E enjte, 08.05.2025, 01:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Pellumb Lamaj: Elegji Per '97-ten

E hene, 21.02.2011, 08:21 PM


Pellumb Lamaj

 

Elegji Per '97-ten

 

Rete perpine Karaburunin

Dhe u derdhen mbi Sazan

Po bucet Adriatiku

Rrufete skuqin Kuze Babane

 

Deti Jon shkumbezon tallaze

Llogoraja po renkon

Kali Trojes ka marre rrugen

O-bobo,do n'a djeg Vlore!

 

Derdhet Vjosa e zemeruar

Lumi Vlores nxjerr kercunje

Nga Cipini zbret orteku

Vlore e zeze ka rene ne gjunje

 

Kercet pushka,gjemon bomba

C'faqen maskat,klithin sorrat,

Tre gishta lart dhe nje flamur grek

komunistet bejne feste

 

Ne Tirane ndare ne partira

Bolshevike e renegate

Tymi le ti dali Vlores

Jane mesuar te qajne grate

 

Ah,moj kuceder e kuqe

Si nuk u ngope me gjake

Nje nga nje te tere i shove

Dhe tani u ktheve prape

 

97-te mos ardhc kurre

Ti qe turperove flamur

Prure grek e italiane

Dhunove deshmoret tane...!

 

Maj 1997 USA



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx