E enjte, 24.07.2025, 10:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: "Arixheshka" e bardhë

E enjte, 24.02.2011, 07:42 PM


"Arixheshka" e bardhë   

 

Tregim   

 

Nga Përparim Hysi

 

Në fshatin tonë, arixhinjtë, bëheshin një komunitet më vete. Vendosur në një shpatull kodre ku nga veriu i mbronte nga era e ftohtë që në Myzeqe quhet "elbasania"( në Elbasan:era që fryn nga Krasta!),nga lindja kishin pyllin  e madh të Vajkanit (mjerisht,sot  atje nuk gjen një dru për be!) dhe nga jugu,po një kodër tjetër.Pra,kasollet e tyre (se veç kasolle kishin aso kohe dhe të gjitha mbuluar me kashtë),qenë futur si midis dy shpatullave,në një si luginë,për t'u mbrojtur nga erërat e ftohta.Reshperonin midis të vetëve dhe në fshat vinin ose me orkestrat e tyre (sazet) ose për të lypur.Këtë punën e lypjes e bëni vetëm gratë.Nuk gjeje qoft dhe një burrë të këtij  komuniteti që të lypte.Të gjithë ishin të zinj,por ne,ama,nuk i përbuznim.As t'i tallnim.Por me ta nuk reshperonim  dhe aq.Qe si një marrveshje e heshtur.Dinjitoze nuk qe,por ja  kështu ndodhte.Ne,të fshatit.nuk shkonim andej veç kur na binte rruga.Kishin gëzime apo dhe vdekje.Asnjëherë nuk shkelnim.Dhe nuk  dimë seç molloisnim,mes nesh,se këta"arixhinjtë" dhe varre nuk kishin.More,po ç'bënin me të vdekurit,xhanëm?As i kishim pyetur se nga kishin ardhur,pse ishin vendosur këtu.Se të thuash të drejtën,në gjithë atë rreth si Fieri,vetëm në 4-fshatra gjeje nga ky kominitet.Dhe ishim pakëz si të favorizuar që,duke qenë vëndali me këta,arixhinjtë,kishim klarinetistin më të dëgjuar në atë kohë në gjithë Fierin dhe ky qe,Xha Zeqoja.Pas tij,pastaj,erdhi i biri Haliti që nuk la festival popullor pa bredhur e pastaj,djemtë e Halitit,të Avdiut...Epo ku mbaroheshin ata.Kishin lindur për muzikë dhe aq....

 

***

 

Esmaja- apo hanko Esmaja siç e thërriste me respekt gjyshja ime- qe e bardhë.E bardhë dhe jo vetëm rronte atje,po kishte dhe familjen e saj.Tani kur e njoha unë,kjo cigane e bardhë,qe plakur.Por binte në sy si kali balash që nuk ishte e zezë.Edhe nga sjelljet,dukej se ajo qe ndryshe.Fare ndryshe.Kurrë nuk udhëtonte në këmbë dhe mbi samar të gomarit-se gomar kishte,- do të vinte një qillim apo peshli për të treguar se qe ndryshe.Për të lipur ajo?As mos ta çosh në mëndje.Dhe kudo pritej me nderim.Më kujtohet ime gjyshe-ndjesë pastë- që,sa e shihte të shfaqej në oborr,tak rrëmbente një poste dhe,tek e shtronte për tokë,e ftonte që të ulej.Ajo zbriste nga gomari dhe gjatjetonte me time gjyshe,por pa u puthur siç bënin graria nga anët tona dhe fillonin muhabetin.Seç bisedonin,epo punë grash,por unë vija re që Esmaja (apo hanko Esmaja,sipas gjyshes),ndryshe nga gjithë gratë e fshatit pinte duhan.Pinte duhan dhe këtë e pinte me çibuk.Me çibuk në fshatin tonë pinte vetë Isufi nga Përrenjasi i Skraparit,tani me këtë Esmanë bëheshin dy.Mua s'më linte gjyshja që të afrohesha në bisedat e tyre,por nga larg e pashë që kur u ngrit për të ikur,gjyshja i dha Esmasë gjysmë çyreku dhe një lëngjyer me dhall,por dhe një fshere djathë.I dëgjova dhe uratat e hanko Esmasë kur u nda me gjyshen.Sa iku,zura ta pyes gjyshen.Moj po kjo është e bardhë,ja njësoj si ti,ç'do atje tek arixhnijtë.Gjyshja.ndoshta kur i thashë si ti,u zëmërua me mua dhe ma prti shkurt.:-Shko e pyete?!

 

***

 

Kisha shkuar për vizitë tek miku i babit tim,tek Stavro Çobani.Në fshat kishim dhe një kaur tjetër,por atë e thërrisnnim Stavri dhe aq.Këtë tjetrin Stavro Çobani.Se çoban qe,nga ata që ranë në Myzeqe kur u ndoq Voskopoja.Seç do merrrja tek ky Stavrua,kur gjej atje Esmanë.Jo vetëm kishte çibukun në gojë dhe tymoste për qejf të saj,por llafoste çobançe me Stavron.Epo pikë e zezë,mendova me vete,po kjo djall "arixheshkë" dhe çobançe dika.U fal me Stavron (dhe ky pashë seç i hodhi në hejbe,varur tek samari i goamrit) dhe,tek do ikte,më tha:-Puthe për mua tët gjyshe! Domethënë,më kishte njohur se kush isha.Më erdhi dhe mirë,domosdo.Se hanko Esmaja respektohej dhe nga Stavro Çobani dhe nuk qe pak.U përqafa me të zotin e shtëpisë dhe nuk m'u durua pa  e pyetur:-Ore,xha Stavro,po nga di ajo hanko Esmaja çobançe? Ai,pa e prishur,terezinë,më tha:-Po ajo është çobane!!!-Siiiii!-bëritita unë gati i tronditur.Çobane është çobane,po është histori e gjatë ajo,e saj,po ti,si me shkollë që je,gjeje një ditë që të jetë me të mira dhe të tregon vet ajo pse është me këta "arixhinjtë".Ika me një frymë në shtëpi dhe tërë kohës më ngacmonte kërshëria për çobanen Esma.Më së fundi,ashtu si Arkimedi që bërtiti"Eureka" dhe unë e gjeta sekretin."Vodha" nja tri-katër duar duhan të grirë nga arka ku mbante duhanin babai.Qe duhan"Bashiball" që bëhej për qejf në tokat tona kodrinore dhe babai e kish grirë me porosi ( e mori në shtëpi atë grirësin,Hysenin nga Mbrostari),dhe arka u mbush me një duhan të verdhë dyllë dhe si kadaif.Nga ky"kadaifi" vodha dhe unë,por"vjedhja" shkoi dhe më tutje:një fshere djathë tek qilari i gjyshes dhe një gjysëm çyreku.Vjedhur se vjedhur dhe,po vjedhur,u lëshova gjatë të  tatëpjetës thikë(se mbi kodër e kishim shtëpinë ,ne,se vinim nga SKrapari,babbam!),mandej iu ngjita një malore të fortë dhe,pas malores,rashë në luginën,midis dy kodrave,ku rronin këta,arixhinjtë.Sa më panë me boçe në dorë,rendën drejt meje gratë dhe fëmijtë.-Jo,-u thashë,- dua hanko Esmanë.Dëgjoi e bija,Hajria,dhe i thirri të ëmës.Doli dhe ajo dhe,kur u afrua,më njohu dhe tha:-Të ka dërguar

hanko Begzua (emeri i gjyshes sime të ndjerë),është zonjë e shkuar zonjave,-tha. Nuk i thashë se të tëra i kisha vjedhur vetëm e vetëm për të marrë vesh pse kjo"arixheshkë" e bardhë ka përfunduar këtu.Hanko Esmaja ia dha të bijës ato që solla dhe po më shoqëronte për një copë rrugë.Mua nuk m'u durua më.I tregova të vërtetën e tërë"hajdutllëkut" tim dhe me ç'qëllim e kisha bërë.Domethënë,- filloi ajo si me të qeshur,- ke ardhur për t'më blerë shpirtin.Po si lirë e ke hesapin apo... Unë u skuqa sikur kisha bërë faj,por ajo nuk e prishi terezinë dhe,sakaq nisi të më tregojë...

 

***

 

Unë jam rumune.Kam qenë çupë  e një bojeri,atje.Në katandisa kështu siç më sheh,është veç nga sevdaja.Sevdaja u vë zjarrin të gjithave:shtëpisë,pasurisë,fëmijëve dhe gjithçka.Isha e re.E re dhe e bukur.Në fshat bëhej dasëm.Aty ndodhi dhe"prohija".Dasëm me orkestër të madhe.Dhe gërnetaxhiu qe,me të vërtetë,jo vetëm i zoti,por dhe i bukur.Qe si gjysëm i zi,por kishe qejf ta shikoje.Dhe e humba.Më ndodhi si me pulën shqirake,kur e godit prdhesi.Vajta e shkova.U takuam aty, aps shtëpive,dhe me të u arratisa.Më shumë maleve dhe ja tek sosëm në Shqipëri.Këta,të zestë,se lënë në rrugë njëri-tjetrin.Fukarenj,po më zëmër bardhë nuk i gjen.Atje dhe u strehuam.Unë ndryshova dhe emrin nga Athina në Esma.Arixhiu im i binte gërnetës.Po ta dëgjoje atë dhe bjer e vdis.Hapur nami dhe ja tek kalon me shokët (me sazet) e sheh një be nga Qafzezi.Në ballkon ky,me gjithë zonjën dhe sa sheh orkestrën,i thotë:-Ore,evgjit,pa  m'i kurdis ato veglat,se kam dhe zonjën unë.Po ata për atë punë dhe kishin dalë.E t'i kuridisin sazet që si atje të ishe.Pa zë e hidhet ajo zonja në ballkon që lëre e mos e nga... Pirt se mos i hedhin ndonjë mexhide,mezalla.Kur dëgjon t'i thotë beu:-Evgjit,t'u zbardhtë faqja,se na kënaqe.Im shoq:-Nuk zbardhet faqa e evgjitit bej,por na hidh ndonjë mexhide.-Aha,-foli beu tërë tangarllëk,- mexhide s'ka,po mbathja.-Epo në  muk ke mexhide bej,-foli i nxehur im shoq,-nëma një xhiro tët shoqe?!!!!-Ti,mor edepsëz,me zonjën time,ulëriti beu,.më prit aty se ta tregoj unë.-Mos u nxeh,bej,se nuk ta marr për fare.Sa të bëj një"xhiro" dhe ta kthej prapë.E pushkë  për pushkë e flakë për flakë,por fjala vret më shumë se pushka.U bëmë me hasëm.Më nuk rrihej atyre anëve.Ikëm e zbritëm këtu,në Myzeqe.Një ditë tim shoqi iu tek të shkonte për vizitë tek një miku i tij në një fshat këtej,rrotull.U nisëm.Unë qeshë nuse e re.Vetëtija tek kaloja(mos e shiko sot Esmanë,jo,por tërë krahina fliste për çupën e bojerit Jordan!).Kur u afruam tek fshati i mikut, hasëm në një përrua që ish bërë det.Im shoq qe veshur shik,me çizme,me qillota,me kapele  të re dhe mbi xhamadan varej  zinxhiri larë me flori i sahatit me qostek.Mustaqet i kish nasqerisur për merak dhe,tani ngrysur pa ngrysur,kur pa këtë përrua lemeri,u sëkëlldis.Të ktheheshim qe vonë,të hidheshin matan,nuk qe e mundur dhe tek hamëndësonte kështu,nga përtej u rrëfye një çoban që grahte dhëntë për në kasolle.

-O shoko,- bëri zë im shoq,o shoko,a na hedh dot përtej se duam të shkojmë në  X... që kemi mik.Dhe të japim hakën-ngulmoi im shoq.-Mirë,-pranoi çobani,po më parë po marrë tët shoqe.Më hodhi kalipeç mbi kurriz dhe,sa u fut në ujën që mënd i zinte mjekrrën,filloi të më fërkonte nga shalët.Mua më zuri të keqët,po qeshë midis dyzjarresh:të hidhesha në ujë,mbytesha,të mos hidhesha,keq me çobanin.Nga ana tjetër,dëgjoja tim shoq që vitnte tuteje-t'hu  buzë ujit,që bërtiste në gjuhën e tij:-Shallavitu! Shallavitu!   *    Unë mundohesha që t'i shmangesha duarëve të çobanit,por qe e kotë.Ai m'i kish bërë shalët copë dhe,sa doli në bregun tjetër,më shtriu gjer e gjatë ,më kërceu si shqarth (kushedi sa kohë kish pa grua,se dimëronte dhëntë këyre anëve) ,sipër dhe,ndërsa dëgjoja tim shoq që përsëriste:_Shallavitu!Shallavitu!     ...Aha,-bërtita,- bërshëlla!!!!   *** Kur u ngrita.ndërsa çobani rrinte kokulur,pashë tim shoq që u kthye andej nga kish ardhur.Më nuk e pashë më.Mbetur me çobanin sosa në kasollen e tij.Të nesërmen dhe ky u grahu bagëtive për në një fshat tjetër.Kështu kur thotë dhe fjala që u nisa për Sham e sosa në Bagdat.U mallgjeva nga ky rrëfim dhe  i thashë:-Po me çobanin ndënje?-Jo.Me të qëndrova sa erdhi prilli dhe kur ky do kthehej në fshahtin e tij,më tha:-Esma unë të dua,por nuk të mbaj dot.Kam gruan dhe tre fëmijë në fshat.Dhe më la.Qeshë dhe me barrë.Më la pak lekë me vete.Po ç'mund të bëja me to? 

 

***

 

Tek endesha e vetme rrugëve,hasa në Haxhinë.Ky,Haxhiu,qe arixhi që i kish vdekur gruaja dhe e kish lënë me një djalë.Djalin e quanin Beqir.Qe rreth dy-vjeç.Pas pak,si u bashkova ne Haxhinë,linda çupën.Dhe ia vura emrin Athina.Siç e sheh,Athinaja është e bardhë, dhe duket se ka gjakun e atij kukudhit,çobanit.-Dëgjo,- më tha,- nuk ka burra si çobanët.Kanë vlagun e bulmetit dhe lum ato gra që martohen tek çobanët.Jo si këta të sotmit,jo.Nga  ata siç qe ai,sojliu im,që më përpara më hipte se zbriste nga unë.Dem dhe kaluar demit.Dhe unë rrezëllija.Në rrezëllitë gruaja,ka rënë në burrë të paqmë:ta thototë Esmaja ty.Athinanë po e njeh dhe e martova me Beqirin.Haxhiu më ka lënë,po Beqiri më është bërë djalë dhe kaluar djalit.Tani,më tha,e hoqe merakun.Ja kjo është Esamja që nga sevdaja u bë "arixheshkë".Arixheshkë,po e bardhë.Dëgjo,-më tha,- këta  ariixhinjtë janë të qejfit,por dhe të hatërit.Ti i ri je,pse nuk merr një arixhshkë?Kur pa që u skuqa në fytyrë,më tha:-Ore,ke ngrënë fiq ti?Cili fik është më i ëmbël,i ziu apo i bardhi.-I ziu,- iu përgjigja.Epo kështu të keqen Esmaja,tani merakun e nxore,për "fikun e zi" e more vesh,puthe hanko Begzon për mua.

 

***

 

U largova nga hanko Esmaja me një mbresë të thellë dhe mendoja fatin e saj që,sado që nuk kish qenë i bardhë,nuk ia kish hequr optimizmin.E mendoja si një vajzë bojeri,arratisjen;shtegëtimet për t'i shptuar ndëshkimit,dhe ndarja"aksidentale" me të dashurin që nuk arriti të kapërcente atë "deliktin" e përroit me çobanin dhe me ditët e fundit në atë komunitet arixhinjësh.Fytyra e Hanko  Esmasë të dukej si një minihartë mbushur me izoipse.Në çdo izoips mund të gjej nga një ngjarje,por,në fund të fundit,siç thotë dhe vet: të gjitha erdhën prej sevdasë.

Hanko Esmaja ka kohë që nuk rron.Nuk rron as Beqiri dhe as Athinaja,por nipërti e mbesat,sado në emigrim(në Greqi) ia kalojnë mbrot.Dy prej nipërve janë gërnetaxhinj me emër.Për të tjerët, nuk di se dhe vet kam ikur nga vëndi.

 

*shallavitu-mbulohu

**bërshëlla-ma futi

 

24 shkurt 2011



(Vota: 3 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx