Kulturë
Agim Vuniqi: Molla e kuqe
E enjte, 24.02.2011, 05:52 PM
Molla e kuqe
Agim Vuniqi
Janë çue peshë "guximtarët", e tregtarët
kanë ble..., çka s'kan ble
tash bahen gati...
...për t'shit t'voglin atdhe...
të ulë galuc dy gishta kanë mprehë
hartën e vjetër t'baballarëve
"newbornsit" po'e ribajnë...
...ma t're...
Ç'u ba me ata 2500 hektarë
ishin ledinë..., apo..., djerrinë...
....kush po i zbrazë hambaret
po lenë grunin pa korrë
Thonë se trungun arë-bnor duhet shartue...
jemi shkenctarë..., duhet eksperimentue
gjanat ne kemi me'i drejtue
keni harrue se kemi doktorue
Me serbin fërkoheni, votat u duhen
tokë t'shqiptarëve keni zaptue
rrokaqiej keni ndërtue
për atë keni luftue..?
Ju kane
për atë jeni hatrue...?
ç' u bani t'rive
ju po votoni
edhe andrrat i zhbani...!
Ne ju besonim kur thoni
jemi patriot e atdhetarë
sa me gezim e pritnim kohën...
mollën e kuqe t'a shkundni