Kulturë
Jusuf Bislimi: Kush e zgjon ditën
E premte, 25.02.2011, 08:55 PM
Më 20 shkurt 2011, doli nga shtypi libri me vjersha për fëmijë “Kush e zgjon ditën” je autorit Jusuf Bislimi. Librit i prinë një parathënie e shkurtër e shkruar anga redaktori i librit Hysen KËQIKU
Jusuf Bislimi u lind më 10. 05. 1949 në fshatin Bukovik, komuna e Gjilanit. Shkollën fillore katër klasëshe i kreu në vendlindje, ndërsa katër klasët e tjera i vazhdoi në fshatin Pogragjë. Shkollën e meme – gjimnazin në Gjilan ndërsa Shkollën e Lartë Pedagogjike Dega Fizikë – Kimi në Mitrovicë.
Ka punuar 12 vjet në procesin mësimor dhe gjatë kësaj kohe pa shkëputje nga puna ka vazhduar studimet në Fakultetin Filozofik – Dega e Pedagogjisë, në Universitetin e Prishtinës.
Ka punuar në shkollat fillore në Bukovik, Uglar, Malishevë, Pogragjë dhe në Qendrën Teknike në Gjilan.
Gjatë viteve 1982 - 1990 ka punuar në Televizionin e Prishtinës në Programin Informativo- Politik. Pas përzënies me dhunë nga regjimi okupues serb, nga TV i Prishtinës është marrë me punëdore – dekorative për sigurimin e ekzistencës.
Me shkrime ka filluar të merret që nga viti 1975. Shkruan kryesisht për fëmijë.
Libri “Kush e zgjon ditën” është vepra e pare e këtij autori.
Jusuf Bislimi jeton dhe vepron në Gjilan.
JUSUF BISLIMI
KUSH E ZGJON DITËN
Poezi për fëmijë
Nga Hysen Këqiku
Të dashur lexues,
Në afërsi të pranverës të vitit 2011 do ta keni në dorë këtë libër e cila është dhuratë e ëmbël për shijen tuaj të leximit. Lindja, pjekuria dhe sublimimi i saj e kanë bërë një ecje graduale deri në finalizimin e saj në një shtëpi të përbashkët që quhet përmbledhje vjershash.
Ky libër quhet “Kush e zgjon ditën” autori i saj është Jusuf Bislimi, një njeri, një mik i dashur i fëmijëve, një pedagog, i cili një kohë të gjatë punoi, jetoi dhe luajti bashkë me fëmijët me të cilët punoi, me të cilët jetoi dhe me të cilët hulumtoi për ta gjetur të bukurën që fshihet në gëzimin e fëmijut, në fantazinë e tij dhe në ecjen drejë një rrite të mbarë dhe të veshur me petkun e mirësisë së padjallëzuar.
Vjershat e këtij vëllimi, kanë qenë të botuara nëpër revistat e ndryshme që para dhjetëra vjetësh dilnin në gjuhën shqipe në Kosovë e në Maqedoni. Ato janë ruajtur në revistat që aq me ëndje i ka lexuar autori i librit bashkë me fëmijët nëpër shkolla gjithandej trojeve tona shqipfolëse
“Pionieri” e vetmja revistë letrare për fëmijë në Kosovë, bashkë me “Fatosin” dhe “Gëzimin” që dilnin në shkup sikur u patën miqësuar me vjershat e Jusufit sepse faqet e tyre begatoheshin duke u bërë të kërkuara dhe shumë të dashura për lexuesit.
“Pionieri” ende vazhdon të jetojë me shpirtin e pastër dhe dëshirat më shpirtërore të fëmijëve, në Prishtinë dhe si e tillë rrezaton në mbarë Republikën e Kosovës duke u shfletuar nga duart e filloristëve e duke u rritur me kujdesin e shkrimeve më të zgjedhura të shkrimtarëve për fëmijë dhe të vetë fëmijëve.
Dalja në dritë e librit “Kush e zogjon ditën”u begatua edhe nga vjershat e botuara në revistën “Shëndeti”, “BAT”, “Gazeta e pionierëve”, nga ato në faqet e shtojcës së “Rilindjes” – “Rilindja për fëmijë” si dhe nga shtojca e “Flakës së vëllazërimit”që dilte në Shkup me titull “Shkollari”.
Të dashur lexues, në vjershat e këtij vëllimi do ta gjeni vargun që del nga shpirti krijues i autorit. Varg shumë i sinqertë e që autorit i është dukur se shumë pak ka thënë për fëmijët, sepse fëmijët sipas autorit, meritojnë më shumë diçka më të bukur, diçka më të sinqertë, diçka që e kënaqë fëmijun. Ai si i till, si një njeri që rregullisht hulumton, me dëshirë që ta gjejë vargun që vërtetë komunikon me shpirtin e lexuesit të sinqertë, shkruan dhe në planin e tij krijues, ka të shkruara edhe vepra të tjera. Ato një ditë do ta shofin dritën e botimit.
Përmbledhja për fëmijë “Kush e zgjon ditën” e cila ka përgjegje, ndoshta dielli, ose perëndimi i hënës, ose cicërima e bilbilit në degët e shelgut pranë burimit, përgjatë rrjedhës së lumit, ose në qeshuriçkat e fëmijëve, në rritën e zgjimit e të gëzimit.....
Tek e fundit, ju, të nderuar lexues, kënaquni me vjershat që autori i ka shkruar para 30 e 40 vjetësh dhe me siguri në një të afërme jo të lartgët do t’i lexoni vjershat që autori i ka nëpër duar.
E pra lexim të këndëshëm...
Vendlindjes i trokas në derë
TË DUA
Të dua KOSOVË
Si fëmija nënën ,
Si dita diellin
Si nata hënën
Të dua KOSOVË
Si peshkun ujin
Si pranvera gjelbërimin
Si njeriu lirinë.
Të dua KOSOVË
Të dua…
FSHATI IM
Buzë një lumi
në lëndinë,
qendron krenar
fshati im.
Makinat varg
n’rrugë të asfaltuar,
kemi ambulancë
dhe shkollë t’modernizuar.
Në tokën pjellore
traktori gjërmon,
nxënësi në shkollë
për çdo gjë mëson.
Shih , sa t’mira
në fund pa pikë,
do ta ndërtojmë
edhe një fabrikë.
TRENI PA ORAR
Një vagon, dy vagona…
Pesëmbëdhjetë…
Në shpinë bartin
Tridhjetë vetë.
Disa udhëtarë nga Prishtina,
disa nga Kaçaniku ,
Ferizaji e Prizreni ,
nga Gjakova e Bukoviku.
Kur udhëtarët bëhen gadi,
Kuptohen pa telefon,
Dhe atëherë timonieri
Frerin vrik e lëshon.
Fiu , fiu, shkon treni ,
Ndonëse fare s’ka binar
Bart njëmijë e ca dëshira
Treni i vogël pa orar.
Tren i mirë, pa lëndë djegëse,
Porse ka dhe një të metë:
Kur s’ka borë në fusha e male,
s’ecën dot as tatpjetë.
ZOGJTË
Sot
Zogjtë
Nuk pushojnë në tela,
Të shtyllave elektrike
As mbi qatitë e kuqe.
Sot
Zogjtë ,
Kur kemi të mbrrime,
Të mëdha teknike
Simpatizojnë
Antenat televizive.
ÇARÇAFI I BARDHË
Çarçafi i bardhë
çdo kënd zbardhoi,
çarçafin e verdhe ,
ky e zëvendësoi .
Me plot gëzim
dalim në shpatia
rrëshqasin si shigjeta
me saj e skija.
Laraskat këndojnë
unë në shkollë shkoj,
ngricën e acarin
unë i përballoj.
BUJKU
Kur këndon gjeli
bujku është zgjuar,
ka rregulluar pllugun
n’arë ka shkuar.
E filloi punën
me plot gëzim,
sikurse dielli
kur del në agim.
Hedh farë gruri
pushon nën bli,
gruri do të rritet
-bëhet si flori…
BARIU
Bariu korieve
delet kur i lëshon,
këngët më të bukura
me fyell i këndon.
Delet shpatijeve
atij i blegrojnë,
qengjat e bukur
gëzimin e shtojnë.
Bariu në tëbane
ka kompjuterin e vet
komunikon edhe me telefon
me çdo qytet.
TRIDHJETË E DY…
Në petalet
e një tulipani
pushojnë:
Tridhjetë e dy flutura ,
Tridhjetë e dy flutura ,
lara , lara
të bukura .
Me një zgjoje
jetojmë t’bashkuara ,
tridhjetë e dy bletë ,
tridhjetë e dy bletë –
nektar thithim
nga shumë lule
nga shumë fletë.
Në një degë molle
me plot yje
tridhjetë e dy bilbila,
tridhjetë e dy bilbila –
bukur këndojnë
dirigjentin e vet
ata e dëgjojnë .
Në lagjën time
tridhjetë e dy vëllezër
tridhjetë e dy motra ,
çdo mëngjes
hapat nxitojnë
hyjnë në klasë
dhe të gjithë mësojnë.
NË PRANVERË
Në çdo skutë
bora është shkri,
natyra ka veshur
petkun e ri.
“Mirë se erdhe
e bukur pranverë”,
fëmijët këndojnë
të gezuar si përherë .
Në ajër të pastër
dalin në sheti ,
në fole dallëndyshja
është kthye përsëri.
Bujku hedh farën ,
kënga ushton .
derdh djersën e tij ,
pa ndërpre punon.
Lulet ngjatjetojnë,
kudo zbukurojnë,
nëpër koshere bletët
mjaltin e mjaltoj
EJA DALLËNDYSHE
Eja dallëndyshe
eja bashkë me erën,
nga jugu i nxehtë
na e sjell pranverën.
Eja dallëndyshe
n’kopshtin tim për të kënduar
në vend të çerdhes së vjetër
të re të kam ndërtuar.
GJESTI I LORIKUT
Një ditë Loriku
N’rrugë duke ecur,
Nje tubë t’hollash
I kishte gjetur.
Me të shpejt
Ai vrapoi
Në polici
I dorëzoi.
S’vonoi pak
pronari u gjet
Falemderoi Lorikun
I uroui shëndet.
AXHA TAL NË SPITAL
Një ditë axha Tal
shumë u dobësua ,
shkoi në spital
për t’u shërua.
Nga analizat që u bënë
Mirë u konstatua:
Mushkritë t’ mjerit
I ishin dëmtuar.
Cigaret e shuma
Ato ia kishin nxi ,
E pas sherimit
I tha mjeku :
Duhani s’është për ty
Këshillën që i dha mjeku
e mori me seriozitet,
-Prej asaj kohe xha Tali
ndihet mirë me shëndet.
Ç’PO KËNDON BILBILI
Ç’PO KËNDON
Ç’po këndon
me sharki
një dallëndyshe
në qershi.
-Kujt i këndon?
Ç’po këndon
më një degë të hollë
një strincë
oj Violë.
-Kujt i këndon?
Ç’po këndon
me violinë
një harabel
në Prishtinë.
-Kujt i këndon?
Ç’po këndon
me çifteli një gushkuq
në bli.
kujt i këndonë?
Ç’po këndon
me flautë –
një pikth ,
moj Teutë
-Kujt i këndon?
A s’është mrekulli
Ta shkruash një poezi!?
SA GËZIM
Sa gëzim për të shikuar
Diellin në mëngjes duke aguar ,
Fëmijët si rriten të vëllazëruar ,
Ngjyrat e ylberit duke ndriçuar ,
Hënën në mbrëmje duke perënduar ,
Buzëqeshjet e njerëzve duke punuar,
Xehëtarin në galeri duke shkuar
Bujkun në arë duke lavruar ,
Nxënësin në shkollë duke mësuar ,
Fshatrat tona duke përparuar ,
Tymtarët n’fabrika duke tymuar
Rrokaqiejt drejt qiellit duke u lartësuar,
Atdheun tonë duke e lulëzuar ,
sa gëzim,
sa gëzim
AXHA UKË ME LAHUTË
Axha Ukë
Plak i botës,
E mban plisin
Në maje t’kokës.
Pantollone të bardha
Me fije t’zeza,
S’janë nga bezi ,
-Një ylber
Me shumë ngjyra,
Mbështjell për brezi.
Me një hark n’dorë
Ulet këmbëkryq
Axha Ukë ,
Disa fije – bishtkali,
I përkdhel ngadalë
Në lahutë…
Shumë bilbila
Përskaj veti
Ai tubon,
Dhe çdonjërit
Nga një faqe
Të historisë
I shpjegon ...
BUKËPJEKËSI
Po të isha
Bukëpjekës magjik
Një bukë të madhe
Kisha gatuar
Bukë e cila do t’i mbikalojë
Të gjitha vargmalet e botës
Bukë e madhe e madhe
Sa të ngjitej gjer në yje.
Buka ime e bardhë
E butë, koreartë, e nxehtë
Do t’i tërheqë
Të gjithë njerëzit e botës
Dhe s’do të ketë njeri
Në rruzullin tokësor
Të uritur.
Ç’thoni ju miq?
Po ta gatuaj një bukë të tillë
A do të shkruanin gazetat
Në faqet e para
Me shkronja të arta!?...
HARMONIKA IME
Kam një harmonikë
Vetëm dy dhëmbë
I ka në gojë ;
Unë i bie asaj ,
Ajo më dhuron
Melodi e lojë.
Harmonika ime :
Ti - tiri - li
Ti - tiri - li
Dhe në zemrën time
Nuk le mërzi.
Në lagjen tonë
Jam harmonikist i madh,
Mua sot më njohin
Edhe zogjtë n’livadhë.
DËSHIRAT E MIA
Dua të bëhem pilot
të shëtis lartë mbi botë.
Dua të bëhem marinar
të lundroj në det e oqean.
Dua të bëhem gjeolog
të di çka ndodh thellë në tokë.
Dua të bëhem mjek
të shëroj fëmijë e pleq.
Dua të bëhem arsimtar
t’i edukoj nxënësit mbarë.
Dua të bëhem poet
të këndoj edhe për fëmijët në djep.
Dua të shkoj çdo ditë në shkollë
të jem nxënës shembullor.
Miza
Pranë një kënete
një mizë në gajde fryn :
zum , zum!
Bretkocën e zgjon:
zum , zum!
Ajo gëzueshëm rrotullohet
fluturimi i ngushtohet:
zum , zum!
Bretkoca mizën e përcjellë
se si posht e lartë bredhë :
zum , zum!
Bretkoca hapi gojën,
bum
dhe këngën e mizës :
zum…
PILOTI I VOGËL
Bërr e vërr ,
vërr e bërr,
Arbeni shumë punë ka sot
mos e ngucni, ju lutem ,
Arbeni sot është pilot….
bërr e vërr
vërr e bërr
NGROHTËSI NË SHPIRTIN TIM
NËNA IME
Dielli pa lëshuar rrezet e arta
Në majë të malit të Blisë
Nëna ime zgjohet nga gjumi
Si flutur bënë punët e shtëpisë.
Kur vëllai im në djep qesh
Gëzimi fytyrën asj ia vesh.
Pasi mëngjesin e sjell
Babin për në uzinë
Mua për në shkollë
Ajo më përcjellë.
Kur marr pesëshe asaj i tregoj
Në fytyrën e saj gëzimin shikoj.
GËZIMIN IA SHTOJ
Nëna ime është lule në rremb ,
Nëna ime është zog në gemb.
Unë atë e dua shumë
Kur më këndon , më vë në gjumë.
Nëna ime është flutur me lara
Për në shkollë më përcjellë ,
Unë kur kthehem e lajmëroj
Gëzimin asaj ia shtoj
Nëna ime është hënë
Për të punuar s’priton
Ku kam kohë të lirë
Edhe unë i ndihmoj.
SI AJO NUK KA
Nëna ime
Me duar t’holla,
M’i lanë rrobat
Bardhë si bora.
Nuk janë t’reja
Por të pastërta,
Kur i veshi
Më duken t’arta.
Nëna ime e dashur
Punon pa pra,
-Si ajo e zoja
Askund në botë nuk ka.
NUK KA NËNË TË KEQE
Nëna ime është më e mira
edhe nëna yte është më e mira
edhe nëna e tij është më e mira
edhe nëna e saj është më e mira
Nëna ime është më e mira
se është shpirti im
edhe nëna yte është më e mira
se është shpirti yt
edhe nëna e tij është më e mira
sepse është shpirti i tij
edhe nëna e saj është më e mira
Unë shëtita tërë botën
dhe fitova shumë vese
askund nuk munda të gjej
asnjë nënë të keqe
Të gjitha janë të mira ,
të gjitha janë të mira.
BABAI IM
Babai im
Është njeri i rrallë
Diellin rrezeargjend
Ai e bart në ballë.
Në ballin e tij
Uji të përvlon
Është i gjithëfuqishëm
Tokën me dritë praron.
Kur hynë thellë në tokë
Ai nuk mbetet në terr,
Dielli në ballë i bënë dritë
Se ai ari nxerr.
Tren i mirë , pa lëndë djegëse ,
Përse ka dhe një të metë :
Kur s’ka borë në fusha e male ,
s’ecën dot as tatpjetë.
VËLLAU IM
Vllau im Leo
në klasë të tretë,
dëtyrat i bën vetë
dhe fle në orën tetë.
Zgjohet heret
në mëngjes,
lan syt dhe trupin
gjer në brez.
Mësuesja Leon
shumë e don
në fund të vitit
libra i dhuron.
GABIMI I MEGIT
Megi sot
ka gabuar pak
nga vitrina ka nxjerrë
një libër të vjetër
dhe ia ka këptur
të gjitha fletët.
Pastaj me të
i kemi mbledhë
për ngadalë
i kemi radhitur
me ngjitës
prapë i kemi ngjitur.
-Sot ajo
është betuar:
-çdo libër
flet-flet,
shok ta ketë
për jetë.…
ZILJA E SHKOLLËS E PRARUAR
RRUGËT LULËZOJNË
Çdo ditë
kur bie shi
në shkollën time,
njëmijë nxënës
dhe njëmijë ombrella vijnë.
Derisa
nëpër klasa,
shkruajmë, lexojmë
vizatojmë,
ombrellat të qeta
në korridor
pushojnë.
E kur bie zilja
dhe mësimet mbarojnë,
njëmijë ngjyra të obrellave
rrugët lulëzojnë.
SHOKU IM
Shoku im Arbeni
vjen heret në shkollë
një gjë e çuditshme
njëherë i ka ndodh’.
Duke luajtur top
krejt ishte habitur,
mësimin e fundit
se kishte pregaditur.
Të nesërmen mësuesi
mësimin e kontrolloi,
dhe Arbenit njëshin
në ditar ia shënoi.
Menjëherë Arbeni
kuptoi gabimin,
dhe me të shpejtë
iu rrek mësimit.
Të nesërmen mësuesi
mësuesi e kontrolloi,
dhe Arbenit pesën
n’ditar ia shënoi.
SHOQET E MIRA
Afërdita dhe Merita
Mbushën nga shtatë pranvera
Në shkollë shkojnë me gëzim ,
Duke qeshur si dy ylbera .
Tani shkolla është më e bukur
Se ka edhe dy trandafillë ,
si zogëza e si flutura
Mësojmë e punojmë pa hile.
Edhe lagja jonë e re
Tani është krenare
Se ka dy qupëza të mira ,
Se ka edhe dy abetare.
ZILET CIGËROJNË
Sot në shkolla
zilet cingërojnë,
dhe nga gjumi
shkollat i zgjojnë.
Fytyrëqeshur
shkolla prêt,
edhe bilbilat
që i kan mbushur
nga shtatë vjet.
Në qafë të nënës
shumë përqafime
“Udhë e mbarë
shpirti im
suksese në mësime.”
DITA E PARË NË SHKOLLË
Ditën e parë
axha Ramë
gishtin e vuri
në sustë
xërrrrrr zilja
shkollën time
e zgjoi nga gjumi .
Mësuesi Balë
më ngadalë
së pari rreshtoi
pëllumbat
e klasës së parë.
Dyert u hapën
në çdo anë
shkolla qesh
për çudi
me pastërti.,
Shkolla ime
sot është krenare
ka të drejtë
ka shumë çanta
të reja
dhe abetare.
Të gjithë nxënësit
së bashku
jemi betuar
mësues e prindër
për t’i nderuar.
TË FILLOJMË MBARË
Disa buzë liqeni,
disa buzë lumi,
disa në bregdet,
fituan shëndet.
Disa në fusha
disa në male,
disa në shtëpi
Kemi hedhur valle.
Kështu të gjithë
Jemi freskuar,
dhe me forca të reja
jemi pasuruar.
Zilja e shkollës
si zog mali
cimilim – cimilim,
e zgjoi shkollën
dhe na thirri
në mësim.
Prej sot
do të fillojmë mbarë
t’i rreshtojmë pesëshet
nëpër ditar.
MIKU IM
Në tavolinë ,
në shtrat,
në fushë,
në shkollë vijmë
me mikun tim
dorë për dore
përherë rrijmë.
Ai më tregon
përralla ,
tregime,
poezi ,
dhe,
unë pa të
s’mund të rri.
Ka këmishë të bardhë
me pika të zeza
trupin ia hijeshojnë,
për mua është shembull
më bënë të ditur
dhe për jetë
gjithmonë të pregatitur.
Miku im
ska gojë t’më fletë ,
ky është libri
me qindra fletë.
UNË DHE TI
Jemi dy shokë
kurrë nuk ndahemi,
me askend
nuk përlahemi.
Për çdo ditë
në shkollë shkojmë,
prindër e mësues
i dëgjojmë.
KUR ZGJOHET DITA
KUSH E ZGJON DITËN ?
-Kush e zgjon ditën ?
-Bukëpjekësi në furrë,
natën shumë bukë pjek.
Nuk len të uritur
as një zog në qytet.
-Kush e zgjon ditën ?
-Nëna ime, oborrin fshin
dhe pregatitë mëngjësin
me vezë zogze n’tlynë.
-Kush e zgjon ditën?
-Nxënësi për në shkollë
çdo ditë vijon,
Me zogjtë e mëngjesit
fluturon e fluturon
-Kush e zgjon ditën?
-Bariu në t’bane
Me blegërima të reja
Kos e djath në tpi
I këmdshëm për ta pi’.
-Kush e zgjon ditën?
-Punëtori në fabrike,
qe punon pa u ndalë
Kur kthehet në shtëpi
përkdhelje fëmiut i falë.
Kush e zgjon ditën ?
Këta të gjithë së bashku
që herët janë quar
njëherit dhe ditën
të gjithë e kanë zgjuar.
KUR ZGJOHET DITA
Kur zgjohet dita?
Prej kodrave të larta dielli del
Bardhyli i tregon Shpresës
dhe i hudhi rrezet për t’i larë
në pikat e vesës.
Kur zgjohet dita?
nga fusha e gjerë
ngadalë vjen puhia
që përkdheljet i lëshon
në shuplakat e mia.
Kur zgjohet dita?
Të gjithë prindërit i gëzon
se fëmiu i tyre
në shkollë me mësuesin
njohuritë i zgjeron.
Kur zgjohet dita?
zgjohen zogjtë
zgjohen njerëzia
fillon , kënga , mësimi , puna-
fillon lumturia.
DIELLI I MESDITËS
Drelaj,
6 NËNTOR , 1983
dasmë që s’mbahet mend.
Fushat, shpatijet
plot krushq,
Jehuan shkrepat
me violinë e sharki ,
me fyell e çifteli ,
hidhej vallja ,
gëzohej jeta
në bjeshkët e Nemuna.
Atë ditë
Dielli lindi në mesditë
nëpër tela rryma elektrike
hyri në çdo dhomë ,
të trembëdhjetë katundave.
SHKUMA E SAPUNIT
Ra ora shtatë
dhe Lindritin e zgjoi,
largoi çuni perden
dhe kopshtin shikoi.
Por për disa çaste
Lindriti mbet i hutuar ,
kur pa natyrën me shkumë
të sapunit të mbuluar…
Kah mesdita dielli
përsëri rrezoi
faqet me sapun
natyra i pastroi.
LETRA MË E GËZUAR
Babai sot
letër më ka shkruar ,
më tepër se të tjerat
kjo më ka gëzuar.
Mjaft në Gjermani
bir unë punova
as rritën tënde
mirë s’e shijova.
Për atdheun tonë
jam duke kënduar ,
tash do të kthehem unë
atje për të punuar.
Ditën kur do të arrijë babai
të gjithë zogjtë do të këndojnë,
ndërsa unë dhe ai
Bashkë do të vallëzojmë.
Për “Zemra shqiptare” e përgatiti
H y s e n K Ë Q I K U