E enjte, 08.05.2025, 12:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi rumune nga Iuliana Paloda-Popescu

E marte, 22.02.2011, 08:56 PM


Poezi rumune

 

Iuliana Paloda-Popescu

 

 

PASQYRA E ZEMRËS

(Oglinda inimii)

 

Pasqyra

E zemrës sime është te Zoti

Në të Engjëjt këndojnë dhe shkruajnë

Atë që goja ime

Dëshiron ta këndojë,

Atë që dora ime

Dëshiron ta shkruajë,

Atë që vtëm zemra e di,

Atë që Fryma e Shenjtë

E vë në shëmbëlltyrën time,

Për përmbushjen e dëshirës

Së atij që s-ka fillim!...

 

 

ME BYLBYLIN NË SUPE

(Cu privighetoarea pe um?r)

 

Dielli lind nga deti,

Në një qiell të fildishtë

Dhe dëgjohen hapat e Zotit

Mbi bregun e shkretë!...

 

I dashuruar, bylbyli

Përplaset mbi kurorën e gjembave

Dhe e plagos zemrën!...

 

Zoti e qorton,

Zoti e fal,

Zoti i kuvëndon,

 

Pastaj, e vë mbi supe,

E dëgjon se si këndon

Dhe kalojnë së bashku

Nëpër detin e lotëve

Nga dashuria e madhe!...

 

 

PRANVERA

(Prim?var?)

 

Gjithë natën Engjëjt kënduan

Dhe derdhën nektar në saksi lulesh,

Apo shoshisnin polen përmbi botë

Fëshfërimë e butë, ndërsa mbi flutura

E vënin një ngjyrë nga Qielli,

Një ngjyrë nga deti

Dhe në zemër shkruanin

Këngë

Bylbylash!...

 

 

EMANUELI NË KUPË

(Emanuel în Potir)

 

O Zot,

Ta kam ndjerë shijen –

Nuk ishte e bukës dhe as e verës,

Por e dritës së lartë dhe e pëshpëritjes!...

Engjëlli i Qiellit trishtë na shoshiste

Derisa vetë hyje në Kupë

Dhe na bekoje e na mëshiroje

Duke na e lulëzuar lotin,

Ngase ishe

I gjallë!...

 

 

LOTI I ZOTIT

(Lacrima Domnului)

 

Duke kaluar ngadalë, në rrugëkryq,

Nëpër arën e blertë, rruga degdiset!...

 

Gruri e vlon qumshtin në kallinj,

Jezu Krishti vajton mbi Kryq,

 

Njerëzit kalojnë dhe pyesin

Nëse loti i Zotit

Është i hidhur apo i ëmbël!...

 

Jezusi nga Qiejt e bardhë e të lartë

E zgjat dorën t’i tregojë!...

 

(Shqipëroi: Baki Ymeri)

 

BIBLIOGRAFIE

 

Iuliana Paloda-Popescu s-a n?scut la 30 octombrie 1960, în satul Târnava, comuna Botoroaga, jude?ul Teleorman. Este licen?iat? a Universit??ii de Arte Bucure?ti, Facultatea de Pictur? (2000). Doctor în Istorie la Universitatea „Valahia“ din Târgovi?te (2009), cu Teza Istoricul constituirii colec?iei de icoane a Muzeului Na?ional al Satului „Dimitrie Gusti“, Bucure?ti. Metodologia conserv?rii ?i restaur?rii icoanelor pe lemn ?i pe sticl?. Conduc?tor ?tiin?ific – Prof. univ. dr. Ioan Opri?. Cercet?tor ?tiin?ific, expert restaurator pictur? tempera, ?ef Birou Restaurare Patrimoniu Mobil, la Muzeul Na?ional al Satului „Dimitrie Gusti“, Bucure?ti. Este atestat? ca expert în domeniile: conservarea ?i restaurarea bunurilor cultural-artistice - icoane pe lemn ?i pe sticl?; bunuri cu semnifica?ie artistic? - icoane, secolele XVIII-XX. A publicat primele poezii în reviste ?colare ?i în Antologia „S?get?torul ’78“ (1978), dar consider? adev?ratul debut în revista Luceaf?rul nr. 6, din 12 februarie 1983, sub girul poetului Cezar Iv?nescu. A participat la concursurile na?ionale de crea?ie literar? ?i la festivalurile de poezie, unde a ob?inut numeroase premii. Este prezent? în câteva antologii de poezie ?i colaboreaz? în presa literar?. A primit premiul revistei Caligraf pentru poezie (2006). Este membru al Uniunii Arti?tilor Plastici din România (2001) ?i al Societ??ii Scriitorilor Târgovi?teni (2006). Volume de poezie publicate: Urme pe z?pad?, Editura Colibri, Bucure?ti, 1992 (debut editorial), Dincolo de m?ce?ii ro?ii, Editura Bibliotheca, Târgovi?te, 2006, Cu privighetoarea pe um?r, Editura RawexComs, Bucure?ti, 2010.



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx