Kulturë
Vangjush Ziko: Gjoli i magjisë
E hene, 05.12.2011, 08:55 PM
Vangjush Ziko
GJOLI I MAGJISË
NATA
Mjelma e zezë mbi liqen
Lan pluhurin ,që lart në qiell,
Nga yjt' e art' iu shkund mbi krahë.
Udha e Qumështit përmes liqenit
Rrjedh si përroi i Edenit.
MJEGULLA
Mbuloi mjegulla liqenin
Si një të vdekuri i hodh savanin.
Por un' e di.
Peshqit nuk flenë
Gjallon belushka edhe korani.
Kallmishta dridhet lakuriqe
Si shtojzovall' e namatisur.
Një vark' e mbetur në ranishte
Me ëndrra peshqish nanuriset.
Një guask' e zbrazur prej moluskësh
Me jetë mbushet ajo prapë.
Ronitet mjegulla dhe zhduket.
Varg' i Poetit shkreptiu mbi valë.
LUNDRARI I POZISË
Poet,të dehu mëngjes' i gushtit.
Sytë e bronxët me mall t' i mbushi.
Një re e bardhë prej qiellit sipri
Ra dhe lundron tok me nositin.
Gjaku i kaltër gjoksit iu rrjedh
Res' e nositit mbi liqer.
Dhe Ti,Lundrar i Poezisë,
nisesh mes gjolit të magjisë.
E ngjyen penën në gjakn' e kaltër
Dhe shkruan vargjet e tu të qashtër.
Ritmin e vargut ta matin valët.
Plagët e gjoksit t' i ngrenë dallgët.
Veç kaltërsi të kullon vjershës
Tok me florinë zjarr të vjeshtës.
Vala a Lyra jote e Orfeut
Buzë liqenit në bronx të ktheu.