Kulturë
Vangjush Ziko: Antikat
E enjte, 08.12.2011, 08:04 PM
Vangjush Ziko
ANTIKAT
ANTIKAT
Medalion i vjetër
përhitur në shekuj.
Fytyra mbretërish
të gjall' a të vdekur.
Koha
stoli i mban në gushë
Siç mbanin
mexhitet gjyshet.
GRACKA E BUKURISË
Legjend' e Narcisit
e vjetër sa jeta.
Dhëndërron qiparisi
mbi varre të shkreta.
Nur' i qiparisit,
kryq mbi mermer.
Nur' e Narcisit
rrëkeja e merr.
THËNGJILLI I MALLIT
Dua ta shkrij
këtë plumb gri.
Plumbin e jetës
mbi flokët e mi.
Kleit
i mallit thëngjill
Plumbin e thinjëve
dot nuk e shkrin.
PUSI
Pus' i harruar.
Pus' i shterruar.
Në fund të pusit
zemra ime.
Mbushur me vesën
e kujtimeve.
Komentoni
Artikuj te tjere
Daniel Gazulli: Hajredin Isufi – ‘’Feja dhe Flamuri’’ - Dom Nikollë Kaçorri (VIII)
Agron Shabani: Politika dhe siguria globale, liritë dhe të drejtat universale dhe 'paqja e detyruar'...
Lek Mrijaj: Shën Nikolla
Engjëll I. Berisha: Akademia e të Vdekurit Bukur (Maestro: Teki Dervishit)
Vangjush Ziko: Gjoli i magjisë
Demir Krasniqi: Azilanti
Kristaq Turtulli: Për shkak të mërisë
Cikël poetik nga Shahin Ibrahimi
Përparim Hysi: Poezi me dy vargje
Keze Kozeta Zylo: Intervistë me shkrimtaren e shquar Adelina Mamaqi
Sejdi Berisha: Pa fjalë as pa zë
Poezi nga Koço Sterjo
Petraq Risto: Ishulli i leprozëve
Engjëll Koliqi - Poezi të 5 prillit 2011 - poesie del51 aprile 2011
Daniel Gazulli: Hajredin Isufi – ‘’Feja dhe Flamuri’’ - Dom Nikollë Kaçorri (VII)
Gjon Neçaj: Një musht heroizmi në parzmin e trojeve shqiptare
Riza Smaka: Një libër i madh me gabime jo të vogla
Luxian Alexiu: Kriza e identitetit dhe vullneti për modernitet të diskursit lirik
Elona Paja: Kohët e fundit jam lidhur shumë me poezinë, nuk e di pse?!
Sabit Rrustemi: Zjarrmi e kthjelltë - Mos qoftë thënë