Kulturë
Xhavit Gasa: Lutje Atdheut tim
E hene, 28.11.2011, 07:22 PM
Xhavit Gasa
LUTJE ATDHEUT TIM
I shtrenjti im Atdhe,
Per ty jane shkruar,
Qindra e mijera vargje e kenge
Pranoj te lutem
Dhe keto vargje,
Packa se nuk jane shume.
Nuk kane peshen,
E gureve te medhenj,
As nuk jane te lehte,
Si kokrrizat e reres,
Jane vargje qe burojne,
Nga thellesia e zemres.
Nuk vargje boshe,
Nuk jane fjale,
Qe burojne nga qielli
Keto burojne,
Si uji i kristalte,
Nga zemra e ngrohte,
E nje poeti.
VRASTARE
Me falni ju o nena,
Ju nena qe jeten na dhuruat,
Nuk jane per ju keto rrjeshta,
Por per nje nene gjakatare,
Dy fjale dua te shkruaj.
Nena "Parti"
Ja vuri emrin vetes,
Dhe qe diten kur lindi,
U be nena e genjeshtres,
U zhyt thelle ne boten e krimit.
Dora e saje gjakatare,
Vriste e priste kodo qe shkelte,
Ne cdo cep te trojeve shqiptare,
Ajo kishte frike edhe nga te vdekurit,
Qe i vriste dhe i linte dhe pa varre.
Edhe une rashe viktime,
E kesaje nene vrastare,
Isha i vogel kur nisa rrugen e poezise,
Jo mua nuk me dha askush honorare,
Por ma prene rrugen poetike pa meshire.
Nuk e kuptoja luften e klasave,
Edhe nga une kishte frike,
Kjo nene vrastare,
Armike e fjales se lire.
Vrastare.....vrastare.....vrastare...
Kjo ishte nena parti,
Me falni ju o nena shqiptare,
Kjo ju vrau burrat, ju vrau femijet,
I vrau dhe i la pa varre.