Kulturë
Cikël poetik nga Shahin Ibrahimi
E hene, 05.12.2011, 08:22 PM
Shahin Ibrahimi
Lypësi
Ai hyri i heshtur mes lokalit
Me trup krusur thellë nga mosha
E kishte sjellur mali i hallit
Të lypë prej tyre ca lëmosha.
Zotërinj ju lutem,ca monedha
Dhe dora zu të dridhej rëndë
Por burrat nxorën,dhëmbët e verdha
Dhe zunë të tallen me gjithë mënd.
Në atë lokal,s`kish ardhur kurrë
Dikush e mori për bufon
Atij s`ju duk më vetja burrë
Por një cop mish që kutërbon.
Të nesërmen më se pa askush
E kishin vrarë hallet si mal
E gjetën shtrirë në një gëmushë
Me trup të kërusur,të pa fjalë.
Lutje frymëzimit
Do i lutem Frymëzimit
Me shpirtë dhe me penë
Që të mirat e mendimit
Ti shkruaj,mos të flenë.
Do i kërkoj qetësinë
Për çdo shkrim të më gjykojë
Të më dhurojë drejtësinë
Dhimbjen tju a lehtësoj.
Të më pranoj si partner
Se ai ka shumë përvojë
Jam si njerëzit e tjerë
Për të kam shumë nevojë.
Shpesh më vjen si rreze dielli
Zemrës time i bën dritë
Vegimet mi zbret nga qielli
Rrezatojnë ngjyra mbi sytë.
Të lutem o mik pranoje
Bashkë të kemi një mendim
Zemrën time ti frymëzoje
Të bëj dritë me shkrimin tim.
Të lutem më jep buzëqeshjen
Kur këtë vendim të marrësh
Të tjerëve tju heq ngërdheshjen
Forcë nga jotja të më falësh.
Bashkë të ndajmë mërzitjen
Kur brengën e tjetrit shkruaj
Zemra ime mban sfilitjen
Më ndihmo ta bëj mos vuaj.
Të lutem sakrifiko
Edhe ti për ëndrën time
Majë qiellit më dërgo.
Që të hedh këto vegime.
Mos vallë të kam lënduar
Që unë,të kërkoj ndihmë
Që një zemër të përvëluar
Mos ta lëmë në mëshirë.
Më dogji shpirtin
Tek të shoh o lypës i vogël
Buzëqeshja më ngrin buzëve
Për çdo lëmoshë,ti ul kokën
Për të ecën ditën rrugëve.
Venitet çdo gjë para teje
Kur,të shoh zbathur pa larë
Ata sy joshës afroi pranë meje
Të të ngroh se je duke u tharë.
Oh sa më dhimsesh kur të shikoj
Sa lot zemrash të shoqërojnë
Zjarr nga gjaku im do të afroj
Ngohtësi,të gjithë të afrojnë.
Bashkë me lëmoshën përtyp lotët
Je fëmi i çiltër,i bukur
O Zot pse si dhe fat si shokët
Që dhe ky të jetë i lumtur.
Jepi o Zot dhe,ju o njerëz pak Fat
Mbajeni pranë këtë fëmi në nevojë
Që në Zemrën e tij të lind Hakikat
Të shijoj jetën,i lumtur të rrojë.
Mos ja pengo diellin
Re!të lutem largohu të shoh diellin
Gjaknzehtësi!ftohu me ujin e burimit
Shoshë! sitise mendimin si miellin
ZOT! më jep kurajon më hiq nxitimin.
Dielli i pa fajshëm ngroh të gjithë
Dhe atë vogëlush që rri mbas perdeve
Fshehur, nikotinën e kanunit thithë
Ska ai ëndërra,ka mankthin e vdekjeve.
Gjakmarrje! më jep kurajo të Fal
Për jetë të qetë të brezave që vijnë
Psherëtimave të zemrave,tju them Ndal
Të ju jap të ngujuarëve pamvarësinë.
Ndër vite të thitha pluhurin o Kanun
Më dhurove vetëm rrudha dhe lotë
Më detyrove të laj sytë pa sapun
Po burgos veten,kur ka ligje mbi tokë.
Heshtja drithëruese sjellë errësirë
Kujtime me dhimje sjellin qirinjtë
Dhe Engjëjt e kanë zili urtësinë
Dua Liri,të qeshin bashkë të rinjtë.
Më ndihmoni që,Mos t`ja pengoj diellin
Shpirtit të urtë,dhimjet t`ja lehtësoj
Që Vogëlushi të shijojë pastër qiellin
Përkrahje,ngrohtësi nga shoqëria kërkoj.
Mbolle kurajo
Ëmbël era e përshëndet
Fjalën tënde si shenjtor
Zemra na u bë,sa një det
Rrezaton si meteor.
Fjala jote mbjell kurajo
Kur pak shpresë kërkove ti
Se jetimi nuk ka dajo
Por ka vetëm varfëri.
Diell mbjell mbi ortek bore
Si këmbana oshëtinë
Jeta mbushur me dekore
Brënda maskon boshësinë.
Nëpër vite vjen jehona
Erë djerse e pa tharë
Thellë hyre në zemrat tona
Me dy sytë ëndrimtarë.
Punës i dhe madhështinë
The kush ishe në të vërtetë
Ne na rrite krenarinë
Dinjitet na dhe në jetë.
Mos më thirr vëlla
Kur ka njerëz më thërret vëlla
Dhe sytë i mban për tokë
Mbas kësaj fjale,çfarë ka?
Pyete zemrën,çfarë thotë.
Unë motër s`të kam thënë
Lidhje gjaku dhe ndenjash skemi
Zemrën kurrë nuk ma ke lënë
Ndaj të pyes,çfarë vallë ne jemi?.
Ti më flet dhe unë hesht
Fjala jote më gërvisht
Shikimin tënd diku lart e tret
Dhe më fyen sinqerisht.
Jam një engjëll mbrënda teje
Jo magnet që të të thithë
S`dhashë lëmosh,mbas teje të rendja.
Të të tres në gjoks të gjithë
Jo, çdo dashuri ngroh ndjenjat
Zemra jote është me dryn
I urrej shpesh teoremat
Që në fraza zemrën ngrys.