Kulturë
Mazllum Saneja: Jan Micha? Stuchly – Poeti i një ndjeshmërie të thellë
E merkure, 23.02.2011, 08:57 PM
Jan Micha³ Stuchly dhe Mazllum Saneja
LETËRSIA BASHKËKOHËSE POLAKE
MAZLLUM SANEJA
E S E
JAN MICHA? STUCHLY – POET I NJË NDJESHMËRIE TË THELLË
E nis këtë shkrim për poetin dhe piktorin Jan Micha? Stuchly, duke cituar fjalët e dy poetëve të mëdhenj: poetin e madh të romantizmit polak Cyprian Kamil Norwid, i cili me të drejtë shkroi se, “e bukura është formë e dashurisë” dhe, poetin e simbolizmit frëng Stéphane Mallarme, i cili tha se “synimi i botës, është krjimi i një libri të bukur”.
Megjithatë, edhe në kohën e sotme, këto dy konstatime tingëllojnë si mendime aktuale përsa i përket krijimtarisë të poetit Jan Michal Stuchly.
“Në përvojën time, poezia lind nga një gjendje e veçantë, të cilën do ta quaja si një errësirë të brendshme” – shkroi me të drejtë qysh në vitin 1936 poeti dhe eseisti i njohur polak, Mieczys?aw Jastrun, apo siç shkroi diku poeti i njohur frëng i simbolizmit Novallis (Georg Philip Friedrich Freiherr von Hardenberg): “Poezia e vërtetë nuk është asgjë tjetër veçse një lidhje shpirtërore”. Njëqind vite më vonë, poeti bashkëkohës frëng Paul Ambroise Valéry kështu shkroi për poezinë: “përpiqet të krijojë në ne, një gjendje dhe, këtë gjendje të jashtëzakonshme të ngre deri te njohja e përkryer”.
Poeti ka prirjen e të përshkuarit dhe të kuptuarit e botës dhe, në mënyrë të veçantë të vetëdijës së vet çfarë në të është e fshehur. Poezia – tashmë e shkruar, pastaj ia transmeton lexuesit gjendjen e veçantë të njohjes, e begatonnë brendësi, natyrisht, me sa mundet të zgjojë në të barabar mbresa të forta.
Vëllimi poetik i fundit i poetit Jan Micha? Stuchly dëshmon , se ai gjithnjë më thellë e kupton domosdoshmërinë poetike dhe shoqërore të dialogut të vet. Ai gjithnjë përpiqet, që në krijimtarinë e vet të ngre në kohë, në histori: një botë më të bukur e më të mirë, dhe një botë më favorizuese për njeriun. Ai iu përket atyre poetëve, për të cilët poeti anglez Percy Bysshe Shelley thotë me të drejtë se “janë ligjdhënësit e papranueshëm të botës”.
Poeti e vështron peizazhin e vërtetë përmes shprehjës së pikturimit të njeriut, nëpërmes transformimit dhe dukurive të natyrës. Që t’i besojmë poetit, duhet vështruar botën përmes optikës së vështrimit të tij, t’i bindemi vështrimit të tij dhe të mos i frikësohemi këlthitjes të mahnitjes.
Poetika e poetit Jan Micha? Stuchly synon gjithnjë më shumë kah bashkimi, pikë-takimi më i saktë dhe më i rafinuar i shprehjes së drejtpërdrejtë, të thjeshtësisë të gjuhës, dukshmërisë – me forcën e imazhit konkret, nëpërmes të së cilës shpreh botën e ndjenjave.
Poezia e poetit Jan Micha? Stuchly është pa mëdyshje një fenomen i jashtëzakonshëm, si përkah lloji ashtu edhe përkah tematika. Kjo është një lirikë diskursive-filozofike dhe metafizike. Në qendër të vëmendjes të kësaj poezie gjenden dy momente: ajo në të cilën vetëdija zë të shërbejë me shqisa dhe, ajo me të cilën shqisat e braktisin. Këtu është e gjithë-pranishme barabar si jeta ashtu dhe vdekja, të cilat pareshtur e shoqërojnë poetin, këmba-këmbës.
Jan Micha? Stuchly është, para së gjithash, poet i dhembjes ekzistenciale, poet i dhembshurisë, i ndjeshëm në mënyrë të veçantë karshi padrejtësive dhe ligësive njerëzore. Poezinë e tij e karakterizon një ndjkenjë e thellë dhe frymë shpirtërore dhe, njëherazi një thjeshtësi në mjetet shprehëse.
. . . vështroj degët e drurëve
fëshfërimën e gjetheve
dhe zogjtë që cicërojnë në parvazet e dritareve të spitalit
sa bukur cicërojnë.
. . .
askurrë nuk do të kaloj indiferent pranë lypësit
ja para Zotit të gjithë jemi lypësit
po
edhe njerëzit e mirë duhet të vdesin
(„La grande reportage”)
Thjeshtësia e poezisë e poetit Jan Micha? Stuchly është një thjeshtësi kreative, shjeshtësi vazhdimisht e kuptueshme.
„një mall më rrëmben
për rininë time të perënduar
në asgjëkund
. . .
e unë?
. . .
rri si dikur në bankë
në zemër të qytetit
të bashkisë së njohur të Vrocllavit
ndanë përmendores të kontit Aleksander Fredro
. . .
dëshpërimi . . pas një kohe të gjatë
. . .
askush . . . askush . . . e pamundur
vërtet askush
nuk më njeh
. . .
trishtimi
. . .
më kot vështroj
sikur një të njohur
. . .
kaq vite
(“Vrocllavi – qyteti i studimeve të mia”)
Ky mall i papërshkrueshëm, i afërt me simbolistët dhe i afërt me mistikët, përcakton masën më të lartë të synimeve të kësaj pozie, është caku i saj i paarritshëm, por njëkohësisht, përcakton drejtimin e njejtë, në të cilin synojnë mendimet e poetit mbi fenomenet e jetës dhe vdekjes.
Poeti Jan Micha? Stuchly, ndonëse e shikon botën dhe njerëzit me një distancë, ai nuk qëndron indiferent karshi dramës njerëzore (“Periculum”, “Exodus” dhe poezi të tjera).
Jan Micha? Stuchly si një poet i pjekur, shpreh mendimet e hidhura mbi shekullin e qytetërimit të zbulimeve teknike, i cili njëherazi u bë një shekull i shfarosjeve dhe krimeve masive, ku në fund të shekullit XX njeriu u shndërruar në egërsirë. Së këtejmi, ai hidhërimi,dhembja dhe vuajtja e poetit të ndjeshëm, i cili është i vetëdishëm, se përmes artit të vet, nuk e ndryshon dot këtë botë , nuk e shpëton nga gama e së keqes dhe e dhembjes.
Dobësia dhe plogështia karshi indiferencës të qytetërimit të sotëm lind dhe krijon hidhërimin, ndjenjën e zbrazëtirës dhe shqetësimin.
Poezia e tij e afirmon të Mirën, Mirësinë, Dhembshurinë, po, a thua këtë zë diku në një skaj të botës,këlthitjen e mbytur të poetit – sikur “Këlthitjen” e Frikës të piktorit të njohur Edvard Munchit a thua e dëgjon ndokush? Apo si në poezinë e poetit tonë Jan Micha? Stuchly “Këlthitja ime”:
Njeri
Ti i vetmi në mesin e qenieve të gjalla
i aftë të bësh zgjedhjen ne mes të Mirës dhe në mes të Keqes
mos shkatërro vetveten
Natyra Zoti që janë një dhunti
më në fund bëje zgjedhjen e drejtë
Sa bukur për këtë shkruan kritiku dhe eseisti i njohu polak Jerzy Kwiatkowski: “Jetojmë në një epokë të magjepsur me të keqen, në një epokë e cila ka degraduar dhe, është e privuar të përqeshdhe të përbuz nocionet e tilla çfarë janë: E Mira, Mirësia, Dhembshuria, Mëshira ...
E keqja, agresioni, vrazhdësia, mizoria vazhdojnë të tërheqin imagjinatën e shkrimtarëve, krijuesve të filmit, regjisorëve, studiuesve të kulturës ...”
Është me të vërtetë një ngjarje befasuese se si poeti Jan Micha? Stuchly në poezitë e vete, në një mënyrë të veçantë, në vëllimin poetik të fundit ”La grande reportage” ka mundur me sukses të mbyll, në mënyrën e vet, vizionin e vetëm të njerëzimit dhe vizionin e vetëdijes.
Mjafton të përmendim e të lexojmë këtu me vëmendje poezitë e shkelqyera dhe të mrekullueshme: “Atëbotë kur”, “Oh Zot”, “Oh Nënë”, “Nata e shqetësuar”, “Mos hap”, “Rojtari i fanarit të detit”, “Dje”, “Vetmia”, “La grande reportage” që përbëjnë një tërësi të shkëlqyer poetike.
Paralelisht me trishtimin, dhembjen dhe vdekjen, në poezinë e poetit Jan Micha? Stuchly gjejmë edhe elementin poetyik e të kërkuarit – të kërkuarit
e shpresës, ringjalljes të jetës, besimit dhe ngritjes të sistemit të vlerave njerëzore. Zatën kjo është kredoja poetike e poetit Jan Micha? Stuchly.
Dhe, një ideal i tillë i artit në kohën e sotme, më duket veçanërisht i çmushëm dhe i bukur.
Varshavë, MAZLLUM SANEJA
fundi i shkurtit 2011
________
MAZLLUM SANEJA
ESEJ
JAN MICHA? STUCHLY – poeta wra?liwy pe?en wspó?odczuwania
Na wst?pie tego eseju o poecie i malarzu Janie Michale Stuchly zacytuj? s?owa dwóch wielkich poetów – polskiego romantyka Cypriana Kamila Norwida, który pisa?, ?e „pi?kno jest kszta?tem mi?o?ci” i symbolisty francuskiego Stéphane Mallarmé, który powiedzia?, ?e „celem ?wiata jest stworzenie pi?knej ksi??ki”.
Jak?e aktualnie brzmi? i dzi? te oba stwierdzenia w odniesieniu do twórczo?ci Jana Micha?a Stuchly.
„ W moim do?wiadczeniu wiersz rodzi si? ze szczególnego stanu, który nazwa?bym ciemno?ci? wewn?trzn?” – pisa? w 1936 roku Mieczys?aw Jastrun, albo jak pisa? kiedy? Novallis (Georg Philipp Friedrich Freiherr von Hardenberg) „Prawdziwa poezja nie jest niczym innym, jak jedno?ci? ducha”. W sto lat pó?niej wspó?czesny poeta Paul Ambroise Valéry tak pisa? o poezji: „stara si? wytworzy? w nas pewien stan i ów stan wyj?tkowy wznie?? a? do doskona?ego poznania”
Poeta posiada dar „przenikania” ?wiata i w?asnej – szczególnej – ?wiadomo?ci o tym, co jest w nim najbardziej ukryte. Wiersz – ju? napisany przekazuje z kolei czytelnikowi szczególny stan poznawczy, wzbogaca go wewn?trznie, o ile oczywi?cie zdo?a obudzi? w nim podobnie brzmi?ce odczucia.
Ostatni zbiór Jana Micha?a Stuchly dowodzi, ?e coraz g??biej pojmuje on poetyck? i spo?eczn? konieczno?? owego dialogu. Stara si? on w swojej twórczo?ci zbudowa? w czasie, w historii ?wiat lepszy i bardziej sprzyjaj?cy cz?owiekowi. Nale?y do tych poetów, o których Percy Bysshe Shelley mówi?: „s? nieuznanymi prawodawcami ?wiata”.
Poeta, rzeczywisty krajobraz widzi poprzez jego malarski wyraz cz?owieka poprzez literackie przetworzenie, a zjawiska przyrody, poprzez prawa ni? rz?dz?ce. Aby uwierzy? poecie, trzeba popatrze? na ?wiat jego oczyma, ulec jego spojrzeniu, nie ba? si? krzyku zachwytu.
Poetyka Jana Micha?a Stuchly zmierza do coraz precyzyjniejszego i bardziej wyrafinowanego zespolenia, stopienia si? bezpo?redniej wypowiedzi, prostoty j?zyka, oczywisto?ci widzenia – z si?? konkretnego obrazu - poprzez które wyra?a uczucia.
Poezja Jana Micha?a Stuchly to zjawisko wyj?tkowe zarówno gatunkowo jak i tematycznie. To liryka dyskursywno-filozoficzna i metafizyczna. W centrum zainteresowania tej poezji znajduj? si? dwa momenty: ten, w którym ?wiadomo?? zaczyna pos?ugiwa? si? zmys?ami i ten, w którym zmys?y j? opuszczaj?. Wszechobecne s? na równi ?ycie jak i ?mier?, które towarzysz? poecie na ka?dym kroku.
* * * * * *
Jan Micha? Stuchly to poeta egzystencjalnego smutku, poeta wspó?odczuwania, w sposób szczególny uwra?liwiony na ludzk? krzywd?. Charakteryzuje j? wyj?tkowa duchowo??, ale zarazem prostota w ?rodkach wyrazu.
... patrz? na ga??zie drzew,
na szeleszcz?ce li?cie,
na ptaszki, które bawi? si? na parapecie szpitalnego okna
i prze?licznie ?wierkaj?
.......
ju? nigdy nie przejd? oboj?tnie wobec ?ebraka
wszak przed Bogiem wszyscy jeste?my ?ebrakami,
owszem
tak?e dobrzy ludzie musz? umrze?
(„La grande reportage”)
Prostota poezji Jana Micha?a Stuchly jest prostot? kreacyjn?, prostot?, pojmowan? na nowo.
* * *
nostalgia mnie prowadzi
z mojej m?odo?ci do nik?d
*
a ja
* * *
jestem i siedz? na ?aweczce
przy s?ynnym wroc?awskim ratuszu
blisko pomnika Hrabiego Aleksandra Fredry
* * *
rozczarowanie ... po d?u?szej chwili
* * *
nikt ... nikt ... niemo?liwe
naprawd? nikt
mnie nie poznaje
* * *
smutek
* * *
wypatruj? daremnie
chocia?by jednego znajomego
* * *
tyle lat
(„Wroc?aw miasto moich studiów”)
Owa t?sknota, bliska symbolistom i bliska mistykom, stanowi najwy?sz? miar? d??e? tej poezji, jest jej nieosi?galnym celem, ale jednocze?nie - wyznacza kierunek ten sam, w jakim pod??aj? refleksje poety nad zjawiskami ?ycia i ?mierci.
Poeta Jan Micha? Stuchly mimo, ?e patrzy na ?wiat i ludzi z dystansem, to nie pozostaje oboj?tny na ludzkie dramaty („Periculum”, „Exodus” i in. )
Jan Micha? Stuchly jako dojrza?y poeta snuje gorzkie refleksje nad wiekiem rozwini?tej cywilizacji technicznej, który zarazem sta? si? wiekiem masowych eksterminacji i zbrodni, dokonywanych r?k? cz?owieka. St?d gorycz i cierpienie poety, który ma ?wiadomo??, ?e poezj? sw? nie zmieni tego ?wiata, nie ocali od z?a wszelkiego. Bezsilno?? wobec oboj?tno?ci dzisiejszej cywilizacji rodzi gorycz, poczucie pustki i niepokój.
Jego poezja afirmuje Dobro, Dobro?, Wspó?odczuwanie, ale czy ten g?os, Krzyk Poety - niczym „Krzyk Strachu” wybitnego norweskiego malarza Edvarda Muncha - kto? us?yszy? jak w wierszu Mój Krzyk … „Cz?owieku jedynie Ty? spo?ród Stworze? zdolny do wyboru pomi?dzy DOBREM a Z?EM….
_ nie niszcz sam siebie – Natura BOGA darem - dokonaj trafnego wyboru” !
Jak?e trafnie pisa? o tym wybitny eseista polski Jerzy Kwiatkowski: „?yjemy w epoce zafascynowanej z?em, w epoce, która zdegradowa?a i sk?onna jest do drwin z takich poj?? jak: Dobro, Dobro?, Wspó?czucie, Lito??... Z?o, agresja, brutalno??, okrucie?stwo przyci?gaj? wyobra?ni? pisarzy, twórców filmowych, re?yserów, badaczy kultury...”
Jest rzecz? zdumiewaj?c? jak poeta Jan Micha? Stuchly w swoich wierszach , a w sposób szczególny w ostatnim zbiorze wierszy „La grande reportage” potrafi? zamkn?? tak uniwersaln? jedyn? w swoim rodzaju wizj? ludzko?ci i wizj? ?wiadomo?ci. Przywo?am tu znakomite wiersze „A kiedy”, „Bo?e”, „Mia?a? by? ... Mamo”, „Niespokojna noc”, „Nie otwieraj”, „Latarnik I i II”, „Wczoraj”, „Samotno??”, „La grande reportage”, które stanowi? znakomit? poetyck? ca?o??.
Równolegle do smutku, bólu i ?mierci odnajdujemy równie? w poezji Jana Micha?a Stuchly element poszukiwania – nadziei na odnow? ?ycia, wiary w odbudow? pokoleniowych ludzkich warto?ci.
Taki w?a?nie idea? sztuki wspó?cze?nie wydaje mi si? szczególnie cenny i pi?kny.
Warszawa, MAZLLUM SANEJA
luty 2011