Kulturë
Engjëll I. Berisha: Akademia e të Vdekurit Bukur (Maestro: Teki Dervishit)
E hene, 05.12.2011, 08:58 PM
Engjëll
AKADEMIA E TË VDEKURIT BUKUR
(Maestro: Teki Dërvishit)
Të ndjejmë duke e shkruar Akademinë e të Vdekurit Bukur
muzikalitet Simfoni e Betovenit
kurse ne kërkonim të shihnim një dritare të hapur
si atëhere kur gjithçka rreth nesh po ndryshonte
një horizont i ri po hapej në atë Botë tranzicioni
vdekja herë kërcënonte, herë dukej shpëtim
herë na strukej në gji
ti e shkruaje kushtrimin që kalonte në maje shpate
kambanat lëshoje kambanat zgjonin dhëmbjen e heshtur
mallin zhurirtës. Zgjoheshin ëndrrat.
e shkruaje Akademinë kur ishe vetëm Ti. Vetmia. Qiriri
vetëm ti e drita e shpirtit në mesnatë.
Derisa në praninë tënde ne mësonim
si ta veshim shpirtin të jemi solemn
me Aktet pak më Solemne ku ti i prisje aktet
sado largë që na dukeshin
vijnë, thoshe Ti, vijnë, - jemi në sfera tjera
edhe pse koha nuk i zë të gjitha tiparet
kujt do i buzëqeshë jeta
por së pari na duhet
Akademi e të veshurit bukur në shpirtë
në mendje
Zoti sheh me sytë e tu zemërimin e pafajshëm,
rebelimin
heshtja e pa vdekjen tënde por nuk i pa
as lotët
ti nuk e lejove vajin se rrije gurë në Galaksi
të shikojnë me sy të Argusit, ulurijnë frikën
mos po ua zë edhe derën e ferrit.
Deri sa ti vazhdoje të shkruaje Akademinë
si të Vdiset Bukur
ushtroje shpirtin, trupin si të rrije në këmbë
Akademinë e Çlirimit e bëre që heret.
Kori i orfeve të vinte pas në anën tënde të thellë
në metropolin elegant bënim matjen kalendarike
kohën e prisje
aq solemnisht na e rrëfeje edhe artin e të dashuruarit
si rradhë kush në melankolinë ”Lulëpjeshkat e Dashurisë”,
kur bëje edhe kalvarin biografi e popullit tënd
Profetike Jezu në “ Bregun e Pikëllimit”
atëherë bënte dimër i madh, uji i zi.
Në laboratorin krijues në Pavilonin e Tekisë
bëje udhën e mendjesisë me shkrim në hartën
Etnikum
dhe thoje, - kjo është Gjeografi e shpirtit.
Akademia e të Vdekurit Bukur kishte zanafillen e fundin
fjalën e fundit me shpirt e shkrove porosi
derisa ne prisnim udhërrëfimin tënd
ra dhe një yll hallkë e këputur. Dritë shkëlqen.
Heret sa heret thonë udhësit e fatit me ty
kishe prishe memorandumin në mes paqës e robërisë
kaq shumë vjet sa zgjati mendimi deri te Laboratori Krijues
e shkrove Akademinë e Çlirimit të jesh i çliruar
nga shpirti i robit
kur njomështia jote kishte ngritur flamurin në Gjakovë
i denuar ndërtove mendimin final. Shumë i ri
në qelinë e burgut Goli Otok.
Kthehesh më pastaj në shkollën kombëtare. Mësues profet
trup e trup liqenit të zjarrtë si në Librin shenjtë
për tokën e premtuar.
Maestro. Na e mësonte mjeshtrinë, ne epyesnim
Rrëfente lirikën heroike epope kah vjen shkatërrimi i shpirtit
e recituam artin dhe lutjen si në lashtësi kah Imzoti
si në gjuhën e të parit shën Jeronimit
gjurmëve me madhështinë ilire
me fshehtësitë e vjetra u nisem këmbë detit
libri të rikrijoheti i ri pas kaq shumë vjetëve
pasi vandalët e vodhën e përkthyen testamentin
në sa shumë gjuhë. Qeshën e qeshën Lindorët
Imzoti na thirri, ejani kah unë Ora bie mbi mua
me mua u bë lutja shqip njëmijë e pesëqind vjet
se toka nënë – toka, gjuha gjeneza
janë këtu në vendin e vetë.
Gjeje botën e çiltër reale, na thoje
kah Dritare e Hapur Perëndimore.
Heronjtë, epikën e këndoje në Bregun e Diellit
tregimi yt zgjaste
tregoje udhën kah bijnë yjet
në rërën e gjallë
si matet historia e përshpirtshme
të jesh e të mos jeshë
të jeshë i veshur me bukurinë, artin, krenarinë
si kush më shumë, më mirë
më ndryshe
nuk na tregonte rrugën, busollën. Dritare Perëndimin.
Derisa kishim dëgjuar për heronjtë
ne të shihnim Ty, - koha nuk pret, - na thoje
gjithçka që vlen do ta shpëtojë tërmeti
ja ku jemi të përseritur
dy mijë vjet pasuria e shpirti tonë.