E diele, 28.04.2024, 11:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Riza Smaka: Një libër i madh me gabime jo të vogla

E merkure, 30.11.2011, 08:57 PM


NJË  LIBËR  I  MADH  ME  GABIME JO    VOGLA

 

Almanaku,   libër  i madh,   serioz  me rëndësi   teorike dhe praktike

 

Nga Prof dr Riza SMAKA

 

Almanaku Botëror   dhe Libri  i Fakteve, New  York NY 10001- 2011[1] (The World   Almanac  and  Book  of  Facts,  New  York  , NY 10001 -  2011) me 1008  faqe me   gërma të madhësisë 6, tepër të imta ( sic) ,  nga   viti  1868  botohet  për   çdo   vit  në SHBA-të  dhe, nga atëherë, pa dyshim  , gjithnjë ishte dhe mbetet një nga   botimet më   tërheqëse, më  serioze, më    shitura ( best seller)  dhe më përmbajtësore    botë.

 

Almanaku Botëror  dhe Libri  i  Fakteteve ( Almanaku   2011)  është   liber  i  SHBA-ve , i përvitshëm, i  cili i prezanton informatat dhe të dhënat e përgjithsme, botërore , më të reja, më     sakta  dhe më të   verifikuara  , në radhë të parë, referuar    ekonomisë,  tregtisë, transportit,  udhëtimeve,  agrikulturës,  energjisë,  kriminalitetitetit,  çështjeve   ushtarake ,   shëndetësisë,  statistikave vitale,  personaliteteve më     shquara,  arteve,   mediave,  shkencës,  teknologjisë,  ambientit,  meterologjisë,  kosmosit,  shëndetit,  informimit  ,   konsumatorit, tatimeve ,  edukimit, fakteve historike, historiografike,  hartave të   shteteve  aktuale  të botës   dhe gjatë  historisë  ,  formave   qeveritare shtetërore,   historisë  dhe gjografisë së botës,  religjionit dhe religjioneve,  gjuhës dhe gjuhëve në botë, etnive dhe nacioneve  nëpër histori dhe në aktualitet,  sportit dhe sporteve dhe,  shumë të  dhënave   tjera tepër   atraktive  dhe të rëndësishme  sa për ata/o     përkushtuar  për   njohuri  shkencore të mirëfillta aq edhe për ata/o të orijentuar/a   për kuriozitete  apo për dije   praktike.

  

  • Megjithatë,  Almanaku  2011,   përmbanë  defekte     caktuara

Almanakun  e   lexoj nga viti 1999 dhe ,    pjesë të caktuara të tij  , edhe më pare   jam zhgenjyer përkitazi me disa spjegime, komentime madje edhe me   të dhëna   diskutabile.

 

Përkitazi me  Almanakun   2011, për këtë   vit,  veçanërisht,  referuar   relacioneve  reciproke dhe    disa të dhënave  përkitazi me   Republikën  e  Kosovës dhe të Sërbisë,   me keqardhje ,kam   diktuar   disa spjegime me  të dhëna ,  të cilat , kurrsesi nuk mund të   konsiderohen të   qelluara,     sakta  as të   drejta (sic).

 

  • Disa   nga   vërejtjet    parimore   adresuar   editorit    Almanakut  2011    senior z. Sarah  JANSSEN-it   dhe,  drejtorit editorial  z. Laurie  E. LIKOFF-it  !

Konkretisht , në  faqen 830 të  Almanakut për vitin 2011, prezantohen    dhëna dhe spjegime për Republikëne Sërbisë , nder të  cilat , theksohet se “…Serbia,  People,  Population , Ethnic  Groups:  Serb 83%, Hungarian  4 %, Romany 1%”  përkatësisht   Sërbia ka 7 344  847  banorë nga të  cilët , 83% janë   sërbë, 4% hungarezë, 1% romë , por nuk jepen  të dhëna për përqindjen e shqiptarëve në   at shtet! [2]

 

   at  mënyrë , sipas atyre të dhënave, në Republikën e Sërbisë [3], nuk paska Shqiptarë  ! /  Tim Judah,  The Serbs,History, Myth & The Destruction  of  Yugoslavia,II Ed.,NB, New  Heaven  and London,  Appendix 1, Nationa  Structure  of Yugoslavia 1918,  1961,  1981,1991  & Appendic  5,  Population  of  Kosovo, 1948 – 91, p. 345./

 

Po aty,  nder tjera     theksohet se , (“…Serbia, languages:  Serbian - official, Hungarian”.)  gjuhët  e folura në Sërbi qenkan sërbishtja dhe hungarishtja , pra  jo   edhe     gjuha  shqipe! [4]

 

Ndryshe, ky   konstatim  del si  “ i  natyrshëm” , përderisa, fillimisht mohohet apo     pakut harrohet  egzistimi i shqiptarëve në atë shtet , ashtu   qe, as gjuha e tyre,  e shqiptarëve ,  atje nuk egzistuaka ( sic) .

 

  tej, jo pak   çuditërisht  “konkludohet   ( “..Serbia   which  had since  1389  been  a  vassal   principality  of Turkey,   was established  as an independent  kingdom by the Treaty   of  Berlin , 1878...”)se,  Sërbia,  qe nga   viti 1398 ishte principatë   vazale e Turqisë është themeluar shtet i pavarur nga  Kongresi  i  Berlinit ,në  vitin 1878!

 

Përkundrazi, Serbia , nga viti  1389  deri në   vitin 1879 , në  Kongresin e Berlinit, nuk   ishte  principatë vasale  Turqisë,   sepse   ishte e nënshtruar  pa  asnjë fare   subjektivitetit politik sikunder ishin edhe vendet tjera përrreth ;  ndaj   formulimi në fjalë  , aspak nuk konkordon me   faktet   historike   dhe,   për aq,    nuk është i  saktë,  madje as  për  ndonjë periudhë pak ca të rendësishme [5]!

 

  Almanakun 2011, në  vazhdim ,  nder tjera   konstatohet [6]  “..after the Balkan  wars ,  Serbia’s   boundaries  were  enlarged  by the   annexation  of  Old  Serbia  and  Macedonia, 1913”  ,  përkatësisht    “…pas  luftërave ballkanike , kufinjët e Sërbisë janë   zgjëruar nëpërmjet aneksimit të  “ Sërbisë së Vjetër”   [7] dhe të Maqedonisë”

 

Ky tekst , inkonsekuent   dhe inconsistent ,   sikunder t’ishte   shkoqitur nga  materjale  propagandistike  të proveniencës   hegjemone  sërbe , sipas të cilave, Kosova dhe të  gjitha trojet  shqiptare të okupuara nga Sërbia nga vitet 1878-1913, trajtoheshin   dhe  trajtohen treva të “Sërbisë së Vjetër”; [8]  në po  at  fragment ,  pasaktësisht , nuk është theksuar   fakti  i  pakontestuar se , në  (edhe në …– RS)  vitin ,   Sërbia është   zgjeruar territorialisht,  padrejtësisht dhe në  dëmin e fqinjëve të vet, në radhë të parë, në  disfavorin e Shqiptarëve!

 

  • Entitetet    “secioniste”, por , nga  dhuna, terrori   dhe padrejtësitë shtetërore  sërbe

Vijimisht,    Almanakun 2011  theksohet   [9]  “ … Tito died  May 4. 1980. Yugoslavia   held  together for a decade  then  broke  apart  . Croatia  and  Slovenia  declared  independence  in  1991…”  se , Tito vdiç në  vitin 1980,  i cili, Jugosllavinë e mbajti  unike për dekada   (  dhe)  Sllovenia e  Kroacia , në  vitin 1991, e    deklaruan  pavarësinë e vet;    formulimi i këtillë     prapë,  çuditërisht ,    përputhet me  sloganin   sërbomadh “ …se  Sllovenia , Kroacia... Kosova,  ishin entitete   qe   e  shpallën  pavarësinë   unilateralisht   dhe si të   tilla janë   secesioniste !   Edhe pse ,  teksti   i   diskutuar , De Facti  ,   përkon me aktet   e shpalljes se pavarësisë së Sllovenisë dhe Kroacisë  e   rrjedhimisht të gjitha   konstitutenteve të   federates  jugosllave duke e përfshirë Kosovën por joedhe Vojvodinën ,  mëngësia e tij konsiston në  përshkrimin jokritik vetëm të pasojes por jo edhe të   shkakut; e  kauza e akteve të tilla padyshim konsistoi    kunderveprimet e vetme , të   drejta dhe të arsyeshme adresuar tendencave hegjemoniste të  autoriteteve   sërbe nëpërmjet   luftës   çlirimtare për pavarësi politike .

 

Pra, “secesionizmi”  slloven, kroat, maqedon,   boshnjak, kosovarë ,  kryesisht ishte:

 

-          reaksion adekuat  dhe i  drejt kunder politikave hegjemoniste , antikushtetutare e violente të  autoriteteve   sërbomëdha  dhe,

 

-          shprehje e vullnetit politik të popujve respektivë për pavarësinë   politike  meritore të tyre[10] .

 

Seandejmi,  shpalljet   e  pavarësive  politike  “ të njëanshme “   dhe “  secesionizimet ”    e   entiteteve  federative , të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnës e Hercegovinës,  Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të  Zi, ndodhën  nga    shkaku  i krijuar  nga autoritetet   sërbomëdha  kunder  entiteteve    politike    virtuelisht të pavarura  dhe të barabarta     federates   jugosllave / 1945 – 1989/92 !  Pikërisht, Sërbia,  e para  dhe e vetmja  , veçanërisht   gjatë periudhës 1989 – 1995 ,  makijavelisht    edhe me metodat dhe mjetet  gjenocidiste   duke   sulmuar   sukcesivisht dhe   ushtarakisht Slloveninë, Kroacinë , Bosnën dhe Hercegovinën dhe përfundimisht Kosovën, nder tjera ,  pat   tentuar për ta  transformuar   federatën jugosllave     konstitutenteve të barabarta   të saj,      vetmin shtet unitar sërb , nën diktatin  predominant  sërb(omadh) !

 

Konform me   me    dhënat   relevante   për  shkakun e   shpërbërjes nëpërmjet  disolucionit të    Jugosllavisë   federative,  edhe   fragmentin e   theksuar   Almanakut , sepakut , do të   duhej të   apostrofohej fakti se , Sllovenia dhe Kroacia   , sikunder edhe njësitë  federative tjera ,  duke e përfshirë Kosovën, pos  Vojvodinës, e kanë    shpallë pavarësinë , separit ,

 

-          nga aspiratat  sublime    për  t’iu   kundervënë  agresionit   sërbomadh ;

-          për çlirimin  përfundimtarë   prej  hegjemonisë  sërbe dhe ,

-          për t’iu kundervënë   agresionit sërbomadhë për ta shëndrruar Jugosllavinë   federative në Jugo – Serbi.

 

  • Interferenca e Paktit NATO    vitin 1999, nuk  do  mund të kontestohej  asnjëherë dhe  me asgjë  referuar      moralit dhe të   drejtës  ndërkombëtare !

Është për tu  habitur se si   , në Almanakun  2011, [11]   interferenca  absolutisht e nevojshme,  e justifikuar  dhe e drejtë  e Paktit NATO  kunder  caqeve   politare & militare sërbe gjatë   periudhës Mars – Qërshor 1999,   vlerësohet  njëanshëm,  subjektivisht   dhe,  për aq  padrejtësisht ,  madje ,   vetëm  si   pasojë  e…”  përpjekjeve të Serbisë [12] për ta   shtypur  lëvizjen secesioniste  në Provincën e Kosovës …”  (“…efforts   by   Serbs  to   suppress   a   secessionist movement  in Kosovo  province  led in Mars – June 1999  to a war with   the U.S.  and its NATO  allies…”).    tej , poaty ,  [13] thuhet  ( “ …they  accussed   Milosevic   of  pursuing  a policy of  ethic  cleansing   against   the  Kosovars – ethnic  Albanians  who  were  predominantly  Muslim..”) se,  ata (kush ?)  akuzonin Millosheviqin për   udhëheqjen e politikës  se pastrimit   etnik të Kosovarëve – qe ishin kryesisht muslimanë ( sic) ! Formulimi i tillë , nëse jo krejtsisht , sëpakut  , në  masë  të madhe,  kryekriminelin  Millosheviq , e absolvon    nga  kualifikativi   i  kryerjes së pastimit  etnik dhe  gjenocidit kunder Shqiptarëve   Kosovarë  qofshin muslimanë apo të  krishterë  ,  vetëm në “   akuzimin për udhëheqjen e politikës     pastrimit etnik kunder “Kosovarëve”!

 

  • Politikat   sërbomëdha  edhe  gjatë viteve 1989 -99 , nuk ishin të  adresuara kunder “Kosovarëve”  por eksklusivisht kunder  Shqiptarëve të   Kosovës

Sikunder dihet    dhe ,  me asgjë nuk  përgënjeshtrohet, politikat  shtetërore sërbe  edhe gjatë  viteve 1998-9  nuk ishin kunder të të gjithë Kosovarëve por  ishin   ekskluzivisht kunder    Shqiptarëve të  Kosovës  qofshin  myslimanë apo të  krishterë  përkatësisht kunder kosovarëve shqiptarë.  Rrjedhimisht , nuk është   konstatimi i tillë aspak i saktë as përkitazi ..”politikave sërbe për spastrimin e Kosovës nga Kosovarët …”por ajo politikë ishte constantë  shtetërore sërbomadhe për  dëbimin eksklusivisht të   Shqiptarëve  të Kosovës, qytetarëve dhe   banorëve etnik të  Kosovës të  cilët atu kurdoherë   përbenin  shumicën  absolute të   popullsisë.  Ndryshe , në     strukturën   demografike   të Kosovarëve , nder tjerë,  ishin edhe  sërbët , të cilët, sikunder dihet dhe ,  asnjëherë dhe me asgjë nuk përgënjeshtrohet , asnjëherë nuk ishin   object I  keqtrajtimeve të  autoriteteve  sërbe porpërkundrazi kurdoherë ishin në  funksion të atyre politikave hegjemonioste me tendencyën  morbide mala fidei për dealbanizimin   dhe sërbizimin përfundimtar të Kosovës.  Poashtu , fraza :  “…Millosheviqi  ( edhe një nga vargu I gjatë I personifikimit  morbid të  politikave  hegjemoniste   shtetërore  sërbe kunder   Shqiptarëve – RS ) akuzohej për zbatimin  e  politikës së spastrimit   etnik kunder Kosovarëve…” dot   nuk perkon  me politikat   e   autoriteteve   sërbe  për dealbanizimin dhe sërbizimin e Kosovës  ,   masa  dhe aktivitete    cilat, pashmangshëm ,  konsistojnë dhe rezultojnë politika  gjenocidiste

 

Referuar   dimensionit   historik, Almanaku 2011 [14] (…” Kosovo  was a part of the Roman and  Byzantine empires  before  serbs…”) Kosovën,  mëngësisht e për aq gabimisht   e   trajton fillimisht , pjesë të  Perandorisë  Romake e , rrjedhimisht,  të asj   Bizantine dhe , më     fund     sërbëve (sic) !

 

Ndryshe, sipas     dhënave  historiografike, [15] Kosova , fillimisht , sëpakut  gjat  1000 vjetëve,  ishte pjesë e  Ilirikut  [16] ,  e   Ilirëve ,  paraardhësve të   Shqiptarëve  pra edhetë  atyre Kosovarë e  e vijimisht   ishte pjesë e Perandorisë Romake dhe , pas rënies së Perandorisë Romake të  Perendimit në shek. V, ka mbetë  në përbërjen e Perandorisë Romake të Lindjes, tek nga viti 1557 të  quajtur  “Bizant”, me atë  qe , në një  fragment   të hollë të Mesjetës,    gjatë një   segmentit të shek. XIII –XIV  ishte nën  sundimin   sërb.  ( The term  Bizantine Empire  was  invented  in 1557 about  a century  after  the fall  of  Constantinople  by   German  historian Hieronymus  Wolf  who  introduced   a  system  of Byzantine  historiography in his  work  Corpus   Historiae  Byzantinae ..”) ; Vijimisht ,  Serbia , Kosova me vendet tjera të Ballkanit , afer pesë   shekuj , nga   shk. XIV/XV  - XX ishin nën sundimin e Perandorisë  Osmane. [17]   Seandejmi, në Almanak, nder tjera ,  nuk do  të duhej të  “ harrohej”  përkatësia e Kosovës se sotme, ab  initio ,në përbërësinë e  Ilirikut , të shtetit të Dardanëve Ilirë, nga se, ndryshe,   nolens   volens , do të konkludohej se,  ajo, Kosova, sikunder të ishte e pa rrënjë etnike ,  historike   dhe  kulturore ,gjë qe, nuk perkon me realitetin  historiografik.

 

  • Shqiptarët  , në përgjithsi ,  të Kosovës , konkretisht,  nuk   qenë    islamizuar  ,  në masë , menjeherë pas  pushtimit të  tokave të tyre nga perandoria Osmane

  tej ,  po aty [18] , pasaktësisht dhe ,  dhe për aq padrejtësisht  , shkruhet   se,  ( “ ...After  Otoman  Turks defeated Serb  forces 1389 , Kosovo Population became  predominantly  Muslim  and  Kosovar - ethnic  Albanian …”) …”pas  disfatës së  sërbëve nga Turqët Otoman , populli i Kosovës , në masën më të madhe ,  është berë musliman – Kosovarë etnik …” [19] ; kjo nga se,  pike sëpari, Turqit Otoman , në Luftën e Kosovës , në   vitin 1389 ( nëse ajo ka   ndodhë  ?) nuk i kanë mundur “ forcat   serbe”  por   kanë   shpartalluar   forcat aleate të Ballkanit , ushtritë shqiptare, boshnjake,  hungareze , kroate   , sërbe  edhe polake  ; ndryshe, nga teksti i cituar i Almanakut problematik , nolens volens rezulton se, në Luftën e Kosovës kunder Turqëve Otoman paskan pasë   luftuar  vetëm   “forcat  serbe” , në një anë dhe forcat tjera   aleate   kryesisht ballkanike ,shumë më relevante , ignorohen pa   skrupulla dhe pa precedencë në   historiografi. Bile,  në këtë kontekst , nuk  do të   duhej të  ignorohej  edhe fakti tjetër se ,në anën dhe në    suportimin e Turqve Otoman , në  Luftën e Kosovës , kanë marrë pjesë   forca serbe   të konsideruara ,  ndodhta  më të   shumta se ato në  Taborrin Ballkanik, të  udhëhequra ,pikrisht,  nga “heroi nacional serb” , Kraljeviq Marko , i   cili , më pastaj Turqve u ka shërbyer si tagrambledhës   madje  jetën e vet e ka dhënë    Vllahi  duke luftuar në anën e tyre, Turqve [20] ( jo të Serbëve apo    cilit do  popull të Ballkanit  -  sic !)  .

 

Ndryshe , me pushtimin e Kosovës nga Turqit Otoman, në  vitin 1389 , Shqiptarët , në përgjithsi e, ata të Kosovës , në veçanti, nuk kanë pasë kaluar në   muslimanë ( islam, RS) ; perkundrazi, nga    motivet kryesore të   konvertimit të   shumë   Shqiptarëve nga krishtërizmi në   islam , por jo nga    periudha e pushtimit , por,  tek nga shek. XVIII  , ishte   edhe reaktimi dhe rezistenca   e   tyre kunder   presioneve të   denacionalizimit nëpërmjet orthodoksizimit    serb    suportuar  fuqishëm  nga  Kishës Orthodokse Lindore tepër e  favorizuar   edhe nga Perandoria Osmane [21]!  (  The Balkans  since 1453, London , p. 970  Coming  of the Ottoman  Turks to 1402,  15).   Shqiptarët   i   kanë   rezistuar   konvertimit   fetar   deri në   shek. XVIII – të , i  cili fakt , pos      dhënave   arkivore   vertetohet edhe nga gjeneratat   gjenealogjike  nga aktualiteti prapa , përafersisht, deri në   shek. XVIII.[22]

 

  • Sërbia  nuk e   “rifitoi” Kosovën pas luftërave ballkanike, por ,  Kosova   iu pat   dhuruar , të cilën,  kurrnjëherë    dhe me asgjë nuk e meritoi

Inkonsekuenca   historiografike e Almanakut ,  2011 , referuar  mëngësive të   ngjarjeve relevante dhe të fakteve  historike  të pakontestueshme, referuar  skopit tematik, kryeneqsisht vijon të   mbetet   konsekuente , duke  “konstatuar “ se ( “…Serbia   regained   control ( of Kosova, RS)  in the First  Balkan War 1912-13   and  Kosovo entered  the Kingdom  of Serbs,  Croats  and  Slovens as part of   Serbia after World War I  …”)”… Serbia  e rifitoi kontrollin ( mbi  Kosovën, RS) në Luftën  e Parë Ballkanike  , në  vitin 1912-13   dhe , Kosova hyri     Mbretërinë Sërbe , Kroate – Sllovene  si pjesë e Sërbisë pas Luftës së Parë Botërore …”!

 

Formulimi  i   tillë    do të  mund të kishte   njefarë   kuptimi  ,  sikunder , Serbia ta kishte pasë Kosovën nën kontroll shtetëror ,sëpakut,  disa dekada eventualisht një shekull më parë, por,  kurrsesi jo kur ajo  rrethanë kishte ndodhur   pesë   shekuj më parë ,  madje, në Mesjetën  turbulente  me batica  dhe zbatica  okupuese të  vendeve të ndryshme nga   popuj poashtu të ndryshem;  aq më tepër kur  okupimet në  fjalë  , në atëperiudhë  historike  pothuaj se ishin dukuri     rëndomta dhe përgjithësisht ishin afatshkurtëra.  Dhe pikërisht ashu , sërbët, në Mesjetë,   e kanë   pasë okupuar   dhe mbajtë Kosovën   për  më pak  se dy shekuj

 

  • Komponenta   historike”     cilën  Sërbia e përdorë për t’i justifikuar   pretendimet territoriale  referuar Kosovës,  janë krejtsisht   kunderproduktive dhe  bomerang , pikërisht ,  kunder    apetiteve  megalomane të   saj

Politikat  e  autoriteteve   shtetërore  sërbe  kur pretendojnë për Kosovën “ si   djep mesjetar të  shtetit sërb”  dalin qesharake, joserioze, arbitrare  madje   kunderproduktive për  ato  dhe aso fare  revendikacionesh.

 

Po të valorizohej  komponenta   historike   edhe për Sërbinë [23], të  cilën ajo kurdoherë e apostrofon për t’i justifikuar   pretendimet territoriale referuar  Kosovës, vet Sërbia ,  pa shmangshëm do të  duhej , tërësisht të   trajtohej tokë, territor dhe pjesë   pos  e  vendeve   tjera, edhe e Perndorisë Osmane përkatësisht  Turke  , nën të  cilin shtet  , ishte e shtrirë    robëri servile  jo më pak se  pesë shekuj;   Bis, edhe në këtë fragment të Almanakut  2011 , në  dëmin e Kosovës e , për aq në  funksion të  Sërbisë hegjemoniste ( çuditërisht   dhe absolutisht padrejtësisht të perkdhelur nga fuqitë  relevante gjatë të gjitha   periudhave historike kritike  :  1878, 1913, 1919, 1945  ,  madje edhe pas luftërave hegjemoniste  dhe   gjenocidiste të saj  gjatë   viteve  1992-5, 1999  ,  fillimisht,  kunder Sllovenëve, Kroatëve, Boshnjakëve Muslimanë dhe, përfundimisht kunder Shqiptarëve Kosovarë)  sikunder  qellimisht, nuk vehet në pah, nuk apostrofohet    fakti  se, në vitin 1913,   Serbia nuk e pat   “rifituar  (regain) Kosovën , por, edhe sipas  opinionit politik të Konferencës së Ambasadorëve , asaj ,   Sërbisë , pa asnjë   bazë  as   meritë historike,   kulturore,  tradicionale,   demografike ,  iu pat  konceduar   nga fuqitë  e mëdha  !?   Dhe ,   donacioni   nëpërmjet   koncedimit të Kosovës në të mire të Sërbisë, në  vitin 1913,  edhe sipas  Konferencës së Ambasadorëve  ka  qenë   aplikuar, jo në favor të   delimitimit dhe demarkimit kufitar objjektiv, por, të  harmonizimit të  interesave të   fuqive të mëdha të kohës![24]Nderkaq,  Sërbia edhe aktin e tillë e quan  bazë  për  pretendime   territoriale  ndaj Kosovës !

 

  këtë  kontekst ,vlenë të theksohet  edhe një  nga   vargu  i   favorizimeve  kapitale të Sërbisë nga  fuqitë e mëdha ,  kur  ato , në  vitin 1919 , pas Luftës Botërore I,pa asnjë  farë  baze juridike apo politike ndërkombëtare , ia patën   falë -  grantuar  Vojvodinën, e cila , me të   bazë , konsiderohet ,   jo më pak se “Hambari i Ballkanit”.    këtë   kontekst , Sërbët, nga ardhja  në Ballkan,  nga shek. V-VI,  Vojvodinën , gjatë  as më të   shkurtës  periudhë  historike,  deri në  vitin 1919, nuk e kanë pasë në posed madje as të okupuar !

 

Për ironinë  e  vet ,  Sërbët , referuar  Kosovës , kryesisht , apelohen në “ komponentën  historike “, e cila, për ta , pa  shmangshëm rezulton   absolutisht e pa  favorshme,  bomerang   absolute  , sepse, nder tjera ,  sikunder u tha më sipër, Vojvodina , sipas postulatit   historik , do t’i takonte, në  radhë të  parë Hungarisë   përkatësisht kujt do tjetër pos Sërbisë ;     anën  tjetër , krahasuar me  Ilirët  , paraardhësit e Shqiptarëve      (të  Kosovës ),  me  Perandorinë   Romake fillimisht e ,rrjedhimisht ,me Perandorinë Romake të Lindjes apo Bizantin, me principatën   sërbe  dhe me Turqit – Perandorinë  Osmane,   ata – sërbët, edhe Kosovën e kanë mbajtë të pushtuar më së   shkurtit , më  se pakut !  ( Chambers  of   Dictionary  of   World  History,  UK, Edingburg, 1993) ..[25]Rrjedhimisht,  sipas  logjikës së  politikave shtetërore sërbe referuar Kosovës, të  apeluara në”componentën   historike”, sundimtarë të saj do t’ishin :

-   pasardhësit   e Ilirëve, Shqiptarët, sepakut  1000  vjet;

-   pasardhësit e romakëve, Italianët , përafersisht  1000  vjet;

-   sërbët, afer  200  vjet dhe,

-   turqët 500 vjet!

 

Më pastaj,  Mutadis  Mutandis, të  pritej   dhe të   shifej ! 

 

·         Puçi   dhe   grushtshteti [26] i  Sërbisë   kunder   subjektivitetit   konstitutiv të  Kosovë në   vitin 1989

 

Në mars  të vitit 1989,   shteti  Sërb, në  zbatim     politikave   hegjemoniste , edhe me  mjete dhe metoda  violente  politike,      kombinuara  dhe të   suportuara me  instrumente   dhunës   politare e militare [27]  , në   kundershtim me     Sistemin   kushtetutar të   shtetit   federativ - Jugosllavisë së Dytë ( 1945 – 1989/92) ,   pjesë e të   cilit   edhe shteti serb ,  De Iure , i   përkiste dhe  i ishte i subordinuar ,   bile   edhe  në kundershtim me Kushtetutën e   vet,  të Sërbisë   e, veçanërisht në kolision  flagrant me Kushtetutën e Kosovës ,    (“…revoking   provincial   authonomy…”) ,  “…nuk e revokoi  autonominë   krahinore …” të Kosovës   [28] ,  por ,    pa asnjë bazë   dhe    procedure jashtë  kushtetutare  e   suprimoi     statusin politik – kushtetutar të Kosovës! Deri në   marsin  e vitit 1989, Kosova ishte njëna nga tetë   konstitutentet e  e   njeta të   Jugosllavisë   federative  , çfarë ishte edhe Sërbia;   por, vijimisht deri në  vitin 1999, Kosova , me dhunë   shtetërore të pa precedencë    historinë politike kontemporare, në  saje të puçit   me grushtshtet në   Sistemin kushtetutar të   shtetit  të përbashkët, Sërbia , marsin e vitit 1989   e pat   redukuar   Kosovën  nga   entiteti   federativ i njejtë   me   komponentet tjera , pra edhe me Sërbinë,      provincë territoriale  - administrative “ serbe” praktikisht të pa asnjë   competence   shtetërore as publike. Në atë mënyrë , me puç  dhe grushtshtet  të pa precedencë,  sui generis ,   shteti  sërb,   me   objektiva për :

 

-          hegjemonizim  sërb    dominant në tërë  Jugosllavinë  federative ,

 

-          predominimin e   Sërbisë dhe të  sërbëve në  atë  shtet      hapësirat kudo qe ndodhet një varr sërb”   si dhe,

 

-          për   suprimim të   pa kusht    dhe  përfundimtar  të subjektivitetit    kushteturtar të Kosovës , me synimin e   fundit ,  qe atë, Kosovën tok me komponentën   dominante   shqiptare ,   makijavelisht ,  qoft edhe nëpërmjet    gjenocidit  , ta   dealbanizone dhe njëherë e përfundimisht dhe pa kthyeshëm ta   sërbizonte!

 

 

Nderhyrja e tillë e shtetit sërb,     vitin 1989 , sëpakut , De Iure  &   Ipso  Facti  ishte  fundi i   Jugosllavisë së dytë , të cilin  akt,  jo pak autorë  juridikë  e politikë  e  konsiderojnë     ngjarë    vitin 1992!

 

  •   vitin 1989 , Sërbia , nuk e “ revokoi   autonominë   krahinore …” por e suprimoi  subjektivitetin  konstitutiv të Kosovës  nga   struktura  simetrike   dhe ekuivalente   federative

Nderkaq, në Almanakun 2011 , në faqen 795 ,  në vend    formulimit   “…revoking  provincial  autonomy = “… revokimit të   provincës   autonome …”  do  te   duhej të  apostrofohej    fakti i  padiskutuar  se ,  “ Sërbia,  me puç dhe grushtshtet të pa precedencë, sui generis , në  kundershtim me   sistemin   kushtetutar të  shtetit   federativ , në të cilin ishte   dhe të cilit De Iure i  subordinohej ,  me kushtetutën e vet   dhe  në kolision  flagrant me Kushtetutën e Kosovës ,  më 28 mars 1989 , e pat   suprimuar subjektivitetin politik – kushtetutar të Kosovës ..”.

 

Ndryshe, Kosova, nuk ishte …” provincial   autonomy =   provincë   autonome…”  por  , përkundrazi   ishte   krahinë  e   tipit   dhe nivelit   politik – kushtetutar  dhe në nga   konstitutentet  e shtetit   federativ   në të cilin edhe vet  Sërbia kishte po atë status  politik e kushtetutar   sikunder edhe   komponetet tjera të  atij shteti të përbashkët.  Nderkaq,  “provinca  autonome” nga  Almanaku 2011,  e ka  konotacionin   e autonomisë   territoriale   -  administrative , çfarë ,  gjatë   periudhës    dominimit sërb në Jugosllavinë II ,   1945 – 66  dhe 1989 – 1999 ,vertetë  ishte Kosova .[29]

 

  • Kosova,  gjatë periudhës  historike  1968 – 1989 , përderisa  Sërbia nuk dominonte në Jugosllavinë II, ishte njëra nga tetë   subjektet  konstitutive të  njejta në  federatën jugosllave

Vijimisht   e për të   qenë  ironia edhe më e madhe ,   krejtësisht  konform me  vokabularin  hegjemonist Sërb , në  Almanakun 2011  theksohet   ( “…Kosovo … after the World War II  and became an autonomous province   of  Serbia  a  constitutent  ( Serbia,RS)   republic  of  Yugoslavia”)  -  Kosova,  pas Luftës së Dytë Botërore,   është berë  krahinë autonome e Sërbisë  ,  e cila ( Serbia, RS)  ishte republikë konstitutente e Jugosllavisë!   Zatën   ky  formulim,   do të kishte   sens të  caktuar   vetëm referuar  periudhës  historike nga viti 1945 – 1966  por kurrsesi jo edhe pastaj ,nga viti 1966 – 1989 sikunder    reflekton përmbajtja e tekstit të  tillë. Në  këtë kontekst, vlenë     apostrofohet   fakti se, gjatë po asaj  periudhe , Sërbia  zotëronte  pozitë  dominante jo vetëm në Kosovën  por në terë   shtetin  federativ, Jugosllavinë II . Seandejmi ,  përgënjështrimi i  pikëpamjes nga teksti i  diskutuar  nder tjera,  argumentohet  bindshëm  edhe me amendmentet  kushtetutare të miratuara   gjatë viteve   1967-8 dhe , më  qartë , nga  Kushtetuta  e Jugosllavisë II, e Sërbisë  dhe e Kosovës   e  vitit 1974 , sipas të cilave, Kosova gjatë periudhës 1967 – 1989,  ishte krahinë socialiste,  vetëm nominalisht    kuader të Sërbisë , por , mbi te , ishte një nga tetë konstitutentet e shtetit federativ – Jugosllavisë II.

 

Gjithsesi,  heshtja e   faktit qe,  gjatë periudhës  se  egzistimit të Jugosllavisë II ,   Kosova   ishte  një nga konstitutentët themelore të  saj , në  atë   aspect   dhe nivel  e njejtë me Sërbinë,  pos  prezantimit   defektoz  të statusit politik – kushtetutar të Kosovës, i  suporton  pretendimet  hegjemoniste sërbe referuar  Republikës  së Kosovës sot dhe,   nëser!

 

  •   Almanakun 2011, aplikohen   terma    juridike  inadekuate

  Almanakun 2011, në fq. 795, në  vijim, në vend qe të  theksohej se , Sërbia , në  funksion të  megalomanisë  hegjemoniste   dhe të politikave shtetërore   ekspansioniste ,    radhë të parë,  referuar   Kosovës, në  vitin 1989, me puç  dhe grushtshtet të sinkronizuar , duke berë agresion   të pa  precedencë    sistemin kushtetutar   dhe në  rendin   juridik  të shtetit federativ   e ,  seandejmi, të  Kosovës  si  dhe të vet shtetit serb  , pa   saktësisht thuhet :  “Revoking   (Kosova’s – RS)  provincial  autonomy , Serbia  began  ruling   Kosovo by force  in 1989…=..  pas  revokimit të  autonomisë krahinore ( të Kosovës , RS)  ,  nga viti  1989, Sërbia   filloi   sundimin    e saj me forcë të saj …’

 

Termi   r e v o k i m   i  autonomisë  krahinore   =  “…revoking provincial  autonomy..”, nuk perkon  me terminologjinë     kushtetutar të  kohës ( 1968 – 1989)     sistemit   kushtetutar të  Jugosllavisë  ,të Sërbisë  ,  të Kosovës   as    cilës do konstitutentë federative tjetër.  Ndryshe ,  jo Sërbia     por as   shteti   federativ, Jugosllavia II ,  nuk   kishte  autorizime  kushtetutare   “ për ta   revokuar  autonominë   krahinore      Kosovës “.  Instituti  juridik “revokimi” ka  funksion të aplikimit , kryesisht , në   çështje   procedurore administrative,  civile e ,herë – here    çështje   penale por jo edhe në  terminologjinë    kushtetutare.   Konkretisht ,  organi i administrates  publike , në procedurë  administrative  dhe konform me ligjin , mund ta revokojë , të   zemë,  licencën  e miratuar më parë ( “ The authorities  will revoke  your  lecence  if you get another  speeding  ticket”).

 

U  muar  vesh se ,   statusi   kushtetutar  i     gjitha  konstitutenteve , i disave apo vetëm i njerës sosh, konform me Rendin Juridik të Jugosllavisë II si dhe me rendet   juridike të konstituenteve të  saj , nuk ka mund të “  revokohej” por eventualisht , në procedure   dhe  baza  kushtetutare , ka mund të amendohej     v por pa dhunë   shtetërore dhe vendosje arbitrare unilaterale të   Sërbisë sikunder  ajo  veproi ,  jo vetëm   në vitin 1945, 1989![30].

 

Promovimi eventualisht   degradimi i statusit   kushtetutar të cilës do konstitutentë, pra ,edhe të Kosovës ,   gjatë periudhës 1968 -  1989 ,ka mund të   ndodhte vetëm në bazë dhe në procedureë kushtetutare të përcaktuar ,  të sanksionuar edhe me pelqimin e vet konstitutentës  respektive ,në këtë rast ,të Kosovës.

 

Ndryshe,   pajtimi  i  Kosovës për t’iu degraduar pozita kushtetutare , pa   puç  dhe   grushtshtet   sërb të   suportuar  nga ,  disa  konstitutente  federarive  eksplicite e,  nga tjerat implicite , nuk do të kishte ndodhë     asnjë  rast  as rrethanë.  Ndaj, në   këtë  kontekst,  në vend     termit   “..revokimi…” do të   duhej      aplikohej   termi    supremimi...”  nga se,  i  pari , përkonë me   natyrën  e procedureës administrative   e    civile, çfarë nuk ishte rasti në  momentin e   supremimit    autonomisë  kushtetutare të Kosovës në  marsin e vitit 1989.

 

Rrjedhimisht , Almanaku  2011  në faqen  795  , pas  tekstit    diskutuar   “ … Serbia  began  ruling  Kosovo   by  force    in  1989    = ” …Sërbia   filloi  sundimin e Kosovës me force  nga   viti 1989 ..”)  ,  vijon “ ..  Albanian  secessionists   proclaimed    an  independent    Republic  of  Kosovo   in July 1990... përkatësisht , “Secesionistët   Shqiptarë,     qërshorin   e vitit 1990  proklamuan  pavarësinë   e  Republikës     Kosovës  nga autoritet  sërbe” ;

 

Sikunder  dihet dhe me asgjë  nuk mund të  përgënjeshtrohet, Shqiptarët   kosovarë nuk ishin  secessionistë klasikë   sikunder   theksohet aty  ( “ …Albanian   secessionists   proclaimed  an independent  Republic of  Kosovo  in July  1990…”) ;

 

Përkundrazi ,  Shqiptarët e Kosovës   nuk ishin   secessionistë por   ishin dhe mbetën  luftëtarë   çlirimtar   konform me të   drejtën  nderkombëtare  publike,   fillimisht , në  luftën  politike e rrjedhimisht   ushtarake  , konform me  postulatin politik e juridik ndërkombëtarisht valid   për vetëvendosje politike dhe, mbi të  gjitha ,për vetëmbrojtje kunder   dhunës  shtetërore sërbe e cila  makijavelisht  tentonte    t’i   shfaroste  sistematikisht dhe    gjenocidisht , në një anë dhe , Kosovën ta serbizonte , përfundimisht .

 

  • Shkaku  i   ngjarjeve tragjike     Jugosllavinë II  me pasoja  gjenocidiste ishte Sërbia   e   stimuluar nga orekset  megalomane dhe me   pretendimet  hegjemoniste

Almanaku  2011, po aty   vijon me formulimin  e paqendrueshëm: “  Guerrila  attacs  by  the Kosovo Liberation   Army  in 1997  brought   a   ferocious  counteroffensive by  Serbian  authorities”) përkatësisht ,”… Sulmet   e Guerrilës    me   Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në  vitin 1997   sollen    kunderofensivë    egër  nga  autoritetet   sërbe..”;

 

Çuditërisht,  masakrat, terrorizimet dhe  krimet   gjenocidiste të     luftës   nga    forcat  militare – politare sërbe  , shumë më pare nga vitet 1998 -99    e, veçanërisht gjatë periudhës 1998-99 ,  teksti     fjalë, pothuaj se , i  absolvon   vetëm me  “Guerrilla   attacs  by  the Kosovo Liberation Army  in 1997  brought  a  ferocious   counteroffensive by  Serbian  authorities…” me   sulmet  e Guerrilës  përkatësisht  Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës     vitin 1997 të  cilat  e paskan sjellë   kunderofensivën  e   e ashpër    të autoriteteve sërbe!  Ndryshe,   diskriminimet  shoqërore,  ekonomike,   kulturore, arsimore e mbi të  gjitha politike ,  keqtrajtimet   psikike e fizike,  uzurpimet arbitrare të pronave   shqiptare , burgosjet e kurdisura , vrasjet individuale e grupore deri në  çvendosje të   dhunshme nga   trojet  etnike të  shqiptarëve nëpërmjet  instrumenteve  dhe mekanizmave  etatiste   me synim      dealbanizimit dhe të   serbizimit të  Kosovës,   autoritetet sërbe  i kanë aplikuar   egersisht  ( ferocious) gjatë  tërë  periudhës së dominimit   shtetëror serb mbi Kosovën , veçanërisht,   gjatë periudhave 1912 -  1941,  1945- 1966, 1998- 99! Ndaj,   aktiviteti   çlirimtar i Guerrilës Shqiptare në Kosovë , të mirënjohur,  si Ushtria  Çlirimtare e Kosovës, aspak nuk ka ka   shkaktuar “ kunderofensivën e ashpër të autoriteteve sërbe” nga se , ajo,  si e tillë , por në   intensitete   variabile,  konform me rrethanat e kohëve, ishte permanente  gjatë  përiudhave   historike të   sipërpërmendura. Vertetë, nderhyrja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1997 – 9 ishte  nevoja e fundit  e justifikuar me të  gjitha   standardet për  luftëra të  drejta, të lejuara, legjitime  çlirimtare.

 

  • Përfundimi

Almanaku  Botëror   dhe Libri   i  Fakteve  2011 ( The World  Almanac  and   Book of  Facts 2011) ,   është tekst  i përvishëm  me experiencë    afirmative të  gjatë nga viti  1868   qe  prezanton të  dhëna   relevante , të   verifikuara,     strukturuara  dhe të   sistemuara , shumë interesante dhe të   dobishme   për   dedikime   kërkimore-  shkencore , informime adekuate dhe për   nevoja  pragmatike të  bizneseve,  asociacioneve , institucioneve publike   si dhe të   individëve   kurreshtarë   për rrjedhat   shoqërore, ekonomike, politike, kulturore,   edukative ,demografike ,   religjioze    dimensione botërore;

 

Almanaku    fjalë , duke e marrë parasysh  provenienceën e    editimit dhe të publikimit, eksperiencën   afirmative të  gjatë   dhe objektivat  për informime     sakta   dhe  aktuale  ( për ekonominë,  bizneset , energjinë,  çështjet   ushtarake ,  shendetësinë e shendetin,  statistikat  , personalitet   eminente me   influenca      rrjedhat    historike , shkencën, teknologjinë, hartat e shteteve nëpër shekuj, qeverisjen dhe format  e qeverisjeve  nëpër kohë e vende të ndryshme, historinë botërore , kulturat e civilizimet botërore, religjionet botërore gjatë historisë dhe aktualisht, sportet  dhe jetën   sportive  ) ,  pothuaj se , apriori  imponohet   edhe si  një  nga burimet më të  besuara  referuar   të dhënave dhe informative të   theksuara  ;  ndaj , ky  publikim , apriori reflekton   bindje   se përmbanë     dhëna  dhe informacione të  dorës së pare  sidheburime për  mbështetje të  tezave  sidhe të  veprave  më se të ndryshme në  funksion    informimit, analizimit kritik dhe të  studimit të temave të  caktuara;

 

Edhe në  veprat   e mëdha , çfarë , padyshim , është Almanaku 2011..., konform me  maksimën e mirënjohur  nga lashtësia “Errare Humanum Est”  praktikisht   , nuk mund të mos ndodhin errata, formulime jo sa   dhe  si  do të  duhej të  definuara, çështje të pa  specifikuara me cilësi madje edhe përvjedhje e gabimeve të  caktuara;

 

Almanaku 2011… , me  besim të mire  se  pa   tendenca, përmbanë   formulime    dhe konstatime   diskutabile   referuar   relacioneve  kosovare – sërbe, të  cilat,   edhe aktualisht janë akute dhe delikate  ;

 

Seandejmi ,    edhe këtu [31]e në  këtë mënyrë  ,

 

  • editorit   senior z . Sarah JANSEN-it  ,
  • editorit z.  M. L. Liu-t,
  • Ass. Editorit z. Shmuel  ROS-it  sidhe ,
  • drejtorit  editorial z.  Laurie  E. LIKOFF-it
  • (në   adresën  WORLD   ALMANAC BOOKS ,  AN  IMPORTANT  IMPRINT   OF  INFOBASE  LEARNING  , 132  WEST   31  ST   STREET,  NEW YORK, NY  1001)

u   apelohet  qe,  gjatë  editimit  të Almanakut  2012 ,t’i   vlerësojnë  me kujdes    vërejtjet.  qellim  mira,     theksuara në këtë   punim.

 



[1]

[2] Serbia, Republic of Serbia: People, population -  7  344  847…; Etnic   groups:  Serb 83%,  Hungarian 4%, Romany 1% …!

 

[3]  Tim  Judah, The   Serbs  , History, Myth & The Destruction of Yugoslavia,  , II Ed., NB,  New Haeven and London,  Appendix  1, National  Structure of Yugoslavia 1918,  1961,  1981, 1991  &  Appendix  5, Population of Kosovo  ,1948-91, p. 345)

 

[4] Serbia, Principal languages:  Serbian ( official),  Hungarian!

[5] Tim   Robert D. Kaplan,  National Bestseller,  BALKAN  GHOSTS,  A journey Through  History,  “ Old  Serbia”  and ALBANIA: Balkan  “West Bank”, , p. 29…”

 

[6] The  World  Almanac  and Book of Facts, 2011, 132 West  31 st Street, New  York, NY 1001, p. 830,  After the Balcan Wars , Serbia’s boundaries  were  enlarged  by the annexation of  Old  Serbia ( sic) and Macedonia, 1913!

 

[7] Ibidem,  p. 44 “…IN 1913  GREAT  POWER  INTERCESION RESULTED  IN THE CREATION  OF AN INDEPENDENT   ALBANIAN  STATE MINUS   THE  MUSLIM  PROVINCE   OF   KOSOVO  WHICH   THE   S E R B S   G R A B B E D “

 

[8] Ibidem ,  bis

 

[9]:” Ibidem, …Tito   died May 4. 1980. Yugoslavia  held   together  for a decade , then broke  apart  Croatia  and  Slovenia declared  independence   in 1991…”

 

[10] Teoria   juridike i njef  kater   forma të  shpartallimit të  shtetit  të përberë, federativ e,  një nga ato,  është   disolucioni i ciliështë aplikuar   gjatë  dekompozimit të Jugo 

 

[11] Ibidem, …Interferimi i NATOS   kunder targeteve   politare e militare Serbe të  cilat   më pare e më   vrullshëm gjatë  vitit 1999, kunder   Shqiptarëve civilë e të pa armatosur   ushtronin masakrime të   pa skrupullta dhe dëbime massive  , akte gjenocidiste, në Almanakun  në  fjalë,  çuditërisht   “justifikohet”   si shkak i   perpjekjeve të Serbisë për ta  shtypur   lëvizjen   secesioniste (sic) pra nuk  apostrofon se nuk ishte “Lëvizje   Secesioniste” por ishte Luftë Çlirimtare e drejtë, për ta   dëbuar   okupatorin  Serb  gjenocidist  …!

[12]  Ibidem,   Efforts  by  Serbia  to  suppress  a secessionist  movement in  Kosovo province  led  in Mars- June 1999 to a war   with  the U.S.  and its  NATO   allies…

 

[13] Ibidem,  …they  accussed Milosevic  of  pursuing  a policy  of ethnic  cleansing against the Kosovars -  ethnic  Albanians who were  predominantly  Muslim (sic)

 

[14] Ibidem, p. 795, …”Kosovo  was part of  the Roman  and  Byzantine Empires  befor   serbs…”

 

[15] Tim  Judah , The Serbs, History  , Myth  &  The Destruction  of Yugoslavia  , Second Edition , NB…London, …The Arrival of the Slavs, p. 7…When  in the fourth  century  the deision was taken  to  divide  the empire ( the Roman Empire- RS)  between  Rome and Constantinople   the area  was home   to a mix of peoples  such as  Greeks, Thraci0ans,  Illyrians, Dardianas, Romans, Dacioans  and  many  others…

 

[16] Tim  Judah,  The   Serbs, History, Myth  & The Destruction  of  Yugoslavia, Second Edition, NB…London, p. 8 …”Another  people  who  survived   the arrival  of the Slavs  were  the ancestors   of the   modern  Albanians ….

[17] Tim Judah, ibidem, p. 6….Serbia under Turks…

[18]

Ibidem,  ..After  Otoman  Turks    defeated  serb  forces 1389 , KosovoPopulation  became predominantly   Muslim  and ethnic Albanian …

[19] Ibidem

[20] Tim  Judah,  ibidem, p. 27,  71 …” KRALJEVIC  MARKO ( THE SERBIAN   NATIOANL HERO – RS)  became  the first  Serbian  lider   to fight    with his men  in the army  of   Sultan Murad I  ( 1360  -  1389 ) !?   His   career as Turkish  vassal   did not preclude  him   from    becoming  of the central   figures of Serbian folklore …!?

 

[21] L.S., Stavrianos ,The Balkans  since 1453,  Coming of the  Ottoman  Turks  to 1402  , p . 33  &   Concuests   of  the Balkans :  1403 -  1481 , p. 50   &  Ottoman  Empire   at  Its  Height :  1481  -  1566,   p. 50;

[22] Se  konvertimi I Shqiptarëve nga Krishterizmi në Islam kandodhë   nga shekulli XVIII , nder tjera konfirmohet edhe me faktin relevant se   pothuajse të   gjithë Shqiptarët e  besimit  muslimanë, në   zingjirin  dhehallkat   gjenealogjike , kanë më se shumti 10- 12   gjenerata ( Një nga   shumë e shumë   shembuj e prezantoj   rastin personal : Rizë – Ahmeti- Moni- Xhemajli – Smaka- Rexhi -  Çuni- Ujka – PRELA  e  tujte I cili ishte I   besimit katolik ngaRugova kreshnike e Pejes legjendare)

 

[23] Tim Judah,  ibidem, p. 6…Serbia under Turks,  48;  Ottoman  conquest, p. 6,10

 

[24] Robert Kaplan,  Natioanl Besseller, Balkan  Ghosts, A  Journey  Through  History, … Yugoslavia  : Historical  Overtures, 1- 28  &  Chapter Two,  “Old Serbia”  and   Albania ,  Balkan  “West  Bank”, …WHEN  TURKISH  RULE  IN  ALBANIA  FINALLY  BEGAN  TO  COLLAPSE  DURING THE FIRST BALKAN WAR OF 1912 ,  THE ALBANIANS ,  ONCE AGAIN ,  FOUND  THEMSELVES  ALONE  AGAINIST  LARGER ENEMIES : SERBS,  GREEKS,  BULGARIANS ,   ALL INVADED ALBANIA   CLAIMING  TO  LIBERATE  IT,  BUT ,   IN   FACT,   INTENDING  TO  CARVE  IT UP  INTO VARIOUS  SPHERES  OF INFLUENCE . IN 1913 ,   GREAT POWER  INTERCESSION RESULTED  IN THE CREATION  OF AN INDEPENDENT ALBANIAN STATE ,   M I N U S   T H E   M U S L I M  ( SIC)   P R O V I NC E     OF    K O S O V O  , W H I C H  ,   T H E   S E R B S…               G R A B B E D !?

[25] Davies. N. , Europe a  History, A PANORAMA  OF  EUROPE  , EAST  AND  WEST  FROM  THE   ICE AGE  TO  THE  COLD  WAR,  FROM URALS  TO GIBRALTAR, NEW  YORK, 1988

 

[26] Puçin për   rreximin e pushtetit  legal apoaktual e ndermerrë kreu apo pjesë e kreut  ushtarak të   vendit ndersa atëaksion kur e ndemerrë  personi në  organizim apo grupi nga nivelet   qeveritare apo politike të larta është   grusht  shteti.;

 

[27] Në   vitin  1989, Sërbia , praktikisht   ishte   republika   dominante në radhë tëparë në   forcat e armatosura  dhe në   strukturat e policicë politike  kontra-informative   ushtarake   e civile…

 

[28] The World  Almanac…, p.795

[29] Ibidem, p. 795 ,  Kosovo  entered  the Kingdom of Serbs, Croats and Slovenes   as   part  of   Serbia  after World War I  , and,  became   an autonomous  province  of  Serbia , a  constitutent   republic of Yugoslavia – after World War II !

 

Gjatë   periudhës 1967-8  ka   qenë miratuar    një  dyzinë   e amendmenteve me të  cilat  Kosova nga   statusi  I autonomies   administrative – territoriale ka qenë promovuar, virtuelisht , në nivelin e republikave të Jugosllavisë  II (1945 – 1989/92)  nominalisht e quajtur Krahinë Socialiste e Kosovës  apo shkurtimisht KSAK. Për dallim esencial nga   tippet e autonomive  politike tjera, KSAK –u sikunder edhe KSAV-I ( Vojvodina) ishte një nja konstitutentet e Jugosllavisë Federative   me autorizime   kushtetutare respective.

[30] Englishtja  , sikunder dihet   ka   fjalor të pasur  dhe,  referuar   termit  juridik “revoke” revokimit, disponon këto sinonime:  withdraw, take back,  negate,  annul,  nullify,  invalidate,   void, declare   nul   and  void,  abolish,   expunge,   erase,  quash,   do  away  with, repeal,  rescind,   reverse,  call back, retract, override,  overrule,  countermand,  set   aside,  disallow, dismiss,  abjure  , renounce,    disclaim,  repudiate !

[31] Do  t’ishte   punë  e mire  qe,  Akademia   e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, këtë punim eventualisht   të   riformuluar , nëpërmjet Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë   përkatësisht  kanaleve adekuate tjera , t’ia   adresonte  kolegjit  editorial  të Almanakut 2011 .., me  propozim për t’i  vlerësuar   objektivisht   verejtjet  e sipërtheksuara   në po at  publikim ose në   takstin e   formuluar   nga ajo!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora