E enjte, 08.05.2025, 02:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Dibran Demaku: Don Kishoti-Kryetar

E enjte, 24.02.2011, 08:34 PM


Dibran Demaku

 

DOB KISHOTI-KRYETAR

 

Keni parë, s`keni parë

Don Kishoti-Kryetar!

 

Mori vota prej të "vetëve"

ua la kilen deputetëve!

 

Që hezituan e hezituan

dhe në fund e votuan?!

 

Athua kështu e fituan paqen

apo vetës ia skuqën faqen?!

 

Dikush thotë e bën detyrën

veç vendit ia skuqën fytyrën!

 

Në fillim të karrierës

do bëjë luftë me mullinj të erës!

 

Se është trim,se është djalë

kush hovin s`mund të ia ndalë!

 

Thuhet se e ka gjetë devizën

se si vendit të ia heq krizën?

 

Veçse kriza vlon në vorbull

Don Kishoti betohet në popull!

 

Me të huajt bëhet si pulë

se mizën e ka nën kësulë!

 

Nga na erdhi,nga na piku

si gjyle topi, si kokërr fiku?!

 

Kur të tjerët derdhnin gjakun

Don Kishoti e mbushte barkun!

 

Në emër të paqes e të lirisë

bënte gjumë në hotele të Serbisë!

 

E në stepat e Rusisë

ngriti ëndrrën e lavdisë!

 

Duke tregëtuar me paranë

të fitonte një ditë davanë!

 

Se paraja sado e pistë

të sjell fat, të jep një rrisk!

 

Kur lirinë e sollën trimat

na u kthye Doni si vetëtima!

 

Me një shpresë të madhe në zemër

në liri... të bënte emër!

 

Keni parë, s`keni parë

Don Kishoti-Kryetar!..



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx