E enjte, 08.05.2025, 02:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Mirlinda Musaj

E premte, 25.02.2011, 07:42 PM


Mirlinda Musaj ka lindur ne Has  me 15 prill 1993. Shkollen fillore e ka perfunduar ne vendlindje, tani eshte ne gjimnazin e  pergjithshem ne Prizren. Eshte nje vajz 18 vjece qe kerkon shume nga vetvetja. Poezia eshte dashuria e shpirtit te saj.

Pilo zyba

 

 

SA DO TE DOJA

 

Thua të zgjohem nga ëndrrat,

por t'i kurrë nuk e kupton

sa do të doja te zgjohem

pa më thënë ju!

 

Më thua te ndjej dhimbjen,

por t'i kurrë nuk mendove

sa do te doja të ndjeja

vetëm njëherë te vetme atë!

 

Më thua të ndjej lumuturin!

por t'i asnjëherë nuk mendove

se sa do te doja unë

ta perjetoj këtë  moment!

 

Më thua të shkelë tokën time!

pa menduar asnjëherë per mua

se sa shumë do te doja

vetem ta ndjeja dheun e saj!

 

Më thua të shikoj hënën,

pa me dëgjuar mua kurrë

se sa shumë do te doja

të shohë vetëm hijen e saj!

 

 

E BRAKTISUR

 

Kur gjithcka perëndon,

për mua lind një shpresë.

Eshtë një ndjenjë e vogel

për të cilen gjallë mbesë!

 

Me vesën e mëngjesit

jeta ime cdoherë fillon.

Kur dielli mbi kodra lind

e gjithcka më gëzon!

 

Por dicka më ndal

dhe më bën të ngurrohem,

gjithcka më shuhet

e nuk më lejon të zgjohem!

 

Kur në parajsen e ëndrrave

dashuria më kaplon,

Në ato caste gënjeshtare

një klithmë  më zgjon!

 

Nga sytë e perlotur

e shoh qiellin e bukur,

Në atë qiell madhështor

unë ndihem e strukur!

 

Më kaplon një ndjenjë

sikur jeta më ka braktisur,

zemra ime e përgjakur

tani bëhet e thopisur!

 

Pasditeve plot zjarr

rrezet e diellit me ndriçojne,

ndjenjat e trishtimitë

mi tretin e mi largojne!

 

Por mbrëmjeve të freskta

me qiellin me plot yje,

kur ua hedh shikimin

ata lidhen e bëhen nyje!

 

Pse sytë e mi të shkretë

peisazhin e shkatrrojne,

që nga lindja e mëngjesit

e deri në mbrëmjen e vonë?

 

Ateherë thellë në shpirt

e ndjejë që jam shuar

si shkatrrimtare e universit

e pafuqishme për të rruar!

 

E atëherë, edhe ajo fije shpresë

për të cilen jam gjallë,

edhe ajo më fiket ngadale

trupin më mbërthen një acar!

 

Shpirtin tim të urryer

një fatkeqsi e kaplon,

një uragan i pathyeshem

gjakun ma turbullon!

 

S'kam forcë ta përballoj

as dhimbjen më të vogel,

jam thyer e jam bërë cop

si një vazo e pambrojtur!

 

 

STINËT PA KOHË

 

Do të fillosh të më ndjesh,

atëherë kur dielli i ngrohtë

do të lindë nga perendimi

dhe  të perendoj nga lindja!

 

Do ndjeshë mungesën time,

atëherë kur ne mes te verës

sdo të ngrohë më dielli,

por do të mbërtheje acari!

 

Do fillosh të më kujtoshë,

atëherë kur hëna e plotë

do të lindë në agimin e ditës

e jo ne muzgun e mbrëmjes!

 

Do fillosh të qash për mua,

atëherë kur do filloje shiu

ta lagë trupin tënd të shkretë

kur t'i e urren më së shumti!

 

Do fillosh të mendosh për mua,

atëherë kur në marsin e pranverës

natyra do të jetë e kuqërremtë

dhe gjethet do te z'verdhen mbi tokë!

 

Do fillosh ta thuash emrin tim,

atëherë kur në jenar të dimrit

dielli do ta flakë shpirtin tënd

që t'i s'do mund ta durosh!

 

Do fillosh të më dashurosh,

atëherë kur në tetor të vjeshtë

do të lulëzojnë pemët e braktisura

e do të kendoje bilbili i heshtur!

 

Do filloshë të më kërkosh,

atëherë kur do të vije ai çast

kur unë do jem shumë larg teje

dhe s'do të kërkoj më dashurinë tënde!!!

 

 

MENDO

 

Para se të kërkosh falje

mendo se për çfarë kërkon?

Mundohu ta kuptosh,

E meriton një kërkimfalje?

 

Para se të kërkosh falje

mundohu, në mes të një mijë arsyeve,

të gjesh me të rëndësishmen!

 

Para se të kërkosh falje,

gjej  në mes të reve të zeza

dritën e ngrohtë të diellit!

 

Para se të kërkosh falje,

kerko që në natën e errët

të shikosh dritën e bardhë të hënës!

 

Para se të kërkosh falje,

mendo,  ia vlen një gjë e tillë?

Mendo, një kërkimfalje

do të  ndryshonte gjithçka!

Mendo,  një fjalë e thënë

do të ndryshonte një jetë të tërë!

Por, sikur të ndodhë e kundërta!

sikur kjo fjalë e thjeshtë

të kishte peshën që s'mund ta mbajë as toka

e s'mund ta durojë as qielli!

 

Para se të kërkosh falje,

mundohu që nëpër mjegullat e dendura

të gjesh rrugën të cilën e kërkon!

Sepse vetëm një kërkimfalje

mund të shkaterrojë gjithçka,

mund të rrënojë çdo mur të ndërtuar,

çdo pengesë mund ta largojë,

dhe një shpresë të fjetur

ajo mund ta zgjojë!!!

 

Pra,perpara se të kërkosh falje,

mendo një mijë arsye të forta

që do të arrish të fitosh betejën

që kaherë ishte e humbur!!!



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx