Kulturë
Zana Hakani: Lutje!
E hene, 21.02.2011, 08:55 PM
Lutje!
Nga Zana Hakani
(Shkurt, 2011)
O ZoT!
Që deri dje,
pak te kam menduar!
Ti që ndodhesh brenda,
cdo shpirti njerezor,
Ti që di ,
mekatarët e tu ti falësh,
Ty,
` Të drejtohem,!
Ty,
Të lutem!
shpirtit tim te thare t’i japesh:
Pak ndjenja,
Dhimbje te ndjejë
kur dëgjon gjëma të tilla!
Te lutem,
Më ndihmo!
të lëshoj,
Kur dëgjoj burrat te rrëfehen,
kur burrat shpërthejne !
Zemërim,
në vena të me vloje,
kur shoh,
fytyrën e ngrirë të UNIT,
të paprekur nga lutjet burrërrore,
vuajtjet njerëzore,
shkatërrimin popullor !
Fuqi,
Gezim te ndjej,
Kur shoh burrerrine
te rilindë,
Kur shoh patriotizmin,
nga ideologjitë të zhveshur …
Kur shoh,
kombit t’i shtohen Zerat !
O Zot !
Si është ë mundur,
që dëgjoj e shoh,
të gjitha këto,
Ë krejt e shuar ndihem,
pa dhimbje, pa lot,
pa zëmërim, apo fuqi…
Të lutem Zot,
Njihe mëkatarin tënd!
Ndihe, njeri të jete!
Ndihe, i lirë te jetojë,
në Tokën ku u lind!
O Zot!
Me Ndih........
Te lënduarin,
Shpirtin tim ,
Te çliruar,
bëje të ndihet,