Kulturë
Përparim Hysi: Poezi me 4-vargje
E hene, 21.02.2011, 07:16 PM
Përparim Hysi
Poezi me 4-vargje*
U ça zëmra
U ça zëmra,u bë thela-thela
Se ika nga vëndi;nga vëndi ku leva
Kështu jam këtu:me zëmër të çarë
S'e di as vet:se vdekur,se gjallë....
Në mbeta...
Në mbeta idealist i pandreqshëm,
Në këtë botë kredhur në alishverish
Ndodh se në botë ka plot njerëz të ndershëm
Sharlatanët numërohen me gisht
Ne...
"Ne ishim lindur për dashuri e besim
dhe jo për shkatërrim ..."
Esenin
Ne s'kemi lindur për dashuri e besim
Ne kemi lindur vetëm për shkatërrim?!
Shkatërruam çdo gjë(me gene satanaj)
Nuk shtoj agjë më...dhe vaj... e vaj..
Ligësinë
Ligësinë nuk e pres në heshtje
Në sy të ligën e mbështyj
Mos prit,o i lig nga unë buzëqeshje
Se tek hipokritët nuk hyj.
Kur pija cigar
Kur pija cigar,kujtoja
Se "vrisja" me të mërzinë
E thithja mirë e mirë,gulçoja
Dhe veç dogja me të mushkërinë.
Po...
Po t'ma çani zëmrën,nuk ka më gjak
Se është venitur dhe mezi regëtin.
Që ka ndodhur kështu,ka dhe shkak:
Regëtin nga malli për Shqipërinë.
Jam si ujku
Ashtu si ujku i "zbutur" që e ka mëndjen nga pylli
Ashtu dhe unë mëndjen e kam veç në Shqipëri
Aq mall kam,sa plagë m'u bë mua shpirti
Dhe jam gati t'ia thërres me oi....
Ato shkallë
Ato shkallë do t'i ngjis;do t'i ngjis me një frymë
Se nga malli sa s'kuis;kam marrë flakë e po nxjerrë tym
Domethënë jam si në mjegull;edhe eci kuturu
Veç aty unë bëhem qefull;mall,o mall,Ç'më bën kështu?!
Jam si pula shqirake
Pulën shqirake nuk e zë gjumi,
Po nuk pa në ëndërr sikur ha grurë
Kështu jam këtu unë mallshumi,
Po nuk pashë Shqipërinë që kam lënë qëkur...
Ndërsa
Ndërsa një trung ecën nëpër lumë
Mua buzë lumit më zë me shkumë
Se trungu do shpërbëhet a do sos në det?!
Kështu si ky trung jam në lumin tënd,jetë!
Më prisni
Më prisni!Kam vënë krahë dhe po "fluturoj"
Drejt vëndit tim që me asgjë nuk e ndërroj
S'më trëmb oqeani,i madh dhe pakufi
Më prisni,o të dashur!A nuk jam zog tani?!
Plagët
Plagët e trupit i shëroj me ilaçe
Po hajde më shëroni plagët e shpirtit
Ato,të parat,i shëroj dhe esnafçe
Ato të shpirtit më gozhduan si Krishtin...
A nuk është?!...
Gjithmonë e vras mëndjen:
-A nuk është mendimi zog?!
Zog do të jetë,sa nga unë lë mëndjen
Dhe shkon atje ku nuk jemi tok.
Ku nuk shkon mëndja
Mëndja bredh e mëndja shkon,se ajo nuk njeh kufi
S'njeh pengesa,i kalon:si të jetë një kalëdori!
Edhe hyn ku i do qejfi;zë kullot hergjele
Po si jam unë qenefi:t'ia thërres me olele....
Shpirti i njeriut
Shpirti i njeriut është si një pus i thellë
(a duket vallë çfarë fshihet në të?!)
Ngjan shpirti i njeriut dhe me një minierë
Dhe mvaret,mandej,se ç'xehërorë ka në të.
Stres
Goja m'u tha dhe koka m'u thinj
Mbështyma më iku;nuk ka më
Nga malli për vëndin u bëra finjë
Dhe shfryj e shfryj nën zë
Dëshirë
M'i shtroni çarçafët e bardhë si dëbora
Që të bëjnë"tëng" kur të shtrihem si kallkan
Nga malli u mrola,si grushti u mblodha
Dhe zëmra zë hidhet shpërthen si vullkan
Fjalët e mia
Fjalët e mia të mbushura me dhëmbje therëse
Fjalët e mia të mbushura me mall e dashuri
Fjalët e mia të mbushura me dritë shprese
Por në thelb të tyre kanë veç Shqipëri
Monotoni
Dal jashtë...
Askush nuk më thotë mirëmëngjes
E nga mos më zënë djajtë
Nga mos të bëhem me stres?!
Lajkatari
Ti ke zgjedhur një "zanat" me leverdi
Lajkimi t'u bë si zakon.
Por ke harraur që nuk je njeri
Ti,për mua,ngjan me një kufomë.
Koha
Koha ka veshur pantofla
Dhe reshperon pa u ndjerë
Po mua pse më bloi në mokrra?
Ç'është ky mister?...
*poezitë janë shkruar në vitin 2004
20 shkurt 2011