E enjte, 24.07.2025, 10:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Hasan Qyqalla: Sytë e Evgjenisë

E merkure, 23.02.2011, 08:24 PM


Hasan Qyqalla

 

SYTË E EVGJENISË

 

Sytë e tu moj Evgjeni, i takova vetëm në letër

E buzëqeshur me mimikë: ashiki e kohës së vjetër.

 

U bëre këngë e pakënduar, zure vend në vargun tim

Shpirtbardhë e padjallëzuar, plagë m’u bëre në mërgim.

 

Me tri varrë plot me dhembje, s’kuvendon asgjë nuk thua

Ik nga dehja e ligësisë, ditët rrjedhin si ujë në krua...

 

Ç’janë këto dallgë uragani, të goditën hiç pamëshirë

S’je e vetme ori e marrë,një Kod t’ri për ditë të mirë.

 

Lotin tënd do ta përkdhel, ngrite kokën kthe mënjanë

Ja një rreze sa po lind, është për ty Evgjeni matanë.

 

Sytë që m’ke moj Evgjeni, lotët thajnë bebzat e tua

Merr një këngë n’çifteli, një premtim më fal mua...

 

E molisur, e venitur, sikur tretesh ditë nga pak

Kujto “Lulen e Kujtimit”, dashurisë mos i bëj lak.

 

Hiq mërinë Evgjeni, për ditarin e jetëshkrimit

Kur t’merr lemza Ty mendo, kujto çunin e mërgimit.

 

E psherëtima kur t’kaplon, nxirr ofshamë të thellë sa deti

Merre lapsin evoko vet...! Është ai çuni nga Kurbeti.

 

Kur s’ke gjumë ulu pranë, nga dritarja vështo qiellin

Kërko yllin që t’ngashnjen, foli,... pyete për Ylberin.

 

Porosinë e ksaj nate, jepja zogut të parë n’agim

Të ma sjell e ta lexoj, e arkëtoj në notesin tim.

 

Mos të strukë melankolia, psimizmin hudhe fare

I lexoj vargjet e bardha, gjithë nga jeta djaloshare.

 

Thonë Satani është i marrë, të helmon me gjuhë gjarpëri

Sytë e tu,...heu Evgjeni, mos t’i puthë kurrë gjitari...!

 

Nëse kam zhuritje shpirti, do kërkoj një dritë neoni

Sytë e tu,...ah Evgjeni, dritë kandili tash së voni...!

 

Kur të ndjehesh e trazuar, ik në kopsht kërko qetësi,

Engjëllushë a Doruntinë, urt lexo këtë poezi...!



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx