E enjte, 08.05.2025, 02:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Flet regjisori i filmit dokumnetar “Leka Kruta një humorist i spikatur”, Genci Resuli

E shtune, 26.02.2011, 02:44 PM


Flasin Bamir Topi, Timo Flloko, Albert Vërria, Albert Minga, Luftar Paja, Nestor Jonuzi, Shpëtim Gjika

 

 'Artisti i Merituar' Leka Kruta është simbol i humorit vlonjat

 

Kur vinte në radhën e qumështit i hapnin radhë duke i kërkuar që të tregonte një barcoletë

 

Nga Albert ZHOLI

 

Kur e pyetën Eduardo de Filipon, pse mjeshtër nuk pranon të shkosh në metropolet e mëdha Italiane, ai e pati përgjigjen në gojë, Jo, tha I vvendosur.

 

Nuk e lë dot Napolin, nuk e lë dot detin. Ndoshta është koicidencë, por të njëjtën përgjigje i dha edhe Leka Kruta, propozimit të Ministrit të Kulturës së asaj kohe për të vajtur në Tiranë, Jo nuk e lë dot Vlorën, nuk e lë dot detin. E ku më shumë se në vendlindjen e tij do të merrte kaq shumë duartrokitje, kaq shumë mirënjohje, kaq shumë dashuri sa mori e dha Leka Kruta në Vlorën e tij. E si mund të zëvëndësohet kjo, aq më shumë për një artist të vërte?! Ishte fare i vogël kur filloi të këndonte,të recitonte, të aktronte, …

 

Jeta

 

Leka Kruta u lind në Vlorë në 19 shtator 1927.Që në fëmijëri ai dallohet për prirjet e tij artistike.Aktivitetin e tij artistic e fillon që në moshën 13-14 vjeçare. Në jetën e tij të gjatë krijuese ka interpretuar në 150 premiera me rreth 800 personazhe.Një shifër e jashtëzakonshme, por kjo është specifika e aktorit të varietes, mbushur me nëj jetë të bukur por edhe shumë e vështirë.

 

Bashkpunimi

 

Ka bashkëpunuar me regjisorët Nazmi Bonjaku, Myqerem Fera, Luftar Veshi, Pëllumb Kulla, Gaqo Veshi, Qiriako Sava, Minella Mita, Vasil Beqari, Albert Verria, Thoma Mile ,Gjergj Vlashi e Bujar Kapexhiu.

 

Për kontributin e tij të spikatur është vlerësuar me shumë tituj e dekorata.

 

Familja

 

Në jetën e tij ka ndjerë pranë dashurinë e ngrohtë të bashkëshortes Leonora,e cila nuk rreshti me përkushtimin e saj ta ndihmonte në momente delicate dhe së bashku krijuan familjen ideale, Arbeni,  Renata dhe Valbona ishin kuptimi i vërtet i fjalës lumturi familjare,e cila me kalimin e kohës u shtua, me plot nipër dhe mbesa. Por, për Lekën shumë e rëndësishme ishte edhe marrëdhënia me shokët dhe shoqet, natyra e tij nuk mund të kuptohesh pa praninë dhe respektin reciprok të shumë njerëzve dhe kolegëve.

 

Si lindi ideja për të realizuar një film për humoristin vlonjat, Leka Kruta?

 

Rastësisht, duke qenë në ceremeninë e dekorimit nga Presidenti  i Republikës, duke parë atë sallë të tejmbushur dhe disa pjesë filmike nga jeta e tij si aktor dhe duke pas parasyh se unë jam rritur në Teatrrin Kombëtar mendja më shkoi për nëj dokumentar për këtë njeri plot humor por të heshtur për vlerësime. Kërkova ndihmën e Kryebashkiakut të Vlorës i cili mu përgjigj menjëherë.

 

Ku keni xhiruar kryesiht për realizimin e këtij dokumentari?

 

Në Vlorë. Ky është qyteti që lindi, u rrit, i fali kënaqësitë dhe arritjet, aktorit. Nga ky qytet ai nuk pranoi të largohet dhe pse në sistemin monist i ofruan vende të mira punë në Tiranë. Gjithë aktiviteti i tij artistik në këtë qytet është realizuar. Ai e shpreh vetë shumë qartë në dokuementar. Pjesa dërmuese e dokumantarit është realizuar në bregdetin magjik të Vlorës dhe në ambientet e ndryshme të qytetit të kaltër.

 

Cilat kanë qenë vështirësitë e realizimit të dokumentarit?

 

Probleme të theksuar nuk ka pasur pasi kam pas mbështetjen e gjithë qytetarëve vlonjat, të Bashkisë, Kryebashkiakut Gjika, të miqve  dhe të familjes së tij. Dokumentacioni ishte i shpërndarë, por arrita ta sistemoj në kohë. Interpretues i tekstit është aktori i mirënjohur vlonjat Andon Qesari. 'Artisti i Merituar',  Leka Kruta është simbol i humorit vlonjat. Ai së bashku me Myqerem Ferrën, e ngritën estradën e Vlorës në një stad të ri, duke u mbështetur në trashëgiminë e humoristëve paraardhës dhe duke lënë dhe vetë një trashëgimi të shkëlqyer, që do t’i jepte frutet e saj tek parodistët e Vlorës

 

Luftar Paja

 

Leka Kruta është legjenda, simbol i humorit tipik vlonjat me të gjitha karakteristikat e kësaj zone.

 

Nestor Jonuzi (Piktor i Popullit).

 

E kam njohur Lekën që kur isha fëmijë. Ai ishte një talenti lindur për aktor. Ai kishte të gjitha parametrat dhe të gjitha komponentët që i duhën një aktori të humorit për të qenë vital. Kishta një pantonimë, xhestin, timbrin e zërit, të paparë. Edhe në rrugë ishte njeri në ardhë të parë pasaj dhe një aktor i talentuar. Në paraqitjen e tij, në të folurën e tij, në mimikën e tij kishte nëj diçka të veçantë. Tingulli  dhe timbri i zërit kur ai tergonte kumbonte aq bukur sa që kur e dëgjoje afroheshe vetiu dhe kënaqeshe. Ai në çdo  bisedë të tërhiqte, të bënte për vete sepse të till e kish gatuar natyra me një cilësi të rrallë, pasi ai ishte  dhe mbetet vetvetja. Pra kjo është vlera kryesore e një njeriu. Ai kudo, në rrugë, në familje, në skenë, ishte vetvetja. Ai jetonte jetën e vërtetë, duke bërë gjetje në jetën e përditshme. Edhe kur vinte në radhën e qumështit në regjimin komunist ( që kush futej pa radhë edhe mund të shahej) atij i hapnin radhë duke u kërkuar që të tregonte një barcoletë. Ai ishte i natyrshëm në gjithçka tregonte. Ai krijonte situata të këndshme. Eshtë i papërsëritshëm dhe i rrallë, që zor se do ti vij prap humorit vlonjat.

 

Shpëtim Gjika (Kryetar i Bashkisë)

 

Për mua Leka është një njeri i veçantë si pioner dhe si aktor i madh i humorit vlonjat, por edhe atij shqiptar. Sigurisht të flasësh për të duhet një kohë shumë e gjatë dhe un besoj se duhet kujdes që të ravijëzosh jetën e tij të skenës. Jam i lumtur që jam vlonjat për shumë asrye një ndër të cilat edhe ajo që arrita të jetoj të njoh në skenë jetën dhe veprën e Leka Krutës, këtij aktori të humorit, satirës dhe të teatrit moderrn vlonjat dhe atij shqiptar. Një familjar i shkëlqyer, një artist i rrallë, një qyetatr i thjeshtë, një njeri që ka ditur të sakrifikojë për skenën vlonajte dhe atë shqiptare.

 

Timo Flloko

 

Leka  është një emër i madh i skenës shqiptare sidomos i humorit.

 

Albert Vërria

 

Ai do të mbetet një aktor brilant, dhe i papërsëritshëm.

 

Albert Minga

 

Leka Kruta është një aktor i vërtetë me një plastikë të jashtzakoshme, gjithmonë në ëkrkim të së resë në role.

 

Bamir Topi (President i Republikës)

 

Një emër i veçantë që do të respektohet gjithmonë.  Një emër i që i ka dhënë shumë si qytetit të Vlorës por edhe Shqipërisë në gjininë e humorit.

 

Epilog

 

  E pra një jetë e tërë me emocion, përkushtim dhe seriozitet, sadisfaksion por edhe përgjegjësi në ballafaqimin me dashurinë që të fal duartrokitja, që të fal publiku.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx