E premte, 25.07.2025, 02:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës, në veprën e Enver Bytyçit

E merkure, 23.02.2011, 08:59 PM


Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim RUGOVES, në veprën e Enver Bytyçit

 

URTESIA, MENCURIA, DITURIA DHE REZISTENCA SJELLIN  NJE  ARDHMERI  TE  NDRITUR

 

Shkroi: Ramiz Dërmaku

 

Vepra e autorit të mirënjohur për çështjen e Kosovës z. Enver Bytyçi e titulluar "Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës", është një libër me një fizionomi e përmbajtje të veçantë. Autori e intelektuali i respektuar, Bytyçi, ka shkruar një  vepër të thuktë e të mbështetur në argumente te shumta, të tubuara nga dokumente relevante si dhe vlerësime të shtypit të huaj- gazetave më të mëdha evropiane të cilat shkruan për veprimtarinë e Dr. Ibrahim Rugovës. Promovimi i veprës së autorit nga Shqipëria, bëhët ne këto ditë kur mbushën 5 - vite të ndarjes nga jeta, të Presidentit historik, gjeniut të kombit Dr. IBRAHIM RUGOVA. Autori dhe vepra e tij jo vetëm e ndihmon opinionin lexues shqiptar për ta njohur historinë dhe veprën madhore të Dr. Ibrahim Rugovës por i ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm kujtesës historike të kohës moderne. Autori i shquar Enver Bytyçi vjen nga Tirana për të na gëzuar e nderuar edhe ne në Diasporë me librin e tij "Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës". Botuesë të librit janë shtëpia botuese "Faik Konica" nga Prishtina dhe "Koha" nga Tirana. Ky botim të cilin po e promovojmë sot trajton aspekte shumë të rëndësishme për historinë më të re të Kosovës. Autori Bytyçi veprën e tij në aspektin metodologjik e ka mbështetur në tetë pjesë, të cilat i ka sistemua në mënyrë të natyrshme duke krijuar një tërsi kompakte. Ai me këtë rast na jep një tabllo të plotë të pikëpamjeve   filozofike e politike të Presidentit Rugova, pikëpamje këto që afirmuan vlerat më pozitive për shtetësi e synime afatgjata të popullit të Kosovës. Biografët dhe historianët figurën e Dr. Rugovës e kanë vlerësuar si një rast unikal jo vetëm në rrafshin shqiptar dhe ate ballkanik por edhe evropian përgjithësisht. Personaliteti i Rugovës me filozofinë e tij politike arriti ta shëndërroi në realitet ate që mund të quhet e pa mundur për logjikën e shumë shkencëtarëve dhe studiusve të rrethanave shoqërore e politike të botës moderne. Autori në pjesën e parë të librit " jeta dhe veprimtaria politiko-shoqërore e Ibrahim Rugovës", me përkushtim u qaset aspekteve të shumta që kanë të bëjnë me peiudhën e fëmijërisë, edukimin, formimin filozofik, veprimtarinë intelektuale shoqërore e politike të tij. Këndvështrimi i autorit mbi këto koncepte fillon nga lindja e Ibrahim RUgovës e deri tek ngritja më e lartë e personalitetit të tij. Ibrahim Rugova  u  lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin  Cërrcë të komunës së Istogut, në perëndim të Kosovës, në kohën kur ishte fundi i Luftës së Dytë Botërore. nuk zgjodhi dhe nuk morri rrugën e hakmarrjes se dhunshme, ndonëse bashkëpunimin sllavo-shqiptaro-komunist e konsideronte si faktorin më antishqiptar e të rrezikshëm. Dr. Rugova ishte rritur dhe shkolluar dhe edukuar në fshatin e tij Cërrcë-Istogu. Shkollimin e mesëm e kreu në Pejë, studimet në Univerzitetin e Prishtinës. Në vitin 1984 ai mbrojti tezën e doktoraturës. dr. Ibrahim Rugova, filozofinë e tij e kishte formuar në vietet kur studjonte në univerzitet. Rugova me përkushtim  iu rrekë punës rrjedhat historike të kombit të cilit i takonte edhe ai. Gjatë   leximit të literaturës së doktrinave të rilindasëve kishte nxjerr bindjen se vetëm Perendimi, Evropa, SHBA-të mund ta nxjerrin dhe ta zgjedhin drejtë çështjen e Kosovës. Dhe ai nga këto doktrina kishte ardhë në përfundim se si zgjidhje më e mirë dhe më e drejtë do të ishte ,mençuria, urtësia,toleranca, durimi dhe rezistenca paqësore, të gjitha këto na shpiejnë drejtë një ardhmërie të sigurt. Kjo politikë e tij u dëshmua dhe u realizua në praktikë, dhe gjeti përkrahjen e popullit shqipëtar dhe atij ndërkombëtar në mbarë botën. Vdekja e Rugovës, për Kosovën ishte një humbje e madhe dhe e pakontestueshme, në një kohë të ndjeshme për proceset që ai kishte udhëhequr me kujdes e mjeshtri prej një burrështetasi me ndjesi të veçanta. Dr.Ibrahim Rugova në kohën më të duhur për popullin e vet u bë simbol i luftës paqësore për të drejtat dhe liritë njerëzore  e kombëtare në Kosovë. Me filozofinë politike Rugova arriti ta ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës në qarqet më të larta të diplomacisë evropiane e botërore. Sipas autorit të librit, z. Bytyçi, mbeti themelues i një filozofie politike bashkëkohore, të paparë ndonjiherë në Ballkan, të mbështetur në kërkesat fundamentale të popullit tonë.

                    Eshtë tashmë e vërtetuar se nuk ka asnjë prej politikanëve shqiptarë , që të ketë gjetur një koncenzues të tillë pozitivë në mendimin euroamerikan në mbështetje të tezave dhe filozofisë politike të cilën e kishte aplikuar dhe e ka mbrojtur. Ibrahim Rugova mbeti personaliteti dhe politikani më i popullarizuar dhe më i pakontestuar në opinjonin ndërkombëtar. Si krijues, studiues dhe kritik letrar . Rugova ishte dalluar në mesin e shumë albanologëve të vendit . Aktiviteti i tij intelektual e kishte shëndërruar atë në një udhëheqës shpirtëror të popullit të Kosovës që do të vuloset me formimin e partisë parë shqiptar-LDK me orientim perëndimor .                                                                              

Dr. Ibrahim Rugova, pasi formoi LDK-së ai me politikën e Tij  paqësore ofroi pranë vehtes kokat më të afta intelektuale. Ai nuk u frikësua kurrë nga armiku por punoi pa rrreshtur për zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare. Para se ai të formonte LDK-në (por edhe pasë formimit i ftoi penat më të afta, që të marrin detyra për t'i ndihmuar zgjidhjesë e internacionalizimit të çështjes sonë kombëtare.

-          Në pjesën e dytë të librit, "Rugova Ndryshe" , autori iu qaset karakteristikave themelore të veprimit të tij në një kohë të vështir si:Kontekstit rajonal përgjegjësia për ta mposhtur revanshin serb , mbijetesa në kushtet e planeve asgjësuese , veqorit e zhvillimit dramatik  në Kosovë e ish Jugosllavi, efektet e menqurisë politike të Ibrahim Rugovës etj. Ibrahim Rugova ndryshoi filozofinë ballkanike e panshqiptare të qëndresës, duke përpunuar e përcaktuar qëllime sa më radikale. Ibrahim Rugova erdhi në skenën politike e nacionale të shqiptarëve të Kosovës si studius i pasionuar i historisë, kulturës dhe etnogjenezës së tyre. Në Beograd nga viti 1987në krye të njëri prej figurave më radikale e më nacionaliste të kohës sllobodan Millosheviq. Rugova  me filozofinë e tij politike e me metoda te pa para  me synime strategjike , ndryshe nga ajo e ish-udhëheqësit dhe presidentit kroat , doli fitimtar  mbi politikën e shfarosjes . Gjatë viteve të 90-dhjeta, Tuxhmani kishte kërkuar nga Ibrahim Rugova, që të hyj në luftë me Serbinë,  mirpo vizioni i Rugovës e mahniti botën e qytetëruar. terrori dhe dhuna e Serbisë, kishte filluar mbi Kosovën nga vitet 1981, kur studentët, rinia dhe të gjithë shqiptarët kërkuan më tepër liri, të drejta politike dhe barazi me kombet tjera në ish. Jugosllavi. Serbia filloi ta jetësoj programin e Cebrilloviqit për asgjasimin e shqiptareve dhe kolonizimin e Kosovës me serbë."Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës", me autor Enver Bytyçin, është  një libër e shkruar me mjaftë përkushtim. Autori i librit z.Enver Bytyçi, ka bërë një punë voluminoze dhe të suksesshme dhe ka kryerë një detyrë morale dhe kombëtare. Dr. Ibrahim Rugova në fillimet e lëvizjes së UCK-së, kishte gjetur fjalën  se pëmagjike për ta ruajtur atë nga etiketat rrënqethse për Perëndimin "terroriste" ,"  fundamentaliste" ,etj, që përpiqej ti jepte Beogradi. Ai vazhdonte tu thoshte mediave , se "Shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër. Përballë represionit dhe dhunës së Serbisë, ata janë të detyruar të mbrohen . Ata janë vet organizuar për ti mbrojtur familjet e tyre dhe fshatërat e tyre. Kombi shqiptarë ka intelektualë të denjë të cilët me suksesë po hyjnë në elitën intelektuale europiane e botërore.

                          Njerëzit vijnë e shkojnë, por mbeten gjenitë që shëndrrisin dhe i bëjnë dritë popullit dhe botës. Prandaj, për ne është   shumë lehtë  që së pari të shikojmë në shpirtin tonë dhe t'i shohim kokat intelektuale në qiellin tonë që nuk bërtasin , nuk ngulin këmbë që me dhunë e forcë t'ua imponojnë të tjerëve mendimin e tyre, por vetëm me buzëqeshje, tolerancë, pa xhelozi dhe vendosmëri shprehen: Kjo është rruga  jonë. Shpeshë  shtrohet  pyetja , kush i dha gjak gjuhës sonë, kush ia ngriti dinjitetin, kush ia shtoi krenarinë kombit tonë, kush është ai që ringjalli e lartësoi shqiptarin, kush erdhi viteve të fundit që  ngriti krenarinë e fjetur "të gjakut tonë të shprishur", kush i dha zë emrit të arbërit, kush ? Kush udhëhoqi një politikë të menqur  dhe demokratike mbi dhjetë vite në Kosovë ? Kush u shqua si më i vendosur në luftimin e dukurive negative kombëtare që i bëheshin kombit e popullit tonë ? Kush u shqua për vendosmëri, tolerancë, demokraci, pluralizëm dhe në kërkimin e pavarësisë së Kosovës. Kush hyri në historinë tonë kombëtare dhe ate botërore me politikën e Tij paqësore, me aq forcë me guxim, me sinqeritet dhe patriotizëm, kush lëkundi nga vendi ( e shuajti mendimin serb për ndertimin e një "Serbie të Madhe")  lëmshin që krijohej nga regjimi kriminel serb, dhe vuri në lëvizje e unitet tërë popullin shqiptarë, kush ?  Ne mund të pyesim tërë ditën dhe prap do të dalim te njeriu , gjeniu i cili me mençurinë e politikës së tij mahniti tërë rruzullin tokësor.

                    E dinë pleqtë, plakat, fëmijët në djep,  nënat e nuset në shtëpi, e dijnë të gjithë shqiptarët  por edhe të tjerët. E dijnë edhe ata që deshën ta pengojnë politikën e tij paqsore e demokratike..., por ata me orvatjet e tyre e ngritën edhe më lartë. Dhe ishte "FAT" i madh që gjeniun e ditëve tona nuk e deshën të gjithë..., të kuqët, leninistët, majtistët, nanoistët, socialistët dhe ca shërbëtor shqiptarë. Me ata edhe "Perendia" ia kishte ndaluar takimet e bisedat. Shumë popuj patën gjinitë e veta, me të cilat arritën aty ku duhej arritur, aty ku vendosej fati i të tjerëve. Por edhe populli shqiptarë gjatë tërë historisë kishte intelektualët e denjë, kishte penat më të afta intelektuale, kishte ( e ka edhe sot) gjinitë e veta, të cilat e drejtuan dhe e ruajtën popullin e vetë. Të gjithë popujt nxjerrin nga parahistoria, nga legjenda, nga mistika, figura për të shquar realitetin e sotëm; vetëm ne shqipëtarët duhet shkoqur diqka nga realiteti për të ndritur në thellsi. Kjo është një përparësi e jona. kjo është përparësi që duhet ditur , që duhet patur parasysh e duhet shfrytëzuar, sepse një popull që në gjirin e vetë ka, Fishtën, nuk mund të mos ketë Dr. Ibrahim RUGOVEN, Ismajl  KADAREN, etj. Dr. Ibrahim Rugova njëherë ishte kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, i cili i tha haptazi regjimit të Beogradit- JO, kështu.., jo me këtë politikë. Ibrahim Rugova mbeti politikani dhe  personaliteti më i popullarizuar dhe më i pa kontestuar si në opinionin shqipëtar ponjashtu edhe në ate ndërkombëtar.Nuk u frikësua kurrë nga armiku por punoi pa rreshtur përzgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare derri në vdekje.

 ZOTI  E  BEKOFT   KOSOVEN

 

19.02.2011



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx