E premte, 25.07.2025, 09:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi rumune nga Florica Ceapoiu

E marte, 22.02.2011, 08:56 PM


(Seleksionim nga vëllimi bilingv “Muguj drite / Muguri de lumina”, Përktheu Baki Ymeri, RawexComs, Bukuresht, 2011)

 

 

Muguj drite

 

Në retortën qiellore

të alkimistit të mistershëm,

rrjedh pandërprerë koha –

materja lind në permanencë

lotë dhe jetë,

nga dashuria vlastëron fjala,

përmes shprehjes i rriten flatrat,

që, në vargjet e poetit,

i bëjnë të pakufishme fluturimet…

 

Vetëm këtë natë, e shakmisur

nga heshtja e paqartësive,

çasti digjet përbrenda

në rrugëkryqin e mendimeve,

duke lindur muguj drite

dhe përjetime universale,

të denja për fillime të tjera…

 

Frymëzim

 

Zogu i bardhë i pagjumësisë,

duke e zgjuar errësirën,

dridhet

mbi tehun e natës,

nën vetullën e betontë

të qytetit të përgjumur.

 

Përse?

 

Përse të thirr

kur askush s’më dëgjon?

Përse të digjem

kur askush s’më sheh?

Vetëm jehona e këngës sime

da otë tingëllojë nëpër botët e ardhshme –

duke i mbajtur dhembjet e një njeriu,

do t’i mjekojë

papërmbushjet e çastit

dhe të shekullit që do vijë.

 

Përmes mjegullës së kohës,

përmes stuhisë së kohës,

vetëm kënga ime-

shqetsim i kaltërt –

do të prëplaset,

duke e thyer heshtjen

e vetmisë tjetër.

 

Poemat e mosharresës

 

Jehona e kërkimeve të gjata

ripërsëritem me përdëllim

në shqetsimin purifikues

të shpirtërave tona palë.

 

Dashuria na përfshin

në një gërshetim të ëmbël:

nëpër ëndrra duke na përlindur

edhe një herë,

nga shpresat duke na ringjallur.

 

Të vëllazëruar në një fluturim të vetëm –

nën valëzimin e dritës

së mendimit të kthjelltë –

ribëhemi metafora pa moshë,

duke i përtypur poemat e mosharresës.

 

Vetëm poezia

 

Vetëm poezia

e qetëson harmonikisht

fërgëllimën e heshtjes në mëndjen time –

në thellësitë e pafjalës

duke krijuar luçiferë.

 

Vetëm poezia

e vëren galaksinë e mistershme

të dritës së përshkuar

në qiellin e ëndrrave të mia

të pazbuluara ende

për ndonjë të pavdekur.

 

Vetëm poezia,

perms një loti të vetëm,

e ngop kullosën e mosharresës

së etshme për fjalë të posapëshpëritura

 

Ngjarje

 

Të lidhura rrezet e hënës,

porsi lulet e lotusit,

mendimet e mira

presin të jenë të vjelura

nga zemërgjerësia e mëndjes.

 

Të përkëdhelura nga rrezet e diellit,

endrrat e dashurisë,

për lazdërimin e shpirtit

kërkojnë t’i përjetojmë së bashku.

 

Duke lulëzuar në zemrat tona,

fjalët e dashurisë –

si një këngë ëngjëllore –

na udhëzojnë t’i pëshpërisim

për përgëzimin e pasardhësve.

 

Por, ndërmjet luleve të lotusit,

për lazdërimin e shpirtit,

si një këngë egjëllore

na shoqëron vetë poezia…

 

Një buzëqeshje skofiare 

 

Sterile dhe e përjetshme vashëza,

hëna na buzëqesh me lazdërim

nën vetullën e heshtur të natës –

në kohën kur qielli zhytet

në largësinë e uniresit të yjësuar.

 

Shqetsimi gërshetohet

me pagjumësinë,

në një përbërje provokuese

dhe nga trupi i brishtësisë,

ëndrra i lartëson flatrat

drejt bregut të pavdekësisë

së engjëllit të dritës –

ngase asnjë poet i vërtetë

nuk kalon i panjohur

përmes djepit të artë të fjalës.

 

Lulja e shpresës

 

Mendimet e mia mërgimtare –

porsi drenushat e degdisura –

e kullosin edhe tani

lulen e zalisur

të shpresës së mbëltuar

nën hijen e poemit.

 

Përmes një mrekullie permanente,

ajo rritet gjithnjë e më e lartë,

duke arritur ç’prej një kohe,

nën qiellin triumfal

të shqiponjave në fluturim.

 

Në mëngjez –

në thellësinë e padyshimtë

nga bregu

i çastit të vegimit –

derdhen kristalet

nga dritat e burimit…

 

Nën flatrën e pagjumësisë

 

Në qetësinë e gjithëpushtetshme

të perandorive të gjera të pagjetura,

nën flatrën e pagjumësisë,

vetëm mendja e poetit duket

perms lotit të fjalës,

vitrinat thellë të ndritura

nga ylli i ëndrrave të padegdisura.

 

Por mos e vajtoni,

ju të nënshtruarit

e trofesë për të qenë

të barabartë me vetveten

mos i hapni kurrë

dhe mos i shikoni

duke u dehur me verën e largësisë

dhe muzikën e ëmbël

të hapsirave mes yjeve!

 

Sa kohë…

 

Në koordonatat e hezitimeve të vona,

aq kohë sa do dimë të mufullojmë,

fërfëlliza e keqardhejeve tona

nuk do të përplaset

deri në doganën

ku ngjyrat migrojnë

drejt ngjyrës së manushaqtë

të ikonave të shenjta

dhe asnjë pyetje e pashprehur

nuk e kërkon

përgjigjen…

 

Nunosje

 

Ky trung i drurtë

i rrahur nga stinët,

nga malli ndaj jetës

apo i shëmbëllimit,

i shtrin degët e mendimit

drejt teje –

qielli im i kthjelltë

sytë e mi të dielltë –

e të ngazëlluar,

nga rrënja ime

të cilës i mungon shpresa,

lind fjala.

 

Transfigurim

 

Në mezin e zjarrit

të mallit për fjalë,

duke e harruar gjumin

mendimi im i vetmuar –

i braktisur nga engjëjt,

i uritur për kohë

dhe i etshëm për hapsirë –

shndërrohet

në fluturim…

 

Qartësi

 

Kur gjithçka

e ndan asgjësinë nga asgjësia,

shpirti yt i cfilitur –

nga gjumi i trupit të krijesës –

i rrëmben paqëndresës

bëmirësitë e përmbushjes

përms dashurisë…

 

Nuk mund të shpëtosh

nga gërmimi i çastit,

aq kohë sa

rrota e shqetsimit

i bluan plotsisht

thërmijat e përjetësisë…

 

Zgjidhje

 

Ti, njeri,

vlastar i mjerë i kohës që dhemb –

pas aq shekujsh kërkimesh

dhe mileniume dyshimesh

të përjetuara nga stërgjyshërit –

me vetveten tënde

do të pajtohesh plotësisht

vetëm atëherë kur,

duke u derdhur përmbi frymën e dheut,

një burim i ujit të gjallë

do të ta mbushë pazbutshmërinë e zemrës

nga palulëzimi dhe pavdekësia!

 

Valle

 

Në mjedisin e degëve të thata,

vallëzojnë

gjuhët e pamëshirshme të flakëve.

 

Loja e zjarrit

kullon

edhe në shikimet e mia.

 

Në rrymën zbritëse

të mjedisit të zjarrrit,

shkarpat e iluzioneve

hedhin shkëndija

rrugëve të askundshmërisë.

 

Shpresa dhe pritja –

me mijëra sy –

e hedh

vallen e palluas.

 

Tejmatanë kësaj djegjeje

gjendet vetëm

e panjohura në ne,

humnera e papërfshishmërisë,

trishtimi i mosnënshtrimit.

 

Edhe guri vajton

 

Drita fatlume e këtij engjëlli

lind nga pelenat e mosharresës,

në të cilat rrezatojnë

shtigjet e përgjakura të glinës,

të mendimit

dhe dhembjet e lisave

të prekur nga mallkimet.

 

Ju mos u mahnisni!

në papërkulshmërinë e saj proverbial

edhe guri loton,

duke e përkujtuar

se ka dikurë ka qenë gjeth i zbehtë

nën teshat e vjeshtës së vonë

apo guaca e lënduar

në shuplakën e kërkuesit të perlave…

 

Ki kujdes!

 

Gjithmonë,

rruga mes lotit dhe gëzimit,

ndërmjet mallkimit e këngës,

kalon nëpër zemër,

por, për çdo herë,

duke e thithut vesën e dyshimit,

degdisesh

nën kandilin e dashurisë.

 

Drejt origjinës

 

Pa dyshuar,

ai – më krenari

dhe më durimtari ndër tokësorët –

të prêt dhe sot

në stacionin imagjinar,

në të cilin treni i jetës sate

nuk ka qenë i programuar

të kalojë ndonjëherë

dhe çdo gëzim më i vjetër

tingëllon si një jehonë e dhembshme

në dregzën e fshehur

nën perdenë e iluzioneve.

 

Vetëm, shpartallimi i ëndrrës

t’i mban hapat e fatit

drejt fillimit të zhgënjimit…

 

Inerente, ikja e engjëllit

të kallauzon me shenjën

kah origjina e ndarjes…

 

Lutje

 

Kur u linda,

askush s’më pyeti

nëse dua të udhëtoj

me këtë anije të brishtë,

që është jeta e jonë, duke notuar

në detin e bujshmërive të shkreta.

 

Kam frikë nga brigjet e shkëputura:

shkrepat e tyre të tmerrshme mund

të ma qëllojnë ngarkesën me ëndrra

e të ma zhdukin krijesën e plasmit.

 

Në këtë errësirë të shortit,

ndihmomë, Zot,

me një mendim shpëtimtar

dhe një vetull drite

ta gjej fatin

shtigjeve të konturuara më lehtë!

 

Porsi hija

 

Si do hije,

rrugëve të jetës,

traversojmë mjegullën e të panjohurës.

 

As trili i bylbylave,

as fluturimi i lahurisë

nuk na i ndal lotët,

qarjen e gulçuar,

dhembjen e fshehur nën buzëqeshje.

 

Pyetjet janë lodhur

të mblidhen

në vallen e fjalëve

e të prehen në vetmi –

dëgjihet vetëm pëshpëritja e dheut,

duke na udhëzuar

t’ua lëmë të shkuarën

të përgjumurve.

 

Esenca

 

Fjalët rikthehen te unë

në formën e ytre të paprekshme –

pasiqë e kanë konsumuar bukurinë,

pasiqë e kanë rrënuar vlerën,

duke mbajtur misteret e vjetra të silabave.

 

Të çveshura bga teshat,

lakuriqe deri në esencat më puro,

mbi drurin e tyre e vërejnë

vetëm ekzistencën e këngëve,

që, poema dua të bëhen…

 

Mbi gjunjtë e heshtjes

 

E mbështes ballin

mbi gjunjtë e heshtjes,

që të mos m’i kapë

çastet që pasojnë.

 

I verbët nga drita,

mendimi im lartësohet

tejmatanë dogbanes së shenjtë,

ku sekonda bëhet kometë,

duke ma stërzgjatur ëndrrën

në një poem të kaltërt.

 

Sufleri më udhëzon

drejt thënies së lumtur,

duke ma hapur qiellin

dhe shndërruar në fluturim,

duke ma deshifruar zemrën

duke më dizolvuar në këngë.

 

Bindje

 

Në vëllazërimin yjor

ndërmjet gjethit e diellit,

në harmoninë e përsosur

ndërmjet dritës e ngjyrave

dhe në kërkimin e pafund

të së bukurës te njeriu,

do të mbesë përjetë

vetëm fejesa e shenjtë

e shpirtit tonë

me lartmadhërinë e saj fjalën,

si një dëshmi se kemi ekzistuar,

duke na dashur të gjallërojmë

edhe tejmatanë nesh.

 

Fjala e kufirit

 

Nganjëherë, fjalët

e thejnë dryrin e memorjes

dhe duke dëgjuar frymëmarrjen e natës,

hapin portat e mendimit,

duke e lënë kujtimin

të lartësojë flatrat e fëmijërisë,

më gjallë të koloruara

se sa ato të mëhershmet,

që të mund ta përjetoj –

tejmatanë jeles së turbullt të harresës –

përgëzimin për t’u bërë kështu,

fjala e kufirit

në brigjet e kohës,

gjithmonë e skalitur

në faqen mikpritëse

të një libri…

 

Ndoshta kam gabuar

 

E përula kokën

nën mburrojën

e fjalëve;

 

Ia dhurova

gjakun tim të pafajshëm;

 

Ato më kërkuan më shumë

dhe atëherë –

e ndeza –

në lutjen e mbrëmjes –

kandilin e kërkimit të vetvetes…

 

Gjeneza

 

Pasi që e shpërthyen humnerën,

fjalët filluan të mugullojnë.

 

Në pranverën e shpirtit,

shpërthyen silabat e para.

 

Në portat e mosharesës,

u linden…

lulet e mendimit…

 

Fjala

 

Në logjikën e ftohtë të ballit,

duke u përplasur në muret e kohës

fjala ndjek rrugën e ngjitjes.

 

Deri në kufirin e qenjes,

fluturimi do jetë i gjatë…

 

Deri në brigjet e çastit,

ngjitja do jetë e vështirë…

 

 

Sentenca

 

Fjala –

fëmija e pafajshme e gjuhës –

duhet t’I nënshtrohet mendimit,

përndryshe, çdo mosdëgjim

do të ishte tradhëtia e idesë

dhe ndëshkimi në heshtje

përmes trishtimit të poetit.

 

 

Reze

 

Rezja e diellit

gërsheton

fjalën ditë.

 

Rezja e hënës

gërshoton

fjalën natë.

 

Rezja e dritës

gërsheton

fjalën mendim.

 

Rezja e mendimit

gërsheton

Krejt fjalët,

të cilat ende

nuk i kam shprehur…

 

Vetëm një fjalë

 

Jam e bija e Zotit

njësoj sit ë tjerët:

as më e mire,

as më e keqe se shumica,

ndërsa tani,

kur emrat më pyesin:

– Kush je?

dhe mbiemrat pëshpërisin:

– Nga po vjen?

o, Zot,

si mund

t’u përgjigjem

ngase unë isha

vetëm një fjalë

që nuk ende nuk e ka kuptuar

rrugën drejt dritës?

 

Shqetsimi i krijimit

 

Ditët dhe netët

kanë hedhur në zjarr

fjalët e mia të pashprehura.

 

Por, në mezin e djegjes,

ato janë purifikuar…

 

Duke u bërë hi bojëqielli

nga i cili lindin vullkanet,

mbi fije të praruara,

në çastet e parrënuara

e kam blerë

një të shkuar shqetsimesh…

 

Pas tyre

 

Poezitë e mia u shpërlanë

në diellin e pasditës;

 

Të çliruara nga brengat,

e morën fluturimin

drejt lartësisë së qiellit.

 

Përgjërohem për to

me lotin e blertë

të syrit të brendshëm…

 

 

Ndëshkimi

 

Pa të drejtë apeli,

tribunal vendos:

ndëshkimi i poetit

përms shkëputjes

së kordhave të dritës

së shpirtit –

për tepër të shtrira

përmbi humnerën e fjalës.

 

Fëmijët e tradhëtisë

 

Në një mugullim vjeshtarak,

fijeve të verdha të fletores,

fjalët e pashprehura

lindin trishtime.

 

Fëmijët e mahnitur të tradhëtive tona,

të shpërlarë në lotët e mosbesimit,

nuk na presin në rrugëkryqe…

 

 

Fije rëre

 

Porsi fija e rërës –

dhembshurisht në tulin përpëlitës

të guacës së lënduar –

duke ma sidefuar lotin,

një ide e lindur nga zemra e natës

më udhëzon ta praoj

në argjentin e shprehjes së fjalës,

që përkëdhel fijen e mëndafshtë të kullosës

dhe miklon frymëmarrjen e nxehtë të fluturimtarit,

duke e lartësuar vetveten

tejmatanë kufirit të xicëllimit,

duke u purifikuar, atje,

ngjyrat e ëndrrës lindin bukurinë e përjetshme.

 

Puthja e parë

 

Kur të përfshij me krahët,

kur ta shijoj parfumin,

engjëlli i lumturisë zbret mbi ne

dhe, me përkëdheljen e tij imperiale,

më bind të besoj

se dashuria jonë fqinjëzohet

me qetësinë e mistershme,

që rrumbullakëson ylberat

dhe harroj se, padashur, divorci fillon

gjithmonë nga puthja e parë.

 

Vetëm së bashku

 

Duke vajtur pranë

njëri-tjetrit,

lulëzimet tona

bëhen të lumtura,

pjelljet të kënaqshme

dhe shgjethimet e posakuptuara,

kështuqë, ja,

për qetësinë e fluturave

të ringjallur në trupa,

do të bëhet një bekim drite

të ëndërrojmë së bashku

në jetën që na ka mbetur…

 

Me dashuri të pastër

 

Qe një shekull se pres përqafimin tënd

përkëdheljen tënde të ngrohtë e ëndërroj;

u takuam kaherë në rrugën e drejtë

dashurisë t’i japim një besim të ëmbël.

 

Përfshimë me dashuri të pastër si jeta

zjarrin derdhe mbi trupin e dashurisë!

ngrohtësi që buron nga thellësia, shigjeta

e Kamadevës, hyjnesha ime bukurisë.

 

Nën dridhjen e hënës kur po më puth

hijet ngjeshen gjithnjë e më shumë –

porsi dëbora me shkëlqim të heshtur

në ëmbëlsinë tënde po shkrihem unë.

 

Pa kufi

 

Shtrëngomë për dore edhe një herë,

duke ma ndalur trenin në Sinaja,

ndërsa nën kornizën e hellave të akullit,

kallma në gjak mallin dhe vapën!

 

Pranë shatorit të degdisur në dëborë,

fati do na jetë gjithnjë e më pranë,

dhe magjistaret do të na përkëdhelin

me profetërime alpine përmbi vetulla.

 

Do ta rruajmë në ikonë atë natë,

duke e përshëndritur hapin solitar

ku era e njerkëzuar nga pëshpëritjet

e lë heshtjen pa kufi.

 

Në altarin e jetës

 

Ma shuaj etjen me nxhetësinë e dorës sate,

duke e shkrirë ngricën që rrjedhte mes nesh!

peceta duke shkëputur nga trupi e fjalët,

do të arrijmë në maje që të dy.

 

Puthmë me zjarr dhe flakërim –

në altarin e jetës turrën ta ndez –

ti, ari im, i fanitur me ngazëllim!

me mëndjen s’do di si të të përfshij.

 

Shtrydhmë nën përqafimin e ngrohtë –

dua që dëshira jote t’i ketë sytë e blertë –

dhe mos harro në këtë çast të madh

me fjalë të ëmbla heshtjen të ma bësh jetë.

 

Duke u dashuruar do ringrejmë një botë

nga ashklat e dhëmbjes dhe përqafimet,

ndërsa barrën e kryqëzuar mbi një emër të zi

do ta përballojmë madje, edhe me lazdërime.

 

Paqë e shenjtë

 

Kur qielli plot yje

dremit mes zambakëve të ujit

dhe hëna gjunjëzohet

në murmurimën e burimit,

kur qetësia e zogjve

bëhet paqa e shenjtë e universit,

kthjelltësoje, vëlla, zemrën

nën rezet e dritës –

përjetë e gjallë dhe e paprekur –

që vjen nga përpëlitja e fjalës!

 

 

Bujshmria e materjes

 

Je thelluar për tepër

në jetë –

në bujshmërinë e materjes

je shpërndarë.

 

Qetësia e blertë e kullosës

të ka qenë e huaj,

fërgëllima e verdhë e kodrës

s’e ke dëgjuar

nën sulemt e çastit,

që të kanë dëbuar

tejmatanë këngës së lahurisë…

 

Sot,

në rrugën e shkurtë që të ka mbetur,

je pranë

mohimit të qenjes së shenjtë

që është dashur

të jesh!

 

Një emërtues i përbashkët

 

Në bregun e Shpresës së Mirë,

zogjtë shtegtarë

mund t’u kërkojnë brymave të ashpra

ditë më të ngrohta…

 

Karavanat e ëndrrave

mund t’i kërkojnë natës

orë drite…

 

Rërat e shpërndara

mund t’i kërkojnë erës

minuta prehjeje…

 

Vetëm trupat e cfilitur

nuk i kërkojnë dheut

çaste prehjeje,

gjatë rrugës së fshehur

nën pluhurat e yjeve,

që na mbulojnë

me harresë…

 

Kundër dhembjes

 

Dita

është lufta me dhembjen,

ndërsa nata –

errësira e dhembjes së refletuar,

çastet e prehje –

rëra lëvizëse

të shkretshmërisë.

 

Për çdo here

gjithnjë më e prehtë,

në mishin e mëkatarit

dhembja lulëzon nga dhembja

për t’ia përkujtuar

se ekziston në këtë breg,

mbi të cilin pandërprerë

vëllazërohet e mira me të keqen.

 

 

Porsi era dhe porsi uji

 

Mësohu të gërshetohesh me erën

që kalon mbi botë si një not i rrallë

apo fshije në rrugën e saj dheun

me një lot, me pluhur e me mallë!

 

Përpiqu ndaj që të kullosh si uji

thellë duke depërtuar në zemër e mëndje,

por, pa t’u dridhur gjatë natës vetulla,

ngase është dëshira e përjetshme e Zotit!

 

Në valëvitje në do të digjesh si zjarri,

mos u mundo shqetsime të përfshish

dhe, si i krisur, ti të kërkosh fatin

me sy të degdisur në grimca pasqyrash!

 

 

Përrallë e kahershme

 

Murmurima e burimit

u shkri në brigjet e humnerës

dhe e çliroi ujëvaren;

 

Duke u shembur shkëmbi

përmbi ujërat e shqetësuara,

e mbushi shkumën me shenja pyetjeje.

 

Të latuara nga koha,

gurët e zgjedhur

e lartësuan

tempullin e fjalës,

duke më caktuar –

përmes hedhjes së zarit –

priftëresha mbi shkallët e dritës…

 

Dasmërime solare

 

Në mbretërinë e pranverës,

perms frymëmarrjes së ngrohtë –

që ndihmon pemët të lulëzojnë,

ndërsa zogjtë

të miren vesht

perms këngës –

në zierjen e dasmave solare

të hyjneshës Gjeea,

nën dritën e fillimeve,

flutra i zgjon lulet

dhe e thoth nektarin e jetës

me qenjen e saj të ringjallur.

 

Flauta selenare

 

Mbi pyllin e akacjeve,

në këngën e bylbylave,

pranvera e parandjen mbarimin.

 

Nëpër degët e reve,

sopata e hënës

çan rrugë të drejtë –

ashklat e dritës

bien në valën e përroit

dhe flautat e nostalgjisë

përplasen deri te unë.

 

Duke peshkuar iluzione

 

Përkëdhelja solitare e shpirtit –

natë e kthelljtë e majit…

 

Pas shpinës së perdesë,

duke vallëzuar nën puhi,

rinia –

e pafajshme dhe e shqetësuar –

shikon vetveten në pasqyrë:

 

E pakënaqur dhe e pabesueshme,

duke i shpaluar supet,

duke përlindur kofshët,

e vë një mendim

në konton e operacioneve

të ardhshme estetike.

 

Poem i artë

 

Pranvera ngjitet triumfuese

nga spirala e cikleve vegjetale

në korolën e një poem të artë,

ndërsa unë

e shpërlaj shikimin në vesën e mëngjesit,

i shpërlaj sytë në azurin e pandotur

dhe pranë tufës së forsythias

së lulëzuar, e përvetësoj ringjalljen,

ashtu siç e mësoja dikurë –

në gumëzhimën e bletëve –

shkrimin, leximin,

dashurinë dhe puthjen.

 

Parfum maji

 

Sot, shtrëngoj në krahëror

një tjetër pranverë,

të ngrohtë e të çiltërt –

si nl përralla.

 

Luginës shpërndahet

parfumi i majit

nga blirët e lulëzuar,

nga mollat

dhe nga akacjet.

 

Por, kah mbrëmja,

shiu nuk na fal

dhe duke e mbuluar krjet qiellin

me pëlhurë të manushaqtë,

ne e përkujton me melankoli

se stinët e shpupurisura

nuk rikthehen

së bashku me zogjtë.

 

Petale të përgjakura

 

Në aureolën e bukurisë së botës,

bylbyli vjen me një tril

t’ia shtojë harmoninë

dhe në papërkulshmërinë e kohës

duke e mbështjellë,

lartëson dhe këndon,

një përdëllim të imtë,

nga një dashuri e paharruar.

 

Në mes të melodisë –

pre e zhgënjimit –

ndërmjet gjembave të shqetsimit

e vajton mbarimin:

 

– Zot, o Zot,

po të mos më kish’ vërejtur trëndafili –

të dashurin tim, përgjithmonë,

do ta kaplonte një mëri e hidhur!

 

I zgjuar nga një parandjenjë e zezë,

trëndafili e shakmiste

zemrën e ngjyrave

në dhjetra petale të përgjakura...

 

Lavdi ujërave

 

Duke buruar nga rropullitë e dheut,

ti, fije uji mirëbërës,

rrjedh dhe freskon shpirtërat e etshëm

të vdektarëve, nga agimi

e deri në natë,

nga lindja

e deri në vdekje.

 

I freskët, i kulluar dhe i kristaltë

i rrokullis valët

dhe valët tua pastrojnë

gurët mbi të cilët kalon,

në lavdi të Zotit

që të ka krijuar.

 

Hullinjtë e bregut të djathtë

kapen dorëpërdore me pyjet

e bregut të majtë,

duke të glorifikuar ditëpërditë,

duke të kremtuar vit për vit,

që një botë e tërë

të të përkulet

dhe të të hymnizojë.

 

Këngë zogu

 

Vjeshta i përjeton ngjyrat

dhe ardhmëria e zbehtë na tmerron:

 

Tejmatanë stuhisë së papërmbajtur,

larg buçitjes së gjetheve,

zogjtë e fundit shtegtarë

këndojnë romancën e ndarjes,

por shiu i çliruar nga zinxhirët e qiellit

nxiton t’ua lagë notat

dhe t’i lajë gjurmat e fluturimeve,

duke na kryqëzuar kështusoj

mbi kryqin e heshtjes,

që nga udhëkryqi i mendimeve.

 

Përzotërim ngrohtësie

 

Vera i parashtron

tentakulat e ngrohtësisë,

deri tejmatanë

barasnatës së trishtimit.

 

Fluturat e bardha vallëzojnë

në dasmën e fundit vjeshtake

përmbi tufat e trëndafilave,

që në lazdërimin e petaleve,

na e shtojnë dashurinë ndaj dritës.

 

Asnjë gjeth i ndryshkur

nuk e vajton fatin,

ngase asnjë puhi

s’e josh ta marrë rrugën e erës

për realitetin e shgjethimit.

 

Perëndia e luleve dhe e fluturave,

me një reze të vetme dashurie,

përthan plagët e muzgëtimit

të shpirtërave tona të virgjerë...

 

 

REFERENCA KRITIKE

 

 

Secili autor bëhet unikat, ndërsa të shkruash për vargjet e tij është njësoj sikur ta ndihmosh një pemë të lulëzojë. Por shpirti i zonjës Çapoiu mugullon kaherë, në vargje klasike të vlerësuara gjatë viteve, me secilin vëllim të botuar. Për atë, admirimi im për krijimet e saj, të rifreskuara modernisht, shndërrohet në një rinjohje të thjeshtë të faktit se shpirti i ka lulëzuar, ndërsa fjalët e saj kanë fluturuar drejt zemrave ton.a Ja kjo e vërtetë në kohën e tanishme, ngase zonjën Çapoiu, poete me një debutim të vonë e të paparshikueshëm, pothuajse shokante, askush nuk e ka qortuar se nuk ka talent, përkundrazi, ka qenë e lavdëruar me modesti nga ana e mjeshtërve të poezisë dhe kritikës letrare rumune.

       Në vëllimin e ri, Muguj drite, Zonja Florica Ceapoiu, markon faktin dhe arrin të deshifrojë vibracionet e lirikës moderne, me sukses të plotë, ndërsa shprehja e saj tek/tuk duket abstrakte, sugjestive, plot simbole që i përkasin. Por poezia reprezentative nga ky vëllim bilingv, i realizuar në gjuhën shqipe nga B. Ymeri, është mu ajo që ndërlidhet me titullin e vëllimit ku materja lind në permanencë? lotë dhe jetë,? nga dashuria vlastëron fjala,? përmes shprehjes i rriten flatrat,? që, në vargjet e poetit,? i përjetësojnë fluturimet… Një demonstrim I qartë se ndërmjet ndjenjave të poetes dhe formës aktuale të shprehjes është vendosur një harmoni perfekte.

        Ky fluturim i pakufishëm drejt meridianeve tjera artistike dhe drejt kuptimit të folësve të një gjuhe tjetrë, na jep garancinë e disa përmbushjeve të pakufishme, atje ku do ta ruajmë ikonën atë natë, duke shndritur hapin solitar, atje ku era e prekur nga pëshpëritjet, e lë heshtjen pa kufi. Edhe po qe se poetja i drejtohet, në këtë krijim, në rradhë të parë të dashurit, kërkimtarët e së bukurës do të mbesin gjithmonë të dashuruar në librat e saj, ngase Zonja Florica Ceapoiu është poetja e çliruar nga vetvetja, duke i zotëruar rrethanat moderne të shprehjes, të cilën e presim me shpresë në rradhën e shkrimtarëve profesionistë. (Ion C. ?tefan)

 

„Krijimtaria e zonjës Florica Ceapoiu e merr përsipër dhe nyancon një amprentë tipologjike dhe një shënim të një origjinaliteti të qartë përmes rimarrjes dhe rivlerësimit të principeve morale dhe fetare të Eklestiastit. Dhe mbetem i mahnitur për formulën poetike, për shpirtin riguroz dhe ambicjen për të trajtuar tema kosmogonike, madje dhe njëfarë guximi rinor për të mos u mbrojtur nga fjalët e mëdha (e mira, e bukura dhe e vërteta) dhe nga një farë patetizmi të pacenzuruar. Në krahasim me vëllimet paraprake, edhepse në esencë poezia e zonjës Ceapoiu e ka bërë të përhershme strukturën dhe tiparet fundamentale, libri i saj shënon një theksim të ri të refleksivitetit dhe vetëkomentimit, gjë që kaplon një mundim sinkronizimi dhe aderimi në format më aktuale të lirizmit.” (Aureliu Goci)

 

 

„Temat në të cilat zhytet poetja si në një ekstaz, janë ato të të gjithëve (përjetimi, dashuria, kalimi), nga to duke hapur rrugë për fuqi drejt moskalimit. Realizohet kështusoj një zgjatje e jetës, një përmbushje në esencialitetin e kësaj përmes dashurisë, ndjenjë primordiale që krijon, zgjat dhe qëndron. Florica Ceapoiu, pranë kolegëve të gjeneratave që vijnë pas nesh, përmbushet me dhunti dhe me një lloj qëndrese (të nevojshme) në kufinjtë e krijimit të cilësisë së mirë. Duke qenë e kohës që kemi përballë (me të mirat dhe të këqiat e saj), poetja është shërbesa e dheut dhe qiellit, e botës vegjetale dhe  ngjyrave, e dashurisë me dhembjet dhe përgëzimet e saj. Duke u përmbushur me këto përhershmëri të jetës, ajo i implikohet me përkushtim riplasimit normal të lirizmit rumun në tipare të shëndosha, të cilat përgjatë kohës janë pasuruar me vlera të pakrahasueshme.” (Radu Cârneci)

 

 

Duke u luhatur ndërmjet melankolisë dhe entuzuazmit, ndërmjet një patetizmi të sinqertë dhe një vetmie të palodhshme, zonja Florica Ceapoiu tenton të konturojë një autoportret lirik mirë të individualizuar dhe të pangatërruar në galerinë aq të pasur të emrave në poezinë tonë aktuale.” (Florentin Popescu). “Florica Ceapoiu kultivon edhe poezinë moderne, duke qenë e ndjeshme ndaj akizicioneve estetike të disa rrymave letrare, që nga simbolizmi në ekspresionizëm, duke i plasuar kontribucionit gjendje shpirtërore, disa krepuskulare, e interesuar posaçërisht për një kundrim të ri mbi objektin poetik, duke realizuar një osmozë perfekte ndërmjet një sensibiliteti modern dhe tjetrit që i përshkruhet përhershmërive humane. Një fërgëllimë e Rilkes kalon nëpër poezinë e saj konfesionale.” (George Gibescu)

 

 

„Me një sensibilitet të rrallë që nuk po e hasim te gruaja e ditëve tona, e dyfishuar nga një zotërim i shkëlqyer i rrethanave që ia imponojnë vargun në rimë dhe kohërat e frymëmarrjes, e aftë të përcaktojë koneksione të befasueshme nëpërmjet shprehjes dhe fjalorit, përmes botimit të këtij libri të rangut të parë, Florica Ceapoiu na i dhuron përmasat e një talenti dhe të një vetëdijeje të shkrimtarisë krejtësisht të veçantë.” (Mihai Antonescu). „Ajo që vërehet këtu, është tentativa e rindërtimit të universit lirik, i ndryshëm nga ai i mospajtimit të emocionit me realitetin e ditëpërditshëm, por, besnik përmes logjikës së rradhitjes së simboleve me metaforat semantike. Me një përfaqësim të pasur dhe me vizione plastike, kjo lirikë shpeshherë përfshin fragmentarizmin e elementeve të degdisura, dhe kjo vërehet përmes një dendshmërie të madhe (megjithatë) të idesë së kapshme në vargje eksplozive, në planin e ndjeshmërisë autentike.” (Victor Sterom)

 

 

BIOBIBLIOGRAFI

 

Florica Ceapoiu u lind në Bukuresht më 10 korrik 1948. Pas shkollimit filllestar dhe liceut, në kuadrin e Institutit Politeknik kreu Fakultetin Elektronik dhe të Telekomunikacionit (Dega e Elektronikës së Aplikuar, 1971). Ka ushtruar profesionin e inzhenierit elektronist, hulumtues shkencor në Institutin për Hulumtime dhe Projektime/ Automizime të Bukureshtit, hulumtues shkencor kryesor në Institutin Kombëtar për Motara Termikë, bashkëpunëtore në studime të ndryshme në fushë të industrisë projektimit dhe ndërtimit të makinave elektroteknike / elektronike, etj. Në fushën letrare ka debutuar në revistën paradox (2003), duke u bërë në ndërkohë anëtare e ekipit redaksional, frekuentues klubesh të ndryshme letrare, prezente në 22 antologji poetike, emisione televizive etj. Vepra të botuara: Melodi nga fshehtësia e natës / Melodii din taina serii, poezi, Editura Tritonic, Bukuresht, 2004, me një parathënie të Ioan Nistor, Mendim i fshehur nëpër pasqyra / Gând ascuns printre oglinzi, poezi, Editura Perpessicius, Bukuresht, 2005, parathënie: Ion Rotaru, Nga një kohë e rigjetjes/Dintr-un timp al reg?sirii, poezi, Editura Perpessicius, Bukuresht, 2007, parathënia: Marcel Crihan?; Ndërmjet zambakëve dhe turnave të bardhë/Printre crini ?i albe turnuri, poezi, Editura Arefeana, Bukuresht, 2008, parathënie: Tudor Oprish, pasthënie: Ion C. ?tefan, Ar dhe fildish/Aur ?i ivóriu – Editura Semne, 2009, parathënia: Radu Cârneci, Te kroi i mosharresës/La izvorul neuit?rii – Editura Semne, 2010, parathënia: Aureliu Goci. Është prezente në disa antologji poetike në gjuhën rumune dhe në gjuhë të huaja, ndër të cilat edhe në gjuhën shqipe: Miresele cuvântului ? Nuset e fjalës – 2009, Magia cuvintelor ? Magjia e fjalëve –2009. Jeton dhe krijon në Bukuresht.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx