E shtune, 12.10.2024, 07:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Azilanti

E hene, 05.12.2011, 08:37 PM


AZILANTI

 

            Teksti dhe kompozimi: Demir KRASNIQI

            Interpreton : Lendita HAKAJ

 

Azilant , unë kur shkova –

Mirë e pashë se fort gabova !

U pendova ashiqare –

Fati deshi , s’ pata çare !

Ah!

Sa në hall kam ra –

S’ është kollaj me u nda !

Me u nda për së gjallë, medet ,

Trupi mu ka kallë ,

Zemra m’ digjet n’ mallë !

 

S’ çohet jeta n’ dhe të huaj ,

Jam mërzitë , me mend po luaj !

A thua vjen ndo ‘i  herë ndo ‘ i gëzim ,

Që të kthehem n’ vendin tim ?!

Ah!

Sa në hall kam ra –

S’ është kollaj me u nda !

Malli më ka marrë , medet ,

Kam lanë nënën plakë ,

Zemra m’ digjet flakë !

 

E kujtoj me mall vendlindjen ,

Që pa dashtë , ia ktheva shpinën !

Ke për mua i ziu kësmet –

Mos me u kënaqë kurrë në këtë jetë !

Ah!

Sa në hall kam ra –

S’ është kollaj me u nda !

Me u nda për së gjallë , medet ,

Lotët më janë tha ,

Plasa duke  qa !

 

*****

Demir KRASNIQI:

“SHTOJZOVALLET E GOLLAKUT” – Prishtinë, 2005, faqe 192.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora