Traian Vuia, përmes aftësisë për ndërtim vargjesh, e plasojnë poetin Ion Scorobete në spektrin e vlerave të pajisura me një trashëgimi të ngarkuar apo të një konteksti historik të shtangur. Janë romane të substancës sociale, radiografi halucinante të shembjes së individit mbi sfondin e një mungese përsëritjesh që e markojnë botën bashkëkohore, parabola të mbrujtura me një vizion tragjik mbi konditën humane. Kriza e identitetit, disolucioni i personalitetit, çrregullimi moral, sëmurja dhe atrakcioni i humnerës, bërthamat e ligësisë dhe të vdekjes, janë gjëra të mundshme për identifikim, që e sugjerojnë autorin në botën që e rrethon. Më shumë se kaq, madje, të gjitha këto nisin nga vetë qenja humane, duke arritur ta nxisin për krijimtari edhe atëherë kur vlerat e qytetërimit e ndërpresin hovin për t’u shpërndare nga individi apo nga komuniteti të cilit ky i përket.
Si duket bota poetike e këtij autori lirik që i referohet perceptimit dhe raportimit të vlerave humane në vëllimet e tij në prozë? Duke alternuar, editorialisht, me këta të fundit, poemat e zt. Ion Scorobete evokojnë, aq më shumë, një univers të konvulsionuar, rrallëherë dhurues shprese. Nëqoftëse në manifestimet e para letrare të regjistruara në përmbledhjet e para, autori plasohet në qendrën e një universi të spikatur nostalgjik, të evokuar më shumë në fjalë të pispillosura, vargjet e tij të kohëve të fundit, flasin për një univers të ngarkuar me një peshë të ngatërruar, i kuptuar si një botë përplasjesh në mbretërinë e acarit, duke patur një pikëvështrim që refuzon iluzionin (shih poezinë Kështusoj, ma merr pulsin, prezent në njërin nga vëllimet e tij më të freskëta.).
Pa gjurmë efuzioni, autori i rikënduar në gjuhën shqipe nga Baki Ymeri, bën inventarin e universit të çdoditshëm, duke operuar me konecpte antagonike (qiellor-botëror, shenjtëri-profane, ekstatike-senzuale, engjëllore-djallëzore, esenciale-turbulluese), autori sugjeron tituj të ngjashëm me titujt e vëllimeve të botuara deri më tani, dhe atë, me polarizime etike radikale: Barikada me engjëj, Dashuri dhe zogj të tjerë të gjahut, Dita tip vagoni, Biblioteka e zhurmave, pyjet qiellorë, Mjaltë prej pelini, Zbutësi i sferave,Perandoria e imtë, Ushtrime të vetmisë). Mbështetje qëndrore e vargjeve të reja të mjeshtrit artistik Ion Scorobete është ishulli i ndodhur në mospajtim me vetveten dhe me ata që e rrethojnë. Poemat, si të tilla, më të freskëtat, janë gjithmonë një varg shënimesh të ngutshme, fragmente të shkëputura, duke lënë përshtypjen e një diskursi të precipituar të pikëshikimit mbi një botë të mbrujtur me një farë kohe të përbërë me shpirtin në buzë.
BOX
Ion Scorobete është poet, prozator dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë. Ion Scorobete u lind më 26 maj 1947 në fshatin Meria të Hunedoarës. Kreu gjimnazin, Shkollën speciale të bibliotekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Bukureshtit. Është jurist në disa institucione të Timishoarës, ndërsa më 1995 është emëruar drejtor i Drejtorisë Drept-Ordine pranë Bashkisë së qytetit Timishoar. Nga viti 2000 është avokat pledant në kuadrin e Barout Timish. Ka botuar krijime letrare në disa revista prestigjioze letrare, debuton me vargje nën pseudonimin Romulus Mitu-Meria, në revistën „Orizont” (1973). Ka debutuar editorialisht më 1993 me vëllimin Gjeometria e dëborës. Bibliografi letrare: Gjeometria e dëborës, 1993; Barikada me engjëj, 1994; Dashuri dhe zogj tjerë për gjah, 1996; Dita tip vagoni, 1998; Kavaleri i pasmesditës, 1998; Nata e krenarive (roman), 1999; Biblioteka e zhurrmave, 2000; Pyje qiellorë, 2003; Engjëlli me pllaka (roman), 2004; Fluturim i brendshëm, 2006; Mjalta prej pelini, 2007; Zbutësi i sferave, 2008; Perandoria e imtë, 2010; Elemente konturesh, 2011, Ushtrime të vetmisë, 2011. Librat e tij me poezi dhe prozë e kanë parë dritën e botimit në Timishoara, Deva, Cluj-Napoca dhe Jash. Për veprat e tij kanë shkruar poetë dhe kritikë të mirënjohur si Lucian Vasiliu, Cornel Ungureanu, Olimpia Berca, Radu Ciobanu, Lumini?a Marcu, Alexandru Ruja, Lucian Alexiu, Maria Ni?u, Costantin Buiciuc, Eugen Evu, Mircea Bârsil?, Gheorghe Seche?an, Ioan Ardelean, Ion Pachia Tatomirescu, Dan Bogdan Hanu, Emanuela Ilie, Robert Serban, Ioan Moldovan, Mircea Dinutz, etj. Ka themeluar fundacionin kulturor „Traian Vuia” dhe ka botuar korrespondencën e inventatorit rumun Traian Vuia, si dhe një vëllim me ese mbi jetën dhe krijimtarinë e tij, vepra e të cilit ka qenë preokupim primordial i autorit Ion Scorobete, i cili boton trilogjinë Dekolimi, nga e cila doli në dritë vëllimi „Fluturim i brendshëm”.
VJESHTË
Brenda kohës bien gjethet
Në vdekjen klinike
Mbi fashën mes natës e ditës
Era interpreton partiturën
E ftohtë në një tastaturë
Të çakorduar
Përmes anës së kundërt të bregut
Kërkoj ilaçin e një hyrjeje
Të të kolliturave jokonvencionale
Në prozhmin e tufave
Me horizontin e pritjes
Së këputur
Borkani me zarzavate u mbush
Në kopshtin e perimeve
Të prera nga sandalja në
Gjeometri të skicuara me një laps
Të pafajshëm
Profilohen në pasqyrën
E përhirtë të mëngjezit
Patrulluesi i vyshkur i qetësisë
Siç shkundet nga fishekzjarret
Harlisja e urtë e rrugës
Prioritare
KOHEZION
]Në ligjin e vendosur në malin
E ullirit të shenjtërit të lavdishëm
Të një një shtëpie publike
Hithërat vërtiten
Për të zbutur persekutimin
E qiellit
Saqë u vjen keq i shtrëngojnë
Duart në lulishte
Këto vestale të lazdëruara
Tejmatanë kufirit të urrejtjes
Kur e ndjejnë shfarosjen
Apelojnë te parimi i çertifikuar
Deri në pëlhurën fërkuese
Të triumfit
Të dashamirit të përjetshëm për seks
KËSHTJELLA E VALËZUAR
Në replikë, e vodha puthjen e parë
Të Valerias duke hedhur shpatit
Me gurë të bardhë në dritaret
E mureve
Kështjellari e përqesh mes lemzave
Historinë rituale
E retushon fontanën e gërmuar nga
I ndëshkuari në mes
Siç do ta etalonte një çanak thjerrëzash
E shijojmë trokitjen e famës
Së myshkur
Freska e Walt Disneyt më troket
Fjala e majtë me një fërkim
Intencioni
RING
Vrapoj në një ushtrim perpetua
Të mirësisë
Brenda trasesë
Mundësitë e së cilës u farkuan
Padyshim
Mes vetvetes dhe kundërshtimit
Defensiv
Siç ua ka qepur amblemën Lakani
Se janë gjithmonë në tavan
Të numëruara
Por siç nuk refuzoj
Përzjehem në çorbën e kësaj kohe
Zakonisht për tepër e nxehtë
Që i ndryshon vetëm shijet
E kuzhinës
Të fluturoj në vend të sarkazimit
Mbi fjollat e tejdukshmërisë solide
Një zgavërr gjithnjë e më e zezë
Nga e cila pikojnë shenjat e papjekura
Të shiut
Duke ëmbëlsuar spektrin e plagës
Në kanxha
DISKRET
Faktikisht vetëm brenda duke qenë mund
Të kërkoj dalje kah një askundshmëri
E mirëintencionuar
Unë ngadalë siç e di e latoj
Kryeneçësinë e derës instrumenti
Që do të përshtatet
Në ngjyrosjen e arës së mesit të mënjanuar
Sine die
Dhe ç’është më provokuese
Se sat ë mos kuptosh
Se si një distorsion me shkallë të lartë
Të rrezikut
I kurorëzon matematikisht parfumet
Esenciale