Kulturë
Lek Mrijaj: Shën Nikolla
E hene, 05.12.2011, 08:58 PM
Lek Mrijaj
SHËN NIKOLLA
Erdhi kjo natë e madhe e Shën Nikollit
me krenari dhe dashuri sonte kremtojmë
falenderojmë Zotin dhe Jezuesin mbret
për Shën Nikollin pajtorin tonë profet.
I lumi Zot,o Shën Nikollë të ka kriju,
Shënjtër ty për mrekulli të ka emëru
Në mes të të varfërve me jetu
djallin e të pafeun nga toka me na largu.
Shën Nikolla është vetë ai Shënjtëri
që deshmoi për jetë dhe beri mrekulli
të lutemi ne për të dhe të jemi krenar
ëmri Nikollë është krenari e Fitimtar.
Çdo 5.Dhjetor për natë mot e jetë
ndezim qiriun në mbrëmje bëjmë festë t'vertetë
të nesermen heret prehet berri e bëhet kurban
që e flijojmë për ritë,traditë dhe vatan.
I lindur në Azi ,Patara të Turqisë
Shënjti i fëmijeve e i gjithë njerëzisë
shkelqeu ai profet në Lindje e Perendim
nën urdhërin e Jezuesit e t'madhit Zotit tim.
Shën Nikolla është një Legjendë e gjallë
u lind e u rrit nga Zoti për meshtar
për Ipeshkvi me lutje i sherbeu betimit
qe mbante me veti shënjen e Salvimit.
I burgosur ndër krishtër të martirizuar
në shekullin e parë të kësaj bote
një pajtorë i gjallë për mrekulli
qe e shpetoi botën edhe ketë njerëzi.
Mrekulli bëresi shpirti i njerëzisë
qe i lutej Zotit e Jezuesit të madhërisë
Shën Nikolla i shpëton fëmijë,e punëtorë...
shëron me lutje Shënjti me atë shkop baritor.
Shën Nikolla është edhe Babadimri i vitit të ri
u sjellë dhurata modeste dhe gëzim për fëmijë
u jep bekim e uratë qe te mësojnë në shkollë
ndihën gazmorë me Shënjtin Shën Nikollë.
Shën.Nikolla i Mirës bëri mijëra mrekulli
në atë kohë të mjerë ngjalli tre fëmijë...
ndaloi shumë mjerime skamje, fortuna e stuhi
ishte Shënjt i gjallë nga Zoti për çdo Lavdi.
Prap të lutemi ty o Shënjti Shën Nikollë
s'duam ne gjë tjetër pra shpetona nga ky djallë
sillet si perbindesh i zi në ketë tokë t'bekimit
ruaje njerzimin vullnet mirë nga kriza e mallkimit.
Në dorën e Shën Nikollës jemi plotë bekim
na shëron vuajtje sëmundje e mallkim
të lutemi të bashkuar njerzë o ju bijtë e motit
të dëshmojmë se jemi fjala më e mirë e Zotit.
Edhe ne Shqiptaret kemi perjetuar ndermejtësim
me Shën Nikollën , Jezuesin e Atin tim
me fuqin e tij Shënjtërore mbrojti kullen Rozafat
nga ai djalli i mallkuar i zi , otoman e kalifat.
Me keto vargje të fundit për natën Shën Nikollit
unë po ia kushtoj me plotë vullnet e dashuri
të lutemi ty o Zot ,Jezues e Shënjteri
na jep paqe e Bashkim në ketë Shqiptari.