E enjte, 08.05.2025, 02:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe - Z

E shtune, 26.02.2011, 08:08 PM


Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe

 

Nga Bajram Qerimi

 

Z

 

ZAGAR-I

            BIE SI ZAGARI NË THEKËR dikush fr.fol.,ftill.-bie në gjendje të vështirë, shumë ngushtë, sa s’ ka ku të vejë më keq dikush. (FGJSSH f. 2055, 2084, 2207). S. shih sin: bie angësht dikush

            E  DI ZAGARI KU FLE LEPURI fr. proverb.,aleg.- secili i di vetë më së miri punët a hallet vetanake (nga përvoja), gjithkush e di, e njeh më së miri, fare mirë punën, gjendjen e vet vetanake, çdo njeri i di më mirë vetë  punët a hallet e veta. ( BQ-DSH). S. shih sin: bleta di si bëhet mjaltë (mjalti)

            NUK GJUHET ME ZAGAR LIDHUR fr.proverb.,iron.-është punë e kotë, e pamundur diçka,  është e pamundshme, e pamundur (të bëhet)  diçka. (PESHA-BER f. 214).S. shih sin : nuk lëvrohet në arbain

            MBETET SI ZAGARI NË THEKËR dikush fr.fol.,ftill.-mbetet në gjendje të vështirë, shumë ngushtë dikush,  sa s’ ka ku të vejë më keq  , mbetet pa përkrahje, pa rrugëdalje, pa shpresë dikush. (FGJSSH f. 2055, 2084, 2207). S. shih sin: mbetet në pikë të adaletit dikush  

            SHKON PËR GJAH ME ZAGARËT LIDHUR dikush  fr.fol.,iron.- nuk është i zoti, i aftë për asgjë, për asnjë punë dikush,  është fare qyqar dikush. (PETPA-LU f. 182). S. shih sin : nuk e ke për asgjë dikë

ZAHAQ-I

            FLET NË ZAHAQ dikush fr.fol.,iron.- flet kot së koti dikush, flet pa u kuptuar nga të tjerët dikush. (PETZE-FSHFRR f. 84). S. shih sin: flet në arë e në stom  dikush

ZAHIRE-JA

            MBAHET ME ZAHIRENË E VET    fr.fol.,met.-1a. (diçka) rregullohet, ndreqet diçka me atë që ka vetë. 1b. (dikush) e përballon jetën me forcat, mundësitë vetanake dikush, mbahet me atë (me ato) që ka dikush, e zgjidh hallin me mundësitë vetanake dikush, bën, mbaron punë me forcat, me mundësitë vetanake a pa ndihmën e dikujt tjetër dikush. (SKDO f. 103). S. shih sin : fërgohet me (në) dhjamin e vet diçka a dikush

ZAHMET-I

            BËJ  ZAHMET ! fr.fol.,fj.-1. përpiqu !.  S. sshih sin : luaj këmbë e duar! 2.  mos përto ! (FGJSSH f. 2207). S. shih sin : mos të vijë mërzi !

             E FUT NË ZAHMET dikë dikush a diçka  fr. fol.,meton.- e mundon dikë dikush a diçka , i kërkon një gjë dikujt dikush që e bën të mundohet.  (FGJSSH f. 2207). S. shih sin :  e fut në andralla  dikë  dikush a diçka

              HEQ ZAHMET dikush fr.fol.,fj.- vuan, mundohet dikush. (FGJSSH f. 2207). S. shih sin : heq brengë  dikush

              SA TË BËN ZAHMETI ?fr.fol., me-ton.-sa të bën mundimi, puna ? sa duhet të paguaj për këtë punë ? (FGJSSH f. 2207).

            E SHTIE NË ZAHMET dikë dikush a diçka fr. fol.,meton.- e mundon dikë dikush, a diçka,  i kërkon një gjë dikujt dikush që e bën të mundohet. (AXH-XXVII f. 182). S. shih sin :  e fut në andralla  dikë  dikush a diçka

ZAKON-I

              BËHET ZAKON  diçka  fr.fol.,id.-bëhet e rëndomtë, e zakonshme   diçka, rrënjoset diçka, nuk hiqet dot diçka. (FGJSSH f. 2126). S. shih sin : bën vend diçka

            *I BËHET ZAKON diçka dikujt  fr.fol., j.- mësohet, ushtrohet, stërvitet, vaditet  me diçka  (në mënyrë të veçantë) dikush , nga e cila nuk heq dorë. (FGJSSH f. 2103). - I qe bërë zakon të fliste edhe me ta, sikur të kishin gojë. (ZSA-VL-3 f. 134). S. shih sin : i bëhet adet diçka dikujt, e bën adet diçka dikush

              *E BËN  ZAKON diçka dikush fr.fol. ,fj.- mësohet   me  diçka  dikush, e bën  të zakonshme, të rëndomtë, të përhershme diçka dikush. (FGJSSH f. 133, 2208, EQSHI f. 201).- Luanim prej agimit deri në muzg.Kështu  e kemi pasë bërë zakon ne fëmijët e katundit tonë.(RRB-K f. 21).  S. shih sin : e bën adet diçka dikush

                E DO ZAKONI fr.fol.,id.- duhet, nevojitet, është e nevojshme, është më mirë. (FGJSSH f. 381).

               *JASHTA ZAKONIT fr.ndf.,id.- 1. shumë, së tepërmi, pa masë.-U ndal  thnegla në buzë të një kroi/e fikur edit/ për të pirë/uji u tund jashta zakonit. (NDM-V f. 181). 2. jashtë radhës, jashtë rendit.- Kam qenë edhe I sëmurë, po kam bërë edhe mbledhje  jashtë zakonit. (ZSA-VL- 3 f. 289).

            *E KA ZAKON diçka dikush  fr.fol.,ftill.- e ka shprehi diçka dikush, është i mësuar me diçka     dikush,e ka në natyrën e tij diçka dikush. (FGJSSH f. 773, 2070, 2208).- Vjehrra, që e ka zakon  ditët  e shënuara të na ngrejë  më shpejt se tjetër herë. (JX-LV f. 216).  E shikon atë fushë? Ajo e Korçës duhet të jetë. Fshatarët e kishin zakon  prej kohësh që ta punonin mirë e të nxirrnin dhjamë edhe nga pleshti! (SS-S f. 248). Ai nuk e ka zakon  të flasë në erë dhe t’ i  mbesë në qafë njeriu. (GJV-MN f. 34).  S. shih sin : e ka adet diçka dikush  (edhe moh.)

            I MBETET ZAKON diçka (një veprim etj.) dikujt  fr.fol.,ftill.- i mbetet shprehi diçka dikujt. (AXH-XIX f. 219). S. shih sin: i mbetet  resk  diçka (një veprim etj.)  dikujt

              *SA PËR TË BËRË ZAKONIN   fr. ndf., iron -jo me seriozitet, jo me gjithë mend, sa për të thënë,sa për dukje, sa për të treguar veten para të tjerëve,  sa për ta parë të tjerët, formalisht.- Megjithëse u shtrua buka, mysafirët, të veleritur nga mezetë, hëngrën maja-maja, sa për të bërë zakonin. (ZSA-VL-3 f. 288).  S. shih sin : sa për t’ ia bërë adetin

            *SI E DO  ZAKONI fr.ndf.,krah.-  si duhet, siç është e denjë, si është e drejtë, si nevojitet, si është më mirë. (FGJSSH f. 2208).-Kur e bija do të martohej, e ata, do ta fyenin, duke mos e uruar në këtë ditë të shënuar të saj, siç e donte zakoni. (PITA-SHK f. 315).  S. shih sin : si e do arsyeja

            *SI ËSHTË ZAKONI fr.ndf.,id.- si, siç është adeti, si, siç veprohet me rregull, si, siç është rregulli. (FGJSSH f. 2208).- Basho Gori ia kishte hedhur fajin  atyre të Korezës, që nuk kishin hedhur një bombë e pesë pushkë, si qe zakoni. (ZSA-VL-3 f. 17). S. shih sin: sipas  adetit

            *SI E KA ZAKON fr.ndf.,fj.- si (siç) është mësuar.-E shoqja e Qamilit sa e pa, i lujti bishtin, si e kishte zakon, po agai s' ia kishte ngenë. (SS-AP f. 194). Nderi gjyshin dhe etërit tanë, bën si e ke zakon. (APAPO te : SF nr. 3/ 88 f. 193). S. shih sin :   si (siç)  e ka adet

            *SIPAS ZAKONIT fr.ndf.,fj.- sipas rregullit, rendit, si zakonisht. (FGJSSH f. 2208). - Grigorja kishte kohë  që kishte zënë nga puna  dhe, sa e pa, sipas zakonit, e priti me këmbët e para. : -E solle kokën? (ZSA-VL-3 f. 88). S. shih sin: sipas adetit

ZALI-A

            I BIE ZALI dikujt  fr.fol.,fj.- paket, mpa-ket, meket, alivanoset, zaliset, vilaniset dikush, bie pa ndjenja i shtrirë në tokë (nga tronditja, nga përplasja, nga rrahja a nga një sëmundje e rëndë) dikush. (FGJSSH f. 2164). S. shih sin : i bie alivan dikujt

ZALISHT

            E KAM ZALISHT diçka  dikush fr.fol., id.- e kam më (të) lehtë për ta bërë diçka dikush, i volit(et) diçka dikujt, e ka të lehtë (lehtë)  ta bëjë diçka dikush,i jepet mbarë për diçka (për një punë etj.)  dikujt,i bëhet e mundur dikujt diçka. ( BQ-DSH). S. shih sin: i shkon doresh    për diçka

            I  VJEN ZALISHT për  diçka dikujt  fr.fol.,id.-i jepet mundësia dikujt për diçka, i mundësohet dikujt diçka,i jepet mbarë për diçka (për një punë etj.)  dikujt,i bëhet e mundur dikujt diçka,i vjen mundësia, fuqia për diçka dikujt. ( BQ-DSH). S. shih sin: i shkon doresh   për diçka dikujt

ZALO-JA

              MBJELL ZALOJA, KORR MALOJA fr.pro-verb., iron.- punën e bën dikush e frytet e saj i gëzon dikush tjetër (pa meritë) . (NMUS-SHPK f. 203). S. shih sin : arën e mbjell kau e drithin e ha gomari

 

ZALL-I

            E KËRKON ZALLIT PËRPJETË diçka dikush ifr.fol.,iron.- e kërkon kot diçka dikush, e kërkon atje ku s’ duhet diçka dikush, bën një punë të kotë, të pamundur, pa fryt, pa dobi dikush. (MIHO-DI f. 180). S. shih sin : e kërkon në gur të shpuar diçka dikush

            E LË NË  ZALL dikë dikush  fr.fol., ftill.- e lë pa ndihmë, pa përkrahje e pa kujdesje dikë dikush, e lë ngushtë, në të keq  dikë dikush,  e lë në gjendje, në   pozitë të të vështirë , të keqe, kritike, të ngushtë dikë  dikush,e lë në vështirësi  dikë dikush. (FGJSSH f. 972, 2208). S. shih sin : e lë në pikë të adaletit dikë dikush

            *MBETET NË ZALL dikush fr.fol., met.- mbetet në gjendje shumë të vështirë, të  ngushtë, kritike dikush, mbetet pa ndihmë e  pa   përkrahje dikush, mbetet ngushtë, në të keq   dikush. (FGJSSH f. 2208).-Shko pas yllit të leverdisë/Për në daç shën-dosh të kapesh në breg/ Sa me histori e Skënderbeg/ Po të kallëzoj, do të mbetesh në zall. (GJF-MZ f. 76).S.shih sin :  mbetet në pikë të  adaletit dikush

            ZALL MË ZALL fr.ndf.,id.- kudo, gjithandej, në të gjitha anët. (FGJSSH f. 2208).

ZALLDAN-I

            *NGEL NË ZALLDAN  dikush fr.fol., id.- mbetet shumë keq, si mos më keq dikush,  mbetet në gjendje shumë të vështirë, të  ngushtë, kritike dikush, mbetet pa kurrfarë ndihme e  pa kurrfarë përkrahjeje dikush, mbetet pa rrugëdalje dikush .- Qysh se kam lerë e rënë në këtë botë,/ s’ di se ngelur kam  më në zalldan. (GJF-LM f. 431). S.shih sin : mbetet në pikë të adaletit dikush

ZANAFILL/Ë-A

            *E KA ZANAFILLËN  (në, nga) fr.fol.,met.- del, rrjedh, vjen (nga).-   vijim të një aktiviteti, që e pati zanafillën  pikërisht në korrikun e kaluar,  po me parametra që kaluan  çdo lloj  parashikimi… (VLMU  te: KD, 26 korrik 2003 f. 27). Po te Çajupi e ka zanafillën  edhe rivlerësimi  stilistik  i orientalizmave, si fjalë të lidhura me një sistem shoqëror  e me një kulturë të perënduar. (AVE te : SF nr. 4/ 89 f. 118). Këtu e kanë zanafillën përpjekjet  e tij të palodhura për theme-limin e institucioneve  kulturore të arbëreshëve  të Sicilisë.  (MAMAND te : SF nr. 1-2/ 2006 f. 40). Po kështu edhe teatri latin e ka zanafillën  ndër disa  kremtime popullore. (RASO-GJF f. 134). S. shih sin : e ka burimin  (në. nga)

ZANAT-I

            ËSHTË I ZANATIT dikush  fr.fol.,ftill.- është mjeshtzër i mirë dikush (FGJSSH f. 2209).

              LË ZANATIN E ZË  ZURNANË dikush fr.fol.,iron.-  lë, lëshon një  punë  të rëndësishme, të mirë e merret me një punë   pak të rëndësishme a  të dobishme  dikush. (FGJSSH f. 2209, 2250, JTH-FFGJSH f. 186). S. shih sin : lë dasmën e shkon për shkarpa dikush

                 IA MERR ZANATIN diçkaje (një pune etj.) fr.fol.,id.- e mëson, e përvetëson, e zotëron mirë e bukur, fare mirë diçka (një punë a zeje, meshtëri, shkathtësi, aftësi, zotësi etj.) dikush, fiton, arrin aftësi,zotësi, shkathtësi, njohuri e shprehi të nevojshme dikush për diçka (një punë  etj.) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : ia merr anën diçkaje (një pune etj.) dikush

            *SIÇ E DO ZANATI  fr.ndf.,fj.-si e do  puna, detyra, rregulli.-  Siç e donte zanati i detektivit, rropatej prej ditësh t’ i binte vetë në gjurmë lugatit, aty ku s’ ia priste mendja njeriu. (TL-PK f. 328). 

ZAN/Ë-A shm. ZANA-T

            E ÇON (E DËRGON) NË LUG TË ZANAVE dikë dikush fr.fol.,iron.- e dërgon, e degdis  shumë larg dikë dikush, e çon, e dërgon në një vend të largët  e të harruar dikë dikush nga ku të mos kthehet më, e tret dikë dikush, e dërgon në një vend të humbur dikë dikush ku njeriu vuan e heq. (BQ-DSH). S. shih sin : e dërgon prapa botës dikë dikush

            E MARRTË  ZANA! fr.fol., mallk.-u zhduktë! u shfarostë! u shkretëroftë! u mjeroftë! mos i mbettë asnjë gjurmë! u shoftë!  (BQ-DSH). S. shih sin: u shoftë me bina! ta hajë dreqi !

            NË LUG TË ZANAVE fr.ndf.,iron.-  shumë larg, larg në botë, diku  ku nuk ka jetë njerëzore, diku në një vend të humbur, në një vend të keq, ku njeriu vuan e heq, në një vend shumë të largët. (BQ-DSH). S. shih sin : në anë të anës

            *SI ZANA fr.mb.,krah.- trim i rrallë, trim i pashoq.-  Se në Shqipëri ka djem si zana, / që më të fortë s’ po t’ i bën nëna ./ Me armë në dorë, si themi ne ,lerë, / anë e kënd përmendur mbi dhe/ për trimëri, për besë e fe. (GJF-LM f. 41). S. shih sin : burrë me brirë

            SIKUR TA KETË ZANUAR ZANA fr.mb.id.- i shushatur e i tmerruar. (AVSU-SHFMGJ-III f. 146). S. shih sin : sikur ta ketë shituar shita

            SHKON  NË LUG TË ZANAVE  dikush fr.fol.,iron.- shkon shumë larg dikush, shkon në vende, në vise shumë të largëta dikush, shkon në një vend të largët a të panjohur dikush prej nga nuk mund të kthehet më,  humb , ikën ,tretet diku larg dikush, vete në në një vend të thellë  a të humbur dikush ku vuan e heq. (BQ-DSH). S. shih sin: shkon në fund të botës dikush

              *TRIM  SI ZANA fr.em.,krah.-  fr.em., fj.- burrë trim, trim i pashoq, trimosh, fatos. (ALSI te: Leka nr. 5/ 1932 f. 160).- Oso Kuka një burrë shkodran/ burrë kaprroç e trim si zana,/ thonë me këmishë e bëri nëna;/ edhe thonë ka lerë dragua,/ pse tri zemra i kanë qëlluar. (GJF-LM f. 38).  S. shih sin: burrë me brirë

ZANOR/E-JA  shm. ZANORE-T

              ZANORE E HAPUR fr.em.,gjuh.-  zanore që shqiptohet me gojën më të çelur se zakonisht. (FGJSSH f. 651).

              ZANORE BASHKUESE (LIDHËSE)  fr.em.,fj.,gjuh.- zanore ndërmjet dy temave të një fjale të përbërë (p.sh. : gushtovjeshtë, mesoburrë, ballafaqe, kambadoras, djegagur). (FGJSSH f. 993).

              ZANORE E MBYLLUR fr.em., gjuh., fj.-  zanore që përftohet duke e ngritur shpinën e gjuhës drejt qiellzës më shumë se kur shqiptojmë zanoret e hapura. (FGJSSH f. 1102).

              ZANORE E PËRPARME fr.em.,gjuh.- zanore që nyjëtohet në pjesën e përparme të gojës. (FGJSSH f. 1455).

              ZANORE E PRAPME fr.em.,fj.,gjuh.- zanore që përftohet  në pjesën e pasme të zgavrës së gojës. (FGJSSH f. 1534).

ZAP

            *BËHET ZAP  dikush a diçka  fr.fol.,id.- frenohet, disiplinohet dikush a diçka.- Derisa e para mund të frenohet, të bëhet zap e të disiplinohet, tjetra shpërthen me vrull  dhe vështirë e ke ta  fre-nosh, ta bësh zap e ta disiplinosh sipas dëshirës e ëndjes vetanake. (BQ-PNF f. 48). Me oturak nga pas do t’ u rri unë qeve  dhe lopëve? Bëhen dot zap  hajvnët? Ti i ke njerëz  këta  dhe s’ lënë rrugicë  pa fëlliqur. (ZSA-VL-3 f. 305). S. shih sin: mbahet në fre dikush a diçka

            *E BËN ZAP  dikush fr.fol.,id.-1.(dikë) e detyron dikë dikush të rrijë,  të sillet a të veprojë urtë e butë a  si duhet  a në një mënyrë të caktuar, ia mbledh mirë dikujt dikush, nuk e lë të veprojë pas qejfit dikë dikush, e mposht, e shtron dikë dikush,  e vë nën urdhra vetanake dikë dikush, e vë nën kontroll dikë dikush. (AJA-V f. 154, FGJSSH f.1449, 1542, 1565, 1969, 1978, 1990,2118, 2209, 2249). - Isha aq i fuqishëm, sa, po të më kërcenin dreqërit, jo ata të dy, por edhe një togë gladiatorësh, nuk mund të më bënte zap. (SUKRA-RRM f. 3). Aty të ngulej, ta shihnin ditë për ditë , t’ ua bënte të qarta ligjet punëtorëve, t’ u fuste në shpirt frikën e pushtetit dhe t’ i bënte zap, sepse, ndryshe,  e kam të humbur davanë. (ZIÇE-TZ f. 328). S. shih sin: e bën çeço dikë dikush; ia shtrëngon burgjitë dikujt dikush.2. (dikë) e bën të jetë si duhet dikë dikush, e bën të jetë në rregull dikë dikush, e bën të mbledhë, të frenojë veten dikë dikush, e sjell  përsëri brenda kufijve dikë dikush.- S’ mund i bëra zap/ as i prura në din, m’ i vrasin zabitët, m’ i vrasin zaptinë. (LASHI te : GEP nr. 12/ 87 f. 17). Kështu veç e veç e një nga një, i bëj zap e i lë drangull. (SKHA te: B, 23.XII. 1997 f. 11). S.shih sin: e bie në arsim dikush dikë. 3. (diçka  a dikë) e frenon diçka  a dikë dikush, e përmban, e mban nën kontroll diçka a dikë dikush.- Poeti ynë e ndien mungesën  e fuqisë racionale për ta frenuar, për ta bërë zap  afshin e rrëmbyeshëm, imagjinatën e vrullshme krijuese romantike. (BQ-PNF f. 47). S. shih sin: e mban  në (nën) fre  dikë a diçka dikush. 4. (diçka, dikë a një vend) e kontrollon drejtpërdrejt diçka, dikë a një vend dikush, e ka nën kontroll, nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë diçka, dikë a një vend dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e ka në dorë  diçka, dikë a një vend dikush .5. (dikë) e mund, e mposht, e nënshtron  dikë dikush, e vë përpara dikë dhe e thyen dikush, e mund (në lojë, në ndeshje etj. dikë dikush, e detyron dikë dikush që t’ i dorëzohet, që t’ ia pranojë se e ka mundur . - Isha aq i fuqishëm, sa, po të më kërcenin dreqërit, jo ata të dy, por edhe një togë gladiatorësh, nuk mund të më bënte zap. (SUKRA-RRM f. 3). S. shih sin : e ul në bisht dikë dikush (edhe moh.)

            *IA BËN ZAP diçka dikujt dikush fr.fol.,meton.-ia ndalon diçka dikujt dikus. -I takon pjesës së shëndoshë të shtetit t’ ia bëj zap  pjesës tjetër të tij... (ZIÇE te: KD, 30 gusht 2003 f. 27).

            ËSHTË PA ZAP E PA STAP dikush   fr.fol., iron.- bën ç’ i do qejfi dikush, livadhis dikush, vepron jashtë kontrollit dikush,  nuk i jep llogari askujt dikush për veprimet vetanake, bën, vepron dikush  si të dojë, si ia kënda. (IBME-OP f. 156). S.shih sin: luan kallçoja dikush

            E KA NËN  ZAP dikë dikush fr. fol., iron.- 1. mund të bëjë a të veprojë me dikë dikush si të dojë, si të dëshirojë a si t’ ia ketë ëndja, ia nënshtron vullnetit të vet dikë dikush . (BQ-DSH). S. shih sin:  e ka në dispozicion dikë dikush. 2.  (diçka, dikë a një vend)  e kontrollon drejtpërdrejt diçka, dikë a një vend dikush, e ka nën kontroll, nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë diçka, dikë a një vend dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e ka në dorë  diçka, dikë a një vend dikush

            E SHTIE NDËR (NËN) ZAP dikë dikush  fr.fol., id.- e bën të rrijë urtë dikë dikush,  e bën dikë dikush që të jetë  i arsyeshëm, i bindur e i shtruar, e detyron dikë dikush të sillet urtë e butë, e zbut, e shtron, e nënshtron,e frenon, e urtëson, e urton  dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e bën çeço dikë dikush

            *I VË ZAP   fr.fol.,id.- 1. (diçkaje a dikujt dikush) e mban të frenuar dikë a diçka dikush, e mban nën kontroll të rreptë dikë a diçka dikush, nuk e lë të bëjë a të veprojë si të dojë dikë dikush, e frenon dikë dikush.-Gjithë ai përrua si s’ del të lajë duart mor aman. I vunë zap. (BASÇAP te: KD, 14 shkurt 2004 f. 31). S. shih sin: e mban në (nën)  fre dikë a diçka dikush. 2. (dikujt dikush)  nuk e lë të shkojë përpara në një fushë të veprimtarisë dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i del përpara dikujt dikush

ZAPAT-I

            E SHEH ZAPATIN  dikush fr.fol.,ftill.- 1.e sheh diçka të pabesueshme a të jashtë-zakonshme dikush. S.shih sin : e sheh çudinë dikush. 2. zihet shumë ngushtë e nuk ka ç' të bëjë dikush, bie në ngushti, në shtrëngesë  të madhe dikush, përjeton detyrim, shtrëngesë, ngushti të madhe dikush.  S. shih  sin:  bie anëgsht dikush. 3. tmerrohet, llahtariset   dikush nga diçka e frikshme, nga një fatkeqësi e madhe etj., trembet shumë dikush nga një rrezik a e keqe e madhe që i kanoset, shtanget nga një lajm i keq a nga një e papritur dikush, tmerrohet, ngrin nga frika, nga dëshpërimi a nga një fatkeqësi dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : bëhet akull  dikush

ZAPULLIM/Ë-A

            E KAP ZAPULLIMA dikë fr.fol.,meton.- e ndien veten shumë ngushtë dikush, është në gjen-dje, në pozitë të vështirë ,të ngushtë dikush, është në gjendje kritike dikush, është si mos më keq dikush,  nuk di nga t’ ia mbajë dikush, nuk di si të veprojë dikush, nuk ka nga të lëvizë a nga t’ ia mbajë dikush. (MIGOJ-F-II f.17). S. S.shih sin: është në angështi dikush

ZAR-I shm. ZARE-T

            *I ECËN ZARI  dikujt fr.fol.,met.-i punon fati dikujt, i ecën puna mbarë, mirë, para dikujt.-Gjyqin shokëve do t’ ua ndash/ Sa me histori e Skënderbeg,/ Për këtë  besë, s’ do të kapesh më breg,/ Askurrë ty s’ do të ecën zari. (GJF-MZ f. 63). S. shih sin : i ecën falli mbarë (para) dikujt  (edhe moh.)

            (I)  HEDH  ZARET dikush fr.fol., meton .- e provon fatin dikush, vepron, punon  në mënyrë  fare të pasigurt (si ta sjell fati) dikush . (FGJSSH f. 661) . S.  shih sin: e qet në bahe veten dikush

            (E) HEDH ZARIN E FUNDIT dikush fr.fol.,met.- bën përpjekjen e fundit, hapin vendimtar dikush, e përdor edhe mundësinë e vetme  që ka në dorë (në dispozicion) për t’ ia arritur diçkaje dikush. (FGJSSH f. 516, 969, 1015, 1425, 2210, EQSHI f. 142). S. shih sin : luan atunë dikush

            (E) LUAN ZARIN E FUNDIT dikush fr.fol.,met.- bën përpjekjen e fundit dikush, bën hapin vendimtar dikush, e përdor edhe mundësinë e vetme  që ka në dorë (në dispozicion) për t’ ia arritur diçkaje dikush. (FGJSSH f. 516, 969, 1015, 2210,EQSHI f. 142, SKDO f. 216, 399, 506, 1425). S. shih sin : luan atunë dikush   

            (E) PËRDOR ZARIN E FUNDIT dikush fr.fol.,met.- bën përpjekjen e fundit dikush, bën hapin vendimtar dikush, e përdor edhe mundësinë e vetme  që ka në dorë (në dispozicion) për t’ ia arritur diçkaje dikush. (FGJSSH f. 516, 969, 1015,  2210,  EQSHI f. 142, SKDO f. 216, 399, 506, 1425). S. shih sin : luan atunë dikush

              ZAR I FUNDIT fr.em.,met.- mjet i vetëm i mbetur në dorë (në dispozicion), mundësi e vetme. (FGJSSH f. 516). S. shih sin :   fishek  i fundit 

              ZARET  U HODHËN  fr.fol.,id.- u bë hapi vendimtar dhe pritet  përfundimi, u bë një hap i tillë që nuk lejon  më të kthehesh prapa. (FGJSSH f. 2210). S. shih sin : u hodh guri

ZARAR-I

              S’ KA ZARAR ! .  fr.fol.,id.- s’ ka rëndësi! s’ ka gajle !  s’ ka gjë ! s’ prish punë !s’ do të thotë gjë! nejse ! (AXH-LI f. 138, FGJSSH f. 265, 531, 616, 2210). S. shih sin : nuk  ka dert !

ZARB/Ë-A

              BËHET ZARBË dikush a diçka (një rrobë etj.) shqyhet, griset shumë, pa masë dikush a diçka (një rrobë etj.), shqyhet, griset shumë keq dikush a  diçka (një rrobë etj.), shkafanjiset, fërteliset  dikush a diçka, shqyhet, copëtohet, griset në shumë copë të vogla, në shumë grima  diçka (një rrobë etj.), leckoset, rreckoset shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 2210). S. shih sin: bëhet copë (copa, copash) dikush a diçka ( një rrobë etj.)

ZAV/Ë-A

            IA BËN ZAVË dikujt dikush  fr.fol.,id.-ia mbledh mirë dikujt dikush, nuk e lë të luajë a të veprojë pas qejfit dikë dikush, e vë nën urdhra vetanake dikë dikush, e frenon, e disiplinon dikë dikush. (FGJSSH f. 2210). S.shih sin : ia  shtrën-gon  burgjitë dikujt dikush

              NUK IA MBAN  ZAVA diçka (një punë etj.)  dikujt  fr.fol.,iron.- nuk është i aftë dikush për diçka (një punë etj.), nuk ka aftësi dikush për diçka (një punë etj.), nuk e di, nuk e zotëron dot dikush diçka (një punë etj.), nuk i ka mundësitë a aftësitë për diçka dikush,  nuk është në gjendje ta përba-llojë diçka (një punë etj.) dikush,  nuk mund ta bëjë, ta punojë  diçka (një punë etj.) dikush. (FGJSSH f. 1075, 2210). S. shih sin : nuk ia ka alet  diçkaje dikush

ZBATIM-I

            *GJEN ZBATIM diçka fr.fol.,fj.- zbato-het, jetësohet diçka. (FGJSSH f. 605).- Për mrekulli ka gjetur zbatim e shprehje kuptimplote në artin poetik të Naimit. (BQ-PNF f. 36).  S. shih sin: gjen aplikim diçka

            * (E) VË NË ZBATIM diçka  dikush fr.fol., fj.-  e zbaton, e jetëson, e përmbaron diçka dikush. . (FGJSSH f. 1448, IST f. 314).-Poeti ynë nuk bie në sentimentalizëm  të poezisë orientale, por vë në zbatim, zbaton njërin nga procedetë...e poetikës romantike: ternesën e qenies...(BQ-PNF f. 332-3).  S. shih sin: e vë në jetë diçka dikush

            *VËNIE NË ZBATIM  e diçkaje  fr.em., fj.-jetësim., përmbushje, sendërtim i diçkaje- Veprimtari praktike që  pikësynojnë... për një  funksionim normale koherent të  dinamikës së tekstit me vënien në zbatim  të këtyre mekaniz-mave referencialë  kontekstualë. (JOKOS te: GJJ nr. 1-4/ 1995 f. 75). S. shih sin: vënie në jetë e diçkaje

            VIHET NË ZBATIM diçka fr.fol.,fj.- zbatohet, jetësohet, aplikohet diçka. (BQ-DSH).  S. shih sin: gjen aplikim diçka

ZBATHUR

            FLE ZBATHUR dikush  fr.fol., ftill.- 1. fle pa frikë dikush. Ant. fle si lepuri në dëllinjë dikush. 2.  fle i qetë, rehat dikush. (FGJSSH f. 486, 2213). S. shih sin:  fle si engjëll dikush

            ZBATHUR E KALUAR fr. proverb. ,iron.- megjithëse mundësitë  e aftësitë i ka të pakta, kërkesat i ka të mëdha. (JNU-FPM f. 275).

ZBËRTHIM-I

                      MERRET NË ZBËRTHIM  diçka fr. fol.,fj.- shqyrtohet diçka duke u ndarë në pjesë a elemente përbërëse  dhe duke u vështruar nga të gjitha anët.-    vërtetat që ato i sugjerojnë, i sufrojnë... janë marrë në zbërthim e vlerësim...më tepër si të vërteta objektive se sa subjektive. (BQ-PNF f.15). S. shih sin: merret në (për) analizë diçka (një çështje etj.)

ZBULUAR

              PASKE  FJETUR ZBULUAR  fr.fol., iron.- nuk qenke në qejf, nuk qenke mirë. (FGJSSH f. 2219).

ZDËRBAQ/E-JA

            IA FUT ZDËRBAQEN  dikujt dikush a diçka fr.fol.,id.- e frikëson, e tremb,  shumë, pa masë dikë  dikush a diçka, e tmerron,e lemeris, e lebetis  dikë dikush a diçka. (AXH-XXXVI f. 203). S. shih sin: ia dridh barkun dikujt dikush a diçka

ZDRANCA-ZDRANCA

            BËHET ZDRANCA-ZDRANCA (qumështi etj.) fr.fol.,meton.- mpikset (qumështi etj.), zdrancohet (qumështi etj.). (VDE-G-If.192). S. shih sin: bëhet droçka-droçka (qumështi etj.)

            I BËRË  ZDRANCA-ZDRANCA fr.mb. fj.- i ngjizur , i mpiksur, i piksur ( për qumësht etj.), i zdrancuar ( për qumësht etj.). (VDE-G-If.192).  S.  shih sin: i bërë droçka-droçka

ZDRËNKTHI

            E  MERR ZDRËNKTHI diçka dikush  fr. fol., iron.- rrëmbehet, nxitohet,  ngutet  (në punë etj.)  dikush , e bën,  e punon një punë me nguti e pa e gjykuar (pa e menduar) mirë dikush, e merr me të shpejtë, me ngut, me nguti, me nxitim, rrëmbimthi diçka (një punë etj.) dikush. (UÇ-3/ 71 f. 201, FGJSSH f. 2221). S. shih sin : e merr (me) axhele  diçka (një punë etj.) dikush

ZDRUG-U

            E SHKON NË ZDRUG diçka (një enë etj.) dikush fr.fol.,meton.-  e lan dhe e fërkon me diçka të fortë (nj enë etj.) dikush. (JNU-FPM f. 276).

ZDRUKTH-I

            E FUT NË ZDRUKTH dikë dikush  fr.fol.,met.- 1. e bën të bindur, të shtruar, të dëgjueshëm dikë dikush, e shtron dikë dikush, e bën  që ( të dijë) të sillet si duhet  me të tjerë dikë dikush, e bën  dikë dikush që t' i kuptojë gjërat mirë e drejt, e edukon, e arsimon dikë dikush. S. shih sin: e bie në arsim dikë dikush.2. e edukon, e arsimon dikë dikush . (FGJSSH f. 2222). S. shih sin: i jep arsim dikujt dikush

            KA ZDRUKTH TË FORTË dikush  fr. fol.,met.- është i aftë t’ i bindë të tjerët dikush, është i aftë t’ ua mbushë mendjen të tjerëve dikush. (FGJSSH f. 1000, 2222). S. shih sin:  nuk   bëhet  dy  fjala e dikujt

            ZDRUKTH I LAKUAR fr.em.,fj.-zdrukth që e ka fundin të lakuar. (FGJSSH f. 2222).

            ZDRUKTH QORR  fr.em.,,fj.- zdrukth i ngushtë që përdoret për zdrukthimin e  kanaleve. (FGJSSH f. 2222).

            ZDRUKTH I TRASHË  fr.em., fj.,tek.-zdrukth që e heq shtresën e parë, të trashë të drurit. (FGJSSH f. 2222).

            ZDRUKTH ULLUK fr.em.,ftill.-zdrukth me fund të lakuar për të bërë kanale në dërrasë, në dru. (FGJSSH . 2088, 2222).

ZEHER-I shm. ZEHERE-T

            BËHET ZEHER dikush fr.fol.,id.-1.   hidhërohet, zemërohet shumë, pa masë  dikush. S. shih sin : merr avull menjëherë dikush. 2. hidhërohet, pikëllohet shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 2222). S. shih sin : i bëhet barku birë dikujt

            I HIDHUR  ZEHER  fr.mb.,ftill.- i hi-dhur shumë, pa masë,  shumë i hidhur. (FGJSSH f. 2222). S. shih sin: i hidhur farmak

            VJELL ZEHER mbi (në) dikë a diçka (kundër dikujt a diçkaje) dikush fr.fol.,iron.- e sulmon, e shan shumë keq, shumë rëndë dikë a diçka dikush. S. shih sin : e bën ars e qyrs dikë dikush

ZEJ/E-A

            IA MERR ZEJEN diçkaje (një pune etj.) dikush fr.fol.,id.- e mëson, e përvetëson, e zotëron mirë e bukur, fare mirë diçka (një punë a zeje, meshtëri, shkathtësi, aftësi, zotësi etj.) dikush, fiton, arrin aftësi,zotësi, shkathtësi, njohuri e shprehi të nevojshme dikush për diçka (një punë  etj.) dikush. (FGJSSH f. 2222).S.shih sin : ia merr anën diçkaje (një pune etj.) dikush

ZEKTH-I  shm. ZEKTHA-T

              I  (IA)  FUT  ZEKTHIN dikujt dikush   fr.fol., iron.- 1.  e bën të nxitet e të përpiqet   dikë për diçka,  e nxit, e shtyn,  dikë  për diçka dikush . S. shih sin : ia luan bishtin dikujt dikush.2.e shqetëson, nuk e lë të qetë, rehat dikë dikush, e bën të shqetësohet për diçka dikë dikush, e trazon, e ngacmon dikë dikush. (FGJSSH f. 2222). S.shih sin : ia shkel bishtin dikujt dikush

              I  HIPËN  (I KA HIPUR) ZEKTHI dikujt  fr.fol.,id.-1. nuk është më i qetë, rehat  dikush, nuk i rrihet  më qetë, rehat në  vend dikujt, rri i shqetësuar , i parehatshëm dikush S. shih sin : rri  si  bollë e vrarë dikush. 2. nxehet, zemërohet inatoset shumë dikush. (FGJSSH f. 2222). S. shih sin : merr avull menjëherë dikush

              I HYJNË (I KANË HYRË)  ZEKTHAT (NË BARK) dikujt fr.fol.,iron  nuk rri i qetë, rehat dikush, shqetësohet shumë, pa masë dikush, lëviz nga një vend në tjetrin dikush, lëviz shumë, nuk rri ulur në një vend dikush për një kohë të gjatë. (BQ-DSH). S. shih  sin : çohet araz dikush

              I  HYN  (I KA HYRË) ZEKTHI dikujt  fr.fol.,id.-1. nuk është më i qetë, rehat  dikush, nuk i rrihet  më qetë, rehat në  vend dikujt, rri i shqetësuar , i parehatshëm dikush S. shih sin : rri  si  bollë e vrarë dikush. 2. nxehet, zemërohet inatoset shumë dikush. (FGJSSH f. 2222). S. shih sin : merr avull menjëherë dikush

              I  KËRCEN (I KA KËRCYER)   (ZEKTHI dikujt  fr.fol.,id.-1. nuk është më i qetë, rehat  dikush, nuk i rrihet  më qetë, rehat në  vend dikujt, rri i shqetësuar , i parehatshëm dikush S. shih sin : rri  si  bollë e vrarë dikush. 2. nxehet, zemërohet inatoset shumë dikush. (FGJSSH f. 2222). S. shih sin : merr avull menjëherë dikush

              I  (IA)  SHTIE ZEKTHIN dikujt dikush   fr.fol., iron.- 1.  e bën të nxitet e të përpiqet   dikë për diçka,  e nxit, e shtyn,  dikë  për diçka dikush . S. shih sin : ia luan bishtin dikujt dikush.2.e shqetëson, nuk e lë të qetë, rehat dikë dikush, e bën të shqetësohet për diçka dikë dikush, e trazon, e ngacmon dikë dikush. (FGJSSH f. 1929, 2222).S.shih sin : ia shkel bishtin dikujt dikush. (FGJSSH f. 1929).

              E ZË (E KA ZËNË  ZEKTHI dikë  fr.fol.,id.- nuk rri i qetë, rehat dikush, shqetësohet shumë, pa masë dikush, lëviz nga një vend në tjetrin dikush, lëviz shumë, nuk rri ulur në një vend dikush. (AVSU-FPRRT f. 148). S. shih sin : çohet araz dikush ;rri si bollë e vrarë dikush

ZELL-I

              ME ZELL fr.ndf.,fj.- zellshëm.- Autori ka punuar me zell për një kohë të gjatë mbi këtë vepër, duke pasë shkuar nëpër duar e sy shumë vepra të shqipes. (AXH-SGJ f. 284).

ZEM

            BËN  ZEM në dikë a kundër dikujt dikush fr.fol.,id.-ankohet, qahet në dikë  a kundër dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : bën ankim në dikë a kundër dikujt dikush

ZEM/ËR-RA

            I BËHET LËMSH NË ZEMËR dikujt  diçka   fr.fol.,id.-e mundon, e bren nga brenda (vazhdimisht) diçka dikë, nuk e lë fare të qetë diçka dikë, e shqetëson shumë diçka dikë. (FGJSSH f.979).S. shih sin: ia ha loçkën e barkut dikujt dikush a diçka  

            I BËHET ZEMRA AKULL  dikujt  fr.fol.,id- shtanget nga një lajm i keq a nga një e papritur, tmerrohet, ngrin nga frika, nga dëshpërimi a nga një fatkeqësi dikush. (ART-II f. 197, FGJSSH f. 165, 2225, JTH-FFGJSH f. 67, 127). S. shih sin: bëhet akull dikush.

            I BËHET ZEMRA BEHAR dikujt  gëzohet, ngazëllehet dikush, i vjen mirë dikujt, i plotësohet dëshira, qejfi dikujt. (FGJSSH f. 122, 2225).  S.shih sin:  bëhet behar dikush

            I BËHET ZEMRA  BORË dikujt dikush fr.fol.,met.- shtanget nga një lajm i keq a nga një e papritur, tmerrohet, ngrin nga frika, nga dëshpërimi a nga një fatkeqësi dikush. (ART-II f. 197, FGJSSH f. 165, 2225, JTH-FFGJSH f. 67, 127). S. shih sin: bëhet akull dikush

            I BËHET ZEMRA  BOZË dikujt fr.fol., met.- trazohet,  shqetësohet  shumë,   pa   masë   dikush. (FGJSSH f. 170, 2225, JTH-FFGJSH f. 131).S. shih sin : çohet ari dikush  

            I BËHET ZEMRA BUKË dikujt fr. fol., id.- 1.gëzohet shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 192, 2225).  S. shih sin:  i guf (i gufon) barku  dikujt. 2. pikëllohet shumë dikush. (ART-II f. 211, FGJSSH f. 2225). S. shih sin: i bëhet barku dhe dikujt. 3.mallëngjehet, preket shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 2225, JTH-FFGJSH f. 142). S. shih sin: i digjet loçka e barkut  dikujt për dikë a diçka

                I BËHET ZEMRA BUNAR dikujt fr.fol.,id.- pikëllohet shumë, pa masë  dikush. (PETZE-FSHFRR f. 34).S.shih sin: i bëhet barku dhe  dikujt

            I BËHET ZEMRA  COPË dikujt fr.,id.-    pikëllohet shumë, pa masë dikush , i vjen shumë keq dikujt, ndien dhembje të madhe shpirtërore dikush ,  e pushton një dhembje e madhe shpirtërore dikë  (nga një mynxyrë a fatkeqësi që e përjeton, e sheh a e dëgjon). (FGJSSH f. 231, 1495, 1905, 2225,  JTH-FFGJSH f. 163). S.shih sin: i bëhet barku dhe dikujt

              I BËHET ZEMRA ÇYREK dikujt  fr. fol.,id.- gëzohet shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 281, 2225). S. shih sin:  i guf (i gufon) barku  dikujt

            I BËHET ZEMRA GROPË dikujt fr. fol.,id.- 1.  i vjen shumë keq, pikëllohet, helmohet , hidhërohet shumë, pa masë dikush. (AXH-L f. 152, FGJSSH f. 2225). S.shih sin: i bëhet barku dhe dikujt. 2. dëshpërohet,zhgënjehet shumë, pa masë dikush, nuk kënaqet fare dikush me diçka. (FGJSSH f.577, 2225). S.shih sin: i bëhet barku  dhe dikujt

            I BËHET ZEMRA HAMBAR dikujt    fr.fol.,meton.-  duron shumë, tej mase dikush, bëhet shumë zemërgjerë, durimtar, i durueshëm dikush. (PAVHA-SHPE f. 117). S.shih sin: e bën barkun gavixh dikush

            I BËHET ZEMRA HELM dikujt fr. fol., id.-, pikëllohet, hidhërohet shumë, pa masë dikush , i vjen shumë keq dikujt, ndien dhembje të madhe shpirtërore dikush. (FGJSSH f. 1905, 2184, 2225). S.shih sin: i bëhet barku dhe dikujt

            I BËHET ZEMRA HON dikujt fr.fol.,id.- 1. pikëllohet shumë, pa masë  dikush. S.shih sin: i bëhet barku dhe  dikujt. 2. zemërohet fort, pa masë dikush. (FGJSSH f. 691, 2225).  S. shih sin: merr avull menjëherë dikush

               I BËHET ZEMRA HURDHË dikujt fr. fol.,id.- i vjen shumë keq, pikëllohet, helmohet , hidhërohet shumë, pa masë dikush. (AXH-L f. 152). S.shih sin: i bëhet barku dhe dikujt

                I BËHET ZEMRA KALA dikujt fr.fol., id.- gëzohet shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 761, 2225). S. shih sin:  i guf (i gufon) barku  dikujt

              I BËHET ZEMRA LECKË dikujt  fr.fol.,id.- ligështohet  dikush, vritet shpirtërisht dikush, mposhtet nga vështirësitë  a  nga  fatkeqë-sitë dikush, e humb guximin dikush, preket thellë nga diçka e dhembshme dhe nuk e mban dot veten dikush. (FGJSSH f. 1943). S. shih sin : i prishet barku dikujt

              *I BËHET ZEMRA MAL dikujt fr.fol.,id.- ndien kënaqësi të madhe dikush,  gëzohet shumë, pa masë dikush.  (AXH-VII f. 159, FGJSSH f. 192, 281, 506, 761, 788, 1052, 1706, 2225, JTH-FFGJSH f. 142).- Mua  m’ u bë zemra mal dhe i dhashë  menjëherë të drejtë babait me mendjen time. (EK-SHDV f. 77). Më bëhet zemra mal kur shoh se rinia e jonë i ka sot dyert e hapura me lehtësi të madhe për çdo degë arsimi. (AXH te: BAGRA-AXH f. 212). Xha Mitrit iu bë zemra mal, sidomos për teknikun  bujqësor , që ishte djalë i huaj  dhe duhej nderuar. (ZSA-VL-3 f. 131). Në odën e Balit Isë pata rastin të takoja edhe disa të shkolluar dhe zemra më bëhej mal kur i shihja dhe i dëgjoja se flisnin para miqve. (HKA-OM f. 156).  S. shih sin:  i guf (i gufon) barku  dikujt

            I BËHET ZEMRA  PLAGË dikujt fr., id.- pikëllohet shumë, pa masë dikush , i vjen shumë keq dikujt, ndien dhembje të madhe shpirtërore dikush ,  e pushton një dhembje e madhe shpirtë-rore dikë  (nga një mynxyrë a fatkeqësi që e përjeton, e sheh a e dëgjon). (FGJSSH f. 231, 1495, 1905, 2225, JTH-FFGJSH f. 163). S.shih sin: i bëhet barku dhe dikujt

              I BËHET  ZEMRA PUS dikujt  fr.fol., id.- helmohet, pikëllohet shumë, jashtë mase dikush. (FGJSSH f. 1576, 2225). S.shih sin: i bëhet barku dhe  dikujt

            I BËHET ZEMRA RRAFSH   dikujt  për diçka fr.fol.,id.-.qetësohet, rehatohet dikush, rri rehat dikush, çlirohet nga hallet, shqetësimet, brengat dikush, shkujdeset dikush, bëhet i pahalle dikush. S. shih sin: i shëndoshet barku  dikujt. (BQ-DSH). (edhe moh.)

            I BËHET ZEMRA SHPELLË dikujt fr. fol.,id.- ndien dhembje të madhe kur e sheh tjetrin duke vuajtur shpirtërisht a fizikisht dikush,  tronditet tepër, pa masë dikush ((kur sheh diçka të rëndë a tragjike), vritet shpitërisht  dikush, pikëllohet shumë, pa masë dikush , i vjen shumë keq dikujt, ndien dhembje të madhe shpirtërore dikush ,  e pushton një dhembje e madhe shpirtërore dikë  (nga një mynxyrë a fatkeqësi  shumë e madhe që e përjeton, e sheh a e dëgjon). (MIGOJ-F-II f. 7,FGJSSH f. 1892, 2225, JTH-FFGJSH f. 163). S.shih sin: i bëhet barku dhe dikujt

            I BËHET ZEMRA SHTUPË dikujt  fr.fol.,id.- ligështohet  dikush, vritet shpirtërisht dikush, mposhtet nga vështirësitë  a  nga  fatkeqë-sitë dikush, e humb guximin dikush, preket thellë nga diçka e dhembshme dhe nuk e mban dot veten dikush. (FGJSSH f. 1943, 2225). S. shih sin : i prishet barku dikujt

            I BËHET ZEMRA  VRER dikujt fr. fol., id.- pikëllohet, hidhërohet shumë, pa masë dikush , i vjen shumë keq dikujt, ndien dhembje të madhe shpirtërore dikush. (FGJSSH f. 1905, 2184, 2225). S.shih sin: i bëhet barku dhe dikujt

            I BËHET ZEMRA ZHUR dikujt fr.fol.,id.-1. (për dikë, diçka a një vend) vuan shumë nga malli a dashuria që ka për dikë, diçka a një vend  dikush, digjet nga dëshira e madhe për dikë, diçka a një vend dikush. S. shih sin:  i digjet shpirti për dikë, diçka a një vend dikujt.2. (për dikë a diçka) pikëllohet  shumë, pa masë dikush  nga  dikush a diçka ( nga një fatkeqësi që i ndodh), i vjen shumë keq dikujt për dikë a diçka, vritet shumë shpirtërisht dikush për dikë a diçka, ndien dhembje të madhe shpirtërore për dikë a diçka dikush, e pushton një dhembje e madhe shpirtërore dikë nga dikush a  nga diçka (nga një fatkeqësi që e sheh, që  e dëgjon, që i ndodh). (FGJSSH f. 2224, 2267).  S. shih sin: e merr barku  dikë për dikë a diçka. 3. (për diçka)  e dëshiron , e do shumë, pa masë, së tepërmi diçka  (që ta ketë) dikush ,e  gjakon, e lektis,e lakmon diçka dikush. (FGJSSH f. 77, 2267). S.  shih  sin:  i plas bishti për diçka dikujt. 4. (për dikë a diçka) përmallohet, mallëngjehet shumë, pa masë për dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 2224, 2267). S. shih sin: i digjet loçka e barkut   për dikë a diçka  dikujt

            E BËN ME GJITHË ZEMËR diçka dikush fr.fol.,ftill.- e bën pa përtim, pa përtesë diçka dikush, e bën me gjithë dëshirë diçka dikush. (AXH-XLVI f. 171, FGJSSH f. 2223). S.shih sin : e bën me dy duart   diçka dikush

            BËN Ç’ I THOTË ZEMRA dikush  fr. fol.,ftill.- bën, punon, vepron ç’ të dojë, ç’  të dëshirojë , ç’ t’ ia ketë ëndja dikush. (FGJSSH f. 2223). S. shih sin: punon çordë në vete dikush

            *BËN ZEMËR dikush  fr.fol.,id.- vendos dikush. (FGJSSH f. 2223).-  Ç’ t’ i bësh, tani duhet të bësh zemër e t’ i rritësh djemtë ; ja na ke ne. (ZSA-VL-3 f. 264). S.shih sin: (e) qet cekën dikush  të bëjë a për të bërë diçka

            *I BËN ZEMËR dikujt dikush a diçka fr.fol.,id.- e trimëron, e nxit, e shtyn dikë dikush a diçka.- Më bëri zemër , jo vetëm edhe këtë evëtar të ri ta japë më (në) dritë, po edhe gjithë ato që kam bërë gati. (NAVE te: gr.aut.ALSH f. 67).

            I BËN ZEMRA dikujt (për diçka)  fr.fol.,  id.- (e) dëshiron , (e) do (diçka) dikush. –  S.shih sin: i bie dëshira dikujt (për diçka). (edhe moh.)

            NUK I BËN ZEMRA dikujt  për diçka fr.fol.,id.- nuk e do, nuk e dëshiron diçka dikush. (FGJSSH f. 133, 2223).- Nuk i bënte zemra të vinte dorë në shtëpi. (RB-KF f. 154). Ç’ bëre zotrote, i sose të korrat ? Ç’ të të  them, as më bën zemra.Ti i di arat e mia ? S’ të shikon syri një kalli, për be, kokëposhtë, po të gjitha na, si ato pelat e hazdisura. (ZSA-VL-3 f. 38). Megjithëse kishte dhënë fjalën, Kame Gjovarfës  nuk i bënte zemra  të ngrihej. (ZSA-VL-3 f. 271).  S. s’ i  (ia) thotë  zemra për diçka dikujt  (edhe poh.)

            NUK I BËN ZEMRA (ta thotë) fr.fol., meton.- nuk mund, nuk mundet (ta thotë), nuk dëshiron ta thotë. (FGJSSH f. 559). S.  shih sin: nuk i bën  goja (ta thotë)

            IA BËN ZEMRËN dikujt dikush fr.fol.,  id.- ia bën, ia plotëson, ia përmbush çka dëshiron  dikujt dikush, bën, vepron dikush sipas  dëshirës, ëndjes së dikujt, vepron, punon dikush siç dëshiron dikush, ia plotëson dëshirën dikujt dikush. ( AXH-XLV f. 147). S.shih sin : ia bën dëshirën  dikujt dikush ; ia gjen damarin dikujt dikush

            IA BËN ZEMRËN AKULL dikujt dikush a diçka  fr.fol.,met.- e bën të ketë shumë  frikë dikë dikush a diçka, e bën t' i ngrijë zemra dikujt dikush a diçka, e tmerron,e lemeris, e lebetis,e llahtaris  dikë dikush a diçka. (ART-II f. 197). S. S. shih sin: ia dridh barkun dikujt dikush a diçka

            IA BËN ZEMRËN  BORË dikujt dikush a diçka  fr.fol.,met.- e bën të ketë shumë  frikë dikë dikush a diçka, e bën t' i ngrijë zemra dikujt dikush a diçka, e tmerron,e lemeris, e lebetis,e llahtaris  dikë dikush a diçka. (ART-II f. 197). S. S. shih sin: ia dridh barkun dikujt dikush a diçka  

            BËN ZEMRËN E BOTËS dikush  fr.fol.,id.- u bën qejfin të tjerëve dikush, ia plotëson dëshirën të tjerëve dikush. (FGJSSH f. 2223). S. shih sin : ia bën dëshirën dikujt dikush

            IA BËN ZEMRËN COPË dikujt dikush a diçka fr.fol.,id.- 1. i shkakton dhembje të madhe dikujt dikush a diçka, e pikëllon, e hidhëron, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka. (ART-I f. 181, FGJSSH  f. 231, 2064). S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush; ia merr barkun dikujt dikush a diçka. 2..e mallëngjen shumë dikë dikush a diçka, e prek thellë dikë dikush a diçka . (FGJSSH f. 2224, JTH-FFGJSH f.163). S.shih sin : ia merr barkun dikujt dikush a diçka

            E BËN ZEMRËN GUR dikush fr.fol.,id.-1.   vendos, merr vendim për të bërë diçka dikush, nuk e vëren hidhërimin, por e shikon punën dikush. (AXH-L f. 157, FGJSSH f. 2225). S. shih sin: (e) qet cekën dikush të bëjë a për të bërë diçka. 2.  duron shumë dikush, bëhet shumë i durueshëm dikush, tregohet zemërgjerë, barkgjerë së tepërmi dikush,  e mban veten dikush për të mos u mposhtur  nga hidhërimi etj. (FGJSSH f. 589, 2225). S. shih sin : e bën barkun gavixh dikush

                NUK I BËN ZEMRA LAK dikujt fr.fol., met.-  nuk trembet, nuk frikohet fare dikush, nuk ka frikë fare dikush. (FGJSSH f. 940, 2225).S. shih sin: nuk i veton ashka e syrit dikujt, as që i veton ashka e syrit dikujt

               IA BËN  ZEMRËN MAL E BJESHKË  dikujt dikush  a diçka id.-  e gëzon shumë, pa  masë  dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 1052). S. shih sin : ia hap barkun dikujt dikush a diçka

            *E BËN ZEMRËN TOP dikush  fr.fol.,id.- vendos prerë, merr vendim të prerë për të bërë diçka dikush.- Me të shpejtë u ngjit në tribunë.  Salla  e mbushur me delegatë i dha një forcë të papritur. E  bëri  zemrën top dhe ia filloi diskutimit  që kishte shkruar  në një copë letër. (ZSA-VL-3 f. 201). S. shih sin: (e) qet cekën dikush të bëjë a për të bërë diçka

            IA  BËN ZEMRËN THËNGJILL dikujt    dikush a diçka  fr.fol.,id.- i shkakton një dëm të madh a një fatkeqësi të madhe dikujt dikush, e pikëllon, e hidhëron  shumë dikë  dikush a diçka ,e bën të vuajë shumë shpirtërisht dikë dikush a diçka ,i shkakton dhembje të madhe a pikëllim të thellë dikujt  dikush a diçka, e bën dikë dikush  a diçka që të ndiejë një dhembje të madhe shpirtërore, ia vret dikujt dikush njeriun më të dashur a të vetëm, e përvëlon, e zhurit, e shkrumbon, e përcëllon dikë dikush a diçka . (FGJSSH f. 2063, 2225). S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka

            IA BËN ZEMRËN UJË dikujt dikush  a diçka  fr.fol.,id.-1. e mallëngjen shumë ,pa masë dikë dikush a diçka, e prek thellë dikë dikush a diçka. (VALLA-FSHPE f. 115, FGJSSH f. 2225). S. shih sin : ia shtrydh  barkun dikujt dikush a diçka. 2. e tremb shumë dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 2081, 2225). S. shih sin: ia dridh barkun dikujt dikush a diçka

            I BËN ZEMRA VËRR dikujt fr.fol.,id.- rrëqethet, ngjethet, tmerrohet, tronditet, trishtohet dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : i shkojnë të dridhura (në trup) dikujt

            NUK I BËN ZEMRA VËRR dikujt fr.fol., met.-  nuk trembet, nuk frikohet fare dikush, nuk ka frikë fare dikush. (BQ-DSH).S.  shih sin: nuk i veton ashka e syrit dikujt, as që i veton ashka e syrit dikujt

              IA BËN ZEMRËN UJË dikujt dikush  a diçka fr.fol.,id.-1. e mallëngjen, e prek shumë, pa masë dikë dikush a diçka.S. shih sin: ia shtrydh barkun  dikujt dikush a diçka.2. e tremb, e frikëson  shumë, pa masë dikë dikush a diçka, , e tmerron,e lemeris, e lebetis,e llahtaris  dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 2081). S. shih sin: ia dridh barkun dikujt dikush a diçka                      

              IA BËN ZEMRËN VRER dikujt dikush a diçka fr.fol.,id.- e pikëllon, e hidhëron shumë, tepërmi  dikë dikush a diçka, i shkakton vuajtje e mundime të mëdha, të padurueshme dikujt dikush a diçka. (FGJSSH f. 666).S.shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka

               *I BIE THIKA NË ZEMËR dikujt fr.fol.,meton.- tronditet tepër, pa masë dikush ((kur sheh diçka të rëndë a tragjike), vritet shpitërisht  dikush, pikëllohet shumë, pa masë dikush , i vjen shumë keq dikujt, ndien dhembje të madhe shpirtërore  dikush, e pushton një dhembje e madhe shpirtërore dikë  (nga një mynxyrë a fatkeqësi që e sheh a e dëgjon). - Thashë më ra  thika në zemër, m’ u ça zemra, më plasi balli. (FEGABY te: gr.aut. GSH f. 15). S. shih sin: i bëhet barku  dhe dikujt; i dridhet barku  dikujt

            I BIE ZEMRA dikujt fr.fol.,id.- s’ ka më guxim dikush, bëhet frikacak dikush. (FGJSSH f. 2223). S. i ftohet  zemra dikujt; e humb zemrën dikush; e lëshon zemra dikë

            I BIE ZEMRA NË FUND TË BARKUT (NË FUND TË KËMBËVE) dikujt   fr.fol.,id.- tronditet tepër,shumë, pa masë dikush ((kur sheh diçka të rëndë a tragjike), vritet shpitërisht  dikush, pikëllohet shumë, pa masë dikush , i vjen shumë keq dikujt, ndien dhembje të madhe shpirtërore   dikush, e pushton një dhembje e madhe shpirtërore dikë  (nga një mynxyrë a fatkeqësi që e sheh a e dëgjon). (AXH-XXXIX f. 163).  S. shih sin: i bëhet barku  dhe dikujt; i dridhet barku  dikujt

            I BIE ZEMRA NË BARK dikujt fr.fol.,id.- tronditet tepër, shumë, pa masë dikush ((kur sheh diçka të rëndë a tragjike), vritet shpitërisht  dikush, pikëllohet shumë, pa masë dikush , i vjen shumë keq dikujt, ndien dhembje të madhe shpirtërore   dikush, e pushton një dhembje e madhe shpirtërore dikë  (nga një mynxyrë a fatkeqësi e rëndë që e sheh a e dëgjon). (ART f.213, FGJSSH f. 104, 2225). S. shih sin: i bëhet barku  dhe dikujt; i dridhet barku  dikujt

            I  BIE ZEMRA TE THEMBRA dikujt  fr.fol.,id.- 1. frikësohet shumë, pa masë dikush. S. shih sin: i dridhet barku dikujt.2. bie fare moralisht dikush, s’ ka forcë e dëshirë për të bërë diçka dikush, dëshpërohet, zhgënjehet  shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 1862, 2059, 2225). S. shih sin: i bëhet barku dhe dikujt

            IA BIE ZEMRËN NË VEND dikujt dikush fr.fol.,meton.- (ART f.215).

            IA BIRON ZEMRËN dikujt dikush   a diçka fr.fol.,meton.- i vjen shumë keq, i vjen keq sa s’ ka dikujt për dikë a diçka, ndien dhembje të madhe, të thellë dikush për dikë a diçka, i dhimbset shumë, pa masë dikujt dikush a diçka, vuan shumë për dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 148, 1904, 2224). S. shih sin :  e merr barku  dikë për dikë a diçka

            E BREN ZEMRA dikë fr.fol.,id.- 1. për dikë a diçka (te dikush a për diçka) dyshon, ka dyshim dikush për dikë a diçka (te dikush a për diçka) S. shih sin: e bren dyshimi dikë për dikë a diçka.2. (për diçka) e shqetëson, e brengos, e mundon, e bren nga brenda (përbrenda) dikë diçka (vazhdimisht), nuk e lë të qetë dikë diçka vazhdi-misht, pareshtur. S. shih sin: e ha në bark dikë diçka 3.(në dikë a diçka)   dyshon  në dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 2224).S. shih  sin : është në dyshim në dikë a  diçka dikush

            *IA BREN ZEMRËN dikujt  fr.fol.,id.-.1.(dikush a diçka) shkakton dhembje të madhe dikujt dikush a diçka, e pikëllon, e hidhëron, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka (një fatkeqësi a  mynxyrë që e sheh a e dëgjon). S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka. 2. (dikush a diçka)   e bën që të vuajë dikë dikush a diçka, e mërzit, e mundon, e sfilit shumë dikë dikush a diçka.-Ishte plagë e pambyllur që ia brente zemrën ditë e natë. (EKO te: SF nr. 1-2/ 2003 f.  140). .S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka. 3. (diçka) e shqetëson, e mundon vazhdimisht dikë diçka, nuk e lë të qetë dikë diçka (një dyshim a një çështje që kërkon zgjidhje). (FGJSSH f. 2224). S. shih sin: e ka ballgam (në zemër) diçka dikush  

            I BROF ZEMRA dikujt  fr.fol.,meton.- 1a.gëzohet shumë, së tepërmi dikush, është shumë i  gëzuar dikush.  1b.ndien kënaqësi të madhe dikush, kënaqet shumë, së tepërmi dikush; është shumë  i kënaqur dikush. (FGJSSH f. 182, 2224). S. shih sin :  i guf (i gufon) barku dikujt

            CENON ZEMRËN fr.fol. it. colpire . (AXH- XLIII f. 142).

            *I COPËTOHET ZEMRA dikujt për dikë a për diçka fr.fol.,id.- pikëllohet shumë, pa masë dikush, ndien një dhembje të madhe dikush për dikë a diçka, preket thellë dikush për dikë a për diçka. (AXH-IX f. 172, ART-I f. 181, FGJSSH f. , 231, 1918, 2224).- Nganjëherë thuajse i copëtohej zemra, kur fill pas mesit të natës, me të mbyllur të kaferestorantit, duhej të gjendej  ballë për ballë  me pronarin  për t’ ia dorëzuar tërë fitimin ditor. (MI-SHT f. 54).  S. shih sin: i bëhet barku dhe  dikujt (për dikë a për diçka)

            IA COPËTON ZEMRËN dikujt dikush  a diçka fr.fol.,id.-.1.i shkakton dhembje të madhe dikujt dikush a diçka, e pikëllon, e hidhëron, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka. (ART-I f. 181, FGJSSH f. 231, 264, 2064). S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka; ia merr barkun dikujt dikush a diçka.2. e mallëngjen shumë dikë dikush a diçka, e prek thellë dikë dikush a diçka . ( FGJSSH f. 2224, JTH-FFGJSH f. 163). S.shih sin : ia merr barkun dikujt dikush a diçka. 3. e dëshpëron, e zhgënjen (shumë, pa masë)  dikë dikush a diçka, ia shuan shpresat për diçka a për mirë (të mirë) dikujt dikush a diçka, e bën pesimist dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 2224. S. shih sin : e bën akull dikë  dikush a diçka ; ia prish barkun dikujt dikush a diçka  

            *I ÇAHET ZEMRA dikujt fr.fol.,meton.-   pikëllohet shumë, pa masë dikush , i vjen shumë keq dikujt, ndien dhembje të madhe shpirtërore   dikush, e pushton një dhembje e madhe shpirtërore dikë  (nga një mynxyrë a fatkeqësi që e sheh a e dëgjon). (FGJSSH f. 2224).-Thashë më ra  thika në zemër, m’ u ça zemra, më plasi balli. (FEGABY te: gr.aut. GSH f. 15). S. shih sin: i bëhet barku  dhe dikujt; i dridhet barku  dikujt

            IA  ÇART ZEMRËN dikujt  fr.fol.,id.-   1. (dikush a diçka) e dëshpëron, e zhgënjen  (shumë, pa masë) dikë dikush a diçka, ia shuan shpresat për diçka a për mirë (të mirë) dikujt dikush a diçka, e bën pesimist dikë dikush a diçka.-   ia prish barkun dikujt dikush a diçka . 2.  (dikush a diçka) e pikëllon, e hidhëron, e helmon shumë,  së tepërmi dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 1547, 2224). S. shih sin : ia djeg  loçkën e barkut  dikujt dikush a diçka

            *E ÇEL ZEMRËN dikush  fr.fol.,id .- nuk lë gjë pa thënë, pa treguar dikush, i nxjerr, i thotë të gjitha botërisht dikush,   i shpreh, i thotë, i tregon të gjitha ato që i di, që i ka në mendje e në shpirt  dikush, e shpreh ç' fsheh në zemër e në shpirt dikush, ç' ndien e ç' mendon intimisht.-Kam zemrën sa për bind. Prej saj e kam kollën.-Ta bëjmë me bast? Po ta çelim zemrën .(SD-SHKT-I f.153). S. shih sin : e hap barkun dikush

            *IA ÇEL ZEMRËN dikujt dikush fr.fol., met.- 1.ia beson, ia tregon dikujt dikush ç ' ka në zemër, ia rrëfen, ia thotë, ia zbulon gjërat,  të fshehtat, fshehtësitë  intime, vetanake dikujt dikush, ia tregon  hallet, problemet intime, vetanake dikujt dikush, ia thotë , ia rrëfen, ia shpreh  të gjitha  ato që e mundojnë (të këqijat, zemërimin, pikëllimin etj. dikujt dikush. (FGJSSH f. 648, 2223). - Kush s' mund t' u çelë zemrat atyre/ që s' kanë besim/ as në vetvete. (DEBE-ME f. f.38). Atëherë djalit iu desh pa çare/ nënës loke zemrën krejt t’ ia çelë. (AÇ-NË f. 82).2. Në dorë ka çelësin magjik. Do t’ ua çelë zemrën. (ASH-SE f. 40).  S. shih sin : ia çel barkun  dikujt dikush

            I (IA)  ÇJERR ZEMRËN dikujt dikush  a diçka fr.fol.,id.-.i shkakton dhembje të madhe dikujt dikush a diçka, e pikëllon, e hidhëron, e helmon, e lëndon  shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka, e prek thellë në ndjenja dikë dikush a diçka. ( FGJSSH  264, 575). S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka; ia merr barkun dikujt dikush a diçka

            E ÇON ZEMRA AVULL për diçka  dikë fr.fol.,id.-  e dëshiron shumë, pa masë, së tepërmi diçka dikush ,e gjakon, e lektis, e lakmon diçka dikush.. (FGJSSH f. 77, JTH-FFGJSH f. 85). S.  shih  sin: i digjet buza për diçka dikujt;  i plas bishti për diçka dikujt

              *I ÇON ZEMRAT PESHË dikush  fr.fol., meton.-nxit që të  punojnë a të veprojnë me të gjitha fuqitë që kanë, u jep besim e guxim për të kryer diçka  dikush. (FGJSSH f. 1408).-Detyra kryesore e artit poetik romantik , sipas tij, është që të dehë , të ndezë, të prekë zemrat, të çojë zemrat peshë, të emocionojë, të shkaktojë,të ngjallë ndjenja të fuqishme. (BQ-PNF f. 44).S. shih sin : i çon mendjet peshë dikush

            I (IA) ÇON ZEMRËN PESHË dikujt  dikush a diçka fr.fol.,id.-1a..e mallëngjen shumë dikë dikush a diçka, e prek thellë dikë dikush a diçka .  1b. i vjen shumë keq dikujt për dikë a diçka, e pikëllon, e trondit  shumë  dikë dikush a diçka. (FGJSSH  f. 1408, 2224). S. shih sin : ia merr barkun dikujt dikush a diçka     

           I DEL NGA ZEMRA (PREJ ZEMRE)   diçka  a dikush dikujt fr.fol.,meton.-  nuk e do, nuk e adhuron , nuk e pëlqen  më (si më parë)  diçka a dikë  dikush,  i ftohet dikujt diçka a dikush , nuk ka më dëshirë , dashuri për diçka a dikë  dikush,     nuk ushqen më dashuri ndaj  diçkaje a dikujt  dikush, i ikën dashuria që kishte për diçka a dikë dikujt, i zvirdhet, i mërzitet, i zhigmohet, i strakset, i zvordhitet  diçka a dikush dikujt. (AXH-XXXVII f. 162, FGJSH f. 639, FGJSSH f. 539, 659, 1591, 2084, 2224, 2252, 2265). S. shih sin: i del nga huji (prej huji) diçka a dikush dikujt; nuk e ka në bukë diçka a dikë dikush  

            I DEL ZEMRA PREJ VENDI dikujt fr.fol.,meton.-1. frikësohet trembet shumë dikush, tmerrohet, lemeriset, lebetitet dikush. S. shih  sin : i dridhet barku dikujt.2. tronditet tepër, pa masë dikush ((kur sheh diçka të rëndë a tragjike), vritet shpitërisht  dikush, pikëllohet shumë, pa masë dikush , i vjen shumë keq dikujt, ndien dhembje të madhe shpirtërore   dikush, e pushton një dhembje e madhe shpirtërore dikë  (nga një mynxyrë a fatkeqësi që e sheh a e dëgjon). (HB-I f. 223). S. shih sin: i dridhet barku dikujt

            I (IA) DERDH ZEMRËN  dikujt dikush  fr.fol.,id.- i hapet, i çilet dikujt dikush, ia tregon, ia thotë dikush dikujt të gjitha ato që i ka në mendje e në shpirt, ia tregon dikush dikujt ato që e shqetësojnë, që e mundojnë vazhdimisht, pareshtur në jetë,ia tregon dikujt dikush fshehtësitë, të fshehtat intime, vetanake. (FGJSSH f. 2224).  S.shih sin: ia çel barkun  dikujt dikush

            *DERISA T’ I REGËTIJË ZEMRA fr.ndf., meton.- përgjithnjë, gjithnjë, gjithë jetën, derisa të vdesë, derisa të jetojë, sa të jetojë, derisa, gjersa të jetojë, deri, gjer në vdekje.-Në kushte të tilla  veprat e Migjenit  u bënë pronë e plotë  e masave, për lumturinë e të cilave  ai ëndërroi dhe luftoi me penë derisa i regëtiu zemra. (KOBI  te : SF nr. 3/ 88  f. 13). S. shih sin : gjer në cakun e fundit

            I DËRRMOHET ZEMRA dikujt fr.fol.,meton.- pikëllohet shumë, pa masë dikush . (ART-II f. 211). S. shih sin: i bëhet barku dhe  dikujt

            E DËSHIRON ME GJITHË ZEMËR diçka dikush  fr.fol.,ftill.-e dëshiron shumë, pa masë, së tepërmi diçka dikush ,e  gjakon, e lektis,e lakmon diçka dikush. (FGJSSH f.381). S.  shih  sin: e bren dëshira për diçka dikë, e bren një dëshirë e madhe dikë për diçka

            IA  DI  ZEMRËN dikujt dikush  fr. fol., ftill.- e njeh me të gjitha (të mirat e të ligat, huqet, zakonet etj.) dikë dikush, e njeh plotësisht, krejtësisht, tërësisht dikë dikush. (FGJSSH f. 2223). S. shih sin: e di (se)  ç’ (çka)  ka në bark dikë dikush  (edhe moh.)

            I DIGJET ZEMRA dikujt fr.fol.,id.-1. (për dikë, diçka a një vend) vuan shumë nga malli a dashuria që ka për dikë, diçka a një vend  dikush, digjet nga dëshira e madhe për dikë, diçka a një vend dikush.  S. shih sin:  i digjet shpirti për dikë, diçka a një vend dikujt.2. (për dikë a diçka) pikëllohet  shumë, pa masë dikush  nga  dikush a diçka ( nga një fatkeqësi që i ndodh), i vjen shumë keq dikujt për dikë a diçka, vritet shumë shpirtërisht dikush për dikë a diçka, ndien dhembje të madhe shpirtërore për dikë a diçka dikush, e pushton një dhembje e madhe shpirtërore dikë nga dikush a  nga diçka (nga një fatkeqësi që e sheh, që  e dëgjon, që i ndodh). (FGJSSH f. 2224, 2267).  S. shih sin: e merr barku  dikë për dikë a diçka. 3. (për diçka)  e dëshiron , e do shumë, pa masë, së tepërmi diçka  (që ta ketë) dikush ,e  gjakon, e lektis,e lakmon diçka dikush. (FGJSSH f. 77, 2267). S.  shih  sin:  i plas bishti për diçka dikujt. 4. (për dikë a diçka) përmallohet, mallëngjehet shumë, pa masë për dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 2224, 2267). S. shih sin: i digjet loçka e barkut   për dikë a diçka  dikujt

            *I DIGJET ZEMRA FLAKË dikujt     fr.fol.,id.-1. (për diçka)  e dëshiron shumë, pa masë, së tepërmi diçka dikush, e gjakon, e lektis, e lakmon diçka dikush. (AXH-II f. 168). S.shih sin: e bren dëshira  për diçka  dikë, e bren një dëshirë e madhe për diçka dikë.2. (për dikë a diçka) i dhimbset shumë, pa masë dikujt dikush a diçka, i vjen shumë keq dikujt për dikë a diçka, ndien  dhembje  të thellë për dikë a diçka  dikush.- Mos harro kur të vish prej Prishtine, blije një dry e rezen se do t’ ia vë vetë e kështu e mbyll atë derë. Më është bërë pak si pikë , kur po e shoh oborrin të hapur e me dyer të mëdha siç e patëm në kohën e mixhës Cenë, kjo zemër po më digjet flakë ! Eja dhe mos gabo që t’ ia kthesh shpinën këtij trualli. (HKA-OM f. 109-110). S. shih sin: e merr barku  dikë për dikë a diçka

         I DIGJET ZEMRA HORË për diçka dikujt  fr.fol.,id.- e dëshiron shumë, pa masë, së tepërmi diçka dikush, e gjakon, e lektis, e lakmon diçka dikush. (FGJSSH f. 692, 2225). S.shih sin: e bren dëshira  për diçka  dikë, e bren një dëshirë e madhe për diçka dikë

         I DIGJET ZEMRA PRUSH për dikë  a diçka dikujt  fr.fol.,id.-1. e do shumë, pa masë dikë a diçka  dikush. S. shih sin: e do me ashk  dikë a diçka dikush. 2.  mallëngjehet, përmallohet shumë, pa masë për dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1562, 2225). S. shih sin: i digjet loçka e barkut  për dikë a diçka dikujt

            *IA DJEG ZEMRËN dikujt dikush a diçka fr.fol.,id.-1.i shkakton një dëm të madh a një fatkeqësi të madhe dikujt dikush, e pikëllon shumë dikë diçka a dikush,e bën të vuajë shumë shpirtërisht dikë diçka a dikush, i shkakton dhembje të madhe a pikëllim të thellë dikujt  diçka a dikush, e bën dikë diçka a dikush që të ndiejë një dhembje të madhe shpirtërore, ia vret dikujt dikush njeriun më të dashur a të vetëm, e përvëlon, e zhurit, e shkrumbon, e përcëllon dikë dikush a diçka . –për kokën e Canes, që e kam një fill të vetëm e për shpirt të atij tjetrit, që ma ka djegur zemrën ! (ZSA-VL-3 f. 290).  S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka.2. e bën që të digjet nga malli, nga një dëshirë e zjarrtë etj. për dikë a diçka, një vend. (FGJSSH f. 2267).

            *E DO ME TË GJITHA FIJET E ZEMRËS dikë a diçka dikush  fr.fol.,ftill.-e do me tërë qenien dikë a diçka dikush, e do shumë, pa masë, së tepërmi  dikë a diçka dikush.- Në këtë botë shqiptare, të cilën ai e deshi  me të gjitha fijet e zemërs, ai mbetet i gjallë ndër ne,si sot si në ditët që do të vijnë. (EÇ te : SF nr. 3/ 88 f. 128). S. shih sin : e do me ashk dikë a diçka dikush  

            *E DO ME (GJITHË) ZEMËR dikë a diçka dikush fr.fol.,ftill.- e do shumë, pa masë, së tepërmi  dikë a diçka dikush, e do me tërë qenien dikë a diçka dikush.- Kjo ime gjyshe gjithë e desh me zemër  e i merrte anën, në mungesë e sipër. (MK-AJ f.80). Shqiptari me gjithë zemër/ s’ do përveç se Shqipërinë/ se ajo i dha atij  emër/I fali dhe trimërinë. (ASDR-RRD f. 95). S. shih sin : e

do me ashk dikë a diçka dikush

            *IA DO ZEMRA  dikujt  fr.fol., meton.- 1. (dikë a diçka)   e do, e lektis, e dëshiron dikë a diçka dikush.- (TASE f. 96, FGJSSH f. 963, 1591, 2223). Si pashë që m' u ngrohën shpatullat mirë e bukur,anës e anës ua nxora fjalën ku ma desh zemra. (JX-N f.114). Pse edhe ta digjnit do t’ ua donte zemra?- Besa po. Po nuk na bëri dora, se ajo i takon Lidhjes…(SD-SHKT-II f. 109). Të tjerat janë të rrena, pra, duhet të më mbushë dëshirën që ma do shpirti edhe zemra. (ASDR-KK f. 152). Me mend i jepja dum mirë se kush na kishte vjedhur ashtu gjatë kohës që mora pjesë në aventurën e majmunit, por zemra s’ ma donte ta besoj. (PARB-SH f. 170). Edhe kësaj ia donte zemra  të kishte dhe Mainoja një djalë, qoftë dhe një vajzë. Psherëtiu, pastaj hodhi përsëri sytë nga dritarja në arat e malit. (ZSA-VL-3 f. 67).  S. shih sin:  ia do ana dikë a diçka dikujt; i hip malli  për dikë a diçka dikujt. 2. (diçka) e dëshiron, e do  me ëndje  diçka  dikush, e pëlqen diçka dikush. (FGJSH f. 393, FGJSSH f. 77, 381, 668, 1591, VK f. 91).- Ma do zemra, ma ka ënda/ Të lozim ballë për ballë.(Ç-1 f. 66). S.  shih  sin: i vjen elver diçka dikujt;i bie dëshira për diçka dikujt.3.(diçka) ka shumë dëshirë, e dëshiron  shumë, së tepërmi diçka (për ta pasur, për ta marrë,  për ta bërë të veten,  për ta provuar, për ta shijuar, për ta ngrënë etj.) dikush, e gjakon, e lektis,e lakmon diçka dikush. (FGJSSH f. 1904). S. shih sin : i plas bishti për diçka dikujt

            *NUK IA DO ZEMRA dikujt dikë a diçka fr.fol.,meton.- nuk e pëlqen dikë a diçka dikush, nuk e honeps dikë a diçka dikush, nuk e do dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 2223, JTH-FFGJSH f. 100).-Me mend i jepja dum  mirë se kush na kishte vjedhur ashtu gjatë kohës që mora pjesë në aventurën e majmunit, por zemra s’ ma donte ta besoj. (PARB-SH f. 170). S. shih sin : nuk ia do barku  dikë a diçka dikujt  (edhe poh.)  

            E DO ME ZEMRËN E NJERKËS  dikë a diçka dikush fr.fol.,iron.- nuk e do fare,  aspak  dikë a diçka dikush,  e urren pa pasë, së tepërmi dikë a diçka dikush, s'e  honeps, s' e  duron  dot  fare dikë a diçka dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e do si akullin në gji dikë a diçka dikush

         *IA DRIDH ZEMRËN dikujt dikush a diçka fr.fol.,met.- e frikëson, e tremb,  shumë, pa masë dikë  dikush a diçka, e tmerron,e lemeris, e lebetis  dikë dikush a diçka.- Ardhja e tyre nuk ia ka dridhur zemrën kapitenit shqiptar të Maqedonisë Artim Shaqirit. (LOPUS te: KD, 5 shtator 2003 f. 28). S. shih sin: ia dridh barkun  dikujt dikush

         I DRIDHEN TELAT E ZEMRËS dikujt  (për dikë a diçka) fr.fol.,id.- përmallohet, mallëngjehet shumë, pa masë dikush për dikë a diçka, preket  shumë në shpirt dikush. .(FGJSSH f. 1978, 2224). S. shih sin: i digjet loçka e barkut dikujt (për dikë a diçka)

            *I DRIDHET ZEMRA dikujt 1. (prej dikujt a diçkaje) frikësohet, trembet shumë, pa masë dikush, tmerrohet, lemeriset dikush (prej dikujt a diçkaje). (FGJSSH f. 104, 1904, 2224, EQSHI f. 246).- Më dridhej zemra se një ditë , sa është ende i vogël , do ta bëjnë ashaf. (DD te:R,17.XII.1967 f.12).S.shih sin: i dridhet barku dikujt (prej dikujt a diçkaje) .2. .tronditet pa masë, tepër, thellë dikush,  (kur sheh diçka të rëndë a tragjike), vritet shpitërisht  dikush, pikëllohet shumë, pa masë dikush , i vjen shumë keq dikujt, ndien dhembje të madhe shpirtërore  dikush. (ART f. 199, FGJSSH f.104, 977, 1904, 2224).- Të shoqes ju drodh dhe ju përpëlit zemra,i tërë shtati,dhe erdh e u bë baltë në fytyrë.(PI-P f.34). Dhe i shkonte mendja...  tek ata tridhjetë  e shtatë të tjerë  që i zuri një kube në vete e që kush i kujton , i dridhet zemra. (ZSA-VL-3 f. 358).S.shih sin: i dridhet barku dikujt. 3.(për dikë a diçka) mallëngjehet shumë, pa masë për dikë a diçka dikush, preket thellë në shpirt për dikë a diçka  dikush. (FGJSSH f. 1904, 2224). S. shih sin : i digjet loçka e barkut dikujt për dikë a diçka. 4. (për dikë a diçka) merakoset, shqetësohet, brengoset pa masë, së tepërmi dikush për dikë a diçka, ka frikë shumë se  mos pëson dikush a diçka  dikush, ka frikë shumë se  mos mbetet pa dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 378, 2224).S.shih sin : i qet barku flakë dikujt për dikë a diçka

                 NUK I DRIDHET ZEMRA dikujt fr.fol.,met.-nuk frikohet fare dikush.(BQ-DSH) S. nuk i bën zemra vër dikujt

            I DRITHËRON  ZEMRA për dikë a diçka dikujt  fr.fol.,id.-1. shqetësohet, brengoset, merakoset shumë, pa masë  për dikë a diçka dikush,  ka frikë shumë se mos pëson dikush a diçka  dikush, ka frikë shumë se  mos mbetet pa dikë a diçka dikush. S. shih sin : i qet barku flakë dikujt për dikë a diçka. 2. ndien dhembje të thellë për dikë a diçka dikush,  vuan shumë shpirtërisht për dikë a diçka dikush. S. shih sin : e merr barku dikë për fikë a diçka. 3. mallëngjehet, përmallohet   shumë dikush për dikë a diçka, e merr malli shumë, së tepërmi  dikë për dikë a diçka. (FGJSSH f. 378, 1904, 2224). S. shih sin:  i digjet loçka e barkut dikujt për dikë a diçka

            *E DRITHËRON ZEMRËN e dikujt dikush  fr.fol.,meton.- e frikëson, e tremb,  shumë, pa masë dikë  dikush a diçka, e tmerron,e lemeris, e lebetis  dikë dikush a diçka.-  Nuk ka faqe libri që të japë diapazonin e vibrimit që drithëroi zemrën e saj, vënë në akord me atë tingëllimë.(JX-JB-I f. 168). S. shih sin : ia dridh barkun dikujt  dikush

            *IA DRITHMON ZEMRËN dikujt dikush  fr.fol.,meton.- e frikëson, e tremb,  shumë, pa masë dikë  dikush a diçka, e tmerron,e lemeris, e lebetis  dikë dikush a diçka.- Shtëpia e Shaqo Kadënës  i ngjante si mal. Gjithë ajo ushtri dhe karabinierë, me topa e të armatosur sikur i zinin  rrugën. Të gjitha këto  po i drithmonin zemrën. (ZSA-VL-3 f. 370). S. shih sin : ia dridh barkun dikujt  dikush

            DUHEN ME ZEMËR  fr.fol.,ftill.- duhen shumë, duhen intimisht, çiltërisht. (FGJSSH f. 2223).

            DURO ZEMËR E MOS PLAS fr.fol., meton.- thuhet kur na bie një fatkeqësi  shumë e rëndë dhe s’ kemi ç’ të bëjmë. (FGJSSH f. 387, 1498, 2225).

            *I DHEMB ZEMRA dikujt fr.fol.,id.-1. (për dikë a  diçka)   i vjen shumë keq dikujt për dikë a diçka, ndien dhembje të madhe shpirtërore   dikush për dikë a diçka, e pushton një dhembje e madhe shpirtërore dikë (nga një mynxyrë a fatkeqësi që e sheh a e dëgjon). (FGJSSH f. 311, 1904, 1937, 2061, 2063, 2224, JTH-FFGJSH f. 99).-Kjo parullë i ra në sy gjeneralit dhe ai menjëherë e filloi fjalimin  e tij me Kosovën , për të cilën tha  se edhe sot i dhemb zemra. (p.a. te: KS, 25 nëntor 2003 f. 4). S.shih sin: e merr barku dikë për dikë a diçka..2.(për dikë a diçka) brengoset, shqetësohet, merakoset, mërzitet (shumë, pa masë) dikush për dikë a diçka, e ka një shqetësim të madh për dikë a diçka dikush, e ndien diçka të rëndë në shpirt  për dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 2063, JTH-FFGJSH f. 100).- Më dhimbte zemra për tokën që kishte mbetur djerrë, për  plogështinë e pashoqe të njerëzv që merren me këtë punë. (DD te : JR nr. 4/ 1985 f. 735). S. shih sin : i qet barku flakë për dikë a diçka dikujt .3. ndien një dhembje të madhe a një pikëllim të thellë dikush, vritet, vuan shpirtërisht dikush, përjeton vuajtje të mëdha shpirtërore dikush, preket thellë nga diçka e dhembshme, nga një fatkeqësi etj. dikush, pikëllohet shumë për dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1259, 1904, 2061,2063,2224). S. shih sin : i bëhet barku birë  (dhe) dikujt

            *I DHEMB NË ZEMËR dikujt fr.fol.,id.-1a. (për dikë a  diçka) i vjen shumë keq dikujt për dikë adiçka, ndien dhembje të madhe shpirtërore   dikush për dikë a diçka, e pushton një dhembje e madhe shpirtërore dikë (nga një mynxyrë a fatkeqësi që e sheh a e dëgjon). (FGJSSH f. 311, JTH-FFGJSH f. 99). S.shih sin: e merr barku dikë për dikë a diçka.1b. ndien një dhembje të madhe a një pikëllim të thellë dikush,  vritet, vuan shpirtë-risht dikush, përjeton vuajtje të mëdha shpirtërore dikush, preket thellë nga diçka e dhembshme, nga një fatkeqësi etj. dikush, pikëllohet shumë për dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1259, 1904, 2224).S.shih sin : i bëhet barku birë dikujt. 2.(për dikë a diçka) brengoset, shqetësohet, merakoset, mërzitet (shumë, pa masë) dikush për dikë a diçka. (JTH-FFGJSH f. 100).S. shih sin : i plas barku dikujt për dikë a diçka ;  i qet barku flakë për dikë a diçka dikujt.  

            *NUK I DHEMB ZEMRA dikujt për dikë a diçka fr.fol.,meton.-  nuk shqetësohet, mërzitet, merakoset   për dikë a dçka dikush .-Yt at plak e i sëmurë… si nuk ke dashuri, si nuk të dhemb fare zemra për të? (LG-VZ f. 104). S.shih sin : aq i bën dikujt  për dikë a diçka

            I ERRET ZEMRA dikujt fr.fol.,id.- hidhërohet, brengoset,  pikëllohet shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 434, 2224).S.shih sin : i bëhet barku dhe dikujt

            ËSHTË ME ZEMËR TË DËLIRË dikush  fr.fol.,ftill.-  është fare i pastër, i papërlyer  dikush, është shumë shpirtbardhë, zemërbardhë dikush  . (MIHO-DI f. 177). S. shih  sin : është i bardhë si rrezja dikush   

            ËSHTË ME ZEMËR NË FYT dikush fr.fol.,ftill.-është shumë i ngutshëm, i papër-pmbajtur,i padurueshëm, i rrëmbyer,i nxituar dikush, reagon, kërcen menjëherë, me të shpejtë  dikush , ngase nuk duron a ngase i preket interesi. (BQ-DSH). S. shih sin: është si derri në thark dikush; ka enë të vogël dikush 

            *ËSHTË PA ZEMËR dikush fr.fol.,ftill, krah.- është i padobishëm, i pafryt  dikush, nuk jep, nuk sjell, nuk nxjerr fryte  dikush, është i padobishëm dhe pa vlerë dikush, është i paaftë për të bërë diçka dikush, është i pavlefshëm,i pavlerë, shterp  dikush .- Jeni si fyshta!Si shtogu.Pa zemër.-Ne fyshta-a?!Kjo i ziente në bark Zeshkanit.Iu lidh gjuha.Nuk dinte ç' të thoshte tjetër. (RK te:JR nr. 2 /1976 f.223). S. shih sin : është si bleta në majë të lisit dikush

            *ËSHTË I PASTËR NË ZEMËR dikush fr.fol.,ftill.- është shumë i pastër, i mirë nga shpirti dikush, është shpirtbardhë, zemërbardhë, shpirt-mirë, zemërmirë dikush, s’ ka asnjë ligësi në shpirt dikush.- Kristina ishte e pastër në zemër, e sinqertë dhe çdo gjë që kishte përbrenda, ua thoshte copë të tjerëve, përpara syve, pa asnjë ngurrim. (APONA-K f.79). S.shih sin : është i bardhë si rrezja dikush

            ËSHTË  ZEMËR E HUAJ  dikush fr.fol.,met.- është e mira e botës dikush, u bën mirë shumë të tjerëve dikush sa e harron edhe interesin vetanak. (BQ-DSH). S.shih sin : është bythë e dynjasë dikush

            *ËSHTË ZEMËR NJERIU dikush fr.fol.,meton.- është njeri i mirë tej mase dikush, është njeri,burrë i pashoq, i pashembullt për të mirë  dikush.- Jadranka është zemër njeriu. Shpesh herë, kur ndonjë djalë i është bërë bezdi duke iu vardisur, qoftë edhe bukurosh, ma ka kaluar mua. (SUKRA-RRM f. 54). S. shih sin: është pika e burrit dikush

              IA FAL ZEMRËN diçkaje a dikujt dikush  fr.fol.,meton.-  jepet me të gjitha forcat pas diçkaje a dikujt dikush, jepet me tërë qenien, plotësisht pas diçkaje a dikujt dikush pa kursyer asgjë për të, jepet shumë, së tepërmi, pothuaj marrëzisht pas diçkaje a dikujt dikush pa kursyer asgjë për të. (FGJSSH f. 447). S. shih sin: bëhet copë (copa, copash)   pas  diçkaje  a dikujt dikush  

            *(E) FITON ZEMRËN e dikujt    dikush, IA FITON ZEMRËN dikujt (  dikush  fr.fol.,met.-1. (një femre) e përvetëson dikë (një femër) dikush, e rrëmben, e pushton, e bën për vete dikë (një femër) dikush, e bën që ta dojë, ta adhurojë dikë dikush (një femër).(FGJSSH f. 477,638, 1062, 2141, IST f. 434).-Ti po fiton dita-ditës zemrën e Pashës. (KJ-HH f. 18). S. shih sin : e hedh në dorë dikë (një femër) dikush. 2. i pëlqen  shumë dikujt dikush dhe e bën për vete me një a më shumë  veti,cilësi të mira që ka, e josh, e përvetëson, e pushton me tërë forcën (adhuruese, simpatizuese) dikë dikush. (FGJSSH f. 1062). S. shih sin : i (ia) merr zemrën dikujt dikush     

            *I FLE NË ZEMËR dikujt  diçka  a dikush fr.fol.,met.- 1a. i pëlqen    dikujt   diçka a dikush. (PETZE- FSHFRR f. 84, FGJSSH f. 486).- Edhe Naim Frashëri e përqafon teorinë pellaz-gjike, sepse, kjo, jo vetëm që i fle në zemër më së miri për të trumbetuar çështjen kombëtare, por edhe i përgjigjet  më së miri  botëkuptimit të tij politik e ideologjik kombëtar për t’ i bërë qëndresë politikës panheleniste e pansllaviste. (BQ-PNF f. 116).  S. shih sin: ia do ana dikujt diçka a dikë .1b. fillon t’ i pëlqejë  dikujt diçka a dikush  e t’ i japë kënaqësi , i pëlqen  dikujt  diçka a dikush, e do, e adhuron diçka a dikë  dikush, i bëhet e dashur, e adhuruar dikujt  diçka, i bëhet i dashur, i adhuruar dikujt dikush. (FGJSSH f. 2224).- I ka humbur udha në oborr, sepse atë e pati shemër, me të bëri e bën hajgare, se robëria i fle në zemër. (NEBU te: LE, 9 shkurt 2008 f. 16). S. shih sin: i hyn në begeni  diçka a dikush dikujt   (edhe moh.)

            I FLE ZEMRA dikujt fr.fol.-1. është i shkujdesur, i pahalle, i qetë dikush,  e nuk shqetësohet për asgjë dikush, nuk ka halle e shqetësime dikush, nuk e mundon asnjë hall dikë, e ka hequr merakun dikush për diçka. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk i dhemb koka dikujt. 2. (në, te diçka a në dikë,  te dikush)  e pëlqen, e honeps, e pranon  diçka a dikë dikush, ka simpati ndaj diçkaje a dikujt dikush. (AXH-II f. 169). S.  shih sin: ia do ana diçka a dikë dikujt. 3. ka besim të prerë, të patundur dikush, beson në mënyrë të vendosur dikush, është i sigurt, i bindur, i vendosur dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i  fle mendja dikujt

            NUK I FLE ZEMRA dikujt fr.fol.,id.- nuk rri i qetë dikush, nuk rri pa e mbaruar një punë dikush, nuk është i qetë dikush, është i brengosur, i shqetësuar dikush. (AXH-II f. 169). S. shih sin: ka derte e halle dikush

            FLET ME GJITHË ZEMËR dikush fr. fol.,ftill.- flet seriozisht dikush, flet jo sa për të kaluar radhën dikush. (FGJSSH f. 560). S. shih   sin: flet me plot gojën dikush, flet plot gojën  dikush      

            *FLET ME ZEMËR TË ÇELUR dikush fr.fol.,ftill. – flet me çiltëri,çiltërisht dikush.- Ajo fliste ngadalë, e sigurt e me zemër të çelur. (ZSA-VL-3 f. 192). S. shih sin: flet pa bishta dikush

            I FLET ME ZEMËR TË HAPUR dikujt dikush  fr.fol.,ftill.-i flet çiltërisht, hapur, haptas, troç dikujt dikush. (FGJSSH f. 966, 2223). S.shih sin : i flet me dorë në zemër dikujt dikush

            *I FLET ME ZEMËR TË KTHJE-LLËT dikujt dikush fr.fol.,ftill.- i flet me çiltëri, pa djallëzi dikujt dikush.- Më zini besë mua që ju flas me zemër të kthjellët.(LG-VZ f.96).S.shih sin : i flet me dorë në zemër dikujt dikush

            IA FRESKON ZERMRËN dikujt dikush a  diçka  fr.fol.,meton.- 1. e qetëson dikë dikush a diçka. S. shih sin : i derdh balsam dikujt dikush a diçka. 2.  e kënaq dikë  dikush a diçka. (FGJSSH f. 503, 2224). S. shih sin : ia kënaq barkun dikujt dikush a diçka

            I FRYHET ZEMRA    dikujt fr.fol.,id.- 1. (duke pritur) pret gjithnjë dikush. (AXH-II f. 171). 2. dëshpërohet shumë dikush. S. shih sin: i bëhet barku dhe dikujt.3. hidhërohet, pikëllohet shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 506, 2224). S. shih sin: i bëhet barku dhe dikujt

            I FRYHET ZEMRA NGA GËZIMI dikujt fr.fol.,ftill.- gëzohet shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 506, 2225). S.shih sin: i  guf  (i gufon) barku dikujt  

            IA FRYN ZEMRËN dikujt dikush   a diçka  fr.fol.,id.- 1.  e dëshpëron, e zhgënjen shumë, pa masë dikë dikush a diçka . S. shih sin:  e bën akull dikë dikush a diçka.2.  i shkakton dhembje të madhe shpirtërore dikujt dikush a diçka, e hidhëron, e pikëllon shumë, pa masë dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 506, 2224). S.shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka

            *I FTOHET ZEMRA dikujt.-1.dëshpë-rohet, zhgënjehet dikush.-  Shkëlqesisë së tij  me të drejtë  për disa çaste iu ftoh zemra dhe iu mbajt fryma. (VAFI-K f. 142). Puna është  që të mos rri duarkryq, atëherë të ftohet zemra! (ZIÇE-TZ f. 39). S. shih sin: i ftohet barku dikujt; i prishet barku dikujt.2.(prej diçkaje a dikujt) nuk e ka më atë dëshirë a dashuri për dikë a diçka dikush si më parë.S.shih sin: nuk e ka në bukë diçka a dikë  dikush.3. nuk ka më guxim dikush, bëhet frikacak dikush. (FGJSSH f. 2224). S. shih sin: i bie zemra dikujt 

            T’ U FTOHTË ZEMRA! fr.fol.,mallk.- vdeksh!  (FGJSSH f. 512, 2224). S. shih sin: të vënça në arkë!

            I (IA) FUT NJË THIKË NË ZEMËR dikujt dikush fr.fol.,meton.- e dëmton, shumë ,rëndë dike dikush, i bën dëm të madh dikujt dikush, i bën një të keqe të madhe dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: ia ha dritën  e syrit  dikujt dikush

            I  FUTET NË ZEMËR dikujt diçka  a dikush  fr.fol.,meton.- fillon t’ i pëlqejë  dikujt diçka a dikush  e t’ i japë kënaqësi , i pëlqen  dikujt  diçka a dikush, fillon ta dojë diçka a dikë dikush,  e do, e adhuron diçka a dikë  dikush, i bëhet e dashur, e adhuruar dikujt  diçka, i bëhet i dashur, i adhuruar dikujt dikush  (1904-5, 2224). S.shih sin : i hyn në begeni dikujt diçka a dikush

            IA FUTON ZEMRËN dikujt dikush   a diçka fr.fol.,meton.-.i shkakton dhembje të madhe dikujt dikush a diçka, e pikëllon, e hidhëron, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka (një fatkeqësi a  mynxyrë që e sheh a e dëgjon). (BQ-DSH). S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush

            *I GALDON ZEMRA dikujt fr.fol., meton.- gëzohet, ngazëllohet pa masë  dikush, bëhet më qejf dikush, është shumë i gëzuar dikush. (FGJSSH f. 531)- Nisi t’ i qeshte buza si një njeriu që i galdon zemra. (PARB-V f. 349). S. shih sin: i guf (i gufon) barku dikujt; i qesh lulja e ballit dikujt

            IA  GËRVISHT ZEMRËN dikujt dikush a diçka  fr.fol.,id.- i shkakton dhembje të madhe dikujt  dikush a diçka, e pikëllon, e hidhëron, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, e prek thellë    ndjenja dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 550). S. shih sin : ia merr barkun dikujt dikush a diçka

            IA GËRRYEN ZEMRËN dikujt dikush   a diçka fr.fol.,meton.-.i shkakton dhembje të madhe dikujt dikush a diçka, e pikëllon, e hidhëron, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka (një fatkeqësi a  mynxyrë që e sheh a e dëgjon). (BQ-DSH). S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka

            *I GËZOHET ZEMRA dikujt fr.fol., meton.-  kënaqet dikush,i  vjen shumë mirë dikujt, i plotësohet, i përmbushet dëshira, qejfi dikujt. (FGJSSH f. 192, 816, 2223).-lulet e bukura  me atë ngjyrë të kuqërreme u jepnin arave një pamje që të gëzohej  zemra. (ZSA-VL-3 f. 182). S. shih sin : i  ëmbëlsohet  barku dikujt

            *I GËZON ZEMRA dikujt për dikë fr.fol.,meton.- gëzohet, ngazëllohet dikush për dikë, bëhet më qejf dikush, është i gëzuar dikush për dikë. (FGJSSH f. 2223).-  Skënderbeut i gëzonte zemra për të, kur u shtri më brinjë, u zgjat t' ia shihte fytyrën. (SG-S f. 330). ). S. shih sin: i qesh lulja e ballit dikujt

            *IA GËZON ZEMRËN dikujt dikush a  diçka fr. fol.,meton.-  e gëzon   dikë dikush a diçka.- Edhe fjalët që thua, më gëzojnë zemrën time,/ që është thyer, bërë një mijë copë, posi një pasqyrë. (N-1 f. 152). S. shih sin :  i (ia) qesh buzën  dikujt dikush a diçka

            I GRIHET ZEMRA dikujt   (për dikë a  diçka)  fr.fol.,id.- pikëllohet shumë, pa masë dikush, ndien një dhembje të madhe dikush (për dikë a diçka), preket thellë dikush (për dikë a për diçka). (AXH- L  f. 152) . S. shih sin: i bëhet barku dhe  dikujt

            I (IA)  GRIS ZEMRËN dikujt dikush  a diçka fr.fol.,id.-.i shkakton dhembje të madhe dikujt dikush a diçka, e pikëllon, e hidhëron, e helmon, e lëndon  shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka. (FGJSSH  575, 1905, 2224). S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka; ia merr barkun dikujt dikush a diçka

            I GUFON ZEMRA dikujt fr.fol.,id.- gëzohet shumë, së tepërmi dikush, është shumë i  gëzuar dikush, ndien, shpreh gëzim të madh dikush. (FGJSSH f. 1905, 2224). S. shih sin : i guf (i gufon)  barku dikujt

            I (IA) GULÇON ZEMRËN dikujt   fr.fol.,id.-1. (dikush a diçka) e shqetëson fort, pa masë dikë dikush a diçka. S. shih sin: ia ha loçkën e barkut dikujt dikush a diçka. 2. (dikush a dçka) e pikëllon shumë, pa masë dikë dikush a diçka . S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka. 3.  (dikush)  e nxit me ngulm dikë dikush për të bërë një veprim, një punë etj. (FGJSSH f. 587, 1875, 2224).S. shih sin: e shpon me bodec dikë dikush

            I GUFON ZEMRA dikujt fr.fol.,id.- gëzohet shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 192, JTH-FFGJSH f. 142).  S. shih sin:  i guf (i gufon) barku  dikujt

            I GULLMON ZEMRA për diçka dikujt  fr.fol.,id.- ia ka ënda ta bëjë të veten dikush diçka që i pëlqen shumë, së tepërmi, ia do ,ia tërheq zemra  diçka dikujt . (BQ-DSH).S. shih sin: i plas bishti për diçka dikujt

            IA GJEN ZEMRËN dikujt dikush fr.fol., id.- ia gjen pikën e ndjeshme dikujt dikush dhe e bën për vete, e prek dikë dikush aty ku duhet, ku i vjen mirë, ku i pëlqen, sillet me dikë dikush ashtu si do a si i pëlqen. (FGJSSH f.f. 605, 815, 1312, 1591, 1978, 2223, FIA f. 900).S.shih sin: i (ia) gjen damarin  dikujt dikush

            E HA ZEMRA dikë   fr.fol.,id.- 1.  dikë a diçka (te dikush a për diçka) dyshon, ka dyshim dikush në  dikë a diçka (te dikush a për diçka) dikush. (AXH-LII f. 206).S. shih sin: e bren dyshimi dikë në dikë a diçka.2.e shqetëson, e brengos, e mundon, e bren nga brenda (përbrenda) dikë diçka (vazhdimisht), nuk e lë të qetë dikë diçka vazhdi-misht, pareshtur. (FGJSSH f. 2224). S. shih sin: e ha në bark dikë diçka  

           NUK IA HA ZEMRA  dikujt fr.fol.,id.- nuk beson, nuk pandeh, nuk mendon dikush. (FGJSSH f. 638). S. shih sin : nuk ia pret  koka dikujt

                 IA HA ZEMRËN  dikush   fr.fol.,id.- 1. (dikujt a diçkaje)  i shkakton dhembje të madhe dikujt dikush a diçka, e pikëllon, e hidhëron, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka (një fatkeqësi a  mynxyrë që e sheh a e dëgjon). S. shih sin : ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka.2. (dikujt) e mundon,e mërzit,e   lodh  shumë,  pa masë dikë dikush, nuk e lë fare të qetë dikë dikush. (FGJSSH f. 638). S. shih sin : ia pjek buzën dikujt dikush . 3.(dikujt) e mund, e mposht, e nënshtron  dikë dikush., e vë përpara dikë dhe e thyen dikush, e mund (në lojë, në ndeshje etj. dikë dikush. S. shih sin: e ul në bisht dikë dikush. 4. dikujt (një femre) e përvetëson, e pushton, e bën për vete dikë (një femër) dikush, , e merr, e bën të veten shpirtërisht dikë (një femër) dikush.  (VK-II f.556). S. shih sin : e hedh në dorë  dikë (një femër)  dikush. 5. (dikujt) e përvetëson dikë dikush me fjalë e me sjellje të mira, duke e marrë me të mirë  (FGJSSH f. 638). S. shih sin : ia ha kokën me të mirë dikujt dikush

            I HAP FLETËT E ZEMRËS dikush fr.fol.,id.- 1a.gëzohet shumë, së tepërmi dikush, është shumë i  gëzuar dikush, ndien gëzim të madh dikush,.1b.ndien kënaqësi të madhe dikush, kënaqet shumë, së tepërmi dikush; është shumë  i kënaqur dikush. (AXH-II f. 169). S. shih sin: i guf (i gufon)  barku dikujt

            E HAP ZEMRËN dikush  fr.fol.,id .- nuk lë gjë pa thënë, pa treguar dikush, i nxjerr, i thotë të gjitha botërisht dikush,  i shpreh, i thotë, i tregon të gjitha ato që i di, që i ka në mendje e në shpirt  dikush, e shpreh ç' fsheh në zemër e në shpirt dikush, ç' ndien e ç' mendon intimisht. (BQ-DSH).  S. shih sin : e hap barkun dikush

            *IA HAP ZEMRËN dikujt dikush, E HAP ZEMRËN me dikë dikush   fr.fol., met.- i hapet, i çilet dikujt dikush, ia tregon, ia thotë dikush dikujt të gjitha ato që ka në mendje e në shpirt, ia tregon dikush dikujt ato që e shqetësojnë, që e mundojnë vazhdimisht, pareshtur në jetë, ia qan hallin dikush dikujt  duke ia treguar të gjitha, pa mbajtur asgjë  të fshehtë, ia tregon, ia thotë dikush dikujt ç' ka në zemër, ia tregon dikush dikujt me çiltëri e në besim fshehtësitë (të fshehtat, ndjenjat, mendimet, hallet) intime, vetanake. (FGJSSH f. 648, 2223).- Kujtimi më ka thënë t' ia hap zemrën, bile më ka dhënë afat. (SUKRA-BN f. 214). Poezia e tij shquhet për një figuracion të pasur: me qiparisa, trëndafij e tulipanë, me bregore e shkreti, me taverna e kanake intime ku njerëzit  i hapin zemrat  njëri-tjetrit. (DASHA te: R, 12 maj 2001 f. 20). Filip, Etleva e shtëpisë është e nja dy fjalë do të t’ i them . Agroni ma hapi zemrën.”Babi s’ ka dashur të m’i dërgojë,-më tha.-Dhe më vjen çudi,-tha,- si pikërisht babai im mendon se shkenca s’ bëhet dot këtej, kur ai vetë dikur…(STPO-D f. 72). Ai më përshëndeti me atë buzëqeshjen e tij optimiste që të jepte dëshirë  të hapësh zemrën me të. (VB-MK-MGJ-3 f. 187).  Baba, të hap zemrën: unë e desha atë vajzë, po dorë nuk i kam vënë! (SS-BL f. 299). Nuk kam kujt t’ ia hap zemrën dhe ta zbraz vrerin. E me këtë mënyrë e nxjerr dufin. (HS-S f.167). S.shih sin: ia çel barkun dikush dikujt

            I HAPET ZEMRA dikujt  fr.fol.,id.- 1.  i  vjen  shumë keq dikujt kur e sheh dikë që vuan a kur dëgjon një lajm të keq, tronditet thellë,  shumë dikush kur sheh diçka  të rëndë  a tragjike, ndien një pikëllim të madh dikush .(AXH-LII f. 209, FGJSSH f. 649). S.shih sin: i dridhet barku dikujt.2.frikësohet,trembet shumë dikush, tmerro-het, lemeriset, lebetitet dikush. (FGJSSH f. 649, 2224). S. shih sin : i dridhet barku dikujt

            *IA HELMON ZEMRËN  dikush a diçka dikujt  fr.fol.,meton.- i shkakton dhembje të madhe dikujt dikush a diçka, e pikëllon, e hidhëron, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka, i shkakton një hidhërim a pikëllim të thellë dikujt dikush a diçka.  (FGJSSH f. 666, 1905).- Ma helmuan zemrën me këtë lajm. (BAHY te : ERE, 14 mars 2009 f. 12). S. shih sin : ia djeg loçkën e barkut  dikujt dikush a diçka

            E HEQ CIPËN E ZEMRËS dikush fr.fol.,met.- flet hapur,  çiltërisht dikush, flet shkoqur e pa djallëzi dikush, flet pa druajtje dikush, e thotë të vërtetën ashtu siç është dikush, i zbulon të fshehtat dikush. (NMUS-SHPK f. 33). S.shih sin: flet pa bishta dikush

            IA HEQ CIPËN E ZEMRËS dikujt dikush  fr.fol.,met.- ia nxjerr në shesh të gjitha të fshehtat e zemrës dikujt dikush, ia zbulon ç’ ka në zemër dikush dikujt. (NMUS-SHPK f. 33). S. shih sin: ia rrëmon barkun dikujt dikush

            HEQ NË ZEMËR dikush fr.fol.,id.-1. (për dikë a për diçka) vuan shumë për dikë a  për diçka dikush, ndien dhembje të madhe për dikë a për diçka dikush. S. shih sin: e merr barku  dikë për dikë a diçka. 2. psherëtin thellë dikush. 3. shfryn me të gjitha forcat dikush, e nxjerr dufin dikush. (FGJSSH f. 2224).

              E HEQ PREJ ZEMRËS dikë a diçka dikush fr.fol.,met.- nuk e do më dikë a diçka dikush. (BQ-DSH).S. shih sin: e heq prej shpirtit dikë a diçka dikush

               *I HEQ ZEMRA   fr.fol.,met.-1. (dikujt për diçka) e do, e dëshiron diçka dikush, e pëlqen diçka dikush.- Pal Temali me tagan, zemra i heq, dora s’ i bën. (FUSH f. 9). S. shih  sin :  i vjen elver diçka  dikujt. 2.  (në dikë a diçka, te dikush a diçka dikujt ) dyshon  (në dikë a diçka, te dikush a diçka) dikush. (FGJSSH f. 668). S. shih sin : e bren dyshimi  dikë (në dikë a diçka, te dikush a diçka)

                 E HEQ ZEMRA te dikush a për diçka dikë  fr.fol.,id.-dyshon dikush te dikush a në dikë (se e ka dëmtuar, se i ka bërë keq, se e ka vjedhur, se ka folur tij etj.). (FGJSSH f. 2224). S. shih sin : i qan barku  dikujt  në dikë (për dikë) a për diçka

                IA HEQ ZEMRA diçka dikujt  fr.fol., meton.- e pëlqen diçka dikush, e do diçka dikush. (FGJSSH f. 668). S. shih sin : i vjen elver diçka dikujt  (edhe moh.)

               NUK IA HEQ ZEMRA dikujt dikë a diçka fr.fol.,meton.- nuk e pëlqen dikë a diçka dikush, nuk e honeps dikë a diçka dikush, nuk e do dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 2223, JTH-FFGJSH f. 100).  S. shih sin : nuk ia do barku  dikë a diçka dikujt (edhe poh.)

               I HIDHET (I HOV) ZEMRA PËRPJE-TË dikujt fr. fol.,met.-1a.gëzohet shumë, së tepërmi dikush, është shumë i  gëzuar dikush.  1b.ndien kënaqësi të madhe dikush, kënaqet shumë, së tepërmi dikush; është shumë  i kënaqur dikush. (FGJSSH f. 182). S.shih sin : i guf (i gufon) barku  dikujt. 2. shqetësohet shumë, pa masë dikush, është shumë i shqetësuar dikush. (FGJSSH f. 677, 693, 1458).  S.shih sin : çohet ari dikush

            I HIPËN ZEMRA NË FYT dikujt  fr. fol.,meton.- 1. bezdiset, mërzitet shumë, pa masë dikush, e humb shumë durimin  dikush . (AXH-FR f. 194, AXH-II f. 175, FGJSSH f. 2225). S. shih sin: bëhet derr dikush; i vjen barku te fyti  dikujt. 2.  inatoset, zemërohet shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 526, 683, 2225).S.shih sin: merr avull menjëherë dikush

            (E)  HUMB  ZEMRËN dikush  fr.fol., id.-  bëhet frikacak dikush, nuk ka më guxim dikush. (FGJSSH f. 698).  S. shih sin:   i bie zemra  dikujt

            *I HYN NË ZEMËR dikujt diçka  a dikush  fr.fol.,meton.- fillon t’ i pëlqejë  dikujt diçka a dikush  e t’ i japë kënaqësi , i pëlqen  dikujt  diçka a dikush, fillon ta dojë  diçka a dikë dikush, e do, e adhuron diçka a dikë  dikush, i bëhet e dashur, e adhuruar dikujt  diçka, i bëhet i dashur, i adhuruar dikujt dikush. (FGJSSH f. 659, 1904-5, 2224).  Asnjë s' më ka hyrë në zemër... s' kam dashuruar.Çdo gjë e merrja për asgjë. (SS-P f.49). S.shih sin : i hyn në begeni dikujt diçka a dikush (edhe moh.)

            I IKËN  ZEMRA dikujt  fr.fol.,id.- trembet shumë  dikush, tmerrohet, lemeriset fikush. (FGJSSH f. 1905, 2223). S. shih sin : i dridhet barku dikujt

            I  IKËN ZEMËR E BARK   dikujt për dikë a diçka fr.fol.,id.- pikëllohet shumë, pa masë dikush për dikë a diçka, i vjen shumë keq dikujt për dikë a diçka, ndien dhembje të madhe shpirtërore për dikë a diçka dikush, e pushton një dhembje e madhe shpirtërore dikë nga dikush a  nga diçka (një mynxyrë a fatkeqësi që e sheh a e dëgjion). (AXH-XXXIX f. 163 S. shih sin: i bëhet barku  dhe dikujt për dikë a diçka

            E JEP ME GJITHË ZEMËR diçka dikush  fr.fol.,ftill.- e jep pa përtim, pa përtesë diçka dikush, e jep me gjithë dëshirë, me gjithë qejf diçka dikush. (AXH-XLVI f. 171). S.  shih sin : e jep me dy duart diçka dikush

            IA JEP ME GJITHË ZEMËR diçka dikujt dikush fr.fol.,ftill.-  ia jep me gjithë dëshirë, me gjithë qejf dikush dikujt diçka ia jep me gjithë dëshirë, me gjithë qejf dikush dikujt diçka. (FGJSSH f. 735). S. shih  sin : ia jep me gjithë bark  diçka dikujt dikush

            IA JEP ME  GJYSMË ZEMRE diçka dikujt dikush fr.fol.,iron.-ia jep pa dëshirë, pa qejf diçka dikujt dikush, ia jep diçka dikujt dikush kundër dëshirës së vet, ia jep diçka dikujt me ngurrim, pa qenë i vendosur. ( BQ-DSH). S. shih sin: ia jep me buzë e pa zemër diçka dikujt dikush

              *I JEP ZEMËR fr.fol.,id.- 1. (dikujt   dikush a diçka)i jep guxim, e bën më trim dikë dikush a diçka,  e trimëron, e inkurajon, e nxit, e shtyt dikë   dikush a diçka, ia shton guximin dikujt dikush a diçka, e bën të guximshëm a më të guximshëm dikë dikush a diçka, e gjallëron dhe e nxit  për diçka  dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 594, 722, 737, 2027, 2223,  RAHY f. 23).- Kjo më dha zemër t’ ia tregoja fill e për pe planin tim. (JD-N f. 38). Femrave kosovare u jep zemër të mendojnë paksa më ndryshe për „ burimin e jetës“.  (p.a. te: ERE, 29 mars 2003 f. 11). Profesor Qemal Haxhihasani më nxiti dhe më dha zemër...(ZYNE-PLR f.22 ). Poeti ynë mëton dher synon  t’ ua ngrejë moralin dhe t’ u japë zemër  bashkëko-mbësve, që  ta duan mbi të gjitha  atdheun, kombin e gjuhën kombëtare. (BQ-PNF f. 130).Pikërisht  për këtë qëndroj unë këtu para jush, për t’ ju dhënë zemër pavarësisht nga pengesat: Paqja është e mundshme! (p.a. te: KD, 7 qershor 2003 f. 11). Me gjithë këtë, puna që deshi të arratisej me të dashurin, i jepte zemër t' u bënte ballë të gjithëve.(JX-LV f. 613). S.  shih  sin:  i jep arsye  diçka a dikush dikujt. .2. (dikujt dikush) e ngushëllon dikë dikush, ia lehtëson dhembjen dikujt dikush . - M arshalli me kapter Delon , duke i dhënë zemër shokut të tyre të gjymtuar në një krah dhe në syrin e majtë, hipën në makinë. (ZSA-VL-3 f. 378-9). . S. shih sin : i jep durim dikujt dikush.3. (dikujt dikush) e gjen të drejtë mendimin, qëndrimin, fjalën  e dikujt dikush, ia pranon, ia tumir, ia miraton mendimin, qëndrimin, fjalën dikujt  dikush,  e përkrah  dikë dikush. (FGJSSH f. 450). S. shih sin : i jep arsye dikujt dikush.4.  i jep shpresa dikujt   diçka, e bën optimist dikë   diçka, e mbush me besim dikë diçka, e bën ta ndiejë veten më të sigurt dikë diçka. (FGJSSH f. 531, 737). S. shih sin: i shtie besim në shpirt  diçka dikujt

              IA JOSH ZEMRËN dikujt diçka a  dikush fr.fol., meton.- nis ta pëlqejë, ta dojë, ta adhurojë   diçka a dikë  dikush,  i bëhet  e dashur, e adhuruar  dikujt   diçka, i bëhet i dashur,i adhruar dikujt dikush,e bën  dikë ta dojë, ta dhurojë diçka a dikush, e do, e adhuron  diçka a dikë  dikush, ushqen dashuri, adhurim ndaj diçkaje a dikujt dikush. (FGJSSH f. 749). S. shih sin : i hyn në begeni diçka a dikush  dikujt

              E KA BALLGAM NË ZEMËR dikush dikë a diçka fr. fol.,id.-e mundon, e rëndon,  e shqetëson shumë, së tepërmi dikush a diçka dikë. (FGJSSH f.92). S. shih sin: ia ha loçkën e barkut dikujt dikush a diçka    

               E KA GOZHDË NË ZEMËR dikush dikë a diçka fr. fol.,id.- e mundon, e  rëndon, e shqetëson shumë, së tepërmi dikush a diçka dikë (FGJSSH f.92). S. S. shih sin: ia ha loçkën e barkut dikujt dikush a diçka  

              *S’ KA GJË NË ZEMËR dikush  fr.fol.,meton.- s’ ka gjë të keq  dikush.- Unë e di  që Naqja s’ ka gjë në zemër, po u ha hyrë lepuri në bark. Do të bëhet luftë ,thonë. Ti nuk u ke folur fare. (ZSA-VL-3 f. 80).

              E KA ME GJITHË ZEMËR diçka dikush   fr.fol.,ftill.-  e ka me gjithë vullnet diçka dikush, e ka me gjithë dëshirë diçka dikush. (FGJSSH f. 774).

            *E KA NË ZEMËR diçka (punën etj.)  a dikë  dikush fr.fol., met.- e do, e adhuron diçka (punën etj.) a dikë dikush, e pëlqen  diçka a dikë dikush, ushqen dashuri, adhurim, pëlqim ndaj diçkaje a dikujt dikush. (FGJSSH f. 2223).- Vetëm në dhe të huaj, duke vuajtur e duke lënguar/ të kam në zemër ty, ku ndieva të parat dashuri. (LG-VZ f. 49). Si një studiues  që e kishte  jo vetëm në mendje, por edhe në zemër  zhvillimin e kombit  e të gjuhës. (FLE te: SF nr. 3/ 88 f. 87). Këta fshatarët këtu  kanë në zemër Partinë  dhe sonte dalin ballëhapët. (ZSA-VL-3 f. 121).  S. i hyn në begeni diçka a dikush dikujt; shih sin: e ka në asht  diçka (punën etj.) dikush (edhe moh.)

            NUK E KA NË ZEMËR  diçka a dikë  dikush fr.fol.,id.- nuk e do, nuk e adhuron më     diçka a dikë  dikush, nuk ushqen më dashuri, adhurim  ndaj   diçkaje a dikujt dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : nuk e ka në bukë  diçka  a dikë dikush (edhe moh.)

              *E KA PËR ZEMËR diçka a dikë dikush fr.fol.,id.-e do, e adhuron diçka a dikë dikush, e pëlqen diçka a dikë dikush, ushqen dashuri, adhurim ndaj diçkaje a dikujt dikush. (FGJSSH f. 659,  2223).- Kjo është një sfidë për ta pranuar ose kontestuar me lëndën nga veprat e prozatorëve të tjerë, që mund t’ i kenë për zemër  të tjerë hulumtues.  (XHLLO te: GJJ nr. 3-4/ 2000 f. 129). Lasgushi i ka për zemër edhe formimet zvogëluese. (XHLLO te: SF nr. 1-2/ 2000 f. 29).Njëfarë Daxneri...i kishte aq për zemër  institucionet që vendosin themelet e mëvetësisë dhe të identitetit të Kosovës, sa që,  po të qe e mundur, do t’ i zhbindte me rrënjë. (MEKRA te: KD, 14 qershor 2003 f. 25). Po ta prekësh qëllimisht  në vlera e në parime që kishte për zemër, i kërcente menjëherë delli. (EKO-KE f. 231). W. Cimocho-wski  e pati mjaft për zemër  gjurmimin  e proble-mit  të prejardhjes së shqipes  e të shqiptarë-ve dhe të vendit të formimit  të etnosit shqiptar.  (ELA te : SF nr. 1-2/ 2002 f. 90). S. shih sin : i hyn në begeni diçka a dikush dikujt  (edhe moh.)

            NUK E KA  PËR ZEMËR diçka a dikë dikush fr.fol.,id.-nuk e do, nuk e adhuron   diçka a dikë  dikush,  i ftohet dikujt diçka a dikush , nuk ka më dëshirë për diçka a dikë  dikush, i zvirdhet dikujt diçka a dikush, nuk ushqen më dashuri, adhurim ndaj diçkaje a dikujt  dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: nuk e ka në bukë diçka a dikë dikush  (edhe moh.)

              S’ KA ZEMËR (të bëjë diçka, të vete) dikush  fr.fol.,id.- s’ ka dëshirë (të bëjë diçka, të vete) dikush.-S’ka zemër të qeshë. (FGJSSH f. 2223). S. s’ ka zgrip (të bëjë diçka, të vete)

              E KA  ZEMËR dikë dikush fr.fol.

,ftill.- e ka shumë  të dashur  dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e ka diell  dikë dikush

              S’ KA ZEMËR dikush  fr.fol.,id.- 1. s’ ka dhembshuri, mëshirë, keqardhje për të tjerët  dikush,  është i pashpirt, i pamëshirshëm dikush. S. shih sin:  s’ ka mish e shpirt dikush. 2.  është shumë i ndjeshëm dikush, tronditet e mallëngjehet shpejt dikush, preket shumë shpejt dikush, nuk i duron dot pamjet e rënda a tregimet për ngjarje të hidhura dikush. (FGJSSH f. 2223). S. shih sin: është me shpirt akzot dikush.3. (për diçka) s’ ka guxim , nuk guxon , nuk kuturis (të bëjë diçka) dikush  (FGJSSH f. 2223). S. shih sin:  nuk ia  mban  biraça  dikujt për diçka

             E KA ZEMRËN AHUR dikush fr. fol.,id.-është zemërzi, shpirtkeq, shpirtlig dikush. (JTH-FFGJSH f.66).S.e ka shpirtin (zemrën) katran dikush

            E KA ZEMRËN AKULL   dikush fr.fol., met.- 1.nuk ka asnjë ndjenjë dikush, është i mpirë krejt  nga dëshpërimi  pas një fatkeqësie dikush.2.nuk ka më besim a shpresë për diçka dikush, nuk beson shumë se do të bëhet diçka, ka shpresa të pakta dikush, është i dëshpëruar, i zhgënjyer dikush, është pesimist dikush. (JTH-FFGJSH f. 68). S. shih sin: i bëhen arrat  gogliqe dikujt

            KA ZEMËR TË ARTË   dikush, E KA ZEMRËN TË ARTË (FLORI) dikush fr.fol.,met.- është shumë i mirë dikush, është zemërgjerë,  i dashur dhe i drejtë dikush. (FGJSSH f. 2223, JTH-FFGJSH f. 78). S. shih sin: është pika e burrit dikush

            E KA ZEMRËN AVULL dikush për (të  bërë) diçka fr.fol.,met.- i digjet zemra për (të bërë) diçka) dikujt, lektis për (të bërë) diçka dikush. (PETZE-FSHFRR f. 12). S. shih sin: i digjet buza për (të bërë)  diçka dikujt

            *KA ZEMËR TË BARDHË dikush, E KA ZEMRËN TË BARDHË dikush fr.fol.,id.- është shumë i pastër nga shpirti dikush, është shpirtbardhë, zemërbardhë, shpirtmirë, zemërmirë dikush, s’ ka asnjë ligësi në shpirt dikush. (JTH-FFGJSH f. 98). - Kush nuk ndien, kush nuk ka zemër të bardhë,/ raftë për dhe, si mollë e kalbur nga pema! (JC-P f. 23).  S.shih sin : është i bardhë si rrezja dikush  (edhe moh.)

            E KA ZEMRËN BARUT dikush fr. fol,met.- është shumë i vendosur e guximtar, trim dikush, ka shpirt luftarak, revolucionar dikush. (FGJSSH f. 2223, JTH-FFGJSH f. 104).S. sshih sin: .e ka shpirtin barut  dikush

            E KA ZEMRËN BEHAR dikush fr fol.,id.- është shpirtmirë, zemërmirë dikush, e ka zemrën e mirë dikush. (PETZE-FSHFRR f. 20).S. shih sin: është i bardhë si rrezja dikush

            *E KA ZEMRËN SA PËR BIND dikush fr.fol.,id.- Kam zemrën sa për bind. Prej saj e kam kollën.-Ta bëjmë me bast? Po ta çelim zemrën .(SD-SHKT-I f.153).

            *KA ZEMËR TË BUTË dikush, E KA ZEMRËN E BUTË dikush  fr.fol.,met.- është zemërbutë dikush. (FGJSSH f. 2223, JTH-FFGJSH f. 149).Ai kishte zemër të butë, të pastër dhe s’ besohej se ka pasur njeri më të sinqertë në atë kohë. (HKA-OM f. 32).

            E KA ZEMRËN CUNG dikush fr.fol., iron.- është i pashpirt, zemërgur dikush, është shpirtzi, shpirtlig, zemërlig, shpirtkeq dikush.  (PETZE-FSHFRR f. 41).S. shih sin: është si bukë e mykur dikush

            E KA ZEMRËN DET dikush  fr.fol.,meton.- është shumë zemërgjerë dikush, është shumë i durueshëm, gjakftohtë, stoik dikush, duron shumë, së tepërmi dikush. (FGJSSH f. 317, 660, 2225,  JTH-FFGJSH f. 200). S.shih sin :  është si bjeshka dikush

            E KA ZEMRËN TË DOBËT dikush, KA ZERMËR TË DOBËT  dikush fr.fol.,meton.- është shumë i butë a i ndjeshëm dikush, s’ e duron dot të keqen dikush, ligështohet lehtë dikush. (JTH-FFGJSH f. 213). Ant. e ka zemrën të fortë dikush

            E KA ZEMRËN FLAKË dikush fr. fol,met.- është shumë i vendosur e guximtar, trim dikush, ka shpirt luftarak, revolucionar dikush. (FGJSSH f. 2223, JTH-FFGJSH f. 104). S.shih sin: e ka shpirtin barut  dikush

            KA ZEMËR TË FORTË dikush , E KA ZEMRËN TË FORTË dikush fr.fol.,id.- 1. është trim i madh dikush, nuk i trembet asnjë rreziku dikush,  nuk trembet fare dikush. (FGJSSH f. 838). S. shih sin: futet në shpellë të arushës dikush. 2. është i fortë e i pamposhtur, i paepur, i pathyeshëm, i papërkulur dikush, ,nuk thyhet, nuk mposhtet, nuk përkulet nga rreziqet, nga vështirësitë etj. dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: është arrë e fortë dikush. 3. duron shumë dikush. (FGJSSH f. 2223). S. shih sin: e bën barkun gavixh dikush  

            E KA ZEMRËN TË FTOHTË dikush fr.fol.,meton.-1.  është pesimist dikush, i janë shuar shpresat dikujt për diçka, i ka humbur, i ka  prerë shpresat dikush për diçka, nuk ka më besim a shpresë për diçka dikush . (FGJSSH f. 104, 513, 2225).S. shih sin: i bëhen arrat gogliqe dikujt. 2. është zemërgur, i pashpirt  dikush. (PETZE-FSHFRR f. 41, FGJSSH f. 2225). S. shih sin: është si bukë e mykur  dikush

           Ç’ KA ZEMRA, E TREGON FYTYRA fr.proverb.-shëndeti i njeriut pasqyrohet në pamjen, dukjen e tij. (FGJSSH f. 2020, 2223).

            E KA ZEMRËN TË GULÇUAR dikush  fr.fol.,id.- ka pësuar një fatkeqësi të madhe dikush, ka humbur një nga njerëzit e vet të dashur dikush, është shumë i pikëlluar, i hidhëruar  dikush. (BETA-SITA-TIR f. 235). S. shih sin: e ka barkun e zhuritur  dikush

            *E KA ZEMRËN PREJ GURI dikush fr. fol., per.- është zemërgur, i pamëshirë, shpirtkazmë  dikush, nuk preket  fare nga vuajtjet  e fatkeqësitë  e të tjerëve dikush, nuk i vjen aspak keq  dikujt për të tjerët.- Paret që ia mora, ia kam kthyer trefish e… s’ u ngi. E ka dorën e gjatë  e zemrën prej guri. (T.H..-GJK f. 10). S. shih sin:  s’ ka mish e shpirt dikush

            E KA ZEMRËN TË GURTË dikush  fr.fol., meton.- nuk preket  fare nga vuajtjet  e fatkeqësitë  e të tjerëve dikush, nuk i vjen aspak keq  dikujt për të tjerët, është i pamëshirshëm, zemërgur, shpirtkazmë dikush. (FGJSSH f. 592, 2225). S. shih sin:  s’ ka mish e shpirt dikush

            E KA ZEMRËN TË GJERË  dikush  fr. fol.,met.- është shumë zemërgjerë dikush, është shumë i durueshëm, gjakftohtë, stoik dikush, duron shumë, së tepërmi dikush. (FGJSSH f. 317, 645, 2223,  JTH-FFGJSH f. 200). S.shih sin :  është si bjeshka dikush

            E KA ZEMRËN HAMBAR dikush fr.fol.,met.- është shumë i durueshëm dikush,  është shumë zemërgjerë dikush, duron shumë, së tepërmi dikush. (FGJSSH f.  645, 2225). S.shih sin :  është si bjeshka dikush

            E KA ZEMRËN HAZINE  dikush  fr. fol.,meton.- është shumë zemërgjerë dikush, është shumë i durueshëm, gjakftohtë, stoik dikush, duron shumë, së tepërmi dikush. (FGJSSH f. 317, 660, 2225,  JTH-FFGJSH f. 200). S.shih sin :  është si bjeshka dikush

             E KA ZEMRËN KATRAN dikush   fr.fol.,iron.- është zemërlig, zemërkeq, shpirtlig, shpirtkeq, shpirtzi dikush, ua do të keqen të tjerëve dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : është si bukë e mykur dikush

            KA ZEMËR TË KEQE dikush, E KA ZEMRËN E (TË) KEQE dikush  fr.fol., iron.- është zemërlig, shpirtlig, shpirtzi dikush. (FGJSSH f. 805, 2223).S. shih sin : është si bukë e mykur dikush

            KA ZEMËR  ME KOCKË dikush fr.fol., id.- 1. është trim i madh dikush, nuk i trembet asnjë rreziku dikush,  nuk trembet fare dikush.S. shih sin: futet në shpellë të arushës dikush. 2. është i fortë e i pamposhtur, i paepur, i pathyeshëm, i papërkulur dikush, ,nuk thyhet, nuk mposhtet, nuk përkulet nga rreziqet, nga vështirësitë etj. dikush. (FGJSSH f. 838, 2225). S. shih sin: është arrë e fortë dikush 

            KA ZEMËR TË KULLUAR dikush  fr.fol.,meton.- është i pastër dhe i mirë nga shpirti dikush, s’ ka  asnjë ligësi, djallëzi në shpirt dikush, është shpirtbardhë, zemërbardhë, shpirt-mirë, zemërmirë dikush. (FGJSSH f. 1378). S. shih sin :  është i bardhë si rrezja dikush

            KA ZEMËR LEPURI dikush  fr.fol., iron.- është frikacak i madh dikush, është frikacak i pashoq dikush. (FGJSSH f. 2223). S. shih sin :  e ka lepurin në bark dikush  

            E KA ZEMRËN SI TË LEPURIT dikush fr.fol.,iron.-  është frikacak i madh dikush, është zemërlepur dikush. (FGJSSH f. 2226, NABA-EY f. 132). ). S. shih sin :  e ka lepurin në bark dikush

            KA ZEMËR TË LIGË dikush, E KA ZEMRËN E (TË) LIGË dikush   fr.fol., iron.- është zemërlig, zemërkeq, shpirtlig, shpirtkeq, shpirtzi dikush, ua do të keqen të tjerëve dikush. (FGJSSH f. 995, 2223). S. shih sin : është si bukë e mykur dikush



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx