E premte, 25.07.2025, 09:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Zana Hakani: Perjetesi! (Rekuiem kushtuar Bilal Xhaferrit)

E merkure, 23.02.2011, 08:57 PM


Zana Hakani

 

Perjetesi!

 

(Rekuiem kushtuar Bilal Xhaferrit)

Dhjetor,  1991

 

Shkruajnë,

 se ke vdekur përtej oqeanit,

Atje ne dhe te huaj,

kur shpresa po ulej lehtë  nga retë,

 kur  ndoshta,

 në hapësirën e qiellit,

Shpirti yt i trazuar endej i paqetë

 

Thua pate  dikë pranë,

dy fjale të ëmbëla të t’i thoshte,

Në të mjaltën  gluhën tënë,

zëmrës tënde ti këndonte.

 

Shpirti yt i malluar

nga pritja e gjatë e pafund

si kometë ju sul universit

Tokën e Lashtë të prekte dikund

 

Në gazetë të shoh syte e menduar,

që u mbyllën pa parë Çamërinë

përfytyroj shpirtin tënd endur reve

Pa shijuar dot as Shqipërinë!

 

A munde,

Endrrës tënde ti afrohesh

atje larg në dhe të huaj,

apo, në  te pafundmin kerkim ,

 nëpër qytete të ndryshme u ende,

pashprese duke enderruar,

per token ku Adami dhe Eva,

Çamet krijuan!

 

Dasmen kurre se shijove,

por dasma,

ironikisht 

Te vodhi ty rinine,

 

Ne nje tjeter martese

ti fort u angazhove,

Brezit të ri,

emrin,

 Ergys pas ja perçove,

Tokën e Lashtë të kujtonin,

si një amanet trashëgimije.

 

Cdo here qe,

tim bir,

Ergys e thërras

ti në hapesiren perqark

I shqetesuar,

leviz si nje re e bardhe.

 

Librin tënd me fanatizem

për vite e kam ruajtur

krah librave te mij

më të preferuar.

 

Kometë e shqetësuar,

që s’gjete kurrë qetësi,

u shuajte diku,

në një skaj te gjithësisë.

 

Ndersa,Grimcat e shpirtit tend

 kudo u shpërndane

 per tu bashkuar serish,

nen qiellin Shqipetar,

.

Një pyetje bëj nën zë

për banesën tënde të fundit,

që dikur, dikush,

Eshtrat të t’i mbledhë,

e trishtimin ,

fshehur thellë në to,

në tokën e endërruar,

një ditë, të ta sjelle

 

Post scriptum

 (1995)

Vone mesova,

kur une pregatitesha,

rrugen e mergimit te merrja vete,

librin tend te paketuar,

mdis gjerave me te shtrenjta,

 

Që në nje banesë te fundit

Prane Butrintit te bukur

Eshtrave te tua,

Prehje te perjeteshme,

me ne fund u ishte ofruar!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx