Kulturë
Luan Çipi: Të ruajmë gjuhën e njësuar
E enjte, 24.02.2011, 07:36 PM
Luan Çipi
TË RRUAJMË GJUHËN E NJËSUAR
Vërtet s’kuptoj ku jam!?
Ndihem përmes dy botëve.
Martinë Camajn kam:
Te “Lirika, midis moteve”
Lexova, po s’u binda
Dhe përsëri lexoj...
Shqiptar u linda
E Shqip diku s’kuptoj!?
Camaj ka humor,
Figurë, metaforë,
Zjarrmi dhe dashuri,
Lahutë, valle Rugove
Tregime për Arbëri
Dhe “drekë malësore”.
Mendim filozofik,
Qëndrim patriotik.
*
Po unë, i verbët, si s’e shoh burimin,
Nuk e cek për shpirt e thellë mademin,
Siç ndjej Aliun, Lazgushin, Agimin
Arapin, Kadarenë, Agollin, Ademin?
E ndjej Pashko Vasën, Mjedën dhe Migjenin
I pëlqej, i dua do tetovarë e kosovarë,
Që të njësuar gjuhën e lëvrojnë
Çka na dëshmon se jemi shqiptarë.
Në dialekte të shkruajmë, të flasim,
Qoftë dhe në radio e televizion,
Por si komb një rrugë të ngasim,
Atë që na lidh e na bashkon.
Ta pasurojmë e ta gjallojmë gjuhën
Me leksikun e pasur gegë,
Të përfshijmë e të shtojmë paskajoren
E të heqim çka na dhemb e na djeg,
Po, kur gjuhën shqipe, mandej të njësuar, e kemi,
Se punuan për të Fishta, Mit’hat beu dhe Çabej,
Pse mos ta rruajmë fort ngado që jemi:
Gegë, Toskë e Malësorë, andej e këndej?
Çikago, Janar.30.2011